Këto tre gjëra mund të shkatërrojnë njerëzimin
Faqja 1 e 1

Stephen Hawking mund të jetë më i famshëm për punën e tij sa u përket vrimave të zeza në hapësirë, apo njëjtësive gravitacionale, por zëdhënësi me famë botërore është bërë i njohur edhe për idetë e tij të guximshme për gjërat që mund të shkatërrojnë njerëzimin.
Hawking vuan nga një sëmundje e ngjashme me ALS-në (amyotrophic lateral sclerosis) që e ka lënë të paralizuar dhe jo në gjendje të flasë pa një sintetizues zëri. Por kjo nuk e ka ndaluar profesorin e universitetit të Cambridge që të flasë për gamën e gjerë të rreziqeve me të cilët përballet njerëzimi – duke përfshirë edhe ne vetë.
Ja disa gjëra që Hawkings mendon se mund të sjellin fundin e qytetërimit njerëzor.
Inteligjenca Artificiale
Hawking është pjesë e një grupi të vogël, por në rritje, shkencëtarësh që kanë shprehur shqetësime për Inteligjencën e fortë Artificiale – inteligjencë e cila mund të arrijë, apo edhe madje të kalojë atë njerëzore. “Zhvillimi i inteligjencës artificiale të plotë mund të sjellë fundin e racës njerëzore”, i tha Hawking BBC-së në dhjetor 2014. Kjo deklaratë erdhi si përgjigje ndaj një pyetjeje për një sistem të ri zanor të inteligjencës artificiale, të cilin por e përdor edhe vetë shkencëtari.
Paralajmërimet e Hawking u bëjnë jehonë atyre të sipërmarrësit miliarder Elon Musk, Drejtor i Përgjithshëm i SpaceX dhe Tesla Motors, i cili e ka quajtur Inteligjencën artificiale si “rrezikun më të madh ekzistencial ndaj njerëzimit”. Muajin që kaloi, Hawking, Musk dhe dhjetëra shkencëtarë të tjerë firmosën një letër të hapur ku përshkruanin risqet, si dhe dobitë e Inteligjencës Artificiale. “Për shkak të potencialit të madh që ka Inteligjenca Artificiale, është e rëndësishme të bëjmë kërkime si të përfitojmë prej saj, duke shmangur kurthet e mundshëm”, shkruanin shkencëtarët në letër, e cila u publikua në internet në 11 janar, nga Instituti për të Ardhmen e Jetës, një organizatë vullnetare që ka si qëllim zbutjen e rreziqeve ekzistencialë ndaj njerëzimit.
Por shumë shkencëtarë që merren me Inteligjencën Artificiale thonë se njerëzimi është larg krijimit të një IA të fortë. “Jemi dekada larg një teknologjie për të cilën duhet të shqetësohemi”, thotë Demis Hassabis, një studiues i IA në Google DeepMind. Megjithatë “është mirë ta nisim debatin sot”, shtoi ai.
Agresioni i njeriut
Nëse makinat nuk na vrasin, ne mund të vrasim veten. Hawking tashmë beson se agresioni njerëzor mund ta shkatërrojë qytetërimin. Fizikani po i ofronte një shëtitje nëpër Muzeun Shkencor të Londrës Adeze Uyanvahut, një mësues 24-vjecar nga Kalifornia që kishte fituar një konkurs tek VisitLondon.com. Kur Uyanvah e pyeti se “cilat të meta të njerëzve do të donte të ndryshonte”, Hawkings u përgjigj: “E meta njerëzore që do të doja të korrigjoja është agresioni. Mund të ketë patur avantazhe për mbijetesën në kohët e njerëzve të shpellave, për të siguruar më shumë ushqim, territor apo partnerë me të cilët riprodhoheshin, por sot rrezikon të na shkatërrojë të gjithëve”, tha ai.
Për shembull, një luftë e madhe bërthamore mund t’i japë fund qytetërimit, dhe mund të fshijë racën njerëzore, shtoi Hawking. Kur u pyet se cilën cilësi njerëzore do të donte ta fuqizonte, ai zgjodhi dhembshurinë, “sepse ajo na bashkon në një gjendje paqësore”.
Hawking mendon se eksplorimi hapësinor do të jetë i rëndësishëm për të siguruar mbijetesën e njerëzimit. “Unë mendoj se e ardhmja afatgjatë e racës njerëzore duhet të jetë hapësira, dhe ajo ofron një garanci jetësore të rëndësishme për mbijetesën tonë në të ardhmen, pasi mund të parandalojë zhdukjen e njerëzimit, përmes kolonizimit të planetëve të tjerë”.
Jeta aliene
Por Hawking ka bërë edhe paralajmërime ogurzinj përpara këtyre të fundit. Në 2010, ai tha se nëse jeta inteligjente aliene ekziston, ajo mund të mos jetë miqësore kundrejt njerëzve. “nëse alienët na vizitojnë, mendoj se rezultati do jetë pak a shumë ashtu si kur Kristofor Kolombi zbriti për herë të parë në Amerikë, që nuk ishte shumë mirë për vendasit”, tha Hawkings.
Qytetërimet e përparuar alienë mund të bëhen nomadë, duke kërkuar të pushtojnë dhe kolonizojnë cdo lloj planeti që mund të arrijnë, tha Hawking. “Nëse është kështu, ka kuptim që ata të shfrytëzojnë cdo planet të ri për materiale, me qëllim që të ndërtojnë më shumë anije hapësinore, e kështu të vazhdojnë aventurat e tyre. Kush e di cilët do të ishin limitet?”
Nga rreziku i Inteligjencës artificiale, tek alienët e përparuar, e deri tek qeniet njerëzore armiqësore, parashikimi që Hawking ofron për njerëzimin duket goxha i zymtë.
Nga rreziku i Inteligjencës artificiale, tek alienët e përparuar, e deri tek qeniet njerëzore armiqësore, parashikimi që Hawking ofron për njerëzimin duket goxha i zymtë

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Gecaj: LDK-ja dëshmoi se mund t`i amortizoj ata qyqar që duan ta shkatërrojnë me çdo kusht
» Tortura e të arrestuarve, Dëshmitari: Kam parë gjëra që mendja e njeriut s’mund ta paramendojë!
» Torturat e maqedonasve: Gjëra që mendja e njeriut s’mund t’i paramendojë, të burgosurit kërkojnë vdekjen...
» FATON MEHMETI:ÇFARË MUND TË PRESIM NGA KËTO INSTITUCIONE?!
» Këto janë procedurat se si familjarët mund t’i vizitojnë të paraburgosurit të Shkup

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi