Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Skënder Korça:Fushata e kafeneve për zgjedhjet e nëntorit

Shko poshtë

Skënder Korça:Fushata e kafeneve për zgjedhjet e nëntorit Empty Skënder Korça:Fushata e kafeneve për zgjedhjet e nëntorit

Mesazh nga Agim Gashi Mon Oct 12, 2009 6:42 pm

Skënder Korça:Fushata e kafeneve për zgjedhjet e nëntorit Images4tk


Shkruan:

Skender KORÇA


Fushata e kafeneve për zgjedhjet e nëntorit



Më jep votën është një fjalë që dëgjon kafeneve të Kosovës. Unë jam miku yt, jam më i miri në listë. Hë më thuaj kush është më i mirë se unë në komunë?... Është koha të udhëheqë unë, thonë ata.... Do të e kuptosh se një ditë se nuk do ta harrojë këtë votë, mbaje mend mirë.... Sa njerëz ke nga shtëpia, familja, ju jeni fis i madh?!...Asgjë miku im, dua që vota e familjes tënde do deponohet tek unë...Nuk më intereson se si do ja bësh, bëje Ty...I dua herë 500 e herë 1000 thonë...Është për t’u çmendur..Kjo pra është një hyrje në kafenetë e Kosovës, është shndërruar në refren që askujt nuk i vjen turp të thotë...Kjo ka nisur shumë herët në Kosovë, për të bërë gati në zgjedhjet e 15 nëntorit. Kjo hyrje në këtë fushatë niset nga kafenetë, nga zërat që rrinë çdo ditë aty dhe kurrë nuk kanë qenë më ndryshe...Kafeneja në Kosovë është një kuvend i vogël. Çka të thonë në kafene ashtu nisë dhe përfundon i tërë rrëfimi në Kosovë. Në kafene ndahen poste, hiqen njerëz nga pozita dhe emërohen të tjerë.... A mendoni se kafenetë e Kosovës nuk janë të forta ë? Janë të forta sa nuk bëhet më...Janë një kopje e të menduarit negativ, që punët e mëdha duhet zgjidhur dhe përfunduar kafeneve. Vërtetë edhe ashtu po ndodhë...Sa darka dhe dreka ftohesh, në sa kokteje te sillet ftesa, sa fjalë miradije për Ty, për të vjedhur votën...Në fund fare është votë që del nga kafeneja...Sa të vështira janë këto ditë për partitë e vogla që nuk e kanë paranë e kafenesë, nuk duket se janë në fushatë, humbin shpesh edhe dëshirën për të garuar...Shih se si ja bëjnë këta të asaj partie të madhe, sa lehtë e kanë për të mashtruar popullin, elektoratin e vet..E ne që nuk kemi pare, vërtetë nuk do dimë se si do ja bëjmë...Luten që të mos jenë në ëndërr, janë me shpresë edhe më...Jo ore ne kemi njerëzit tonë..ata na duan dhe besojnë në ne...

Por kujt i beso or vëlla, atyre që bëjnë garë të egër, atyre që dinë të shkurtojnë fate njerëzish, të presin e ndërprenë kontrata pune të atyre që janë profesionistë, atyre që logjikën e emërimeve e bëjnë në matematikën e partisë. Sa keq...është fushatë kjo...madje e ngushëllojnë vetën e vet dhe neve duke na thënë,...Kjo është fushatë, na lejohet edhe të gënjejmë...Shumë keq.

Kjo ka filluar në Kosovë, po bëhet sikur që nuk po bëjnë vetëm punën e vet. Kafenetë, çerdhet politike të fushatës, janë profilizuar shumë. Nuk shkojnë të tjerë të përzihen aty sepse thuhet në parim...Mos shko se aty rrinë LDK-ja, aty sillet PDK-ja, aty sillet AAK-ja, janë njerëzit e Bexhetit, janë ata të Çekut...D.m.th edhe kafenetë janë profilizuar...Sot të dalësh në një kafene duhet të dish se ku duhet shkuar, ...Nuk ka nga aso që nuk të thonë diçka, të gjitha janë bërë çerdhe të dikujt...dhe për diçka..Këtyre kafeneve janë duke i munguar fotot e liderëve të tyre...Fushata ka nisur kështu...[/size]

[size=12]Në kafenetë e Kosovës, po mungojnë edhe programet politike për qeverisjen lokale për katër vitet e ardhshme...Po gatuhen në zyra, na thuhet...Gati sa kafenetë janë bërë “kuvende” të politikës në Kosovë.

Sot saktë e dimë se në Kosovë po reflekton politika e kafeneve, me sa e sa pazarllëqe, sa duke i rënë gjoksit se ne paguajmë me vlera të majme, një votë burrë del nga kriza... kështu bërtasin...Harrojnë se janë në kafene, ju duket sikur në një palestër sporti ...Politikanët, fansat sot janë bashkë, gjë që nuk ndodhë pas grabitjes së pushtetit, sepse aty ndahen...Politika dhe kandidatët kanë nevojë për popullin dhe elektoratin vetëm një herë në katër vite mandati...

[size=12]Sa për çudi sa e sa herë kanë pasur një problem, të gjejnë njerëz të fusin në listat e tyre, sepse mungonin, askush nuk e di pse mungojnë njerëzit për kandidatura, a thua nuk janë me bollëk apo duhet të janë ata që kanë dështuar në zgjedhjet e kaluara, apo duhet që gara të jetë vetëm e tyre, të sprovohen deri sa të bëhen një ditë kryetar komune apo këshilltarë në asambletë e tyre...besojeni se edhe nëpër kafenë janë plotësuar listat, dhe me vrap janë dërguar OSBE-së për konfirmim pjesëmarrje. Ka shumë qytetarë që janë të habitur kur kanë mësuar se janë në një listë, janë habitur...sepse nuk e kanë besuar se do i thërret kush...Është shumë e keqe që ca parti politike kanë përdorur edhe emra të familjeve të dëshmorëve...sepse nuk guxojnë të “shesin” interesat e kombit...a harrojnë se në cilat vija i bëjnë pazarllëqet pas zgjedhjeve dhe me aplikimin e pushtetit të tyre....

Kafene jeni duke lulëzuar në këtë muaj, jeni bërë shumë të famshme, vazhdojeni të ecni se me këtë model të politikanit në Kosovë do mbeteni de fakto kuvende të vogla. Mos u ndjeni keq sepse nuk kam fole për ju kafenetë por për politikën që po u bëhet aty..sepse një ditë edhe ju do jeni të harruara...do sulmoheni me ekstra tatime, e në qëllojnë njerëzit tuaj, mjerë halli për ato tjerat...Një politikë e kafenesë do atribuojë vetëm politikë të saj, jo diçka që kërkon votuesi apo duhet ë bindet se duhet të dalë në zgjedhje...në fund fundi mos u trembeni shumë sepse si bëhet fushata ashtu edhe do janë qasjet për politikën dhe projektet e saja, e ne fund mos harroni se tërë populli nuk rri në kafene....
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi