Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM GASHI - VARREVE NË DETRA

Shko poshtë

AGIM GASHI - VARREVE NË DETRA Empty AGIM GASHI - VARREVE NË DETRA

Mesazh nga Agim Gashi Wed Apr 22, 2015 9:48 pm

AGIM GASHI - VARREVE NË DETRA 10402402_10152308951364077_5862470472742135895_n

AGIM GASHI

VARREVE NË DETRA
AGIM GASHI - VARREVE NË DETRA 11046220_10152850195659077_6473706944880996853_n

Njeriu kërkon jetë 
Vdekjen e gjen
Toka mbush me varre
Deti nuk po i nxen


Si u prish njerzia
Zemrat mbushur krim
Hej Zoti i Madhrishëm
A do t’ ketë shpëtim

Vriten edhe therren
Fëmijë gra e pleq
Kriminel në tokë
Kriminel në det

Babi vret fëmiun
Fëmiu e therr nënën
Varfnjakët kërkojnë bukë
Zoti e ndjen gjamën

U prish njerëzia 
U prish botë e jona
Edhe fundi i Detit
Mbushur me kufoma

Atdheu po sundohet
Me t’ligj e rrebel
Udhëheqës e ministra
T’ regjur kriminel

Populli e merr vrapin
Bukë me gjetë pa qare
Gjejnë fatin n’përbuzje
Të njerzëve pa varre

II
Sot në Lumin Rur
Një lule e lshova
Me lotët e mi
N’det’ ngushllime qova

O ju val’ të lumit
Botës që valëroni
Te varret n’fund të detit
Këtë lule t’ ma qoni

Ata janë t’vërtetit
Dëshmor të lirisë
Ranë për kafshatë goje
T’i sjellin fëmisë

Fleni n’thellsi t’detit
Mizore kjo botë
T’fala përqafime
Prej varreve në tokë

22.04.2015
Düren.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi