Të ecurit heshtazi mbi trupin e plagosur
Faqja 1 e 1

Pushteti të verbon, njësoj si pasuria. Janë këto urtësi, që nëse i stërhollojmë, dalin pak profane, dhe na nxjerrin në stadin folklorik. Por sado folklorike është, këtu na nevojitet shumë ta përdorim sentencën “i ngopuri nuk ia di të uriturit”! Ne e nxorëm si metaforë realiteti politik, atëherë kjo thënie nuk është “e fortë” sikur ta përdornim vetëm për situatën sociale ekonomike të Kosovës. Shkrimtarët e soc-realizmit kanë krijuar mite mbi “tekstet” pamflete kundër diferencave (ekonomike) sociale, asnjëherë pa e vënë në provë shkencën e cila thotë se politika është ajo që prodhon prosperitet ose varfëri, e jo “ndarja e punës”. Pse, jo? Sepse ndarjen e punës e bën politika. Vetëm një vend ku ka krizë politike, ka krizë ekonomike. Nuk është e mundur të ketë vend të krizës ekonomike aty ku ka stabilitet politik! Stabiliteti politik në krizën sociale quhet diktaturë. Domethënë stabilitetin (qetësinë) politike në krizën ekonomike e ruan vetëm aparati i dhunës së pushtetit si dhe e stimulon “renegatizmi i opozitës, e cila “e kritikon” pushtetin vetëm në atë masë sa kjo kritikë nuk e mbron popullin që përjeton tmerret e varfërisë dhe krizës arsimore kulturore. Në situatën konkrete të “stabilitetit politik” të Kosovës (të vërtetuar edhe me deklarata instancash të larta ndërkombëtare) kriza sociale nuk e përfshin klasën politike, edhe opozita edhe pozita, dhe shërbëtorët e saj ndërmarrës tregtarë, janë klasa e pasanikëve të “paqes” së Ahtisarit. Tashmë opinioni e ka të qartë se klasa politike është shndërruar në një klasë mikroborgjeze që grumbullon “tepricën” e varfërisë nacionale. Kanë emra dhe mbiemra njerëzit e pasur të Kosovës, si dhe ajo klasa e zhdukur (e mesme) ka mbetur vetëm lumpenproletariati që vegjeton në tehun e ekzistencës prozaike. Kleri, politika, aleatët, burokracia në shërbim të tyre, krejt këto nuk bëjnë më shumë se 10% të popullsisë, e cila sot po përjeton krizën sociale arsimore të vitit 1953. Prandaj dalim në fillim të këtij editoriali, e përsërisim edhe një herë, pasuria dhe pushteti të verbojnë! Dhe si mund të të prijë pozita dhe opozita drejt një rruge perspektive kur është e verbët nga kleptomania, dhe kur nuk e kuptojnë se e keqja nuk është individuale, por kolektive. Kur është keq një individ, del dikush e i ndihmon, por kur është keq krejt kolektiviteti, atëherë kush i ndihmon atij, kush e nxjerr nga kjo dekadencë, kush e nxjerr në rrugë të drejtë, kur pushteti dhe opozita është verbuar nga pasuria. Në sociologji, që dihet se studion proceset e zhvillimeve shoqërore, klasa e pasanikëve të luftës, është ajo që tradhton pikërisht luftën e fituar. Dhe ajo është klasë që luftën e humbur e shpallë luftë të fituar, sepse edhe vetë Marx-i thoshte se karrigen e pushtetit nuk e lëshojnë të korruptuarit, por ata i rrëzon vetëm revolucioni, sipas tij. Dhe sipas përvojës historike deri në fund të Luftës së Dytë Botërore. Por prandaj opozita dhe pozita thonë se lufta ka mbaruar dhe se nuk do të ketë më luftë. Sepse pasanikët e luftës, dihet si i karakterizon historia, por që t’i ikin kësaj ndërgjegjeje, ata kujtojnë se pasanikët e paqes janë më të mirë se pasanikët e luftës. Pasanikë të mirë janë vetëm pasanikët e lirisë, e jo as të paqes, as të luftës.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare
» Këshilla shëndetsore, reçeta dhe gjëra tjera për trupin
» Berisha: Nuk ka viza për ata që kokën e kanë në lindje e trupin në perëndim
» Agim Gashi:Funerali me trupin e Adedin Gashit u përcoll për në vendëlindje
» VIDEO EKSKLUZIVE: KUR SERBIA ME HELIKOPTER SILLTE MBI QIELLIN E SHQIPËRISË TRUPIN E USHTARIT TË UÇK-SË TË LIDHUR ME LITAR

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi