Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

E dhimbshme: Familja 10 anëtarëshe e ‘mbytur’ në varfëri (Foto)

Shko poshtë

E dhimbshme: Familja 10 anëtarëshe e ‘mbytur’ në varfëri (Foto) Empty E dhimbshme: Familja 10 anëtarëshe e ‘mbytur’ në varfëri (Foto)

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jun 20, 2015 7:03 pm

E dhimbshme: Familja 10 anëtarëshe e ‘mbytur’ në varfëri (Foto)


E dhimbshme: Familja 10 anëtarëshe e ‘mbytur’ në varfëri (Foto) Largea_famil200651434801791


E gjithë dita i shkon duke shëtitur përreth shtëpisë së saj. Është tetë vjeçare por nuk e ndjekë shkollën. Asnjëherë nuk ka qenë aty. Kushtet shumë të rënda të jetesës i’a pamundësojnë asaj të jetojë njësoj si bashkëmoshatarët e saj. Shpesh, nëna e saj nuk ka mjaftë ushqim që ta për atë. Fytyra i rri e varur, sikur don të tregojë se e ka një hall. Ardiana është vajza e Bashkimit dhe Vahidës. Çifti që jeton në fshatin Janjevë të Lipjanit ka tetë fëmijë dhe nuk i kanë as kushtet elementare për jetesë. Asnjëri nuk janë të punësuar, jetojnë vetëm nga shuma që marrin social.


E dhimbshme: Familja 10 anëtarëshe e ‘mbytur’ në varfëri (Foto) Famil20061


Sot nuk kanë asgjë në shtëpi. Vaj, kripë dhe pak qumësht, asgjë tjetër nuk ka Vahidja që të i’u shtrojë tetë fëmijëve të saj. Nuk kanë as shtretër të mjaftueshëm për të kaluar natën. Madje, edhe dyert e shtëpisë i’u mungojnë.
Vahidja mundohet të rrëfejë për jetën e saj në skamje...

“Tetë i kam, asnjë nuk i kam në shkollë. Dyer jo, kauqa jo, 10 anëtarë me tre kauqë flemë, krejt tela janë. As sfungjerë, as jastekë, as asgjë. Fëmijë lypin me ngrenë e me pi, nuk kanë asgjë hiç”, thotë ajo.


E dhimbshme: Familja 10 anëtarëshe e ‘mbytur’ në varfëri (Foto) Famil20062


Kur tetë fëmijët kërkojnë për të ngrënë, Vahidja e ka shumë të vështirë të gjendet përballë tyre.
“Ndodhë që prej sabahu deri në aksham janë pa ngrenë e pa pi. As nuk kam miell as asgjë”, thotë ajo.
Fëmija më i madh i familjes është 12 vjeç, derisa më i vogli pritet t’i mbushë 2.


E dhimbshme: Familja 10 anëtarëshe e ‘mbytur’ në varfëri (Foto) Famil20063


Këta fëmijë asnjëherë nuk u ndjenë ‘nxënës’. Nuk qenë asnjëherë pjesë e një shkolle, siç janë bashkëmoshatarët e tyre.
Nëna e tyre thotë se nuk ka mundësi t’i regjistrojë ata në shkollë.
“Në shkollë asnjë nuk kan shkuar, nuk kanë veshë, as mbathë, asgjë...veç me u tranu”, thotë ajo.


E dhimbshme: Familja 10 anëtarëshe e ‘mbytur’ në varfëri (Foto) Famil20064


Dita i’u shkon në shtëpi. E as aty pothuajse nuk kanë si të qëndrojnë. Si pasojë e mos-mobilizimit të shtëpisë shpesh brenda i’u hynë edhe ndonjë kafshë.
E kur mërzitën, dalin e shëtisin përreth oborrit të tyre. Por edhe këtë e kanë mjaftë të vështirë. Rruga që të shpien në shtëpinë e tyre është e gjitha e prishur.
Nata i mbledhë bashkë në shtëpi, të strukur pranë njëri tjetrit.
Vahidja nuk di se çfarë të bëjë në këto kushte të rënda. Ajo lutë të gjithë njerëzit qëllim-mirë që t’i ndihmojnë me aq sa kanë mundësi.
“Lutna me më ndihmu se jam ngushtë, nuk kam asgjë, jemi mbetë katastrofë”, thotë ajo.


E dhimbshme: Familja 10 anëtarëshe e ‘mbytur’ në varfëri (Foto) Familja-10-anetareshe3
E dhimbshme: Familja 10 anëtarëshe e ‘mbytur’ në varfëri (Foto) Familja-10-anetareshe1
E dhimbshme: Familja 10 anëtarëshe e ‘mbytur’ në varfëri (Foto) Familja-10-anetareshe2.jpg
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

E dhimbshme: Familja 10 anëtarëshe e ‘mbytur’ në varfëri (Foto) Empty Re: E dhimbshme: Familja 10 anëtarëshe e ‘mbytur’ në varfëri (Foto)

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jun 21, 2015 1:23 pm

E dhimbshme: Familja 10 anëtarëshe e ‘mbytur’ në varfëri (Foto) Anton_ceta
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi