Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Faruk Tasholli:SHQIPTARËT NUK PAJTOHEN ME TRAJTIME JOMERITORE

Shko poshtë

Faruk Tasholli:SHQIPTARËT NUK PAJTOHEN ME TRAJTIME JOMERITORE Empty Faruk Tasholli:SHQIPTARËT NUK PAJTOHEN ME TRAJTIME JOMERITORE

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jun 07, 2016 10:12 pm

Faruk Tasholli:SHQIPTARËT NUK PAJTOHEN ME TRAJTIME JOMERITORE 13164477_1137045726314771_4043204213917009033_n

Faruk Tasholli:SHQIPTARËT NUK PAJTOHEN ME TRAJTIME JOMERITORE

( Intervistë me Imzot Nikë Prelën, Ipeshkv i Ipeshvisë së Kosovës, e bërë në dhjetor të vitit 1993 për gazetën FORUMI, që aso kohe dilte në Prishtinë me drejtor Shaip Beqirin dhe kryeredaktor Adem Demaçin)

Forumi: Imzot, posa jeni kthyer nga vizita që i bëtë Vatikanit. Cili ishte qëllimi i vizitës Suaj kësaj radhe?

N.PRELA: Siç e dini, çdo ipeshkv është i detyruar që çdo pesë vjet të bëjë vizitë zyrtare në Vatikan, të quajtur Adlimina apostolorum, me ç'rast ai duhet t'i vizitojë disa kongregata (ministri) të disa resorëve ku do të paraqesë gojarisht dhe me shkrim gjendjen në ipeshkvinë ku vepron. Paralelisht me këtë, çka është edhe më kryesorja, sipas rregullit, ipeshkvi do të takohet edhe me Papën, të cilit ia dorëzon relacionin e vet dhe me të bisedon sy më sy, pa praninë e askujt tjetër. Kësaj radhe unë kam marrë pjesë me gjashtë ipeshkvë të tjerë, prej Suboticës deri në Kotorr. Në këtë përbërje ishim dy ipeshkvë shqiptarë (Tivari,Kosova), dy hungarezë (Subotica, Zrenjanini), një slloven (Beogradi), një keoat (Kotorri) dhe një rusin. Kjo është teprica e konferencave ipeshkvnore të ish-Jugosllavisë. Të shtoj këtu se kjo vizitë më ka lënë përshtypje shumë të mira e pozitive në afirmimin e popullit tonë në ato qarqe. Madje jam befasuar kur kam parë se kongregatat janë të informuara imtësisht për gjendjen e këtushme të rëndë.

F: Po biseda me Papën, nëse mund ta përshkruani së paku sipërfaqësisht, si rrodhi në një takim aq të mirëpritur?

PAPA MË PYETI PËR KOSOVËN
Faruk Tasholli:SHQIPTARËT NUK PAJTOHEN ME TRAJTIME JOMERITORE 13406914_1158237190862291_901442077863330324_n

N.PRELA: Për arsye se Papën e pashë pak të lodhur, se si dihet, ai e ka lënduar dorën dhe tash përdor vetëm dorën e mëngjër, bisëdën me të nuk insistova që ta zgjasë tepër. Kam folur me të në disa pika të shkurtëra. Në pyetjen e Tij të parë se çka ka të re në Kosovë, për të cilën është shumë i interesuar, iu përgjigja: Me të gjithë ata që jam takuar, që kur kam ardhur këtu, u kam thënë se gjatë kësaj vizite dua të di prej jush se ç'ka të re për ne! Atje ku jetoj e punoj jemi të bombarduar me rrena nga propaganda e pushtetit në fuqi. Pastaj i thashë se Ai në krye me kishën kalolike është fajtor për të gjitha të zezat te ne ose në botë. Me kësi fjalori, i thashë, flet propaganda armiqësore për Ju.

F: E Shenjtëria e Tij, si reagoi në keto fjalë?

N.PRELA: Ai u fik gazit dhe tha se është mësuar me këto akuza, por unë po vazhdoj të punoj në favor të paqes për të gjithë popujt e botës, pa përjashtuar as popullin serb. Pastaj kemi prekur çështjen e të drejtave të pakicave etj. etj. I thashë se kam përshtypjen se për disa çështje qenësore flitet nga aspekte të kundërta, ndërsa parimi duhet të jetë i vetmi dhe i njëjti për të gjithë njerëzit. Prandaj, kur është fjala për ne shqiptarët, që shpesh na quajnë si pakicë, me ç'trajtim nuk pajtohet populli shqiptar, sepse qëndrimi i tij është të mos presë kurrfarë të drejtash nga dikush tjetër. Duhet të dihet se ne do t'i kemi ato të drejta natyrore që na përkasin ontologjikisht. Në këtë kontekst mund të flitet për pengesat e realizimit të të drejtave natyrore nga një pushtet i panatyrshëm. A është e drejtë njerëzore, për shembull, nëse na lejon dikush ta shfrytëzojmë diellin, ta gëzojmë ujin, ta shkelim tokën etj. Sa i përket organizimit shtetëror sipas logjikës së natyrshme, çdo popull don të jetë i inkorporuar në mënyrë të natyrshme derisa gjendet në atë mes.
Nëse jam unë bir i një familjeje të zhvendosur nga Shqipëria nën presionin turk dhe të ngulitur në Kotorr, ku kam lindur në kohën e pushtetit të Austro-Hungarisë së atëhershme, madje para formimit të Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene, ky vend po ashtu është imi. Prandaj edhe gjithë shqiptarët, përkrah popujve të tjerë, dëshirojnë që të mos jenë të penguar në zhvillimin e të drejtave natyrore, etnike, shtetërore etj. Në të gjitha këto vizita kemi hasur në një gatishmëri tek mikpritësit. Si do të mund t'ju ndihmonim?- pyesnin ata.


F: Përpos vizitave zyrtare, Ju sigurisht keni bërë edhe vizita të tjera. Cila ishte përmbajtja e tyre?

N.PRELA: Të shtoj se pos tjetrash kemi qenë të detyruar t'i vizitojmë së paku katër bazilikata (kisha mbretërore), si atë të Shën Pjetrit, të Shën Palit, të Shën Gjonit dhe të Zonjës së Bekuar. Në to jam lutur për popullin tonë, sidomos në kishën e Shën Palit, i cili në letrat e tij përmend Ilirikun dhe shpreh simpati ndaj këtyre anëve. Jam lutur mbi varrin e Shën Jeronimit, dalmat të fisit ilir, i cili ka përpunuar gjithë shkrimin e shenjtë – Biblën. Pashë përmendoren në nder të të Lumit Klement – me prejardhje albano-shqiptare. Të shtoj me këtë rast se ngado që kam kaluar, kam parë e dëgjuar njohjen e të tjerëve të çështjes sonë, madje edhe nga ana e taksistëve dhe e qytetarëve të tjerë.
Po ashtu , e kam ndie për detyre të vizitoj edhe vëllezërit taë arbëreshë të ritit oriental në Grotta Ferrata, jashtë Romës, ku na e kane shtruar sofrën. Afër tyre hasa dy shtëpi të virgjëreshave me motrat tona shqiptare nga Kosova. Vizitova edhe qendrën „Besa“ në Romë që e udhëheq monsinjor Eleuterio Fortino, ku më 27 nëntor kam marrë pjesë në një tubim bashkë me Ipeshkvin arbëresh monsinjor Lupinaq dhe disa personalitete të tjera. Në mesin e tyre e kam takuar edhe Nermin Vlora Falaskin, e cila më ka lënë përshtypje të shkëlqyeshme si një intelektuale e formuar dhe e dobishme për ne. Aty kam takuar edhe zonjën Bogdani nga Tirana (një shkencëtare emri i së cilës tash s'po më kujtohet), e cila ma tregoi një studim të saj me të dhëna të reja të hulumtimit të saj nga arkivi i Vatikanit mbi korespondencën e Skënderbeut me papët. Kam vizituar edhe seksionin shqiptar të Radio Vatikanit, ku u përqafova vëllazërisht me Rrok Mirditën, arqipeshkvin e Durrësit.


F: Vizitat Tuaja, siç duket, sa kanë qene misionare, aq edhe të këndshme. Çka do të theksonit posaçërisht me këtë rast?

DO TA MBROJ TË DREJTËN DHE TË VËRTETËN

N.PRELA: Më 29 nëntor, ditën kur na pranoi Papa, filluam me një meshë të përbashkët në Kapelën e tij, ku na i drejtoi disa fjalë rasti. Pas meshës dhe pas një bisede të shkurtër me secilin prej ne ipeshkëve, na thirri në drekë, gjatë së cilës u zhvillua biseda miqësore mbi situatën të ne e në botë.Me secilin ipeshkv ka ndërruar mendime, duke treguar kështu njohuritë e mira mbi gjendjen në çdo ipeshkvi që përfaqësonim ne. Unë e falënderova Papën në emër të popullit tim për gjithë hapat që i ka marrë dhe i merr për popullin shqiptar. Pastaj e kam kënaqur duke i thënë se te ne rritet hovshëm numri i meshtarëve dhe virgjereshave, të cilët i kemi edhe jashtë Kosovës, që nga Shqipëria e deri në Amerikë. Gjithashtu i theksova edhe marrëdhëniet tona të shkëlqyeshme me vëllezërit tanë myslimanë, me të cilët kemi gjenezën, kulturën, historinë, vuajtjet dhe armikun e përbashkët. Vizita jonë zyrtare mund të themn se përfundoi me një darkë solemne që na e shtroi monsinjor Gabriele Montalbo, ambasadoi i Vatikanit, i cili sot është edhe nunci i Bjellosusisë dhe drejtor i Akademisë Papnore Diplomatike, në të cilën përgatiten diplomatët e ardhshëm. Aty studiojnë nxënësit nga mbarë bota.
Nuk mund të mos shtoj se sa isha atje, dëgjova edhe për vizitën e këtij ministrit të jashtëm Jovanoviq të kësaj farë Jugosllavie. Kur erdhi ai në Romë, e pritën në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Vatikanit, diku nga ora 23 e natës, duke i parashtruar pyetje se si jeton populli në Jugosllavi. Ankesat e tij për gjendjen e vështire të jetesës dhe kërkesat për ndihmë humanitare nuk pinë ujë, pasi qëndrimi i zyrtarëve të atjeshëm ishte i prerë, se ndihma humanitare ka nga të gjitha anët e botës, por ato nuk mund të shfrytëzohen për luftë dhe vetëm për një popull, si janë mësuar zyrtarët jugosllavë.


F: Jemi të interesuar me këtë rast të dimë edhe për gjendjen në Ipeshkvi, kur dihet se populli ynë jeton nën dhumë e terror, sigurisht që as ju nuk shpëtoni lehtë.

N.PRELA: Rasti i fundit që na e ka tërhequr vëmendjen ishte burgosja e një frati françeskan nga Gjakova, me një akuzë të pathemeltë e të trilluar, sepse impostacioni ka qenë i rrejshëm, nga që ditën kritike, e cila ishte në pyetje, frati as që ka qenë këtu, por ishte në Shqipëri. Ai definitivisht ka dalë prej burgut me gjithë grupin i cili është akuzuar e burgosur me të. Raste të ngjashme kanë ndodhur edhe përpara, por janë përsëriur shumë brenda këtyre 50 vjetëve, kurse kohët e fundiut bie në sy orientimi i pushtetit për t'i akuzuar shqiptarët e pafajshëm për të dëshmuar disi fajësinë e tyre kolektive. Unë prapë do të ndërmarr hapa përkatës për mbrojtjen e së drejtës dhe të së vërtetës.

F: Morëm vesh se këto ditë u botua edhe një libër i Shtjefën Gjeçovit, të cilin si dorëshkrim e keni zbuluar Ju.

GJON SERREQI MË CYSTE TË VIJA NË KOSOVË

N.PRELA: Ne kemi shumë libra të shtypur në Itali që duhet të sillen këtu. Edhe Vatikani ka marrë premtimin që do të lejohet importimi i tyre. Në mesin e atyre librave është i shtypur edhe libri i biografisë së Krishtit nga Shtjefën Gjeçovi. Pasi që po ju intereson, mund të them se vërtet rastësisht e kam shpëtuar nga humbja. Pas zbulimit e kam përgatitur për botim duke ua dhëne ekspertëve që ta kryejnë punën e tyre që libri të dalë sa më mirë që është e mundur. Besoj se edhe ky sukses u arrit.

F: Gjatë misionit Tuaj shumëvjeçar baritor, keni njohur njerëz e vise të ndryshme. Dëgjuam se jeni njohur edhe me Gjon Serreqin?

N.PRELA: Me Gjon Serreqin jam njohur para Luftës së Dytë, kur si student i teologjisë u kthye që të më vizitonte në Kotorr.Gjatë atij takimi ai më cyste që të vija në Kosovë, por unë isha i lidhur me Ipeshkvinë e Kotorrit, duke mos ditur se një ditë vërtet do të vija në Kosovë dhe do të bëhem ipeshkv. Si lidhen nganjëherë gjërat! Dëshira dhe porosia e Gjonit paska qenë e realizueshme, ani që ai u vra i ri. Pastaj si kujtim nga Gjoni kam edhe një kartolionë, të cilën ma ka dërguar qysh atëherë vëllai im nga Italia e ku nënshkruhet edhe Gjoni. Më vonë pata dëgjuar për veprimtarinë e tij atdhetare.

F: Imzot, si duket jeni paksa i lodhur dhe po prisni që bisedës t'i japim fund.

N.PRELA: Tani për tani po përgatitem për një rrugë të shkurtër baritore, për tek besimtarët tanë në SHBA, e para nisjes shfrytëzoj rastin të përshëndes mbarë popullin tim e t'ua uroj për shumë mot Krishtlindjet dhe Vitin e Ri, atyre që i festojnë dhe atyre që i nderojnë!

F: Këtë urim edhe Juve personalisht ua drejton Redaksia e „Forumit“!

N.PRELA: Ju falemnderit e paçi këmbë të mbarë!

Bisedoi: Faruk Tasholli

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi