Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM GASHI - JERINËS DARDANE

Shko poshtë

AGIM GASHI - JERINËS DARDANE Empty AGIM GASHI - JERINËS DARDANE

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jun 06, 2015 9:54 pm

AGIM GASHI

JERINËS DARDANE
AGIM GASHI - JERINËS DARDANE 11407004_10152953615734077_2340596769218623143_n

Kush ma ka ballin arbnore?
Kush ma ka synin si deti?
Kush ma ka shtatin si Zana?
Oh! Sa të bukur e ka ba nana!


Na ka ardhë dhuratë prej qielli, 
Pas shumë vitesh pritje t‘gjata
Nji Jerinë ma e bukura lule,
Lum Dritoni, e lumja Alma.


Sikur rrezja e Ylberit
Që Germinë e zbukuron, 
Po qesh shpirti i At Gjergj Fishtes
Dardanisë bekim i lshon.


Paska lindë engjulli ynë
Nji Jerinë e Dardanisë, 
Bashkë me Zanat n’maje t’malit
Bukuria e ksaj Arbnisë.


Lumja nana që e ka lindun
Lumja tokë që do ta rritë, 
Ti je shpresa e Dardanisë
Ti do t’jeshë e bardha dritë.


AGIM GASHI - JERINËS DARDANE 11392785_10152953618854077_5959756818578294530_n

SHTESA FISHTIANE ORIGJINALE

LULET E MALEVE

Oh rrnoftë! E aj Zot prej qiellit,
Qi i fali mendt e kthiellta,
Q’i a shtroj ftyrës Drandofillet
E i ndezi m’ballë dy diella,
Aj rrugën i a shtroftë para
E i priftë gjithmonë ka’ e mbara.
Përpara sajë potera
U shuftë, edhe duhija;
Çilët edhe e butë pranvera,
Kahdo t’i bjerë hija.
Për te çilshin zymbylat!
Për te knofshin bylbylat.



06.06.15
Kosovë



Fotot i rregulloi Didi Berisha-
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi