Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Skender Korça: Zgjedhjet e qershorit në Shqipëri

Shko poshtë

Skender Korça: Zgjedhjet e qershorit në Shqipëri Empty Skender Korça: Zgjedhjet e qershorit në Shqipëri

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jun 18, 2009 2:02 pm

Skender Korça: Zgjedhjet e qershorit në Shqipëri U1_SkenderKorcaZgjedhjet e qershorit në Shqipëri

Shkruan Skender KORÇA – Gjilan

Zgjedhje duhet zhvillohen në të gjitha vendet si demokratike të kohës sonë. Kuptohet se fushata elektorale zhvillohet “nën presion” dhe mbetet po nën të njëjtin petk për votuesin, sepse në këtë periudhë është shumë vështirë të dallohet oferta më e mirë.
Shqipëria për zgjedhjet e 28 qershorit, po artikulon fushatë elektorale ndër më të mirat të zhvilluara më parë, edhe pse me këto tensione ajo prapë se prapë po manifeston kulturë dhe po sajon në veten e vet një demokraci të cilën në të kaluarën e kishte shumë të brishtë.
Demokracia e fushatës parazgjedhore po na frymëzon për të shpresuar se do lihen anash kallashnikovët për shqiptarët qoftë në Kosovë apo në Shqipëri, por në zgjedhje po aderojnë për të ecur në demokraci të vërtetë.

Zgjedhjet demokratike nuk kanë thjesht karakter simbolik...Janë test i kulturës botërore që refleksionet ju vijnë nga shqiptarët , pasqyrë e modernes dhe civilizimit të vendit, janë gjëra që duken periodike, por janë edhe më shumë se përcaktuese, në të cilat udhëheqësit e qeverisë dhe vendit zgjidhen nga qytetari, sepse ai është sot i aftë të që të gëzojë liri të plotë për të kritikuar qeverinë, cilin do qoftë që është në pozitë, për t'i nxjerrë kritikat ndaj tyre dhe për të parashtruar alternativa.
Sot kjo po ndodhën në Shqipëri, sepse partitë dhe kandidatët e opozitës duhet të gëzojnë dhe po gëzojnë lirinë e fjalës edhe kur punohet mirë sikur kjo Qeveri që futi Shqipërinë në NATO, qeveri që lidhi kombin anës së kufijve dhe po pretendon për të ikur në Evropë për të ardhme sa më të mirë në këtë familje.

Mitingjet e organizuara sot në këtë vrull të madh të fushatës, po nxjerrin në shesh dy elemente qenësore:

E para vendi e di mirë dhe e beson se në zgjedhjet që do deklarohet më 28 qershor nuk nxjerr diktatorë por udhëheqësin e saj të votës së qytetarit për katër vitet të tjera.
E dyta po të eksitojë alternativa më e mirë, nga vetëdija e popullit ky do jetë emri dhe oferta e pranuar e tij për 4 vite.
Si do që te ndodhën në Shqipëri më 28 Qershorin e madh të Demokracisë së vendit, do fitojë zëri i votuesit, ngase po të vazhdojë e djathta do jetë jetësimi i programit të tyre edhe më, por të fitojë e majta ajo duhet të ofrojë jo më pak kapacitet se të djathtit që dhanë këtyre katër viteve. Opozita e tashme e sheh ndryshimin se vërtetë Shqipëria ka ndryshuar, këtë e shohin të gjithë, edhe vizitorët që vijnë për herë të parë në vend.
Është për të mos u pajtuar me fyerjet që po ndodhin për liderët qoftë të së djathtës apo të majtës në Shqipëri, kjo nuk përkon me etikën e liderit të popullit. Andaj stop fyerjeve që adresojnë amoralitet për njëri tjetrin.

Zgjedhjet demokratike janë të gjera. Përkufizimi i shtetasit dhe i zgjedhësit duhet të jetë mjaft i gjerë, që të përfshijë vetëm zhvillim.
Një qeveri e zgjedhur nga një grup i vogël dhe i kufizuar zgjedhësish nuk është demokratike, sado demokratike që mund të duket jeta e saj e brendshme. Një nga dramat e mëdha të demokracisë gjatë gjithë historisë ka qenë lufta e grupeve pa
Zgjedhjet demokratike janë përcaktuese. Ato përcaktojnë udhëheqjen e vendit. Frenat e shtetit i mbajnë në dorë përfaqësuesit që janë zgjedhur nga populli dhe që i nënshtrohen ligjeve dhe kushtetutës së vendit . Ata nuk janë thjesht kukulla apo udhëheqës simbolikë. Duhet të janë vlera e kombit për të reflektuar edhe tek ne në Kosovë, për të mbushur jo vetëm aspiratën e demokracisë në mëmëdhe por edhe një përgjysmë e saj të mbetur në Kosovë.

Demokracia e Shqipërisë në qershorin e këtij viti duhet të lulëzojë mbi bazën e çiltërsisë dhe të dhënies së llogarisë për gjithçka, pa përjashtim shumë të rëndësishëm të aktit të votimit
Mos të jetë një nga konceptet më të vështira për t'u pranuar nga disa këto suksese sepse ato duken me sy,preken dhe duhet të janë vetëm vazhdimi i rrugës së nisur. Kjo ide ka rëndësi jetike për demokracinë. Në thelb, kjo do të thotë se të gjitha palët në një vend demokratik janë të zotuara njëlloj për mbrojtjen e vlerave themelore të demokracisë. Nuk është e thënë që rivalët politikë ta duan patjetër njëri-tjetrin. Megjithatë ata duhet t'i bëjnë lëshime njëri-tjetrit dhe ta kenë të qartë se secili prej tyre duhet të kryejë një detyrë të ligjshme dhe të rëndësishme për të sendërtuar edhe më shtet, edhe më vlerë edhe më zhvillim dhe të nisen në familjen e madhe Evropë. Jo vetëm kaq, por bazë mbi të cilat ngihet shoqëria, duhet të nxisin tolerancën dhe mirësjelljen gjatë këtyre zgjedhjeve.

Kur zgjedhjet përfundojnë, ata që humbasin duhet ta pranojnë gjykimin e zgjedhësve. Në qofte se humbet partia që kishte pushtetin, ajo duhet të e dorëzon atë në mënyrë paqësore. Nëse do fitojnë prapë, do ju bënim thirrje të pranohen zgjedhjet dhe të provojë opozita të forcohet për të i qëndruar besnik korrigjimit të pozitës e jo ta fyej atë më për 4 vite të tjera.

Pavarësisht se kush fiton, të dyja palët duhet të shprehin gatishmërinë për të bashkëpunuar për zgjidhjen e problemeve të përbashkëta të shoqërisë, sepse do janë ata që ju ka dhënë populli bekimin dhe jo të stagnojnë krahun e fituesit për të ecur drejtë realizimit të projektit

Andaj të gjithë forcat në Shqipëri po lutemi që të përgatiten që ato në të ardhmen të marrin dhe të vendosin gjithashtu të marrin pjesë edhe në procesin dhe debatin politik më të gjerë, duke shkruar, duke mësuar të tjerët, për të dhënë leksione edhe botës demokratike se shqiptarët dinë të japin vlera demokracie se janë pjesë e këtij qytetërimi.
Në fund të fundit, zgjedhjet demokratike nuk janë luftë për ekzistencë, por garë për t'i shërbyer shoqërisë sa më mirë.

URIME VENDI YNË ZGJEDHJET E QERSHORIT, URIME FITORËS SË QYTETARIT QË PREMTON DEMOKRACI. DEMOKRACIA ËSHTË E DREJTA E JUAJ PËR TË VOTUAR , VOTONI DHE ECNI EDHE MË SHUMË PARA...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi