Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tortura e të arrestuarve, Dëshmitari: Kam parë gjëra që mendja e njeriut s’mund ta paramendojë!

Shko poshtë

Tortura e të arrestuarve, Dëshmitari: Kam parë gjëra që mendja e njeriut s’mund ta paramendojë! Empty Tortura e të arrestuarve, Dëshmitari: Kam parë gjëra që mendja e njeriut s’mund ta paramendojë!

Mesazh nga Agim Gashi Wed May 20, 2015 8:49 pm

Tortura e të arrestuarve, Dëshmitari: Kam parë gjëra që mendja e njeriut s’mund ta paramendojë!


Tortura e të arrestuarve, Dëshmitari: Kam parë gjëra që mendja e njeriut s’mund ta paramendojë! Largea_foto-p-11432133795


Burime të sigurta për Agjencinë e lajmeve Zhurnal tregojnë tmerrin që kanë përjetuar dhe po përjetojnë akoma të paraburgosurit shqiptarë në burgun e Shutkës në Shkup.
Sipas burimit në fjalë të paraburgosurit shqiptarë janë torturuar në mënyrën më çnjerëzore dhe brutale nga pjesëtarët e policisë maqedonase dhe inspektorët e MPB-së.
Brutaliteti i paparë policor ndaj të paraburgosurve shqiptarë ka filluar që nga Kumanova dhe I njëjti nuk është ndalur as në burgun e Shutkës në Shkup.
Burimi në fjalë ka folur rreth torturës dhe dhunës i cili si dëshmitar i ka parë të arrestuarit shqiptarë nga Kosova dhe Maqedonia pas përfundimit të aksionit policor në Kumanovë.
Burimi flet për dëshmi tronditëse dhe brutalitetin ndaj të arrestuarve shqiptarë duke u shprehur se ka parë gjëra "që mendja e njeriut nuk mund t’i paramendojë", dhe se një numër i madh i të burgosurve si pasojë e dhunës dhe torturave të ushtruara nga ispektorët e policisë maqedonase e kanë kërkuar vdekjen pas goditjeve të pandërprera me shufrat e hekurit nga të gjitha anët e trupit.
Madje disa prej atyre e kanë të thyer edhe nofullën, ndërsa gjithë trupin e kanë me plagë nga rrahjet më ç’njerëzore dhe barbare.
Jozyrtarisht mësohet se policia "torturën dhe dhunën mbi të arrestuarit shqiptarë e ka filluar që në Kumanovë".
"Inspektorët e policisë maqedonase n’a goditnin me shufra hekuri në tërë trupin. E humbnim vetëdijen dhe kërkonim vdekjen! Tre ditë s’kemi ngrënë bukë dhe as ujë nuk kemi pirë. Në mesin e tyre ishte edhe komandant Sokoli", i ka thënë dëshmitarit njëri nga të arrestuarit.

“Tortura është bërë në vende të ndyshme, ndërsa më vonë jemi sjellë në stacionin policor në Autokomandë të Shkupit”, rrëfen burimi duke u mbështetur në atë që e ka parë dhe dëgjuar nga disa të paraburgosur me të cilët edhe ka kontaktuar.
“Neve të mbijetuarve n’a dërguan në burgun e Shutkës, ku e keqja vazhdoi dhe sigurisht që kurrë nuk ndaloi" tha burimi konfidencial.
Ndryshe me siguri që autoritetet maqedonase që të fshehin torrturën çnjerëzore ndaj të paraburgosurve shqiptar nuk i lejuan dje Avokatit të Popullit të Maqedonisë, Ixhet Memeti që të vizitoj të paraburgosurit shqiptar në burgun e Shutkës.
Sipas Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, Avokati i Popullit ka të drejtë të vizitojë të paraburgosur me ose pa paralajmërim në të gjitha burgjet e Maqedonisë.
Sipas ekspertëve juridik me këtë sjellje çnjerëzore policia maqedonase ka shkelur të gjitha konventat ndërkombëtare dhe standardet për trajtimin e të paraburgosurve. Zhurnal mëson se përfaqësues të Organizatës për të drejtat e njeriut “Amnesty International” shumë shpejtë do të vijnë në në Shkup për tu njoftuar më përsëafërmi me trajtimin e të paraburgosurve shqiptarë në burgun hetues të Shutkës në Shkup.
“Kërkohet urgjentisht ndërhyrja e qeverisë kosovare të kryeministrit, Isa Mustafa, Misioni i OSBE-së, Ambasadës së SHBA-ve, Kryqit të Kuq Ndërkombëtar pasi në të kundërtën rëndë është të mbijetojnë disa të paraburgosur për shkak të trajtimit çnjerëzor dhe mos trajtimit nga mjekët”, thotë burimi.
Ndryshe, ditë më parë alarmoi opinionin lidhur me keqtrajtimin dhe torturën që është ushtruar nga policia maqedonase ndaj të arrestuarve shqiptarë nga ngajrjet e Kumanovës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi