Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

LSDM publikon të tjera përgjime. Jankullovska fyen shqiptarët: Të egër! Indianë!

Shko poshtë

LSDM publikon të tjera përgjime. Jankullovska fyen shqiptarët: Të egër! Indianë! Empty LSDM publikon të tjera përgjime. Jankullovska fyen shqiptarët: Të egër! Indianë!

Mesazh nga Agim Gashi Sat Apr 25, 2015 10:02 pm

LSDM publikon të tjera përgjime. Jankullovska fyen shqiptarët: Të egër! Indianë!


LSDM publikon të tjera përgjime. Jankullovska fyen shqiptarët: Të egër! Indianë! Largea_jankulovska_bs-01429985637


Partia opozitare LSDM ka publikuar një bisedë tjetër telefonike me përmbajtje skandaloze, ku sipas kësaj partie dëgjohet ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska duke ofenduar rëndë shqiptarët dhe funksionarët e BDI-së.


Në këtë bisedë, Jankullovska dëgjohet duke i quajtur 'fis i egër' dhe 'indianë' zyrtarët shqiptarë në qeveri teksa shpreh nervozizmin e saj nga komunikimi me zv/kryeministrin Musa Xhaferi lidhur me zbatimin e një marrëveshjeje.


Biseda mes ministres se brendshme Gordana Jankullovska dhe shefit te sherbimit sekret, Sasho Mijallkov:


Zeri 1: Alo
Zëri 2: Gorde, çfarë bën?
Zëri 1: Mirë, ja po punoj. Ti çfarë bën?
Zëri 2: Ça janë këto probleme që në mëngjes?
Zëri 1: I zgjodhëm më në fund. Indianë. Ça të them tjetër. Indianë.
Zëri 2: Më kërkojnë që në mëngjes.
Zëri 1: Po, për këtë të kanë kërkuar, por të dish, mbrëmë më kërkoi Musa. Unë i thash. Musa, sipas ligjit, për punë të tillë patjetër duhet të ketë konkluzë ose vendim të Qeverisë. Në këtë rast konkret duhet konkluzion. Dhe për këtë i thash se ja serbët vijnë në Zebërnjak dhe ka pasur konkluzë nga Qeveria. Bullgarët tranzit kalojnë për në Tiranë…
Zëri 2: Dhe, ça të humbin nëse kanë kujdes me procedurën ?
Zëri 1: Po fis i egër Sasho.



Në një konference per media LDSM-ja opozitare ka prezantuar edhe disa materiale tjera, që sipas kësaj partie zbulojnë pazaret midis BDI-së dhe VMRO-DPMNE-në për mbështetje të ndërsjellët në disa komuna gjatë zgjedhjeve lokale të vitit 2013.
Sipas opozitës, kryetari aktual i komunës së Gostivarit Nevzad Bejta dhe kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi, kanë fituar në zgjedhje me ndihmën e partisë maqedonase VMRO-DPMNE, pasi nuk kanë gëzuar mbështetjen e duhur për fitore tek elektorati shqiptar.
Nga ana tjetër, BDI-ja e Ali Ahmetit ka mbështetur për kandidatët maqedonas të VMRO-së në Kumanovë dhe disa komuna tjera.


Biseda e zv/kryeministrit Fatmir Besimi me një bashkëpunëtor:


Zëri 1: Në Kumanovë më duket LSDM-ja ka fituar.
Zëri 2: Nuk është e drejtë
Zëri 1: Pse?
Zëri 2: Kemi dalë tradhtarë.
Zëri 1: Jo! Ata kanë kërkuar 1500 vota ne i kemi dhënë 2000.
Zëri 2: Ashtu ?
Zëri 1: Nuk jemi turpëruar, ata nuk i kanë bërë kalkulimet mirë.
Zëri 2: Ok, sepse ata na kanë ndihmuar neve në Tetovë dhe Gostivar.
Zëri 1: Po, sidomos në Gostivar.



LSDM-ja opozitare prezantoi edhe disa biseda të përgjuara, që sipas saj dëshmojnë se kryeministri Nikolla Gruevski projekt/ligjin për avancimin e statusit të pjesëtarëve të forcave të sigurisë maqedonase e ka përdorur për të mashtruar elektoratin e vet dhe për të kushtëzuar BDI-në.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi