Xhafer Leci:KA NDËRRUAR JETË HYSEN BUCA - LUFTËTAR PËR SHQIPËRINË ETNIKE
Faqja 1 e 1

KA NDËRRUAR JETË HYSEN BUCA - LUFTËTAR PËR SHQIPËRINË ETNIKE
Nga XHAFER LECI
Albanologu Han kishte vizituar familjen Buca
Hysen Sh. Buca
Në moshën 93 vjeçare iku në amshim Hysen Buca. Ai u lind më 05.05.1920, në fshatin Shahiq të Kamenicës, dhe vdiq më 29.09.2013 në Gjilan.
Më 30.09.2013, në praninë e disa qindra pjesëmarrësve: familjarë, miq e shokë, u varros në Gjilan Hysen Buca, luftëtari i paepur i NDSH-së, për bërjen e Shqipërisë Etnike.
Hysen Buca afër 3 vite ka qenë ushtar i ushtrisë gjermane. Me të kuptuar se Gjermania është duke kapitulluar, Hyseni fill vetëm dezerton, ikë nga Podujeva këmbë deri në fshatin e tij në Shahiq. Ikjen – udhtimin e përshkruante shumë të zorshëm, me plotë rreziqe. Në dy raste tregonte se si kanë provuar ta ndalin përsona të panjohur dhe të armatosur. Hyseni nuk ndalet, duke e drejtuar pushkën drejt tyre dhe duke u thënë atyre: nuk ua kam besën të ndalëm, sepse nuk u njoh kush jeni ju, ju shkoni rrugës tuaj e unë rrugës time dhe më në fund i lodhur e rraskapitur, pa ngrënë bukë, arrinë shëndosh e mirë në shtëpinë e vet.
Në luftën e Kikës
Hysen Buca me gjithë babë Shabanin dhe të vetmin vëlla Hafizin kanë qenë pjesëmarrës në Luftën e Kikës dhe të Gjilanit më 1944.
Hyseni tregonte se një natë para se të sulmohej Gjilani, për ta çliruar qytetin nga komunistët serbosllav, afër 1.000 burra të armatosur u mblodhëm në fshatin Përlëpnicë të Gjilanit, duke kuvenduar se si do të sulmohët dhe çlirohët Gjilani. Pati edhe kundërshtarë të marshimit në qytet, njëri ndër ta edhe Mulla Idriz Gjilani, sepse mendonin se nuk do ja arrijnë qëllimit për ta çliruar dhe qeverisur Gjilanin. Por më të zëshmit për luftë dhe hyrje me çdo kusht në qytet ishin Muharrem Fejza dhe Sylë Zarbinca. Në fillim qyteti gadi se i tëri u çlirua, na erdhën edhe ndihma tjera, me qindra luftëtarë vullnetarë, të cillëve u prinin Shytë Mareci, Faik Taliri etj. Megjithatë, forcat partizane arritën nga të gjitha anët edhe nga Maqedonia, na mundën dhe e okupuan qytetin, ndërsa ne, shqiptarët në pamundësi për qendresë iknim kush kah mundëte. Është thënë e shkruar se rreth 4.00 shqiptarë të pafajshëm: fëmijë, gra e pleq janë masakruar në mënyrën më barbare nga bandat sebo-kumunisto-çetnike, të prira nga Vllada Popoviç etj.. Ne ishim 8 antarë në familjen tonë, baba im Shabani ka pasur 2 gra, 3 vajza dhe 2 djem, shtëpia kishte mbetur vetëm me gra, pa burra. Në luftën e Gjilani në dhjetor 1944, vëllai im Hafizi i ri 17 vjeç, tregonte Hyseni, merr një plagë të vogël në mollëz të faqes.
Rënia në pritë e vëllait
Më 1945 komunistë jugosllavë dhunshëm i mobilizojnë në brigadën e III-të Shaban Bucën me dy djemë i dërgojnë në Prizren. Shabanin pas disa dite e lirojnë si të vjetër, por edhe se shtëpia kishte mbetur pa asnjë mashkull-burrë. Hyseni pas 4 muajsh ik-dezerton dhe nga Gjakova këmbë nëpër Drenicë kthehet në shtëpi. Dihen rreziqet dhe udhtimet e gjata mbi 150 km, në kohe me luftë, e sidomos për shqiptarët. Nga brigada e III-të partizane kishte dezertuar edhe Hafizi, i vëllai Hysenit, por pa e ditur fare njëni për tjetrin se ku gjenden. Edhe ai nga Gjakova kishte udhëtuar këmbë. Kur arrin në lagjën e Mërkojve në Rahovicë të Kamenicës, ku i kishte dajtë Talirët, bie në pritë dhe vritet. Vërtet, pasi që partizanët e kishin fituar luftën, u formuan kinse disa organe që quheshin mbrojtje popullore, por që nuk ishin gjë tjetër, veçse banda çetnikësh e partizanësh, të ndihmuara edhe nga disa shqipfolës, për të vrarë sa më shumë shqiptarë të pafajshëm . Kështu Hafizi kishte rënë në pusi të tyre dhe edhe pse 17 vjeç, duke e zënë një pozicion të mirë, që komunistët e kishin vështirë ta godisnin, e hap luftën me ta dhe pas 6 orë lufte nuk i mbetet asnjë fishekë, i afrohen nga afër dhe e vrasin. Pasi nuk e njihte askush se cilës familje i përket, pas 24 orëve vendosin që ta varrosin. Derisa hoxha mulla Sherifi i Strezocit ishte duke e përgatitur varrimin e tij dikush e kishte njohur se ishte i biri i Shaban Bucës, prandaj nuk e varrosin, por e lajmërojnë Shabanin. Me të marrë vesh shkojnë e marrin kufomën dhe me sajë e sjellin në shtëpi dhe e varrosin. Kishte qenë dimër i ashpër dhe borë e madhe.
Sikur shumë të përndjekur edhe Bucët e vizitonin vendin e të parëve. Më 1930 Shabani, baba i Hysenit e kishte vizituar Bucën, vendlindjen e të atit Ramës. Poashtu më 1988 Ramadan Zenel Buca, nip i Shabanit, punonte në Ndërmarrjen “Movava e Binçës” të Gjilanit si vozitës. Gjatë një udhëtimi zyrtar për Leskoc, bashkë me drejtorin e ndërmarrjes Millorad Gjurishiq nga Pasjani i Gjilanit dhe dhe dy serbë tjerë funksionarë, u kishte thënë se ka dëshirë të ndalet në Bucë, për ta vizituar vendin e të parëve. Ata nisin të tallën me te. Ramadani në bazë të asaj që i kishte shpjeguar axha Shabani dhe i ati Zeneli e dinte se ku kishte qenë shtëpia dhe prona e tyre. Kur arrijnë në Bucë, në mes Lebanës dhe Leskocit, i dërgon ata mu aty ku kishte qenë prona e të parëve, në të cilën tashmë jetonte njëfarë Zdravko. Ramadani nis ta pyes atë për disa toponime. Ku ndodhet Mulliri i Aliut, Malet e Aliut e të tjera? Atëherë serbët mbtetën të habitur, duke i thënë se, vërtet, qenka ashtu.
Gjenealogjia e familjes së Shaban Bucës
Myslimanizimi i shqiptarëve me të madhe ka filluar kah fundi i shekullit të XVII. I pari kësaj familjeje që kishte kaluar në fenë islame ishte Osmani, i biri i Mëmës. Sipas gjeneratave kjo familje është trashëguar: Osmani ishte i biri Memës, Zeneli i biri i Osmanit, Haziri i biri i Zenelit, Osmani i biri i Hazirit, Zeneli i biri i Osmanit, Rama i biri i Zenelit, Shabani i biri Ramës, Hyseni i biri Shabanit, Ismeti i biri Hysenit dhe gjenerata e fundit, Ardëshiri i biri i Ismetit. Shpërnguljet dhe vuajtjet e shqiptarëve janë të dhimbshme dhe të papërshkrueshme.
Vlen të përmendim edhe disa të dhëna për babën e Hysenit Shaban Bucën.
Shaban Ramë Buca (1892-1970) fotgrafuar më 1924
Katërgjyshi i Shabanit ishte Haziri, vëlla me Ramë Bucën, nga fshati Bucë - Bufce i Lebanës, njeri me autoritet të madh dhe i njohur deri edhe në Leskoc.
Vizita e Hanit në familjen Buca në anën e Leskocit
Në vitin 1847 Dr.jurist Johann Georg von Hahn u emërua nënkonsull i Austrisë në Janinë të Greqisë, ku edhe e mësoi shqipen nga dy nxanës shqiptar nga Janina.
Johann Georg von Hahn, ( 11. Korrik 1811 në Frankfurt am Main; 23. Shtator 1869 në Jena). Hahn u bë një nga studiuesit e shquar të gjuhës shqipe. I cili ishte diplomuar për drejtësi në Universitetin e Haidelbergut, të Gjermanisë dhe për disa vite shërbeu gjykatës në shtetin e ri grek të porsalindur nga revolucioni i vitit 1821... Johann Georg von Hahn më 1851 u emrua konsull austriak në ishullin Siros.
Për Ramë Bucën do t’i sjell disa të dhëna shumë interesante, të cilat janë marrë nga burime serbe.
Konsulli austriak në Greqi, më 1858, Johann Georg von Hahn, duke udhëtuar nga Beogradi për në Selanik, ndalet edhe në Leskoc. Atij, në veçanti, i interesojnë vendbanimet shqiptare në perëndim të Leskocit dhe udhëtimi nëpër ato fshatra për në Prishtinë. Sipas Mita Rakiqit rruga këtej (pra, për në Prishtinë) ishte më e shkurtër, por Hahni ndër të tjera shkruan se çdo burrë i martuar e ka dhomën e vet, por në odë rrinë të gjithë burrat me mysafirët, kurse si kudo tjetër ndër shqiptarët gratë nuk rrinë me mysafirë. Ai poashtu vëren se sa respekt i bënin gratë e shtëpisë Ramës.
Për shkak të terrenit të keq dhe dhe të frikës nga shqiptarët e atjeshëm, njerëzit i binin rrugës nëpër Vrajë e Gjilan. Hahni nuk kërkonte rrugë të shkurtër as të gjatë, por qëllimi i tij ishte t’i vizitonte fshatrat shqiptare. Mydyri i Leskocit i propozon Ramadan Agën nga Buca, i njohur me emrin Ramë Buca. Kur ka ardhur Rama, Hahni në të paska parë një burrë 65 vjeç, stoik e të fortë. Pasi Rama e kupton pse ishte ftuar, pranon, kurse Hahni thotë se unë dua të shkoj dhe mund të shkoj vetëm me te (me Ramën).
Për Ramën thuhej se ishte në gjendje që për 24 orë mund t’i sigurojë 100 pushkë dhe se ishte njeriu më i besueshëm i Ismajl Pashës. Hahni shkruan se në një bisedë në besë i kishte thënë Hanit që për rrugë nuk i duhen njerëzit e mydyrit, sepse i ka njerëzit e vet. Hahni shkruan për mikpritjen dhe bujarinë e shqiptarëve të asaj ane. Rama i merr në shtëpi të vet mydyrin dhe Hahnin, i cili çdo gjë e përcjellë me vëmendje. Hahni ndër të tjera shkruan se çdo burrë i martuar e ka dhomën e vet, por në odë rrinë të gjithë burrat me mysafirët, kurse si kudo tjetër ndër shqiptarët gratë nuk rrinë me mysafirë. Ai poashtu vëren se sa respekt i bënin gratë e shtëpisë Ramës.
Hahni kalon edhe nëpër Kapit të Medvegjës, ku i jipen dhuratë një palë rroba të veshjës kombëtare. Veshja e Shabanit të bën të mendosh se është pasardhës i Ramë Bucës, ngase veshja kombëtare në fshatrat shqiptare të Medvegjës, si e burrave ashtu edhe e grave, është ruajtur shumë më mirë se në trevën e Gallapit. Shabani edhe sa kohë që jetoi në Gjilan ishte shembull, madje dallohej nga të gjithë me veshjen kombëtare. Ishte luftëtar, trim dhe pjesëmarrës në luftërat ballkanike si në Greqi, kurse në Bullgari ishte zënë rob dhe ishte dënuar me 20 vjet burg, por kishte arritur të ikte nga një burg i Sofjes dhe kthehet në Kosovë. Vetëm nga Kërçova e Maqedonisë e deri në shtëpi kishte bërë 15 ditë rrugë, duke kaluar ditën nëpër male fshehurazi dhe duke udhëtuar natën pa ngrënë...

XHAFER LECI
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» XHAFER LECI:Ka ndërruar jetë Jakup Biçkaj, mërgimtari më i vjetër i kësaj ane
» Hajdin Sahiti - luftëtar e udhëheqës i forcave vullnetare për Shqipërinë Etnike
» Hilmi Saraçi: Aziz Zhilivoda luftëtar dhe udhëheqës i shquar për Shqipërinë etnike (1912 – 1994) (I)
» Hilmi Saraçi: Aziz Zhilivoda luftëtar dhe udhëheqës i shquar për Shqipërinë etnike (1912 – 1994) (V)
» Hilmi Saraçi: Aziz Zhilivoda luftëtar dhe udhëheqës i shquar për Shqipërinë etnike (1912 – 1994) (VI)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi