Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Arim Molliqi - CILI ËSHTË KUFIRI MES KOSOVËS DHE MALIT TË ZI NË BJESHKËT E ZHLEPI?

Shko poshtë

Arim Molliqi - CILI ËSHTË KUFIRI MES KOSOVËS DHE MALIT TË ZI  NË BJESHKËT E ZHLEPI? Empty Arim Molliqi - CILI ËSHTË KUFIRI MES KOSOVËS DHE MALIT TË ZI NË BJESHKËT E ZHLEPI?

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jul 13, 2015 8:04 pm

Arim Molliqi - CILI ËSHTË KUFIRI MES KOSOVËS DHE MALIT TË ZI  NË BJESHKËT E ZHLEPI? 10404524_1006048599424858_2958136355904497925_n
Arim Molliqi

CILI ËSHTË KUFIRI MES KOSOVËS DHE MALIT TË ZI 
NË BJESHKËT E ZHLEPI?


(Shkrim i riperseritur...)

Arim Molliqi - CILI ËSHTË KUFIRI MES KOSOVËS DHE MALIT TË ZI  NË BJESHKËT E ZHLEPI? 11709614_1074393505923700_7706823702752480987_n
Historia e rrudhjes se kufijve të Kosovës nga fqinjët tanë është e vjetër, por që ajo histori po vazhdon edhe sot pas pavarësisë së Kosovës. Në pikë të ditës, n´pik me diell tenja po na i han kufijtë, e ne çuditërisht, thuaja se heshtim. Se sa jemi të kushtuar rreth problemit të kufijve të Kosovës, tregon edhe papërgjegjësia e atyre që flasin pa ditur dhe pa pasur njohuri se, ku është kufiri i Kosovës me Malin e Zi, me Serbin dhe Maqedoninë? Këta mosnjohjes, as që i dinë mirë këta kufij. Vetëm kur reagojnë qytetarët për rrudhjen e kufirit, atëherë qeveritarëve dhe politikanëve tanë u bie ndërmend dhe dalin me deklarata paushallë, pa qenë te kufiri dhe pa ditur ku është ai. Kjo ndodhi edhe kur Mali i Zi vendosi tabelën me mbishkrimin “Mirë se vini në Mal të Zi”, 6 km. brenda territorit të Kosovës atje te kufiri i Kullës, dhe ishin qytetarët e Kosovës që reaguan kundër këtyre tabelave, pasi atyre po u prekej prona. Qytetarët ishin ata që tashmë ia dinin pretendimet e Malit të Zi, sepse edhe herëve tjera kishte ndodhur ndryshimi ose tkurrja e kufirit tonë. Pastaj, edhe pse kaluan tri vite nga ky mbishkrim, nga ky kontest, askush asgjë. Disa fshatra të Dukagjinit nuk mund të shfrytëzojnë bjeshkët e tyre as për kullosa verore...
1.
Shpesh thuhet se kufiri Kosovë- Mali i Zi, sipas Kushtetutës se vitit 1974, ka qenë te vendi i quajtur ‘Varri i Nuses’, 29 kilometra larg prej Pejës dhe 18 kilometra larg prej Rozhajës. Kufiri tash është 24 kilometra larg prej Pejës, te ura që quhet “ Të Qafa e Shkallës” mbi Jablanicës, 100 metra prej së cilës është vendosur tabela “Mirë se vini në Malin e Zi”. Ndërsa, sipas Planit Ahtisari, çështja e kufirit me vendet fqinje, përveç me Maqedoninë, parashihet të zgjidhet duke marrë parasysh “vijat e dikurshme kufitare” në kuadër të ish-Jugosllavisë, më saktësisht ashtu siç kanë qenë më 31 dhjetor 1988. Këto ditë, gjatë një pune, të mësoj rreth kufirit Kosovë-Mali i Zi, tek Kulla, hasa në disa shënime dhe tregime që sado pak tregojnë rreth këtij kontesti, por nga një qasje tjetër; qasje pronësoro-juridike, për të cilat shënime “besoj” se edhe ndonjë historian i yni, apo edhe komisioni i Kuvendit dhe Qeverisë që merren me sigurinë e kufirit i posedon këto shënime.
2.
Në vitin 1928, në kohën e shtetit SKS ( Drzavom Srbe, Hrvata i Slovenaca), disa pronar shqiptar nga Kosova ( Deçani, Peja, Burimi), kanë udhëhequr një kontest gjyqësor pranë Gjykatës e shkallës së parë të Beranes e cila me aktgjykimin e vet nr. 11284-B-110 të datës 14 shtator 1928, ua ka pranuar paditësve shqiptarë nga Kosova të drejtën si pronar të patundshmërive kontestuese, prona këto që kanë qenë në territorin e shtetit malazez. Ky aktgjykim gjendet në Arkivin historik të Malit të Zi. Kundër këtij aktgjykimi të shkallës se parë, ka bërë ankesë Shteti SKS, duke e dërguar lëndën në gjykatën Apelit në Shkup, si gjykatë e shkallës se dytë. Kjo gjykatë ka refuzuar ankesën e ankuesit dhe me aktgjykimin e vet nr. 2678 e datës, 25 maj 1929 e ka vërtetuar aktgjykimin e shkallës se parë të gjykatës se Beranes. Edhe ky aktgjykim i Gjykatës se Apelit të Shkupit gjendet në Arkivin historik të Malit të Zi. Mirëpo, pronarët shqiptar nga Kosova fitues nga gjykata e Beranes, i kanë shfrytëzuar këto prona deri në vitin 1949, kur qeveria komuniste e Malit të zi, nxori ligjin në “Gazetës Zyrtare” nr. 9/47 dhe 9/49, sipas të cilit ligj, përsëri shqiptarëve nga Kosova u merret e drejta e pronësisë në këto prona me kulturë bjeshkë. Këto prona të shqiptarëve nga Kosova ju falen Ekonomisë Pyjore të Rozhajes. Këto prona tani janë të evidentuara si prona shoqërore dhe janë shënuar në fletët poseduese nr. 33 KO Plunci II, 62 KO Daciqe, 142 KO Balotiqi, 143 KO Balotiqi, 250 KO Daciqi dhe 394 KO Boletiqi. Të gjitha këto prona fillojnë përgjatë kufirit të sotëm mes Kosovës dhe Malit të Zi. Fillojnë nga Kulla e deri në afërsi të qytetit të Rozhajes. Pran, nuk është kufiri as të “Varri i Nuses” që është aty tek qafa, as të Kulla që edhe ashtu është 2-3 km. në pjesën nga qafa ku është “ Varri i nuses” në drejtim të Rozhajes.
3.


Atë që nuk e bëjnë as qeveritarët, as deputetet, as politikanët e Kosovës, e bëjnë qytetarët e Kosovës. Në vitin 2005, përsëri disa qytetarë, ish pronarët e atyre pronave kanë ushtrua kërkesë për rikthimin e pronës se tyre legjitim. Kërkesën e kanë nënshkruar: Nezir Memaj, Arif Tahirukaj, Daut Shala, Ramë Dinaj, Sadri Rustemi, Ramiz Zogu, Ramë Ademi, Shaqë Avdija, Hasan Kameraj, Osman Fetahaj, Zymber Zeneli, Miftar Shala dhe Emin Krasniqi. (Kërkoj falje nëse ndonjëri nga këta persona në ndërkohë kanë vdekur, dhe këtu iu përmendet emri). Gjer sot, Komisioni i komunës së Rozhajes nuk ka marrë ndonjë vendim për rregullimin e pronësisë se këtyre pronave. Po, nuk po interesohet as Kosova që ti kthej 65oo hektar toke që Mali i Zi ia ka aneksua.
Pse?
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi