Thaçi: Për mua vendosni kufirin te Molla e kuqe

Foto: Bota sot
(E plotësuar) - Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci, duke replikuar deklaratat e Albin Kurtit të Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se nuk mund të flasin për histori ata që nuk kanë kontribuar asgjë në të.
“Historinë nuk e bëjnë ata që dorëzohen si lepujt, por ata që luftojnë armikun”.
“Ju keni jeni dorëzuar si lepujt”, tha Grabovci duke iu përgjigjur reagimeve që vinin nga deputetët e VV-së.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi tha se për herë të parë në historinë tonë po vendosim vet për kufijtë tonë.
Ai tha se as një kufi ku jetojnë shqiptarët nuk janë formuar me vullnetin e shqiptareve.
“Për herë të parë në historinë tonë po vendosim për kufijtë tonë, ashtu siç kemi vendos për Maqedoninë dhe Shqipërinë. Mali i Zi e ka ndihmuar Kosovën në në shtet ndërtim. Ky shtet e ka njohur Kosovën”, tha Thaçi.
Ai tha se duhet të koncentrohemi që këtë çështje ta përmbyllim në mënyrën më të mirë të mundshme, ashtu sikur që ka qenë dhe sipas Pakos së Ahtisarit.
“Për sa i përket dëshirave, për mua qitne tek Molla e kuqe e në Tivarë kufirin”, tha ai.
Kurti: Po vazhdon rrudhja e Kosovës
Deputeti Albin Kurti deklaroi se kontestet kufitare po vazhdojë dhe se Kuvendit të Kosovës i nevojitet materiale për takime me përfaqësuesit e Malit të Zi sepse nuk i besohet Hashim Thaçit.
Ai tha se për të vendosur marrëdhënie me fqinjët dhe privilegje aso kohe janë fal toka Malit të Zi prej 5 pesë kilometra në brendi të Kosovës.
Kurti tha se Kosova ka humbur gjithsej 6. 600 hektar dhe rrezikon t’i humb edhe 500 hektar.
Hoxhaj: Askush s’është i interesuar të jap një pjesë të Kosovës
Në emër të grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës Enver Hoxhaj tha se në kuptimin politik kanë të bëjnë me shënjimin e vijës kufitare mes dy shteteve dhe në këtë kuptim askush nuk mund ta shënjoj një kufi në mënyrë të njëanshme.
Ai theksoi se askush nuk është i interesuar as të dhurojë një pjesë të Kosovës, por askush nuk është i interesuar as ta pranoj një pjesë të territorit të Kosovës.
Hoxha shtoi se kufijtë e dikurshëm krahinor shndërrohen në kufij ndërshtetëror dhe vija kufitare me Malin e Zi ka një kontinuitet prej vitit 1945.
“Vija kufitare të cilën e ka përcaktuar Komisioni është në përputhje me Kushtetutën e vitit 1974”, tha Hoxhaj.
Po ashtu, sipas Hoxhajt shënjimi i vijës kufitare me Malin e Zi është edhe në bazë të marrëveshjes së Ahtisaarit që është marrëveshje ndërkombëtare.
Thaçi: Kosova nuk humb tokë në demarkacionin me Malin e Zi
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme Hashim Thaçi tha se ajo që është thelbësore për demarkacionin mes Kosovës dhe Malit të Zi, është se Kosova nuk humb asnjë metër katror në demarkacionin me Malin e Zi.
Thaçi ka thënë se Kosova nuk humb asnjë metër katror sipërfaqe në procesin e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi. Ai ka thënë se ky proces është në dobi të Kosovës dhe të qytetarëve të saj.
“Në kuadër të frymës së fqinjësisë së mirë, kemi nisur edhe procesin e demarkacionit të kufirit me shtetet fqinje. E kemi përfunduar me Shqipërinë dhe Maqedoninë, jemi duke e përmbyllur me Malin e Zi dhe po punojmë që këtë ta bëjmë edhe me Serbinë, që një herë e përgjithmonë t’i vihet pikë çështjes së kufijve në Ballkan”, ka thënë ai.
Demarkacioni është proces i shënjimit të kufirit mes dy shteteve, ashtu siç është në dokumentet zyrtare në tokën mes shteteve dhe nuk është proces i negocimit të kufirit, ka thënë Thaçi, por është proces teknik i vizatimit të kufirit që ekziston në dokumentet kadastrale. “Me këtë proces janë marrë personat më kompetentë dhe më përgjegjës, të mbledhur në Komisionin Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror”, ka thënë Thaçi.
Zëvendëskryeministri Thaçi ka thënë se Komisioni shtetëror për Shënjimin dhe mirëmbajtjen e Kufirit shtetëror, është emëruar nga Qeveria e Republikës së Kosovës me mandatin për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi në pajtim me marrëveshjen ndërkombëtare.
“Marrëveshja ndërkombëtare është pakoja e Ahtisari 2007, Aneksi VIII, Sektori i Sigurisë në Kosovë, Neni 3, alineja 2. Pastaj, kufiri i KSAK 31, dhjetor 1988. Kjo vijë kufitare sipas Pakos së Ahtisarit dhe në bazë të deklaratës mbi shpalljen e pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008, është në përputhje të plotë me Kushtetutën e vitit 1974 dhe me të gjitha dokumentet tjera relevante”, ka thënë Thaçi.
Ai ka treguar se komisioni ka organizua r dhe mbajtur mbi 20 takime të drejtpërdrejta në terren me qytetaret e zonës, takime me kryetaret e komunave kufitare si me Haki Rugovën, ish-kryetarin e Pejës, Ali Berishën, me kryetarin aktual Gazmend Muhaxherin, me kryetarin Rasim Selmanaj në Deçan, me kryetarin Agron Kuçi në Junik dhe i ka bërë edhe prezantim informues në Asamblenë e Komunës se Pejës, para asamblistëve dhe qytetareve të komunës së Pejës, duke ofruar dokumentacionin relevant për kufirin Kosovë-Mali i Zi.
Zëvendëskryeministri i parë, Hashim Thaçi, njëherësh ministër i Jashtëm i Kosovës, në interpelancën për demarkacionin me Malin e Zi ka thënë se komisioni ka bërë trajtimin e secilës pikë veç e veç në vijën kufitare, ka përshkuar në terren vijën kufitare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi duke zbatuar parimin e transparencës. “Dokumentacioni i përdorur nga Komisioni është i bazuar në kufirin e Kosovës dhe në harta kadast rale nga vitet 1974, 1988 dhe 2015. Në hartat topografike me shkallë 1:25.000 të viteve 1963, 1987, si dhe hartat topografike të KFOR-it nga qershori i vitit 1999. Në atlase të ndryshme tematike, harta historike të periudhave të ndryshme deri në ditët e sotme”, ka sqaruar Thaçi.
Ai ka thënë se janë trajtuar dokumentet, shkresat, foto-skicat dhe koordinatat nga matjete viteve 1931/32, 1974, 1988 dhe 2015, prej të cilave janë përpiluar dhe janë duke u përditësuar hartat kadastrale në shkallë 1:2500 për vijën kufitare me Malin e Zi.
“Komisioni, gjatë procesit të shënjimit të vijës kufitare ndërmjet të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, ka pas në konsideratë kujdesin maksimal ndaj pronave në zonën kufitare, duke kërkuar nga secili pretendues të bëjë kufizimin e pronës në terren sipas dokumentacionit që ka, pastaj disa herë ka mbajtur takime me banorët e zonës kufitare, së bashku duke shqyrtuar shqetës imet e tyre”, ka treguar Thaçi.
Në këtë aktivitet, sipas Thaçit, pronat e qytetarëve nga komuna e Junikut, Deçanit dhe Istogut në territorin e Malit të Zi për të cilët kishte dokumentacion, janë përkufizuar dhe tani ata i kanë pronat në pronësi dhe janë duke i shfrytëzuar pa asnjë pengesë.
Zëvendëskryeministri Thaçi ka thënë se Komisioni Shtetëror nuk ka mandat për “korrigjim“ të kufijve të vendosur gjatë historisë. “Çdo deklaratë se ka shmangie nga kufiri i vitit 1974 është e paqëndrueshme dhe e pa-argumentueshme me dokumente përkatëse legale, politike e historike”, ka thënë Thaçi.
Thaçi arrin në seancë, pritet debati me opozitën
I pari që ka arritur në sallën e Kuvendit të Kosovës është protagonisti i interpelancës, zëvendëskryeministri Hashim Thaçi.
Prezent në sall janë edhe deputetët e Vetëvendosjes. Pritet të zhvillohet një debat i nxehtë në mes Thaçit dhe opozitës.
Shtyhet sërish interpelanca e Hashim Thaçit
Pas dy votimeve radhazi ka dështuar zgjedhja e gjyqtarëve për Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, pasi që kandidatët e propozuar për këtë pozitën nuk morën votat e deputetëve.
Në raundin e dytë nga gjashtë kandidatët për Gjykatën Kushtetuese më së shumti vota mori Safet Hoxha, shefi i KRPP-së, i cili u votua me 61 vota, pastaj Gresa Caka-Nimoni me 57 vota, Selvete Gerxhaliume 48 vota dhe Hashim Collaku me 13 vota.
Derisa në fillim të garës ishin gjashtë kandidatë, ata pas raundit të dytë mbetën vetëm katër, duke u eliminuar Remzie Istrefi- Peci dhe Zef Prendrecaj, drejtor i Zyrës së Prokurorit Disiplinor.
Kështu pas numërimit të votave, kryetarit i komisionit për verifikimin e votimit dhe numërimin e votave për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, Hajdar Beqaj, konstatoi se asnjëri nga kandidatët nuk morën votat e mjaftueshme për të marrë titullin gjyqtar i GJK-së, duke deklaruar se konkursi për këto dy pozita do të përsëritet.
***
Interpelanca ndaj zëvendëskryeministrit Hashim Thaçi për demarkacionin me Malin e Z, është shtyrë sërish për në orën 15:00.
Më herët në Kuvend deputetët u pajtuan që interpelanca të mbahet në orën 14.
Shtyhet interpelanca për orën 14.00
Deputetë janë pajtuar që interpelanca me ministrin e Jashtëm Hashim Thaçin, të shtyhet për orën 14.00 kur të jetë i pranishëm edhe vet ministri./BS
Hajdar Beqa kërkon nga Qeveria heqjen e parcelave nga lista e shitjeve të AKP-së
Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që sa më shpejt të formohet Bordi i Agjencisë së Privatizimit të Kosovës, në mënyrë që Komuna e Gjakovës të mund të formojë Zonën Industriale.
Sipas tij, Qeveria duhet t`i mundësojë Gjakovës zhvillimet pasi që në këtë komunë janë bërë më së paku investime.
“Qeveria duhet të na ofrojë të dhëna se kur do të kompletohet Bordi i AKP-së. Të na garantohet ne deputetëve të Gjakovës, se jemi të gatshëm të ndihmoni komunën e Gjakovës duke marrë vendim për heqje nga shitja e disa parcelave të tokës duke mundësuar kështu zhvillimin e tri projekteve kapitale me vlerë totale 45.1 milion euro”, ka thënë Beqa.
Ai ka sqaruar se Gjakova pret përgjigje nga Qeveria për tri projekte: Fabrika e Trajtimit të ujërave të zeza, me vlerë deri në 13.6 milion euro, Ngrohtorja e qytetit, që pret grante nga Komisioni Evropian 11 milion euro dhe projekti madhor i infrastrukturës me financim nga BERZH-i.
Për këto projekte, Beqa ka thënë se pritet vendimi i Qverisë për të hequr parcelat e caktuara nga lista e shitjes së AKP-së.
Lexoni edhe këtë:
>>>Haradinaj rreth vijës kufitare me Malin e Zi: Problemi mund të ketë ndodh nga Marrëveshja e Kumanovës<<<
Fillon interpelanca për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, pa Thaçin
Përkundër kërkesës së zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi që interpelanca të shtyhet deri pas orës 14:00 për shkak se në atë kohë arrin në Prishtinë, deputetët kanë filluar interpelancën për demarkacionin e kufirit të Kosovës me Malin e Zi.
Kurse, Donika Kada Bujupi e Aleancës për Ardhmërisë së Kosovës, tha se interpelanca të filloi tani për shkak se zëvendëskryeministri nuk mund të shtyjë interpelancën, pasi që rregullorja e Kuvendit thotë se interpelanca mund të shtyhet vetëm nga parashtruesi i kërkesës së interpelancës.
Ndërkohë, Arben Gashi i LDK-së, tha se interpelanca nuk ka arsye të mbahet pa zëvendëskryeministrin sepse do të ishte monolog. Megjithatë, Kadri Veseli me kërkesën e parashtruesit të kërkesës filloi interpelancën për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.
Haradinaj: Qeveri ktheje vijën kufitare me Malin e Zi në vend të vet
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj duke paraqitur mocionin e interpelancës për zëvendëskryeministrin Hashim Thaçi, tha se kjo gjë nuk kemi të bëjë asgjë për vota, siç është thënë nga qeveritarët.
Haradinaj tha se Kosova dhe Mali i zi i kanë pasur kufijtë e vet të demarkuar në kohën e Jugosllavisë dhe kanë qenë të shënuar.
“Problemi mund të ketë ndodh nga Marrëveshja e Kumanovës. Korrigjimi i këtij gabimi është i nevojshëm...Nëse Qeveria është e pafuqishme ndaj marrëveshjes së Kumanovës, kanë mundësi të adresojnë me NATO-në”, tha Haradinaj.
Ai shtoi se ata nuk po i kërkojnë qeverisë së vendit asgjë tjetër, veç ta kthej vijën në vend të vet.
Haradinaj iu ka drejtuar PDK-së duke iu thënë se kanë udhëhequr me Qeverinë prej vitit 2008 dhe nuk e kanë korrigjuar këtë pjesë, prandaj ta bëjnë tash.
Derisa ka kërkuar nga LDK-ja që të mos pajtohen me këtë gjendje.
AAK-ja kërkon fillimin e interpelancës edhe pa Thaçin
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi përmes një deklarate me shkrim të dërguar në Kuvend ka thënë se do të kthehet në Prishtinë pas orës 14.00 pas një takimi zyrtar, dhe do të zhvillohet interpelanca në atë kohë.
Kjo ka nxitur reagime nga deputetët.
Deputetja Donika Kadaj Bujupi ka thënë se interpelanca duhet të filloj menjëherë, pasi ka gjasa që Thaçi mos të paraqitet sërish./BS
Veseli: Qeveritarët janë lodhur, janë në gjumë
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka filluar seancën me detaje shpesh qesharake. Ai duke arsyetuar qeveritarët që nuk janë në seancë tha se me siguri janë lodhur dhe janë në gjumë.
Ai duke iu përgjigjur ankesës së deputetit të Vetëvendosjes, Smajl Kurteshi për mungesën e kabinetit qeveritar gjatë pyetjeve parlamentare, tha se ata janë në gjumë derisa të vinë.
Kurse, duke numëruar votat e deputetëve foli edhe për Albin Kurtin, të cilin e quajti “lideri i madh”.
“Kemi një deputet që ka qenë i burgosur e ka probleme me dëgjim, tregomë a po dëgjohem se kur fola më herët krejt duart në vesh i mbanit”.
Topalli-Mustafës: Premtuat parajsë, po sjell ferr
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Topalli ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të zbatojë ligjin për kategoritë e dala nga lufta, të zbatojë ligjin për sigurimet shëndetësore, si dhe t’u mundësojë që të rinjët të kenë një perspektivë të sigurt.
“Ju nuk fituat garën politike por nuk keni të drejt të shisni Kosovën”, ka thënë ai.
Këtu reagoi Ismet Beqiri i LDK-së, duke thënë i thënë kryetarit të Kuvendit Kadri Veselit që të mos lejojë të shkelet rregullorja e Kuvendit, duke mos e dituar a po flet në emër të grupit apo jo dhe duke bërë propagandë politike.
Beqiri- Veselit: Mos i lejo fjalimet me propagandë të Moskës
Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri e ka lutur Kadri Veselin që të mos ua lejoj pafundësisht fjalimet deputetëve për, siç ka thënë ai, propagandë. Beqiri ka thënë se nëse i kishin lejuar edhe LDK-së do të bënin propagandë dhe do t’i mundnin të gjithë.
“Ju kisha lut mos krijoni hapësirë edhe mos e shkelni rregulloren kryetar, nuk është në rregull sepse po krijoni pa barazi në mes grupeve parlamentare. Atëherë duhet me na e leju të gjithëve ka një orë te shohim kush po propagandon më shumë me metoda në Moskës”, ka thënë Beqiri.
***
Kryetari i Kuvendit ka ironizuar me një fjalim të nxet të deputetit të VV-së, Faton Topalli, përderisa ishte duke folur për një temë të nxet në foltoren e Kuvendit.
Derisa ishte duke folur Faton Topali regjia ia ndaloj fjalimin, ndërsa kryetari i Kuvendit, Veseli i luti regjin që kur ka tema të nxehta të mos ndalet fjalimi i deputetëve.
Bajrami: Kujt t’i besojnë kur Mustafa po ikë nga kamerat
Seanca e Kuvendit të Kosovës ka filluar me shqyrtimin e projektligjeve.
Ndërkohë, Valdete Bajrami nga Nisma për Kosovën ka akuzuar kryeministrin dhe zëvendëskryeministrin për mos transparencë sa i përket bisedimeve në Bruksel.
Ajo iu drejtua kryeministrit Isa Mustafa dhe ministrit të jashtëm Hashim Thaçi për marrëveshjet në Bruksel, duke thënë se është koha të kfjelleni ose të largoheni.
“Kujt duhet t’i besojnë nëse ju i ikni kamerave. Pse askush nuk po e pranon që si delegacion ishit shumë të dobët dhe se e keni obligim të na tregoni se për çka keni biseduar.
Pajaziti: Bordet funksionojnë pa mbikëqyrje
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga PDK-ja Zenun Pajaziti ka kërkuar që të riorganizohet puna e bordeve qeveritare që ai i ka konsideruar se janë në numër jashtëzakonisht të madh.
Ai ka kërkuar që Kuvendi të punoj që këto borde të reformohen dhe të jenë më efikase.
“34 borde funksionojnë pa mbikëqyrje, disa herë ka dal kërkesa që të riorganizohen ato borde.
Në mandatin e kaluar komisioni për ekonomi ka iniciuar një rekomandim për Kuvend, që këto borde të jenë më efikase dhe ato rekomandime të risillen në seancë dhe të fillojnë reformimin. Ne nga komuniteti politikë të mos e marrim koston e keqpërdorimeve të mundshme në këto borde”, ka thënë Pajaziti gjatë deklarimeve të lira në seancën e Kuvendit.
Maloku: VV e do pushtetin, por jo edhe shtetin
Deputetja nga radhët e LDK-së, Doruntinë Maloku në seancën e Kuvendit të Kosovës ka ngrehu shqetësimin e saj lidhur me mos respektimin e simboleve shtetërore nga ana e Komunës së Prishtinës.
Maloku theksoj se janë bërë pothuajse dy javë që nga dita e çlirimit të Prishtinës, dhe në këtë ditë asnjë flamur shtetërorë nuk është parë të valojë në qytet.
Maloku ka shtuar se e njëjta gjë kishte ndodhur edhe me vendosjen e shtatores së Ismail Qemailit ku nuk u pa asnjë flamur shtetorë.
“ Dua të di nëse Ministria e Pushtetit Lokal ka kërkuar sqarim nga Shpend Ahmeti për mos prezencën e asnjë flamuri shtetëror në këto dy manifestime. Edhe unë e dua më shumë flamurin dardan të presidentit Rugova, por kjo nuk më jep të drejtën që ti mos respektoj simbolet shtetërore ato me të cilat Kosova përfaqësohet anë e kënd botës”, ka thënë Maloku.
Ajo ka shtuar se Komuna e Prishtinës siç duke e do pushtetin por jo edhe shtetin. Maloku ka kërkuar sqarim publik nga Ministria e Pushtetit Lokal lidhur me përdhosjen e flamurit shtetëror nga ana e Komunës së Prishtinës.
Deda: Duhet ta dimë se çka po merren vesh në Bruksel
Deputeti i Vetëvendosjes, Ilir Deda i është drejtuar kabinetit qeveritar më një sërë pyetjesh për negociatat në Bruksel.
Ai ka thënë se kompromiset në emër të Kosovës po vazhdojnë dhe janë duke u shkelur vijat e kuqe.
“Po më vjen keq që s’janë anëtarët e Qeverisë këtu që të dëgjojmë se për çka po mirren vesh në Bruksel. Si zakonisht kur Kosovë bën kompromisi kryetari i PDK thotë se nuk janë shkelur vijat e kuqe, mirëpo atëherë janë shkelur. Po e presim kryeministri që ta kuptojmë se për çka është marr vesh në Bruksel”, ka thënë Deda në seancën e Kuvendit.
Fillon seanca me 20 deputetë
Ka filluar seanca e Kuvendit të Kosovës. Në sallë janë të pranishëm momentalisht 20 deputet./BS
Vazhdon seanca plenare e Kuvendit
Me fillim nga ora 10.00 mbahet vazhdimi i seancës pleanre të Kuvendit të Kosovës. Derisa nesër do të diskutohet rreth krijimit të Gjykatës Speciale, ende ka zëra kundër krijimit të kësaj gjykate edhe nga ana e pozitës.
Ndërkaq opozita është kategorikisht kundër krijimit të kësaj gjykate./BS
Foto: Bota sot
Grabovci: Historinë nuk e bëjnë ata që dorëzohen si lepujt

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Nehat Jahiu:TE MOLLA E KUQE...
» Nehat Jahiu: TE MOLLA E KUQE
» Dardan Iliri:Deri te Molla e Kuqe!
» Thaçi:Vajzat dhe djemtë tanë po e kontrollojnë kufirin me Serbinë
» Edison Ypi: Molla Rama

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi