Hyseni: E di skenarin e Kumanovës, por nuk mund ta them për opinion

Ministri Hyseni: Di gjithçka për Kumanovën por s’mund t’ju tregoj. Edhe pse në përleshjet e armatosura në Kumanovë një pjesë e grupit të armatosur shqiptarë ishte nga Kosova, ministri i Brendshëm, Skënder Hyseni, nuk pranon të flasë për ta. Ajo çfarë pranon të thotë deri në këtë kohë, është ajo, se situata në Kosovë është nën kontroll.
Kosova është e sigurt dhe situata është nën kontroll. Kështu ka deklaruar për Gazetën Tribuna, ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni. Ai ka thënë se Institucionet e Sigurisë dhe të rendit i kanë bërë të gjitha veprimet e nevojshme në mënyre qe gjendja të jetë nën kontrolle.
“Ne e kemi situatën nën kontroll në vendin tonë kaq mund të them. Ne larg prononcimeve të panevojshme publike jemi duke u marrë me situatën në shkallën më të lartë të seriozitetit”, ka thënë Hyseni.
Ai ka thënë se i ka të gjitha informacionet për situatën në Kumanovë, por qe ato nuk mund t’i ndajë më publikun. E në anën tjetër, Rexhep Selmi anëtar i Komisionit për Punë dhe Siguri të Brendshme ka thënë se nuk është mjaftueshëm i informuar për të dhanë një vlerësim të saktë për situatën në Maqedoni. Sipas tij, deputetët nuk kanë marrë informata nga Kuvendi dhe institucionet tjera për të dhënë vlerësime. Ai ka thënë se Institucionet e Kosovës duhet të jenë të përgatitura, sepse konflikti atje mund të përshkallëzohet edhe më shumë.
“Ne mbledhjen e parë të komisionit do ta diskutojmë çështjen e sigurisë më Republikën fqinjë dhe cështjen e sigurisë që ndërlidhet me shqiptarët në Maqedoni. Ministri Skendër Hyseni mund të raportoj për masat qe ka ndërmarr përballë kësaj situate”, ka thënë Selimi.
Policia e Kosovës, ka dërguar njësitë e saja ROSU në kufi me Maqedoninë. ROSU është ndarë në dy grupe, disa janë stacionuar në Hanin e Elezit e disa të tjerë në pikën kufitare që lidhë Kosovën me Serbinë e Maqedoninë, në komunën e Gjilanit. Policia thuhet se do të monitorojë kalimet në kufi pas raportimeve se disa qytetarë të Kosovës kanë marrë pjesë në luftimet me forcat maqedonase në fundjavë.
Mediat kanë raportuar për një numër të madh të viktimave që kanë ndodhur gjatë aksionit policor në qytetin e Kumanovës. Shumë shqiptarë kanë braktisur qytetin e tyre për tu strehuar në qytete me të sigurta. Disa nga ta janë zhvendosur edhe në Kosovë. Opozita maqedonase po i kërkon dorëheqjen kryeministrit, Nikolla Gruesvki. Lideri opozitar, Zoran Zaev ka disa muaj qe ka filluar të publikoj skandale të pushtetit në Maqedoni. /Gazeta Tribuna/

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Ekskluzive: Ja si Shërbimi Sekret i Maqedonisë ka realizuar skenarin e Kumanovës
» Prof.Dr.Mehdi HYSENI:“Kombin kosovar” mund ta pranojnë vetëm ata që ende nuk kanë kurrfarë kombi!
» Kajtaz Hyseni:Hyseni: E kam lexuar Kuranin disa herë
» 40 ish kriminel dhe të burgosur nga Maqedonia realizojnë skenarin qesharak për pengmarrjen e 4 policëve në Kumanovë?!
» Çfarë fshihet pas betejës së Kumanovës?

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi