Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

XHAFER LECI:Zhak Hogar: “Europa vdiq në Prishtinë – unë e ndava Mitrovicën!”

Shko poshtë

XHAFER LECI:Zhak Hogar: “Europa vdiq në Prishtinë – unë e ndava Mitrovicën!” Empty XHAFER LECI:Zhak Hogar: “Europa vdiq në Prishtinë – unë e ndava Mitrovicën!”

Mesazh nga Agim Gashi Sun Dec 21, 2014 1:24 pm

Zhak Hogar: “Europa vdiq në Prishtinë – unë e ndava Mitrovicën!”


XHAFER LECI:Zhak Hogar: “Europa vdiq në Prishtinë – unë e ndava Mitrovicën!” Xhafer_leci


Nga Xhafer Leci



Reagim me shkas, ndaj deklarimeve të kolonelit francez
Zhak Hogar: “Europa vdiq në Prishtinë – unë e ndava Mitrovicën!”
EUROPA U RINGJALL NË PRISHTINË
 
Nuk e kuptoj se si disa oficer francezë spiunuan kundër forcave të NATO-s.
 

Në vitin 1999 komandanti i parë i focave speciale franceze në Mitrovicë,koloneli Zhak Hogar, vetëdeklaron, për mediat serbe, se ai pa dijen e komandës së eprorëve të tij dhe politikës zyrtare franceze, si komandat i ushtrisë speciale franceze, të cilën atëherë e komandonte ai, kishte ndarë Mitrovicën!?

   Nuk mund të mos falënderoj shumë popullin dhe qeverinë e Francës, për përkrahjen e madhe që i kanë dhënë ata Kosovës, si në fushën diplomatike, ushtarake, ekonomike shëndetësore… Por nga ana tjetër nuk e kuptoj se si disa oficerë francezë spiunuan kundër forcave të NATO-s, kundër Bosnjës dhe Kosovës, për llogari të Serbisë, njëri nga këta u dënua me burg, tjetri e rekrutoi Hashim Thaçin në Zürich të Zvicrës, duke u shoqëruar me Hashimin, se kinse edhe ai kishte shkuar në Zvicër për ta “bërë-mësuar” kursin e gjuhës gjermane bashkë me Hashimin!


   Më kujtohet si sot, kur lajmet përmes një kanali  televiziv të Gjermanisë, se si presidenti i Francës Nicolas Sarkozy, në prag të njohjes së pavarësisë të Kosovës, më 17 shkurt 2008, hyri në një shkollë në brendinë e Francës dhe Ai aty u shpreh para nxënësave: “Mësohuni me hartën e re të Europës!” – duke u treguar nxënësve në hartë se ku gjendej  Kosova. Ky ishte një gjest  i çmuar, i rëndësishëm dhe i guximshëm i një burrështetasi.
   Pyetja lind, nga ku e merr guximin një kolonel, si Zhak Hogar, të veprojë në kundërshtim me politikën e vendit të vet, të punoj kundër vendimeve dhe deklarimeve publike të presidentit të vendit të tij, z. Nicolas Sarkozy?
     Z. Zhak Hogar, sivjet, në 15 vjetorin e bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë, apo si e quan ai të “agresionit”, kishte botuar një libër me titull “Europa vdiq në Prishtinë”.
Me këtë libër të tij koloneli lënë të vetëkuptohet se Europa padrejtësisht bombardoi Serbinë dhe për atë, kinse, ajo vdiq në Prishtinë!!!



 XHAFER LECI:Zhak Hogar: “Europa vdiq në Prishtinë – unë e ndava Mitrovicën!” Hogard2-576x1024

Kopërtina e librit të z. Zhak Hogar

 

   Unë, shkruesi i këtyre rreshtave, them se Europa nuk vdiq, por u ringjall në Prishtinë.
 Europa u ringjall, sepse për herë të parë në historinë e saj, me plotë të drejtë, bashkë me Amerikën, mbrojtën shqiptarët nga masakrat, gjenocidi dhe spastrimi etnik. Jo se qeveritë europiane nuk  dinin  për gllabërimin dhe okupimin e trojeve shqiptare, për masakrimet, që padrejtësisht kishin ushtruar sllavo-ortodoksët e Ballkanit, në krye me Beogradin,  kundër shqiptarëve shekuj me radhë.
   Por, si duket, në luftën e fundit bota mësoi më shumë dhe më drejtë për të kaluarën e hidhur të shqiptarëve, ndoshta edhe për këtë ndjenin një përgjegjësi morale dhe njerëzore, për përmirësimin e gabimeve të tyre trashanike – historike shumë shekullore ndaj shqiptarëve.



   Prandaj, u muar vendimi në Marrëveshjen e Rambujesë për bombardimin e forcave ushtarake, policore dhe paramilitare të Serbisë dhe për çlirimin definitiv të Kosovës.



XHAFER LECI:Zhak Hogar: “Europa vdiq në Prishtinë – unë e ndava Mitrovicën!” Hogard
Në foto Jacques Hogard (colonel)


A thua nuk e din z. Hogard, se Kosovën e kanë njohur deri më sot 108 vende nga e gjithë bota, në tërësinë e saj të plotë territoriale, duke përfshirë këtu edhe Mitrovicën!
Koloneli Hogar, i cili ka qendruar një kohë të shkurtër në Mitrovicë, e si dukët shpejt e paska mësuar “historinë e Serbisë”, por jo edhe të Kosovës e Shqipërisë, sepse si duket ai as që ka dashur të mësojë të vërtetën për problemet historike shqiptaro-serbe! Hogar, si duket, ka mësuar vetëm për gënjeshtrat serbe, që para botës demokratike nuk pinë ujë, sepse bota ka mësuar për realitetin e historisë të vërtetë dhe konfliktet serbo-shqiptare shumë më herët se z.Hogar.


   Koloneli Hogar duhë ta dijë se historia nuk bëhet për hatër të miqësisë tradicionale të familjes së tij me popullin serb!
Zhak Hogar e ka braktisur ushtrinë qysh në vitin 2000 për shkak të Kosovës.
   Nëse është ashtu, siç deklaron koloneli, se ai e ndau Mitrovicën pa lejen e eprorëve dhe vendit të tij, gjë që nuk e besoj, sepse ndarja e Mitrovicës, për mendimin tim është bërë me lejen e politikës zyrtare të Francës, e ndoshta edhe në tavolinat e NATO-s.      


   Nëse nuk është kështu, pse atëherë edhe komantantët tjerë të forcave speciale franceze, që 15 vjet në emisionin e tyre “paqerujtës”nuk e bashkuan Mitrovicen? A mos do të thotë kjo se edhe ata të gjithë vepruan në kundështim me komandën e eprorëve të tyre e të politikës së  jashtme të Francës?!


Fol z.Hashim Thaçi, miku i oficerëve francezë!

 

   Është e pakuptimtë dhe nënçmuese për dy qeveritë tona që heshtin! Kundër kolonelit  francez Zhak Hogar, Kosova dhe Shqipëria duhet që urgjentisht të  bëjnë denocimin-kallximin penal tek gjykatat ndërkombëtare, për përpjekjet e tij  për shtrembërimin e së vërtetës, fshehjes së gjenocidit, masakrave, spastrimeve etnike, dhunimeve, burgosjeve, malltretimeve fizike e psiqike nga më çnjerëzore, që kanë ushtruar pushtuesit e qeverive të ndryshme të Beogradit, gjatë gjithë historisë të luftërave, që janë zhvilluar në Ballkan, që si dëshmi më e freskët dhe e pa mohueshme është lufta e fundit në Kosovë.
   Koloneli në fjalë, në asnjë rast nuk pamë ta këtë akuzuar politikën e vrazhdët zyrtare të Beogrdit, por me gënjeshtrat serbe është ushqyer dhe përpjekur të mashtrojë opinionin se, kinse, shqiptarët na qenkan “fajtorë për luftën e fundit në Kosovë”!


Shtrembërimi i ngjarjeve


   Nëse  kanë qenë në dijeni Kosova dhe Shqipëria për botimin e këtij libri, atëherë është dashur me kohë ta anulojnë me ligjet ndërkombëtare, sepse, në këtë libër është bërë shtrembërimi i ngjarjeve të historisë së vërtetë, rreth luftës së fundit në Kosovë, nga një ushtarak i cili ka ardhur në Kosovë si paqeruajtës, për ta bërë pajtimin në mes shqiptarëve dhe serbëve, e jo të bëjë histori plotësisht të njëanshme!
   Kosova dhe Shqipëria duhet që, përmes avokatëve të drejtësisë ndëkombëtare, të kërkojnë anulimin e shitjes së matutjeshme të këtij libri kudo që gjindet në shitje. Sepse, në këtë libër propogandues mbrohet gjenocidi serb kundër shqiptarëve.
   Bile, jo vetëm kaq, por ky ushtarak së paku duhet të jap përgjegjësi morale para drejtësisë.
   Nëse drejtësia e vërteton se ky ka shkelur Ligjet Ndërkombëtare, duke ndarë një pjesë të territorit të një vendi  të huaj, edhe atë, si deklaron ai vet, pa i pyetur Qeverinë e Kosovës, eprorët dhe politikën zyrtare të vendit të tij, Frances! 
   Hogar duhet ballafaquar me drejtësinë, për ta marrë dënimin e merituar.
   E pabesueshme që një ushtarak, t`i jap veti të drejtë, të bëjë politikën dhe historinë e një vendi të huaj, e aq më keq, duke u përpjekur që në bazë të gënjeshtrave serbe, ta ndajë një pjesë të territorit, në këtë rast të Kosovës.
   Duket qartë se ushtaraku francez, është i paguar mirë nga ndonjë lob i fuqishëm, apo ndoshta edhe nga vet politika e qeverisë zyrtare të Beogradit, me qëllimin e vetëm që, para botës, të shfajsohet Serbia për masakrat që ka bërë kundër popullsisë së pafajshme shqiptare.


    Komenti im:


   I nderuar z. kolonel Zhak Hogar, unë personalisht e as populli shqiptar nuk jemi kundër miqësisë tuaj me popullin serb.
Edhe shqiptarët kanë pasur dhe kanë miqësi  me Francën, si një vend më kulturën dhe demokracinë e lashtë, dikur, më të përsosur në botë. 
   Po përmendi disa figura shqiptare të cilët kanë kërkuar strehim politikë në Francë, sepse ata e konsideronin Francën si një vend mik të shqiptarëve si, Mbreti i Shqipërisë Ahmet Zogu me familje, Presidenti Ramiz Alia, shkrimtari me famë bëtërore Ismail Kadare, etj. Gjithashtu, në Francë u shkolluan shumë shqiptarë përgjatë shekullit 20-të, përfshi këtu edhe Presidentin e Kosovës, dr. Ibrahim Rugova.
   Mos harroni se dikur në Dardaninë antike, Kosovën e sotme, serbët dhe turqit rrënonin kishat katolike dhe ortodokse shqiptare, duke ndërtuar në vend të tyre kisha serbe dhe xhamia për tuqit dhe shqiptarët e muslimanizuar nga sundimi 500 vjeçar i Turqisë!
   Për kishat e lashta shqiptare të ndertuara para ardhjes së serbëve dhe turqëve në tokat tona, kanë shkruar shumë studiues e priftërinj shqiptar, si Akademik Mark Krasniqi, Pjetër Budi, Andre e Pjetër Bogdani, Gjon Nikollë Kazazi, Shtjefën Gjeçovi e shumë të tjerë.
   Nga gjiri i popullit shqiptar ka dalë edhe nëna më e njohur në Botë, figura më e ndritur e shekullit 20-të, Nëna Tereze, bartëse e shumë mirenjohjeve dhe dekoratave…


As ju e as krejt bota nuk mund ta ndihmoj Serbinë


Z. Hogar, a dini ju sa keq tingëllon, kur ju nuk respektoni urdhërat e eprorëve dhe të shtetit tuaj, por veproni krye në vete, ndoshta,  për interesat e juaja personale dhe për miqësinë familjare me Serbinë!

   Pse bash pas 15 vjet të përfundimit të luftës në Kosovë, keni botuar librin?
Mos keni menduar se me këtë libër do e ndihmoni Serbinë të bëhet anëtare e BE-së?!
Jo, i nderuar kolonel, ju jo se jo, por as krejt bota nuk mundët ta ndihmojë Serbinë, ajo duhet të demokratizohet dhe ta ndihmojë vetëveten, rrugë tjetër nuk ka për Serbinë.


 

Qesharak del koloneli, kur përgjigjet në pyetjet e gazetës Novosti:


   - Me çfarë përshtypjesh po shkonit në mision?
-”Faktet e para m’i tregoi babai, që është gjeneral në ushtrinë franceze. Në familjen time ka ekzistuar një traditë e miqësisë francezo-serbe, e cila më kishte mbetur në kujtime si e mjegulltë nga fëmijëria, por babai ma përkujtoi. Ma tërhoqi vërejtjen se nuk është gjithçka ashtu siç shkruhej në media dhe më këshilloi të mos jem i ashpër me serbët”.
Do me thënë dy ushtarak, babë e birë, kanë dënuar viktimën, pra shqiptarët, përshkak të miqësisë së tyre tradicionale me serbët; kanë mbrojtur masakrat e shumta; gjenocidin; spastrimin etnik..!! Hogar, si një kolonel i një vendi demokratik, siç është Franca, duhej të ndjehet i turpëruar me botimin e një libri me plotë të pavërteta dhe shpifje.


 

Si sillej UÇK?


   “Grabisnin pronat, zbraznin qytete të tëra për një natë, si p.sh. në Vushtrri. Vrisnin, më shumicë dhe pakicë…”


UÇK nuk ishte një ushtri profesioniste e përsosur, sepse, Kosova nuk ishte shtet. Serbia, Kosovën me dhunë e kishte ndarë dhe okupuar nga hapsira e saj etnike, kështu që UÇK nuk kishte një komandë ushtarake, ashtu siç e kishte Beogradi, megjithëatë, UÇK ishte shumë më e diciplinuar dhe moderuar se ushtria serbe dhe nuk ka bërë as 1% të masakrave, hajnive dhe shkatërrimit të pasurisë së serbëve, në krahasim me atë që ka bërë ushtria serbe kundër shqiptarëve.Shqiptarët mbroheshin në vendin e vet nga sulmet ushtarake dhe policore serbe, që ua kishte imponuar Serbia okupatore. Liria dhe demokracia për shqiptarët nuk mund të fitohej ndryshe nga okupimi i Serbisë, për veç me pavarësinë e Kosovës.


Sipas raporteve që kanë bërë organizatat e huaja dhe të vendit,  për Liritë e të Drejtave të Njeriut, serbët kanë vrarë e masakruar mbi 12 shqiptarë të pafajshëm.


Ushtria dhe policia serbe më 11 dhe 12 qershor 1999, duke u tërhequr nga Kosova, kanë vrarë e masakruar, vjedhur e plaçkitur gjithçka që kanë mundur.
Më dhunë kanë marrë njerëz-shqiptarë, të gjallë dhe të vdekur-masakruar, shtazë, vetura, kamiona, traktora…


Kufomat e trupave të shqiptarëve janë gjetur në thellësi të lumit Danub, nën rrugët e asfaltuar në afërsi të Rashkës në Serbi etj.



Të gjitha këto ju i dini dhe nuk mund t`i mohoni, z. kolonel! Sepse, bota nuk ka fjetur, por ka shënuar-shkruar shumë para jush!

 

Ju vet e keni vizatuar një hartë të re në këtë pjesë të Ballkanit?

 

   “Kur arritëm në Mitrovicë, kishte një rrezik të madh për përleshjeje. Tensionet ishin të mëdha, situata emergjente. Detyra ime ishte t’i ndaja palët e konfrontuara dhe ndarja përmes lumit Ibër m’u duk si zgjidhja më e drejtë. Vendosa t’i ndaj dy komunitetet në urë”.
A thua e vetmja rrugë ishte ndarja, pa e provuar të gjendet një kompromis për normalizimin e gjendjes së acaruar në mes shqiptarëve dhe serbëve?!
Z.Kolonel, nuk kishte vetëm në Mitrovicë serbë, por kishte edhe në shumë enklava tjera në krejt territorin e Kosovës, si Graçanica e shumë vendbanime tjera. Pse atje nuk u bënë ndarje të territoreve, por vetëm në Mitrovicë, aty ku ishit ju?!
E dimë ne se në territorin e Mitrovicës gjendën pasuritë e mëdha të minierës së Trepçës dhe Ujmani i Gazivodës. Kjo ka qenë njëra ndër arsyet kryesore për ndarjen e Mitrovicës.
Z.Gjenral, nga të gjitha enklavat  tjera, në krejt Kosovën, pas luftës, nuk kanë ndodhur aq shumë vrasje dhe mijëra dëbime kundër shqiptarëve, se sa nga pjesa e Mitrovicës së banuar me serbë. Vrasjet, dëbimet dhunimet e tjera ndodhën para syve të ushtrisë franceze! Sot ish-lideri i serbëve të Veriut të Kosovës, Oliver Ivanović, gjendet në burg, për këto që përmenda më sipër, e që ju, z. Hogar, nuk i keni dënuar asnjëherë!!!


Çfarë zbuluat në terren?



   “Kam negociuar me oficerët serbë hyrjen e trupave franceze. Pritja, natyrisht, ishte e ftohtë, por njerëzore. Ju thash që nuk po vij si armik, por si një ushtar që po zbaton detyrat. Shumë shpejt në terren e kam zbuluar se serbët janë profesionalë dhe e mbajnë fjalën, ndërsa shqiptarët, vazhdimisht, përpiqen të thejnë marrëveshjet”.


Jo, z.Hogar, as kjo nuk qëndron, sepse vet keni deklaruar se ju jeni këtu një ushtar që po zbaton detyrat. Ndërsa, në anën tjetër demantoni vet veten kur thuani se, vendimin e mora  krye në vete, për ta ndarë Mitrovicën,duke dhënë kufirin në Urën e Ibrit. Serbët janë ata që gjithëherë kanë thyer marrëveshjet, duke mos e mbajtur fjalën.
Shumë marrëveshje e rezoluta që i kanë miratuar njëherë serbët, me ndërmjetësimin e nderkombëtarëve, në lidhje me problemet Serbi-Kosovë, serbët përsëri i kanë shkelur. Për këto ka shumë fakte. Vet Sllobodan Millosheviç, është kritikuar shumëherë nga burrështetas, politikanë e diplomat të shumtë botëror, pse ka shkelur marrëveshjet e miratuara dhe të nënshkruara nga dora e tij.



-A ua sugjeroi kush këtë ide?



   -”Jo! Vendimin e kam marrë vet, në bazë të vlerësimit. Nganjëherë disa gjëra në terren realizohen më lehtë se sa kur i mendon”.
Z. Hogar, as kjo nuk qëndron, sepse Administratori i parë i Kosovës, z. Bernard Kouchner, me një rast, shkruan se i kishte bërë një vizitë Mitrovicës dhe kur kishte pyetur komandantin e ushtrisë franceze, pse është ndërtuar kjo urë këtu, për ndarjen e Mitrovicës apo bashkimin e saj? Komandanti ishte përgjigjur: -”Unë jam këtu për të kryer urdhërat e eprorëve të mi, e jo të Administratorit të Kosovës”.  Edhe Kouchner ishte francez, Administrator për krejt territorin e Kosovës, ndërsa komandanti i ushtrisë franceze ishte komandant vetëm për territorin e Mitrovicës.


Pra, kush kishte më shumë kompetenca dhe të drejta për Administrimin e Kosovës?
 Administratori, Bernard Kouchner, komandanti i parë i KFOR-it, gjenerali Michael Jackson, kryeministri i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, Hashim Thaçi, apo koloneli i ushtrisë franceze për Mitrovicën, Zhak Hogar?!?



Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi