Prof. Idriz Zhegrova – vdiq papritmas në Prishtinë
Faqja 1 e 1

Siç morëm vesh nga familja e tij e ngushtë, prof. Idriz Zhegrova vdiq papritmas të mërkuren e kaluar me 22 gusht, duke i lënë në pikëllim të thellë dhe merzi të perjeteshme femijet dhe bashkeshorten, farefisin dhe te gjithe shoket, miqt dhe bashkepunetoret e tij ne Kosove dhe diaspore, perkatesisht ne Gjermani.
I ndjeri prof. Zhegrova rrjedh nga nje familje me tradita dhe prirje atdhedashurie, qe per ideal kryesor kishte clirimin e atdheut nga thundra serbijane. U lind me 1951 ne Dobraje te Madhe te Lipjanit, ku kreu shkollen fillore, per ti vazhduar mesimet ne shkollen Normale ne Prishtine, te cilen e kryen me sukses te shkelqyeshem dhe menjehere punesohet si mesues ne vendlindje, me te vetmin qellim qe t`i mesonte dhe edukonte gjeneratat e reja per nje jete te dinjitetshme dhe atdhedashuri. Ne te njejten kohe, krahas punes me nxenes, e regjistron edhe Fakultetin Filozofik drejtimin Gjuhe dhe Letersi Shqipe, qe e kryen ne afat rekord dhe menjehere kalon me pune ne Gjimnazin e Lipjanit, ku punon deri ne vitin 1992.
Per prof. Idrizin, jeta e shqiptareve nen ngrehinen artificiale Jugosllave, ishte vetem nje mashtrim, ndaj duhej punuar ne te gjitha drejtimet per rrenimin e saj. Kete bindje te thelle ai nuk e terhoqi per asnje moment deri ne clirimin e plote te Kosoves sone te shtrenjt. Ai ishte pjesemarres aktiv ne demonstratar e vitit 1968, pastaj panderprere edhe i protestave studentore e gjithepopullore te vitit 1981 e tutje deri ne themelimin e LDK-se ne fund te vitit 1989, ku dhe antaresohet qysh ne ditet e para, me shprese te madhe se kesaj radhe nuk do te deshtojme, sepse ne balle te kesaj levizjeje ndodheshin figura te medha kombetare te deshmuara katerciperisht si, dr Ibrahim Rugova, dr Fehmi Agani, ak. Mark Krasniqi, prof. Anton Cetta, dr. Zekria Cana e shume te tjere.
Mirepo barbaria serbe me represion te panderprere po e bente te veten, ndaj sikur edhe mijera e mijera shqiptare te tjere, edhe prof. Idrizi mori rrugen e perkoheshme te mergimit per t`u vendosur, ne shtetin gjerman, perkatesisht ne Landin NRW, qytetin e Herfordit, me shpresa te medha se edhe nga atje do ta ndihmonte levizjen tone per clirim. Dhe vertet ashtu ndodhi, sepse Idrizi menjehere u angazhua ne aktivitetet e LDK-se, me c`rast zgjidhet disa here kryetar aktivi, pastaj anetar i Kryesise se LDK-se per Landin e NRW dhe me vone edhe anetar i Kryesise se Deges per Gjermani, ku ne secilin rast ka dhene kontribut te jashtezakonshem per cilesine dhe organizimin e mergates sone dhe te LDK-se, duke u bere figure e nderuar dhe e respektuar gjithandej Gjermanise.
Ai poashtu per ca vite punoi ne zejen e tij jetesore, ne arsim me qellim qe femijeve tane ne mergate t`ua mesonte sa me mire gjuhen tone te embel, pastaj kulturen, traditat, zakonet, historine dhe atdheun e shtrenjt, Kosoven tone. Njerezit e medhenj nuk mashtrohen lehte para nje jete luksoze te Perendimit sic nuk u mashtrua as prof. Idrizi, i cili pas clirimit ne menyre vullnetare i la te gjitha dhe u kthye ne Kosove me bindje te thelle se shtetndertimi i saj do te shkonte ashtu sic e kemi enderruar te gjithe, per cka nga bisedat e fundit qe patem se bashku, verehej nje zhgenjim teper i madh tek vete shqiptaret.
Thene ndryshe, prof. Idrizi ishte i dashur e i respektuar nga te gjithe, i sinqert, i urte pastaj njohes i mire i mentalitetit tone, kembengules ne parimet per te cilat angazhohej; ne secilin rast me butesine e tij iu largohej nderskamcave dhe konflikteve me bashkeatdhetar, ngaqe fjalet e embela dhe te ngrohta qe i shqiptonte rrjedhshem, i qetsonin gjakerat qe here-here ngriteshin pa asnje nevoje ne mes bashkeatdhetaret gjate takimeve neper klube, shoqata apo edhe aktive te LDK-se.
Prandaj mik Idriz. Preju i qete ne dheun e vendit tone te dashur, ne Kosoven e shtrenjt per te cilen pa u lodhur u angazhove me tere potencialin tende intelektual e kombetar. LAVDI !
Salih Berisha- Bielefeld
Gjermani
Veprimtari i çështjes kombëtare dhe i LDK-së në Gjermani

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Vdiq Dr.Idriz Hoxha
» VDIQ IDRIZ GASHI- NGA AKLLAPI ME BANIM NË FERIZAJ!
» Sot në moshën 72 vjeçare vdiq Prof. Dr. Emrush Gashi
» XHAFER LECI:Zhak Hogar: “Europa vdiq në Prishtinë – unë e ndava Mitrovicën!”
» Prof Gëzim Uruçi:PROF. RAMADAN SOKOLI - ETNOMUZIKOLOGU ME I SHQUAR SHQIPTAR

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi