AGIM GASHI - LETËR SHPËTIMTARES ENGJULL DR. LULJETA GASHI-GERDUNG
Faqja 1 e 1
AGIM GASHI - LETËR SHPËTIMTARES ENGJULL DR. LULJETA GASHI-GERDUNG
AGIM GASHI
LETËR SHPËTIMTARES ENGJULL DR. LULJETA GASHI-GERDUNG
E DASHUR DR.LULJETA GASHI!
Përsëri u hap zemra jote për mua. Kjo zemër e cila me glu-glin gurgullimë për befasi mirësie që deri tani u bënë mjaft duke shpëtuar jetëra, duke i kthyer nga vdekja në gjallëri njerzit pa dallim rrace e kombi, befasi që zemrën e shpirtin tim e mbush dashuri njerzore, respekt e mirëkuptim, deri në falenderim te Zoti që të dergoi edhe në jetën time që ishte jetë e vdekur.
Kur u njohem e dashur Doktoreshë, e dita se ti i gjason Engjullit. Por jo, ti nuk ishe vetëm engjëll. Ti ia kalon engjujve. E dija se në damarët e ndonjë shqiptareje po ec gjaku i Nënës Tereze, por jo, se kam ditë që mu në trupin tënd, në zemren tënde e në shpirtin tënd ke shumë tereziane, ke shumë tiapare të engjujve dhe se Betimi i Hipokratit paska zënë vend, që ti të fal jetë, të fal shëndet, të falë mirësi.
Kur më sulmoi kanceri i zi, ti shqetsimin e ndave me mua. Unë kisha nevoj për njohuritë tua mjeksore e profesionale, për kshillat, për zërin tend dhe buzqeshjet tua. Vetmia është smundje e cila vret. Ti edhe vetminë na e shporre shumë herë. Zëri yt i ëmbël, i butë e njerzor, ishte terapi ifuzive që matanë telefonit, nga largësia qindra kilometërshe, sheronte si me telepati.
Shumëherë më ka ndodhur të isha i vrërët në shpirt, me dhimbje të gjithanshme, me vujtje për vete, nënë e atdhe, dhe Ty Zoti të thoshte se duhet ta bësh telin të flet. Gjithmonë sa here ke thirrë në telefonin tim, unë e kam ditë që je ti. Edhe cingërrima e telefonit ka dalluar nga thirrjet e tjerëve. Vrapoja dhe kapja telefonin. Në atë moment më skam ndier asnjë dhimbje. Bombardimi im me pyetje nuk të hidhëronte.Më kshilloje me aq mirësi saqë unë sherohesha e përtrihesha. Shpesh më shkon mendja kur ke biseduar me Dr. Claudua Rudrof, shefe e repartit të Kirurgjisë në Lendesdorf e njëferit një kirurge në zë, planet që i bëtë për mua, operimi i rëndë, vuajtjet pasoperative, deri te termin për tek profesor Neumann për transplantimin e mëlqisë. Gjithmonë më ke thënë se kam me ia arritë.
Ia arrita e dashur Doktoresha Lule, por me ndihmen tënde njerzore, materiale dhe mjeksore.
E mban mend kur na vizitove mua dhe Azalenë?
Çfarë takimi i madh njerzor ishte ai. Ti një Zojë e Madhe e unë një banesë varfnjaku, erdhe e thjeshtë, qëndrove thjeshtë, ike e thjeshtë dhe e dashur. Ajo vizitë e jotja nuk harrohet.
Të kujtohet e dashur Doktoreshë? Pata zier pasul me speca djegs, bukë kollomoqi, e t´u ulëm shqip, hëngrëm e qeshëm shqip, mahiteshim herë me Ty e herë me Azalenë, dhe ti me atë vizitë na e fale një shekull. Kështu je ti, kështu të njof unë, por ti nuk ipesh, nuk lavdërohesh e as nuk krekosesh si disa mjek të Kosovës që po zihen me korrupcion e marifete tjera me stenda zemre e deri te vjedhja e organeve njerzore.
Kosova ka nevoj për mjekët e mërgatës, që të shkojnë atje e me sjelljet e juaja t´ua mësoni etikën mjeksore atyre të pa etikë.
Ti nuk na harrove kurr. As nuk më harrove e as nuk u hidhërove kur më 30.12.2012 unë ta prisha gjumin. Ti më the me urdhëresë:
-Qohu e shko menjëherë në transplantim.Kjo është shansa yte jetsore.Më stë vjen kështu vera kah dera!
Unë të përshëndeta dhe ika në veturen e ndihmës së shpejtë. Ika sepse e dija që ty të dirigjon vetë Zoti se çka me folë me mua. Unë si harroj të mirat tua dhe ato të mira që mi ke bërë, janë nga Zoti që i dergonte perms engjullit të vetë Dr.Luljeta Gashi-Gerdung.
E dashur Dr.Luljeta, dhe mirësinë tënde do ta marr me vete edhe në boten tjeter të amshimit.Atje do t´u tregoj engjujve, se në boten nga erdha e lash një engjull që është më shumë se Engjëll. Ai Engjull je ti e dashur, Luljeta Gashi nga Darania, Lulja e Prishtinës dhe e Gërmisë, që në token gjermani falë jetë e dhuron mirësi.
Sot, falë teje dhe kolegëve tu mjeksor, unë frymoj akoma, këndoj e shkruaj e bile të shkoj edhe në bankë me e tërhjek dhuraten tënde që ma kishe derguar për pushim.Me ato para, unë do ta blej një biletë për në atdheun tone, e gjatë përqafimit të nënës sime ti tregoj se me paratë e Engjullit Dr.Luljeta Gashit, sot të përqafoj dhe i bashkojmë lotët në faqet tona.
Të falemnderit e dashur Dr.Lule!
28.04.15
Düren
Dr.Luljeta Gashi në vizitë në banesen time në Düren
Dr.Luljeta me Azale Gashin
Engjulli i quajtur Dr.Gshi
Foto falenderimi në një vjetorin e transplantimit!
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Agim Gashi: ENGJËLLORJA E DIASPORËS-DHURATA E VITIT TË RI NGA DOKTORESHA LULJETA GASHI
» AGIM GASHI:SI LETER APO SI PROTESTË
» Një letër e cila mi derdhi lotët si shiu!Letër nga Zelanda e Re-MirëDon Fusha:Fort i nderuari z. Agim GASHI,
» AGIM GASHI - LETER BLLOKUT
» Agim Gashi: Letër për ditëlindje
» AGIM GASHI:SI LETER APO SI PROTESTË
» Një letër e cila mi derdhi lotët si shiu!Letër nga Zelanda e Re-MirëDon Fusha:Fort i nderuari z. Agim GASHI,
» AGIM GASHI - LETER BLLOKUT
» Agim Gashi: Letër për ditëlindje
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi