UÇK - FARK - Majro Nazif Ramabaja:
Faqja 1 e 1
UÇK - FARK - Majro Nazif Ramabaja:
UÇK - FARK
Majro Nazif Ramabaja:
Deklarata e ish shefit të SHIK-ut Fatos Klosi e bërë në emisionin e mbrëmshëm "Komiteti" se oficerët e FARK-ut nuk kishin luftuar, ka ngjallur reagim të ashpër tek ish udhëheqësit e FARK-ut.
Kjo deklaratë është kundërshtuar edhe nga majori Nazif Ramabaja, ish zëvendës i kolonelit Tahir Zemaj.
Ramabaja ka thënë se nuk është për të të habitur deklarata e Klosit, pasi që sipas tij Ministrinë e Mbrojtjes nuk e ka njoftuar asnjëherë as Klosi dhe as ata që pretendojnë se janë formues të UÇK-së.
Ramabaja thotë se Klosi dhe të tjerët kishin frikë nga formimi i një ushtrie të rregullt dhe profesionale në kuadër të institucioneve të Republikës së Kosovës, pra FARK-ut, për çka e akuzon Klosin se ka ndërmarrë shumë veprime, që sipas tij e kanë dëmtuar luftën për çlirimin e Kosovës dhe funksionimin e UÇK-së si ushtri e mirëfilltë dhe institucionale.
“Për këtë arsye dhe arsye tjera të cilat ju i dini është bërë një puq mbi këto institucione dhe është huazuar, përvetësuar, vjedh komplet puna dhe organizimi i këtyre institucioneve dhe akterëve të tyre me një qëllim të ditur marrja e pushtetit me metoda linçuese, jo demokratike...,kurse ne ishim të përkushtuar në mbështetjen e institucioneve të formuara me mund dhe djersë të popullatës së shumicës dërrmuese dhe të koncentruar në bërjen e shtetit e jo marrjen e pushtetit”, i është përgjigjur Ramabaja në reagimin e tij Klosit.
“Rugovën (ish presidentin Ibrahim Rugova) dhe Ahmet Krasniqin (ish ministrinë e Ministrisë së Mbrojtjes) nuk mundet t’i njollos një spiun i dyfishtë, i cili pretendon se situatën ka pasur nën kontroll dhe se ka qenë personi kyç dhe kryesor për të ndihmuar luftën e Kosovës”, thotë Ramabaja.
Ai thotë se e kaluara do të tregojë si dëshmitare më e mirë se Fatos Klosi dhe “bashkëveprimtarë “ të tij ishin dhe mbeten problemi kryesor i mosmarrëveshjeve dhe pengesë për afrimin dhe bashkimin e UÇK-së në njërën anë si dhe FARK-ut, për të bërë një luftë të përbashkët në histori.
“Thjesht do të njihet si tendencë për marrjen e meritave kryesore të qëndresës të një populli në krye me shpëtimtarin dhe vizionarin, i cili shmangu disa herë tentimet për fillimin e luftës në Kosovës në fillim të viteve të 90´-ta dhe bëri internacionalizimin e çështjes së Kosovës duke mos e mënjanuar asnjëherë luftën e armatosur, Ministrinë e Mbrojtjes dhe FARK-un, të cilat ishin kategori kushtetuese sipas Kushtetutës së Kaçanikut (Ibrahim Rugova”, thotë Ramabaja.
Tentimi i Klosit dhe "zemërgjerësia" e tij , sipas Ramabajës që të bisedojë me të gjithë akterët dhe palët e përfshira në luftë edhe me Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës së Kosovës kolonelin Ahmet Krasniqin në njërën anë, por që në anën tjetër se ka njohur për pozicionin të cilin kishte as Krasniqi e as Qeveria, ai thotë se tregon qartë dyfytyrësinë dhe demagogjinë e tij.
“Klosi ishte shef me një pozicion dhe qëndrim të tillë që bëri të shkaktohej luftë vëlla vrasëse, e kjo u evitua nga eksperti i çështjeve ushtarake, profesionalizmi i tij, koloneli Ahmet Krasniqi, ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës...që rekomandonte plumbi të ruhet vetëm për mbrojtje nga armiqtë”.
“Të pretendosh se gjithçka ke pasur nën kontroll dhe të mos kesh njohuri për vrasjen e Ahmetit (Krasniqit) në mes të Tiranës dhe se t´ia mbështetësh fajin grupeve të interesit me pretekst se si ka interesuar qeverisë shqiptare një zhdukje e tillë e aq më pak SHIK-ut, por që ka "penguar luftën duke u shëtitur nëpër lokale me armatim dhe uniformë" për të mos dashur të hyjnë në luftë, kontrollimin e banesës së tij tri ditë pa u krye atentati dhe se nuk ndihesh përgjegjës për aktin kryes është ma shumë se idiotizëm...”, ka thënë Ramabaja mes tjerash.
Ai i ka përkujtuar Klosit rrugën e formimit të njësiteve operative Brigadat e para 131, 133 dhe 134 nga kolonel Ahmet Krasniqi, e të cilat thotë se dhanë betimin në Papaj të Tropojës më 21.06.1998 dhe sipas planit dhe marshuess ushtarake bënë marshimin dhe u futën në Kosovë duke u lokacionuar sipas planit paraprak në Prapaqan, Baran dhe Bardhaniq.
“Por që ceremonia e dhënies së betimit të ushtarëve dhe oficerëve në kuadër të këtyre brigadave kurrë nuk u bë publike dhe u mbajt fshehur nga ju”, i është kundërpërgjigjur Ramabaja Klosit, duke e akuzuar se ai dhe të tjerë nën urdhrat e tij nuk e kishin lejuar transmetimin e formimit të brigadave të FARK-ut në mediumin publik ,të cilin sipas Ramabajës e kishin nën kontroll (TVSH-në). /Zëri/
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Major Nazif Ramabaja:Fundi i manipulimit për një betejë historike
» Major Nazif Ramabaja:Dha betimin me ushtar t'gjithë dot jemi n'vi të parë
» Major Nazif Ramabaja:Urrejtja e Rrexhep Qosjes ndaj Ibrahim Rugovës i ka rrënjet e thella, ja disa nga të cilat humbës do jetë vetë Qosja
» Majori Ramabaja: Jakup Krasniqi dhe Azem Syla jepnin urdhra për shuarjen e FARK-ut dhe Ministrisë së Mbrojtjes
» Tefik Selimi: Nazif Rrahmani - Figurë e denjë e lirisë
» Major Nazif Ramabaja:Dha betimin me ushtar t'gjithë dot jemi n'vi të parë
» Major Nazif Ramabaja:Urrejtja e Rrexhep Qosjes ndaj Ibrahim Rugovës i ka rrënjet e thella, ja disa nga të cilat humbës do jetë vetë Qosja
» Majori Ramabaja: Jakup Krasniqi dhe Azem Syla jepnin urdhra për shuarjen e FARK-ut dhe Ministrisë së Mbrojtjes
» Tefik Selimi: Nazif Rrahmani - Figurë e denjë e lirisë
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi