Arif Molliqi:Cili është kufiri mes Kosovës dhe Malit të Zi në bjeshkët e Zhlepit?
Faqja 1 e 1

Cili është kufiri mes Kosovës dhe Malit të Zi në bjeshkët e Zhlepit?
Arif Molliqi
[size=24]Shqetësime nga diaspora[/size]
Historia e rrudhjes se kufijve të Kosovës nga fqinjët tanë është e vjetër, por që ajo histori po vazhdon edhe sot pas pavarësisë së Kosovës. Në pikë të ditës, n´pik me diell tenja po na i han kufijtë, e ne çuditërisht, thuaja se heshtim. Se sa jemi të kushtuar rreth problemit të kufijve të Kosovës, tregon edhe papërgjegjësia e atyre që flasin pa ditur dhe pa pasur njohuri se, ku është kufiri i Kosovës me Malin e Zi, me Serbin dhe Maqedoninë? Këta mosnjohës, as që i dinë mirë këta kufij. Vetëm kur reagojnë qytetarët për rrudhjen e kufirit, atëherë qeveritarëve dhe politikanëve tanë u bie ndërmend dhe dalin me deklarata paushale, pa qenë te kufiri dhe pa ditur ku është ai. Kjo ndodhi edhe kur Mali i Zi vendosi tabelën me mbishkrimin “Mirë se vini në Mal të Zi”, 6 km. brenda territorit të Kosovës atje te kufiri i Kullës, dhe ishin qytetarët e Kosovës që reaguan kundër këtyre tabelave, pasi atyre po u prekej prona. Qytetarët ishin ata që tashmë ia dinin pretendimet e Malit të Zi, sepse edhe herëve tjera kishte ndodhur ndryshimi ose tkurrja e kufirit tonë. Pastaj, edhe pse kaluan tri vite nga ky mbishkrim, nga ky kontest, askush asgjë. Disa fshatra të Dukagjinit nuk mund të shfrytëzojnë bjeshkët e tyre as për kullosa verore...
1.
Shpesh thuhet se kufiri Kosovë- Mali i Zi, sipas Kushtetutës se vitit 1974, ka qenë te vendi i quajtur ‘Varri i Nuses’, 29 kilometra larg prej Pejës dhe 18 kilometra larg prej Rozhajës. Kufiri tash është 24 kilometra larg prej Pejës, te ura që quhet “ Të Qafa e Shkallës” mbi Jabllanicës, 100 metra prej së cilës është vendosur tabela “Mirësevini në Malin e Zi”. Ndërsa, sipas Planit Ahtisari, çështja e kufirit me vendet fqinje, përveç me Maqedoninë, parashihet të zgjidhet duke marrë parasysh “vijat e dikurshme kufitare” në kuadër të ish-Jugosllavisë, më saktësisht ashtu siç kanë qenë më 31 dhjetor 1988. Këto ditë, gjatë një pune, të mësoj rreth kufirit Kosovë-Mali i Zi, tek Kulla, hasa në disa shënime dhe tregime që sado pak tregojnë rreth këtij kontesti, por nga një qasje tjetër; qasje pronësoro-juridike, për të cilat shënime “besoj” se edhe ndonjë historian i yni, apo edhe komisioni i Kuvendit dhe Qeverisë që merren me sigurinë e kufirit i posedon këto shënime.
2.
Në vitin 1928, në kohën e shtetit SKS ( Drzavom Srbe, Hrvata i Slovenaca), disa pronar shqiptar nga Kosova ( Deçani, Peja, Burimi), kanë udhëhequr një kontest gjyqësor pranë Gjykatës e shkallës së parë të Beranes e cila me aktgjykimin e vet nr. 11284-B-110të datës 14 shtator 1928, ua ka pranuar paditësve shqiptarë nga Kosova të drejtën si pronar të patundshmërive kontestuese, prona këto që kanë qenë në territorin e shtetit malazez. Ky aktgjykim gjendet në Arkivin historik të Malit të Zi. Kundër këtij aktgjykimi të shkallës se parë, ka bërë ankesë Shteti SKS, duke e dërguar lëndën në gjykatën Apelit në Shkup, si gjykatë e shkallës se dytë, Kjo gjykatë ka refuzuar ankesën e ankuesit dhe me aktgjykimin e vet nr. 2678 e datës, 25 maj 1929 e ka vërtetuar aktgjykimin e shkallës se parë të gjykatës se Beranes. Edhe ky aktgjykim i Gjykatës se Apelit të Shkupit gjendet në Arkivin historik të Malit të Zi. Mirëpo, pronarët shqiptar nga Kosova fitues nga gjykata e Beranes, i kanë shfrytëzuar këto prona deri në vitin 1949, kur qeveria komuniste e Malit të zi, nxori ligjin në “Gazetës Zyrtare” nr. 9/47 dhe 9/49, sipas të cilit ligj, përsëri shqiptarëve nga Kosova u merret e drejta e pronësisë në këto prona me kulturë bjeshkë. Këto prona të shqiptarëve nga Kosova ju falen Ekonomisë Pyjore të Rozhajes. Këto prona tani janë të evidentuara si prona shoqërore dhe janë shënuar në fletët poseduese nr. 33 KO Plunci II, 62 KO Daciqe, 142 KO Balotiqi, 143 KO Balotiqi, 250 KO Daciqi dhe 394 KO Boletiqi. Të gjitha këto prona fillojnë përgjatë kufirit të sotëm mes Kosovës dhe Malit të Zi. Fillojnë nga Kulla e deri në afërsi të qytetit të Rozhajes. Pran, nuk është kufiri as të “Varri i Nuses” që është aty tek qafa, as të Kulla që edhe ashtu është 2-3 km. në pjesën nga qafa ku është “ Varri i nuses” në drejtim të Rozhajes.
3.
Atë që nuk e bëjnë as qeveritarët, as deputetet, as politikanët e Kosovës, e bëjnë qytetarët e Kosovës. Në vitin 2005, përsëri disa qytetarë, ish pronarët e atyre pronave kanë ushtrua kërkesë për rikthimin e pronës se tyre legjitim. Kërkesën e kanë nënshkruar: Nezir Memaj, Arif Tahirukaj, Daut Shala, Ramë Dinaj, Sadri Rustemi, Ramiz Zogu, Ramë Ademi, Shaqë Avdija, Hasan Kameraj, Osman Fetahaj, Zymber Zeneli, Miftar Shala dhe Emin Krasniqi. ( Kërkoj falje nëse ndonjëri nga këta persona në ndërkohë kanë vdekur, dhe këtu iu përmendet emri). Gjer sot, Komisioni i komunës së Rozhajes nuk ka marrë ndonjë vendim për rregullimin e pronësisë se këtyre pronave. Po, nuk po interesohet as Kosova që ti kthej 65oo hektar toke që Mali i Zi ia ka aneksua.
Pse?

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Arim Molliqi - CILI ËSHTË KUFIRI MES KOSOVËS DHE MALIT TË ZI NË BJESHKËT E ZHLEPI?
» AGIM GASHI - ÇAKORI ISHTE KUFIRI MES MALIT TË ZI DHE KOSOVES
» Agim Vuniqi: 28 Nëntori, Vidovdani..., cili është shkëlqimi nacional i shqiptarëve të Kosovës?
» ARIF MOLLIQI - SHAKAXHINJTË KULTUROR
» CIKËL POEZISHË NGA ARIF MOLLIQI

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi