Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM GASHI - KUMANOVË TY MOS T´RAFTË PIKA

Shko poshtë

AGIM GASHI - KUMANOVË TY MOS T´RAFTË PIKA Empty AGIM GASHI - KUMANOVË TY MOS T´RAFTË PIKA

Mesazh nga Agim Gashi Wed May 13, 2015 2:09 pm

AGIM GASHI

KUMANOVË TY MOS T´RAFTË PIKA


AGIM GASHI - KUMANOVË TY MOS T´RAFTË PIKA 11232281_10152887121889077_4764153513450387580_n

Kumanovë ty mos t´raftë pika
Tridhet orë lufton me thika,
Tridhet orë t´u e derdh gjkun
Po kush Ty do ta merr hakun?


Ato skena plot trishtime
Sa ka dhimbje kjo zemra ime!
Kush e bani e kush e nisi
Pse kjo pushkë n´Kumanovë krisi?

A di ndokush me na tregue
Djemtë e shqipes si janë tradhëtue?
Kush e bani e pse e nisi,
Pa su pyet as derë as fisi?

Pun´t e mdhja diç me qit´ n´dritë
Duhet momentin me e pritë, 
E me t´dhanë leje paria
Kshtu e kishte gjithmonë Arbnia.

Me këto t´rejat pa marrveshje
Po na qesin shumë kurreshtje, 
As se dime kush derdhi gjak, 
As se kush do të merr hak!

Mblidhni mendjen o shqiptar
Vasha e ju trima bujar, 
Eni s´bashku t´bashpunojmë 
N´luftë e paqë gjithmonë t´fitojmë.

Plot nji lagje me kroje gjaku
A do t´msojmë ku lypet haku?
Iliridë moj mbaju ti
Se do t´vjen e bardhë liri.

11.05.15 
Düren
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi