Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Trifon Dafa:Parathenie e vellimit me tregime per femije RRUGICA E FËMIJËRISË

Shko poshtë

Trifon Dafa:Parathenie e vellimit me tregime per femije RRUGICA E FËMIJËRISË Empty Trifon Dafa:Parathenie e vellimit me tregime per femije RRUGICA E FËMIJËRISË

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jul 26, 2015 10:21 pm

Trifon Dafa:Parathenie e vellimit me tregime per femije RRUGICA E FËMIJËRISË Trifon-dafa



Trifon Dafa:Parathenie e vellimit me tregime per femije RRUGICA E FËMIJËRISË


Ështe dorzuar per botim ne shtepine botuese
2MPrinting Durres

Trifon Dafa:Parathenie e vellimit me tregime per femije RRUGICA E FËMIJËRISË 1545590_773794682638279_746758151_n

Trifon Dafa:Parathenie e vellimit me tregime per femije RRUGICA E FËMIJËRISË 11745740_1061263857224692_6799779848488610457_n

Profili i Skender Brakës si , publicist, poet dhe shkrimtar, në fushën e lëtërsisë tashmë ka prekur çdo pëllëmb të vendit, madje ai është bërë i njohur dhe i kërkuar edhe në Kosovë e në trevat shqiptare të maqedonisë. Ai është prezantuar disa herë përpara lexuesit të rritur dhe të vogël dhe është bërë i njohur si një krijues i talentuar dhe ambicioz. Nëpërmjetë krijimeve të tij Skënderi kurdoherë ka arritur të na paraqes me objektivitet punën dhe jetën e popullit tone, shpirtin e tij, mikpritjen tradicionale, dashurinë e pakursyer ndaj mikut dhe shokut, si dhe urrejtjen e thellë ndaj padrejtësive shoqërore dhe shkaktarëve të këtyre padrejtësive. Një sintezë e tillë autori e ka bërë në mënyrë të përsosur në një sërë shkrimesh të tij.
Vëllimi me tregime “ Rrugica e fëmijërisë,” që po i vihet në dorë lëxuesit të vogël është një përmbledhje me tematikë sa historike aq edhe jetësore. Krahas portretizimeve të figurave të njohura si ajo e Gjon Buzukut, atyre me më zë të Rilindjes tonë Kombëtare si; Naum Veqilharxhi dhe Jeronim De Rada dhe, për të vazhduar më tej me kolosin e arit skenik, aktorin e përmasave botërore, Aleksandër Moisiut. Autori në këtë vëllim ka prekur me n aka peneluar me mjeshtëri të lartë artistike dukuri dhe fenomene të botës së fëmijëve në jetën e tyre të përditshëme, shkollë dhe familje.
Porsa ke mbaruar së lexuari “ Inskenimin e vogël të aktorit të madh” bindesh se autori më shumë sesa ka dashur të na jap jetën në familjen e aktorit, i ka mëshuar idesë se “Njerëzit e mëdhenjë lindin, rritin dhe piqen si të tillë në gjirin e familjes dhe të shoqërisë ku ata bëjnë pjesë”, se ata janë produkt i saj. Veqilharxhi, shkruesi i të parit “Evëtar” na portretizohet si një njeri që kur vinte puna për çështjen kombëtare, asgjë nuk ishte e negociushme për të. Ninulla e largët e një nëne, që e shoqëron gjatë gjithë tregimin si një lejtmotiv, nuk është gjë tjetër veçse vazhdimësia e jetës dhe e etjes për dije të popullit tonë. De rada edhe pse i ngrys ditët e fundit të jetës së tij në një varfëri, e gjenë një copë lumturie për veprën e tij të shkruar edhe tek vlerësimet e larta që i bëjnë njerëz të shquar të artit dhe kulturës francize si Lamartini. Mjaftë bukur, me shumë finesë dhe me terpër ndjenjë autori na përshkuan një copë jete fëmijërore tek eseja “Ikja e lejlekut” Aq të lidhur na e paraqet autori botën e madhe të fëmijëve me atë të shpendëve si dhe dashurinë që ata kanë ndaj tyre saqë, rëndomë ata nuk e këmbejnë atë as me bukën e gojës. Urtësisë së të atit se ; “ Pas tharjes së kënetës, në tokat që do të hapen, do të mbillet grur. Grurë që ti , të mos hash më krunde, por bukë të bardhë.” fëmija i përgjigjet: “Nuk dua bukë të bardhë babi, jo.. dua lejlekun tim. Dua lejlekun tim. Nuk dua që të thahet këneta.” Mjaft intrigues është edhe tregimi “Vajza me sy nga deti”. Sa i dhimshëm, aq edhe optimist. Një tregim që të mban peshë dhe gojë hapur deri në fund.
Me shumë interes është edhe prekja prej autorit të njërës prej plagëve, që po merr gjithnjë e më shumë përmasa të mëdha në shoqërinë tonë : luftën për mbijetesë, në të cilën nuk kanë mbetur pa u përfshirë edhe fëmijët, të cilët në një mënyrë apo në një tjetër, mundohen të sigurojnë sado pak të mira material për veten dhe familjen. Për të shtjelluar këtë temë autori si në tregimin e parë “Gurorja e nëmur” ashtu edhe në tregimin “Rrugica e Femijerisë” ka vënë në qëndër personazhe tipike nga jeta jonë e përditshme. Fëmijë, që ndjejnë mbi supet e tyre barrën e rëndë ekonomike dhënë përmes përpjekjesh të vazhdueshme. Ngjarjet e tregimit “Gurorja e Nëmur” janë reale. Ajo është një ngjarje e jetuar në njërin prej qyteteve juglindore të vëndit. Është diçka më shumë se një dramë rrënqethëse. Por është më mirë ta lëmë vetë lexuesin e vogël që ta përjetoj vetë atë ndodhi .
Ajo që të bënë përshtypje dhe që të rrëmben në tregimet e këtij vëllimi është jo vetëm stili i veçant i të rrëfyerit, por edhe depërtimi i tij në botën e brendshëme të personazheve, madje autori na i përshkruan ata me ngjyrime aq të gjalla dhe jetësore san a bënë të mendojm se gjithësejcili prej tyre është diku këtu përpasa, mes apo pas nesh, që ne e shohim përditë dhe që po përditë marrim prej tyre dashurinë e madhe për jetën.
Për ta mbyllur, më duhet të them se me këtë vëllim, autori na ka dhënë një buqetë të bukur dhe të këndshëme të botës së madhe të fëmijëve me ëndërrat dhe problemet e tyre, që nuk janë të shkëputura nga problemet e shumta të ditës. Ua rekomandoj gjithë fëmijëve t’a lexojnë sepse në sejcilin prej tregimeve të vëllimit gjithkush do të gjej diçka nga vetja dhe nga ambjenti që i rrethon.



Trifon Dafa
Studiues dhe shkrimtar
foto e Skender Braka
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi