Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM GASHI - ÇKA PO THUE O GJYSHI PLAK?

Shko poshtë

AGIM GASHI - ÇKA PO THUE O GJYSHI PLAK? Empty AGIM GASHI - ÇKA PO THUE O GJYSHI PLAK?

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jun 21, 2015 8:16 pm

AGIM GASHI - ÇKA PO THUE O GJYSHI PLAK? Lidhja-e-prizrenit



AGIM GASHI

ÇKA PO THUE O GJYSHI PLAK?



Babë e bir po bisedojnë
Bisedojnë edhe vajtojnë,
-Çka i thu kësaj pune o baba plak
-Vetë jem ba armiq n´konak.


Mos humb shpresat o Gjyshi plak
-S´pritet ma as shumë as pak,
Kend me e vra, kend me luftu?
Kuku për ne e kuku për mu!


Vllau-vllaun sot e urren
Ja then vorret, me mujt e prenë,
Ja zë frymën e ja qet lakun,
Këtij atdheut po ja pinë gjakun.


Mbuloj mjerimi nji popull t´vjetër
Duen me ba atdheun tjetër,
Me ja kthye Sulltan Muratin
E haraç prapë me qitë gjakun.


Me mbyll gruen e me mbyll nanën
Me mbyll motrën e me kthye gjamën,
Vorret vllau me ja shkatërru
Me poshtru, me e turpëru!
Po ja zhdukin doket shqiptarit
Vet i lëshuem radhë tradhtarit, 


Hije t´keqe sofrës, maxhes
Marrin grue bijën e axhës.
U que n´kambë po gjyshi plak
Nga sytë qet prej dhimbjes gjak,


Po na mallkojnë toka e dheu
Jo me përralla s´mbrohet atdheu.
Lutet gjyshi, shumë s´ankohet
Në vepër t´Gjergjit përbetohet,
Zoti i Madhe shpëtoje Arbninë
Në rrugë të mbar ktheje rininë.


Mos të vritemi e mos t´hasmohemi
Kështu donë anmiqtë e vjetër,
Turku e shkau na e pinë gjakun
Pasha Zotin sot s´bahen tjetër.


Kem nji gjak e nji atdhe
Këtu vdiqëm e këtu kem le,
Qysh se moti e n´kohna t´lashta
Kishim vorre të përbashkëta.


Shtrije vëlla ti dorën shtrije
T´jemi bashkë si na ka hije,
Me dashni e mik pas miku
Shkamb i fortë kundër anmikut.


21.06.15
Düren


 — 


Edituar për herë të fundit nga Agim Gashi në Mon Jun 22, 2015 12:53 am, edituar 1 herë gjithsej
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

AGIM GASHI - ÇKA PO THUE O GJYSHI PLAK? Empty KOMENT ME VARGJE NGA PËRPARIM HYSI

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jun 22, 2015 12:49 am

KOMENT ME VARGJE NGA PËRPARIM HYSI


Date: Sun, 21 Jun 2015 20:30:02 +0200
Subject: Re: Një poezi e rastit dhe e momentit!
From: perparimh@gmail.com
To: sharkia_323@hotmail.com


Hajd Agim ty të lumtë goja
Kush s'të don, i ka dalë boja.
Historia prapë nuk kthehet
Nuk di mendja kujt po i rrehet.

Nuk kanë turp e nuk kanë marre
I dëgjon,thuj: bajnë hajgare!
Nuk ka lojë me historinë
Janë pa erz e janë pa din

Lini grind e lini sherr
Vllazën jemi,o të mjerë
Të bashkuar   e bëjmë fuqinë
Edhe rrisim trimërinë.

Përparimi
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

AGIM GASHI - ÇKA PO THUE O GJYSHI PLAK? Empty Musa Jupolli-Mentor Thaqi:BASHK, O LLAPUSHI I NIKUT

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jun 22, 2015 11:00 pm

AGIM GASHI - ÇKA PO THUE O GJYSHI PLAK? 1604687_777378155624925_1781498546_nAGIM GASHI - ÇKA PO THUE O GJYSHI PLAK? 487639_4709006851218_865922855_n



Vargu yt nuk komentohet, qahet e këndohet .../// në vend të komentit edhe unë e Musa i bashkohemi dhimbjes, mllefit dhe rrebelimit tënd, Agim vëllau: 


BASHK, O LLAPUSHI I NIKUT

(mos ia shpurisni plagen Kombit se nuk ua falë, qebesa)
me llapje nuk bëhet 
rregull
o Llapushi i Nikës
vëje doren në zemër dhe dëgjo t´rrahurat
e jo në bythë të marrësh të grahurat
gjaku është yni, fetë na erdhën,
hë i daltë tymi ... kah edhe rrjedhën
paj, t´përbashkët keni djepat ... t´pa ndarje
o Llapushi i Nikës,
po pse t´mos kemi bashk edhe varre
apo na verboi kojtja me marre
mos dilni kundër vetes, kundër Zotit, kundër jetës ...
fenë e përzgjedhë secili
si edhe i jepet emër
ashtu si mbillet n´zemër
një gjak, një gjen, një ADN ... shqip den baba den
muslimanë e t´krishtenë
bashk, bashk, bashk ... LlapushNiku jem
t´krishtenët i kam si Plis mbi vetull,
bardhësi dhe ndritje balli,
i kam dhe libër t´shenjtë nën sqetull,
s´më ndanë as gëzimi, as halli,
më bashkon vëlladashuria ... malli
...
Mentor Thaqi VS., 20.06.2015
(drejtpërdrejt, i revoltuar dhe në rrebelim)




Musa Jupolli
Llapushnik


Pesqind vjet otoman 
Gjuhën nuk ta mësova
Pesqind vjet më shtërngove
Shqiptarizmën ma kundërshtove
Librin shqip ma ndalove
Për fatin tënd të dhunimit
I pangopshëmi ujk cullmadhi
*
Otoman o varfëri shpirti
Lojën e matrapazit e luajte
Në gjuhë të fisit emrin tim 
Me shpat ma ndërrove
Po Shqiponjën në zemër gravuar
T' Besimit shqip nuk ta fala 
Se jam dhe jemi gjenezë e këtij dheu
Që nuk duron Sulltan Murata 
Të pa besimit të njerëzimit
Gjergjit iu friksove nga pamja
Aq më shumë nga trillimet që i mbolle
Në çfreni të tokave arbënore
*
Sot në Llapushnik ngërseve t'pa fetë
Që t'ma hedhësh lojën e ndytë
Po dije o i turpshëm se këtu më rrah zemra shqip
Llapushnik i Dardanisë je n'betim të Shqipërisë
Këtu ku Gjergjit i thonë Legjendë e shpëtimt të Arbërisë
Arbënia e Dardanisë
Ngre zë Llapushnik për atë Zot që të foli shqip
musajupolli, jam i Llapushnikut
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

AGIM GASHI - ÇKA PO THUE O GJYSHI PLAK? Empty Re: AGIM GASHI - ÇKA PO THUE O GJYSHI PLAK?

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi