Ilir Gashi: A e tradhëtoi Hashim Thaçi Gjergj Kastriotin kur e quajti turkun ''vëlla''?
Faqja 1 e 1
Ilir Gashi: A e tradhëtoi Hashim Thaçi Gjergj Kastriotin kur e quajti turkun ''vëlla''?
[/size]
A E TRADHETOJ HASHIM THAQI GJERGJ KASTRIOTIN KUR E QUAJTI TURKUN ”VELLA”?
Nga Ilir Gashi
Ne ç`drejtim shkojne shqiptaret, Lindje apo Perendim, apo njëri në Lindje dhe tjetri në Perëndim?
”Historia na mëson se ne nuk mësojmë nga historia”
Deklarata e Hashim Thaqit në cilësinë e kryeministrit të Kosovës, me rastin e vizitës së kryeministrit turk Erdogan ishte skandaloze jo vetëm për vet Hashim Thaqin si person, por edhe fyerje e rëndë për dinjitetin kombëtar dhe shqiptarët e besimit katolik. Publikisht, pa u hamendur në prani të mediave e quajti kryeministrin turk vëlla, që më vonë i përdori edhe “argumentet”.
Athua vallë, Hashim Thaqi e njeh historinë e popullit shqiptarë? A e di Hashim Thaqi se mijëra shqiptarë humbën jetën në luftë me turqit gjatë 5 shekujve? A e di hashim Thaqi se Turqia pas një marrëveshje sekrete me Serbinë shpërnguli 500 mijë shqiptarë dhunshëm në stepet e Azisë? A i kujtohet Hashim Thaqit se Slloboda Millosevici si argument të fortë për të bindur bashkësinë ndërkombëtare deklaronte haptas se shqiptarët do të krijojnë një shtet islam në zemër të Europës I cili do të rrezikojë tërë rajonin? A e di Hashim Thaqi që Shqipërisë i është kërkuar nga BE-ja të c`anëtarsoj Shipërinë nga Konferenca Islamike para se të bëhet marrëveshja me BE? A e di Hashim Thaqi që popullin tone nuk e lidhë asgjë me atë të Azisë së largët por jemi europian dhe duhet të i ruajmë vlerat europiane këtu ku jemi bashkë me europianët tjerë? Athua UDB-ja edhe këtu ka dorë, sikurse që po del se edhe lufta në Maqedoni ka qënë e inicuar nga UDB-ja?
Më bëri përshtypje shkrimi i Fadil Lepajës ku i shtjelloj shumë mire sjelljet e dy shqiptarve.
“Vëllezërit” e Demaçit dhe të Hashimit.
Asgjë nga e kaluara nuk asocion për lidhje vëllazërore në mes Turqisë dhe shqiptarëve, e veçanërisht kosovarëve, nëse nuk e marrim parasysh prezencën e një numri të madh të kosovarëve në Turqi , të cilët mbërritën atje në bazë të marrëveshjeve sekrete në mes të shtetit turk dhe Jugosllavisë, dhe në funksion të spastrimit etnik sistematik të zhvilluar nga shteti serb që nga koha e Lidhjes së Prizrenit e këndej. Interesat e grupeve ekonomike, nuk mund të jenë arsye e mjaftueshme me luajt me të kaluarën apo të ardhmen e këtij vendi dhe qytetarëve të tij. Dikur bëhej humor nëpër “odat” tona politike me “vëllezërit e Adem Demaqit” ku aludohej në serbët edhe pse shteti serb e kishte mbajtur në burg mbi 27 vite, ndërkohë që tash po na dalin në skenë edhe “vëllau” i Hashimit, i cili erdhi në krye të shtetit, i cili na kishte pushtuar për 500 vjet rresht, dhe krejt kjo po synohet me u shitë si një “hamburger” politik të cilin qytetarët e këtij vendi duhet me e ngrënë pa bërë shumë fjalë. (Fadil Lepaja)
Nëse e lëxon këtë shkrim ti, Hashim Thaqi të sugjeroj lexim të vemendshem të korrespondimit me shkrim te Gjergj Kastriotit dhe Sulltan Muratit dhe se si duhet të mbrohet kombi me dinjitet.
Letra e Sulltan Muratit për Gjergj Kastriotin
Sulltan Murati, duke qenë shumë i inatosur me Gjergj Kastriotin, i çoi një ambasador me një letër me këtë përmbajtje:
“Murati, Perandor i turqve dhe Princ i Lindjes, ty, Skanderbeg, njeriu ma mosmirënjohës në botë. Nuk mund të përshëndes as më shum as pak, duke qenë se ti u bane anmik për vdekje i kunorës sime, ndërsa të rritsha me dashuni, si të ishte biri im, duke u mundue gjithmobnë për me të nderue e me të ngritë në pozita të mëdha e të nalta, siç baj me miqtë e më dashamirët e mij. Ti u rebelove e më ke shkaktue shumë dame, siç e di vetë dhe siç është njohur nga bota mbarë. Unë nuk mund ta marrë me mend se si shkoi kjo punë; ndofta për fatin se nuk ta ktheva shtetin prindëror ose pse ti gjithmonë ke pas qëllim që të mohosh fenë e Profetit Muhamed dhe të kthehsh (siç ke veprue) në fenë kristiane, për të humbë shpirtin tand.
Gjergj Kastrioti ne mes tjersh i shkruan
”Prandaj të lutem, që për shpëtimin e shpirtit tand, të dëgjosh prej meje një këshillë shumë të mirë. Po të lexosh me kujdes Kuranin, d.m.th., përmbledhjen e mësimeve hyjnore, do të kuptosh se cili prej nesh e ka gabim. Nga kjo kam shpresë se në qoftë se ti do të arrijsh të gjykosh gjithçka drejt dhe të bindesh nga arsyeja, do të pranosh fenë shumë të shenjtë të Krishtenë, e vetmja në të cilën të gjithë njerëzit kërkojnë shpëtim, shpëtojnë, e jashtë saj çdokush tjetër sikterroset. Dhashtë Zoti që ti të pranojsh që të ndriçojë Shpirti i Shënjtë e të vijsh e të pagëzohesh e të fillojsh me jetue si i krishtenë.”
Sulltan Murati
Por s’ka dyshim, se po ta kisha ditë dëshirën tande, do të kisha ba gjithçka ti dëshroje, sepse ti e di mirë (siç shpesh të kam thanë) që unë kam dëshirue së tepërmi me të plotësue çdo kërkesë. Unë jam përpjekë me të dashtë ma shumë se këdo tjetër të oborrit tim, për virtytet e tua të rralla. Duke e ditë ti, se unë brenda pak ditësh do ta ktheja shtetin atnor, e duke e ditë se nuk do ta mohoja fjalën e dhanë, ti je sjellë kundër detyrës sate, duke u rebelue, veprim për të cilin meriton qortim të madh dhe dënim të rreptë, pra meriton mërinë dhe mohimin tim. Nga ana tjetër, duke pas parasysh veprat e tua të lavdishme që në të kaluemen (duke qenë në shërbimin tim) i ke krye për mbrojtjen dhe dhe naltësimin e shtetit tim, duke i shërbye besnikërisht kunorës sime, pothuaj s’jam i detyruem ta zbus inatin, që me të drejtë më ka pushtue ndaj teje. Duke pas vendosë me veprue kështu, të them se due, që pas faljes sime, të vlejnë ma tepër shërbimet që kam pas prej teje, për me të shpërblye (që nga ana ime nuk do të mungojë) se sa hakmarrja që duhet të përdorsha ndaj teje për mungesat e tua, meqense u rebelove ndaj meje pa asnjë arsye dhe që shkaktove aq damtime ndaj meje dhe ndaj njerzëve të mi.
Prandaj ta dish se ti mund të sundosh mbi shtetin tand, që të përket si trashëgim, por me një konditë, që të më rikthesh atë pjesë të Shqipnisë që kam përfitue nga tjetërkush dhe jo nga prindi yt, të cilën, kundër çdo të drejte, ma ke marrë e përvetësue. Të them që ti të ma rikthesh, përndryshe betohem në Zotin, Profetin Muhamed, në shpirtin e babës tim dhe aftësinë dhe forcën e shpatës sime, që do ta përdor kundër teje, për me të dëbue nga ai vend për inatin tand. E në qoftë se do të shpëtoshë gjallë, do të detyrohesh që të shkosh lypsar nëpër botë. Ti e di se unë mund ta ngrej një ushtri prej 150.000 vetësh, ndërsa ti ke pak ushtarë e nuk je në gjendje të më përballojsh. Këtë po ta them sepse nuk due me ta bë të keqen. Të kam paraqitë të mirën dhe të keqen. Ty të takon tani me zgjedhë si të kesh qejf dhe për këtë mund t’i besosh ambasadorit dhe shërbëtorit tim Hajredinit, i cili do të flasë gojarisht në emën tim për gjithçka, sipas porosisë sime.
Në Adrianopol më 16 Qershor 1444.
Përgjigja e Gergj Kastriotit
Pasi e kuptoi shumë mirë letrën dhe pasi e dëgjoi me kujdes fjalën e ambasadorit të Sulltan Muratit, Skënderbeu e falënderoi dhe e nderoi ambasadorin e pas pesë ditësh e nisi duke i dhënë një letër për padronin e tij, në përgjigje të asaj të Sulltanit, me këtë përmbajtje: “Gjergj Kastrioti, i quejtun Skanderbeg, Princ i Shqiptarëve, i çon të fala të shumta Sulltan Muratit, Princit të Turqve dhe Perandorit të Lindjes. Prej shërbëtorit dhe ambasadorit tand, Hajredinit, e mora letrën që më kishe nisë, ku fillimisht ti më thoje se nuk mund të më jepshe as shumë dhe as pak të fala, sepse unë të qenkam rebelue dhe sepse unë të paskam ba (siç thue) shumë dame. Po të përgjigjem: megjithëse, çdo gja që kam ba kundër teje ngjan sikur të jetë ba prej ndonjë anmiku, të them, se çdo herë që ti do t’i shikosh punët me synin e arsyes, në këtë rast, se çka e sa asht krye prej meje unë gjykoj se jam tregue (jo anmik) por shumë mik.
Për këtë, them, se asgja nuk do të t’ishte e vështirë të bahej, të cilën unë të mos e bajsha, por që të mos ishte kundër vullnetit të Zotit. E për sa thashë, duhet të bindesh, ngase unë pretendoj të jem mik. Por në qoftë se ti ankohesh se unë kam rifitue lirinë time, me shtetin e tim eti, gabohesh, sepse nuk mendoj të të kem fye, sepse më takon vetëm mue dhe jo ty, dhe jam përpjek të baj çka i takon nderit tim. Në qoftë se turqit, ushtarët e tu, që rrinë në viset e Shqipnisë, erdhën kundër meje që të luftojnë me armë në dorë, a nuk ishte e drejta ime me luftue kundër atyne që donin të më sulmonin? E në qoftë se e përvetësova atë pjesë, sepse i munda me trimërinë time, faji nuk është i imi, por i tyne, ose i atij që i shtyni kundër meje. E pse unë kam thye ushtrinë tande, të komandueme nga Ali Pasha, nuk besoj se kam veprue kundër detyrës sime, duke qenë se unë po mbrohesha nga ai që po më sulmonte. Së fundi, në qoftë se unë e braktisa fenë e Muhamedit, e u ktheva në fenë time të vërtetë të Jezu Krishtit, jam i sigurtë që kam zgjedhë anën ma të mirë: sepse tue zbatue mësimet e tij të shenjta, jam i bindun se shpirti im do të shpëtojë dhe jo (siç thue) të humbë. Prandaj të lutem, që për shpëtimin e shpirtit tand, të dëgjosh prej meje një këshillë shumë të mirë. Po të lexosh me kujdes Kuranin, d.m.th., përmbledhjen e mësimeve hyjnore, do të kuptosh se cili prej nesh e ka gabim. Nga kjo kam shpresë se në qoftë se ti do të arrijsh të gjykosh gjithçka drejt dhe të bindesh nga arsyeja, do të pranosh fenë shumë të shenjtë të Krishtenë, e vetmja në të cilën të gjithë njerëzit kërkojnë shpëtim, shpëtojnë, e jashtë saj çdokush tjetër sikterroset. Dhashtë Zoti që ti të pranojsh që të ndriçojë Shpirti i Shënjtë e të vijsh e të pagëzohesh e të fillojsh me jetue si i krishtenë.
Gjergj Kastrioti
Atëhere, unë, do të kisha kënaqësi me të njoh si Princin ma të madh të Botës e me t’u ba (siç kam qenë) një shërbëtor i mirë dhe mik. Për këtë ti do të bindesh shumë mirë, kur të shikojsh se sa me sinqeritet dhe mirësi unë të ftoj me të shpëtue shpirtin, për lavdinë dhe madhështinë e shtetit tand. Prandaj tuj të thanë, se megjithë se jam përpjek të mbrohem nga ty dhe nga forcat e tua, të mbetem mik, tue të premtue se kurdo që të bajsh atë që të këshillova, pra që të kthehesh i krishtenë, unë do të rikthej jo vetëm atë pjesë të Shqipnisë që ti më kërkon, por edhe gjithçka unë mbaj e kam në këtë botë dhe do të jem gjithnjë shërbëtori yt i mirë. Përndryshe, të jesh i sigurtë, se unë nuk mundem, nuk due dhe nuk detyrohem, për shumë shkaqe dhe aryse, që të pranoj ato që ti shkruen. Kryesisht pse turqit nuk e mbajnë kurrë besën ndaj të krishtenëve dhe janë fqinj të këqinj të tyne, e nuk due që të rrezikoj e humbas atë që Zoti më ka dhanë. Prandaj mos u fodullos për sa më thue që me ta rikthye atë pjesë të Shqipnis që ti u ke marrë të tjerëve e jo babës sim. Ato vise që ti vetë thue se kanë qenë të të krishtenëve, edhe të mos kishin qenë të prindit tim, meqense unë jam një Princ i Krishtenë, më takojnë mue dhe jo ty. Si rrjedhim, asht ma se e volitshme dhe e arsyeshme që nji i krishtenë të zotnojë atë që ka qenë e të krishtenëve (mbasi nuk kanë një Princ të tyne) dhe jo ti, që ke një fe tjetër kundërshtare.
Aq ma tepër më takojn mue, sepse i kam marrë me të drejtë e me armë në dorë. Duke qenë se ti don me përvetësue ato që kanë qenë të të krishtenëve, dhe jo të pafeve, duhet të bahesh i krishtenë, siç të lutem e të këshilloj, prandaj përsëri të lutem që të pagëzohesh, përndryshe unë do të përndjek dhe do të jem anmik për vdekje i yti. Shpresoj me rimarrë sa më parë gjithçka që ti ke marrë nga pronat e të krishtenëve e jo që unë me të lëshue një pëllambë tokë. Për sa i përket betimit që ke ba me më dëbue nga vendi im, përndryshe në qoftë se nuk vritem ose nuk kapem, do të jem i detyre me shkue si lypsar, ta diejsh se po të mos isha i krishtenë, nuk do të guxoja me t’u përgjigjë, por tuj iu drejtue fuqisë hyjnore, që mbahet nga Zoti që qeveris gjithë Mbretnitë, gjithmonë do të kënaqem me çdo gja që do të ndodh prej vullnetit të tij dhe do të jem gjithmonë shumë i kënaqun për gjithçka të më vij prej tij, si për të mirë si për të keq. E për sa thue se do të më bajsh fatkeq, të përgjigjem se kam besim e shpresë se do të mbrohem nga forcat e shumta që me të cilat më kërcënon se do të më sulmojsh.
Megjithatë duhet ta dijsh mirë se fitorja nuk përcaktohet nga sasia e njerzëve, por përparësisht nga vullneti hyjnor, tue pasë nga ana e vet madhëninë hyjnore dhe të drejtën, pastaj në aftësinë dhe urtësinë e Komandantëve. Në qoftë se deri tani unë i kam tregue ato cilësi, do të besoja se Pashallarët e tu do të kenë informue ma se nji herë. Por të them se as lajkat dhe as kërcënimet e tua, nuk janë të mjaftueshme që të lëkundin shpirtin tim. Asht e vërtetë që, sikur ti të kthehesh i krishtenë, atehere pa tjetër, do t’isha i detyruem me ba gjithçka që ti do të dëshiroje. Megjithatë, i premtoj Madhënisë sate, se nuk do të ndërrmar kundër teje asnjë veprim, pa qenë i ngacmuem dhe i provokuem ma përpara, prej teje ose njerzëve të tu. Juve sa mund t’ju duket e pëlqueshme, përunjësisht ju përfalem. Nga kampi ynë më 14 Korrik 1444”. Letërkëmbimet e Gjergj Kastriotit, për herë të parë janë dhanë nga Dhimitër Frangu, prej të cilit më pas i kanë marrë autorët e tjerë. Fund
Në kuadër të vizitës që bëri Kosovës, kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan, për vizitë në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës u prit nga Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava me bashkëpunëtor.
Kryeministri turk Erdogan, i shoqëruar edhe nga kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava, përuruan, pas restaurimit, xhaminë “Sulltan Mehmet – Fatih” në Prishtinë.
Kryeministri turk tha se popujt e dy vendeve kanë një miqësi të konsoliduar ndër shekujt, e kjo miqësi i ka rrënjët në të kaluarën e përbashkët historike, kulturore, ekonomik, fetare e shpirtërore.
Erdogan, Thaqi dhe Ternava përuruan Xhaminë Sulltan Mehmet Fatih në Prishtinë
Ish kryeministri Hashim Thaqi nuk mundi të fshehë përuljen ndaj Erdoganit. E bëri të kundërten që Gjergj Kastrioti i tha Sulltan Muratit. Për më shumë flet fotografia.
A ka Kosova nevojë për lider të këtillë? Deri kur më ne gjithmonë të përulur dhe pa dinjitet? Ju, Hashim Thaqi jeni i padinjitetshem si person dhe pastaj edhe si lider. Jeni frikacak, për këtë ua kujtoj vizitën në Shtëpinë e Bardhë në SHBA kur z. Hillary Klinton iu drejtove me emrin z. Olbright. Psikoanalistët këtë e konsiderojnë si skandal nga paaftësia për të qënë lider.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Shkëlzen Gashi: Adem Jashari dhe Hashim Thaçi
» AGIM GASHI - HASHIM THAÇI NUK ËSHTË ÇKADO KRIMINEL!
» Mulla Xhevati: Askush s’mund ta kontestojë Gjergj Kastriotin si hero, as Nënë Terezën si humaniste
» Ilir Dardani: Gjergj Kastrioti dhe shqiptaret
» Një pyetje nga Ilir Dardani: A është Gjergj Kastrioti Hero i të gjithë Shqiptarëve? (I)
» AGIM GASHI - HASHIM THAÇI NUK ËSHTË ÇKADO KRIMINEL!
» Mulla Xhevati: Askush s’mund ta kontestojë Gjergj Kastriotin si hero, as Nënë Terezën si humaniste
» Ilir Dardani: Gjergj Kastrioti dhe shqiptaret
» Një pyetje nga Ilir Dardani: A është Gjergj Kastrioti Hero i të gjithë Shqiptarëve? (I)
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi