Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mulla Xhevati: Askush s’mund ta kontestojë Gjergj Kastriotin si hero, as Nënë Terezën si humaniste

Shko poshtë

Mulla Xhevati: Askush s’mund ta kontestojë Gjergj Kastriotin si hero, as Nënë Terezën si humaniste Empty Mulla Xhevati: Askush s’mund ta kontestojë Gjergj Kastriotin si hero, as Nënë Terezën si humaniste

Mesazh nga Agim Gashi Fri Aug 07, 2015 5:15 pm

Mulla Xhevati: Askush s’mund ta kontestojë Gjergj Kastriotin si hero, as Nënë Terezën si humaniste


Mulla Xhevati: Askush s’mund ta kontestojë Gjergj Kastriotin si hero, as Nënë Terezën si humaniste Largea_1438935488


“Toleranca ndërfetare në Kosovë ka një histori aq të gjatë të kultivimit sa që disa tendenca të izoluara aktuale për ta prishur atë nuk mund të vijnë në shprehje asnjëherë”, thotë Mulla Xhevat Kryeziu.


Një shembull ilustrues për këta thotë se janë edhe faljet e gjaqeve mes familjeve me përkatësi të ndryshme fetare. Ai tregon se raportet mes Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Ipeshkvisë së Kosovës janë të shkëlqyeshme. I pëlqen ta parafrazojë një thënje. “Ne i kemi të ndryshme Bajram e Pashkë, por besë e nder i kemi bashk, ka thënë Arshi Pipa, shqiptarinë e kemi bashk”, thekson Mulla Xhevati.
“Ne me përfaqësuesit e bashkësisë katolike jemi në raporte të duhura, kemi takime të rregullta, bëjmë gara sporti mes vete, urohemi për festa dhe kështu ne vetëm e përfaqësojmë vullnetin e qytetarëve të dy besimeve për tolerancë e harmoni ndërfetare në Kosovë”, shpjegon Mulla Xhevati i cili shihet në televizion me hoxhallarë të tjerë duke luajtur futboll me priftërinjtë në Klinë në raste të veqanta.
Ky hoxhë thotë se askush nuk mund ta kontestojë figurën kombëtare të Gjergj Kastriotit. “Gjergj Kastrioti ishte dhe mbetet heroi ynë kombëtar, ata që përpiqen ta mohojnë këtë janë raste e mendje të izoluara”, shprehet ai. Nënë Tereza, ndërkaq sipas Mulla Xhevatit është një humaniste me të cilën kombi shqiptar përgjithësisht duhet të mburret me të.
Ai përgjigjet edhe rreth veprimeve të ISIS-it nëpër botë. “ISIS nuk është në shërbim të islamit, të fesë muslimane, nuk ka të bëjë me parimet e islamit, pasi zoti nuk thotë të heqen koka njerëzish, koka fëmijësh”, thekson Mulla Xhevati për Portalin “Online”.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi