Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Muhabere Krasniqi: Ja me cilat fjalë më shantazhoi Elsamed Senaj, producent i Festivalit Prizreni Music Fes

Shko poshtë

Muhabere Krasniqi: Ja me cilat fjalë më shantazhoi Elsamed Senaj, producent i Festivalit Prizreni Music Fes Empty Muhabere Krasniqi: Ja me cilat fjalë më shantazhoi Elsamed Senaj, producent i Festivalit Prizreni Music Fes

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jul 04, 2015 12:56 pm

Muhabere Krasniqi: Ja me cilat fjalë më shantazhoi Elsamed Senaj, producent i Festivalit Prizreni Music Fes Muhabere



Muhabere Krasniqi: Ja me cilat fjalë më shantazhoi Elsamed Senaj, producent i Festivalit Prizreni Music Fes

Kengetarja Muhabere Krasniqi la vazhduar te publikoje edhe detaje te tjera te shantazheve te producentit Elsamed Senaj nga Shkodra ndaj kengetares Muhabere Krasniqi per te marre pjese ne naten finale te Festivalit  “ Prizreni Music Fest ”.
Pas intervistes dite me pare ne Botapress kengetarja Muhabere Krasniqi ka postuar ne rrejtin e saj ne Facebook edhe detaje te tjera te bisedes shantashuese te producentit shkodra ndaj kengetares kosovare.


Ja postimi i saj ne Facebook.

Të nderuar miq mike dhe adhurues të këngës sime!
ju drejtohem me respektin dhe dashurinë më të madhe, sepse ju ishit dhe jeni ata që më keni dhënë mbështetjen më të fuqishme në çdo kohë e rrethanë, ju ishit ata që edhe në rastin e tashëm të festivalit “ Prizreni Music Fest ” më dhatë frymë që t’i përballoj sfidat deri në kualifikimin për garën finale! Para disa ditësh ua dhash lajmin për mos pjesëmarrjen time, duke i përmendur edhe shkaqet e marrjes së këtij vendimi. Lidhur me këtë, ju njoftoj se pas publikimit të këtij informacioni, producenti Elsamed Senaj nga Shkodra, përmes mënyrave të ndryshme mundohet të nxirret nga kjo situate e mundimshme për të! Ai përmes formave të ndryshme, po mundohet që mua të m’a ndryshojë mendjen! Këtë po e bën permes disa kolgëve të mij, permes bisedave telefonike, dhe permes postimeve të tij në Fb! Krejt këto përpjekje të këtij njeriu tek unë do të kenë efektin e kundërt:
• Sepse unë kam hyrë në këtë festival me qëllimet më fisnike,;duke menduar se do të zhvillohet një garë e shëndoshë e me entuziazëm!
• Sepse për mua nuk është prioritet çmimi nga “juria e kurrdisur”, por mbështetja e adhuruesve të këngës sime;
• Sepse me pjesëmarrjen time dhe këngën Kushtuar Arbreshëve kam besuar se festivalit do t’i jap më shumë vlerë;
• Nuk kam menduar se, një organizator-producent i sojit të tillë si Elsamed Senaj do të ketë aso farë guximi, që për një garë të tillë të kërkoj para prej meje;
• Nuk tundohem fare, nga ofertat “joshëse” të tij, për fshirjen e njoftimit tim të paradoditshëm, duke më nominuar paraprakisht për 4 çmime;
• Nuk tundohem për faktin, se fjalen publike e mbaj me fanatizëm, sepse dua ta ruaj këngën e pastër të mos zbehet nga ndotësit e tillë, sepse kam dinjitet dhe intergritet njerëzor;
• Nuk tundohem, sepse as juve adhurues të këngës sime nuk dua t’iu zhgënjej për qëndrimet e mia parimore;
• E bëjë këtë veprim, sepse dua të frymoj dhe bashkudhëtoj me ju deri sa të më puojnë fuqitë fizike e psiqike.
Këto arsye të përmendura më sipër dhe përpjekjet e tij për të më demantuar mua permes faqes së tij në Fb do të mbeten të kota, sepse më detyrojnë që t’i publikoj bisedat e tij me mua, biseda që mund t’i vërtetojnë ekspertët dhe organet e drejtësisë, sepse ato i kam ruajtur, prandaj shihni të respektuarit e mi:disa shkrime nga producent Elsamed Senaj nga festivalit Prizreni Music Fest



 .Prizreni MusicFest
Elsamed Senaj Shkoder .
Numri i Shqiperis 00355666641421
I dergon Per Wester Union.
…Prizreni MusicFest


Muhabere don me e kry at pun a jo, nese nuk e Kryen.ti naten finale mos eja, sepse nk ja vlen Dego Pagesen 500 per finale dhe 2000 ero ke dy qmime me rendsi te madhe Pastj te ndimoj për vendin e par se ke kengen ma bukure deri më tash. nga gjithë konkurentet.
Prizreni MusicFest
Oooo, s“me plas per asgje . ore nuk svendos kush per gjerat e mia“ une i kam dhen emer Prirenit me ket Festival se Kosovaret nuk din të mbajnë festivale une i rregulloj votat Dergo pagesen Muhabere.mos e humb ket nat te madhe eshte për ju Në fund ju njoftoj se i kam incizuar edhe bisedat e mia me Elsahid Senajn edhe në skype, ato do të publikohen kur të përballemi me të në gjykatë! Me respekt të veçant Muhabere Krasniqi.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi