FARUK TASHOLLI - RASTI I VJOSA OSMANIT: DERI KUR SHQIPTARËT DO TA PËRDORIN PADREJTËSISHT TERMIN „BURRËRESHË“
Faqja 1 e 1
FARUK TASHOLLI - RASTI I VJOSA OSMANIT: DERI KUR SHQIPTARËT DO TA PËRDORIN PADREJTËSISHT TERMIN „BURRËRESHË“
FARUK TASHOLLI
RASTI I VJOSA OSMANIT: DERI KUR SHQIPTARËT
DO TA PËRDORIN PADREJTËSISHT TERMIN „BURRËRESHË“
Cilësimi me terme arkaike dhe atribute nga një gjini tjetër i një gruaje të guximshme, të ngritur, të mençur dhe kurajoze, nuk i bën nder as personit grua dhe as përdorusve të sinqertë të këtyre cilësimeve.
Sa herë i ndajshtohet termi „burrëreshë“ një gruaje të suksesshme, të guximshme, të dijshme, të sinqertë dhe kurajoze, në të shumtën e rasteve, tradicionalisht dhe me vendnumërim primitiv, padrejtësisht mbiçmohet gjinia e burrit si vlerë shumëdimensionale. Ky emërtim i padrejtë me etimologji të paqëndrueshme, e nënvlerëson gjininë e gruas, e cila në jetën shoqërore, familjare dhe publike, gjithmonë u nëpërkëmbë, u la anash dhe u luftua si vlerë mendore. Ky fenomen i mbrapshtë, i pakuptimtë, akaik dhe anakronik, po ndodh edhe në kohët moderne, kur intelektualë e politikanë e kanë gojën plot me sintagmën „barazi gjinore“, ndërsa praktikisht, e luftojnë jo vetëm këtë „barazi“, por edhe epërsinë mendore, intelektuale, morale dhe kombëtare të gruas, e sidomos në jetën politike. Këtë e vërtetoi më së miri edhe Kuvendi (i përngutshëm) zgjedhor i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku një grusht burrash qyqarë, intelektualisht të paarrirë, politikisht inatçorë e moralisht inferiorë, të dalë nga klubet e natës ku stisen intrigat politike, u turrën kundër një gruaje të re, me intelekt të lartë, me një kurajo qytetare e kombëtare, e cila proklamoi edhe programin zgjedhor, me dakalogun e vet, që ta kujton dekalogun e famshëm të NDSH-së. Ky emër gruaje, jo vetëm si strukturë gjinore (si janë mësuar burrat t'i kenë gratë në organizimet politike që nga koha e errët komuniste), por me domethënie pozitive, është Vjosa Osmani. Përkrahësit e saj, jo vetëm brenda partisë por edhe në media, nga dashamirësia, qëndrimin kurajoz të zonjës Osmani, e barazvlerësuan me termin „burrëri“, që në kohët moderne, nuk i shkon për shtati një gruaje si Vjosa Osmanit, apo edhe një gruaje tjetër me përgatitje të lartë intelektuale e politike në qendrat europiane, si është Donika Gërvalla. Ky rast e dëshmoi të kundërtën, pasi burrat si kategori gjinore e shoqërore, të mbledhur në parinë e LDK-së, u tmerruan prej këtyre dy grave duke u bërë pre e servilizmit ndaj liderit partiak. Prandaj termi tradicional „burrëri“, madje i pamenduar mirë, nuk u shkoi as burrave të dalë në rendin e parë, apo në kryesinë e punës, si thonë shpesh. Dhe si rrjedhim i gjithë kësaj, vlerësimi i një gruaje me termin „burrëri“, “burrërore”, “burrëreshë” apo “qndrim burrëror” (varësisht prej kategorive gramatikore) , bie ndesh me figurat e grave kurajoze dhe të dinjitetshme edhe në punët e politikës. Të marrim shembuj nga të tjerët. Ta zëmë, gjermanët, gruan që sot i prin politikës dhe shtetit të tyre, zonjën Angela Merkel, nuk e quajnë burrneshë, por e vlerësojnë si një personalitet të lartë, madje me krenari, si një një figurë e fuqishme në politikë. E njëjta gjë vlen edhe për Hillary Clinton etj.
Për fund, grupi vendimmarrës i burrave të LDK, duke luftuar Vjosa Osmanin, befas ma kujtuan Musine Kokalarin, intelektualen e lartë shqiptare, që një grusht burrash të Partisë Komuniste të Shqipërisë, të yshtur nga shoku Enver, e ekskomunikuan, e dënuan, e internuan dhe e masakruan intelektualisht dhe fizikisht me “burrërinë e tyre supreme”. Por fatmirësisht rrethanat e tashme janë krejt të tjera, ndërsa vetëm mendësia e vjetër. Kjo mendësi, nuk do të mund ta viktimizojë Vjosa Osmanin si dikur Musine Kokalarin, disidenten e vetme ne politikën shqiptare, e cila i vinte Shqipërisë me uinversitete europiane e jo me shkolla partiake të natës, si ishin burrat, që intelektualen e dënuan ta mbajë fshisën në dorë. Unë, si pjesëtar i shoqërisë shqiptare, do ta kisha lutur proviniencën kulturore, krijuese, mediale por pse jo edhe politike që sa më pak ose fare të mos e mveshë guximin e grave dhe vlerat e tyre me termin burrëri se nuk iu bëhet nder atyre, as si gjini e as si faktor vendimtar në shoqëri.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Faruk Tasholli:SHQIPTARËT NUK PAJTOHEN ME TRAJTIME JOMERITORE
» Burri i Vjosa Osmanit në ligjëratë te Shefqet Krasniqit (Video)
» Hetimet për rastin e Nazim Bllacës
» Faruk Tasholli
» Faruk Tasholli :
» Burri i Vjosa Osmanit në ligjëratë te Shefqet Krasniqit (Video)
» Hetimet për rastin e Nazim Bllacës
» Faruk Tasholli
» Faruk Tasholli :
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi