Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Familja e ish-pjesëtarit të UÇK-së në varfëri

Shko poshtë

Familja e ish-pjesëtarit të UÇK-së në varfëri Empty Familja e ish-pjesëtarit të UÇK-së në varfëri

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jan 03, 2012 9:03 pm

Familja e ish-pjesëtarit të UÇK-së në varfëri

Familja e ish-pjesëtarit të UÇK-së në varfëri Arkiv

Në kushte të vështira dhe pa gjërat më elementare për jetë, por vetëm në një dhomë prej 9 metrash katror, pa izolim pa dritare dhe me një çati të improvizuar tani dhjetë vite me radhë, jeton familja tre anëtarëshe Aliu nga fshati Senakos i Vrapçishtit të Maqedonisë.

Zonja e kësaj shtëpie e ka më së vështiri, që nga vdekja e bashkëshortit të saj Gazmend Aliu, i cili ishte ish-pjesëtarë i UÇK-së.

Për gjendjen e kësaj familje prononcohet babai i Gazmendit të ndjerë, plaku Beshiri cili me lot në sy shpjegon kushtet në të cilët jeton familja e djalit të tij.

“Kështu jeton gati dhjetë vite, me kushte të dobëta pa punë, djali mundohet me argatllëk ashtu me sëmundje. Jeton me ndihmë sociale 2000 denarë. Po tash ndihmojnë edhe shokët për shtëpinë, shoqata të cilën e falënderoj dhe fshatarët që ndihmojnë këtyre fëmijëve t`ua ndërtojnë këtë shtëpi”, tha plaku i familjes Aliu.

Pas njohjes me kushtet e kësaj familjeje, Shoqata Humanitare “Mëshira” nga Tetova në bashkëpunim me fshatarët e fshatit Senakos, kanë premtuar ndërtimin e një shtëpie për këtë familje.

“I ndjeri është ish luftëtar I UÇK dhe veteran I luftës e kemi pas shok dhe e kemi si obligim edhe kombëtar edhe moral që ti ndihmojmë kësaj familjeje se gjendja është katastrofale ku jetojnë. Ne si shoqatë morëm aksion dhe materialin ndërtimor e kemi siguruar , po edhe një shoqatë nga Gjermania kanë shpreh vullnetin dhe janë bashkëngjit në këtë aksion”, u shpreh Haki Lushtaku, menaxher i SHKH “Mëshira”.

“Fshati nuk i ka ndihmua përpara aq shumë sepse se kemi ditur si e ka gjendjen kjo familje, por pasi i ndjeri ndërroi jetë nga një sëmundje e rëndë erdhën fshatarët dhe e pamë se si jeton”, tha bashkëfshatari Ibraim Velia.

Nga shoqata “Mëshira” dhe këshilli i fshatit, thonë se brenda një muaji do të arrijnë që të ndërtojnë shtëpinë për këtë familje të ish pjesëtarit të UÇK-së që edhe ajo të jetoj në kushte sado pak normale edhe pse nevojat janë më të mëdha pasi ajo jeton pa të ardhura meqë askush nuk është i punësuar.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi