Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“Rina ka luftuar me stuhinë deri në çastet e fundit të jetës”

Shko poshtë

“Rina ka luftuar me stuhinë deri në çastet e fundit të jetës” Empty “Rina ka luftuar me stuhinë deri në çastet e fundit të jetës”

Mesazh nga Agim Gashi Wed Aug 12, 2015 10:24 pm

“Rina ka luftuar me stuhinë deri në çastet e fundit të jetës” 

“Rina ka luftuar me stuhinë deri në çastet e fundit të jetës” Rrr_1439377761-1674502-633x320



Familja Ahmeti është e pllakosur nga dhimbja për fëmijët e humbur Rinën dhe Ritonin në vërshimet e 3 gushtit, por ndihet më e lehtësuar pas gjetjes së trupit të pajetë të Rinës që u kërkua shtatë ditë me radhë dhe u varros ditën e martë. Xhaxhai i Rinës, Sevdi Ahmeti thotë se pozita në të cilën është gjetur trupi i Rinës, tregon se edhe pse në moshë gjashtëvjeçare, ajo nuk është dorëzuar para stuhisë së pamëshirshme, por ka luftuar deri në çastet e fundit të jetës.


“Rina ka luftuar me stuhinë deri në çastet e fundit të jetës” Rrr_1439377761-1674502-1-300x164


“Bodrumi ishte i mbushur me baltë gati deri në tavan dhe për këtë arsye u krijua huti në opinion se trupi i pajetë i Rinës është gjetur në tavanin e shtëpisë. Personalisht edhe unë isha aty kur e gjetëm trupin e pajetë të Rinës. Pjesa e poshtme e trupit të Rinës ishte në baltë, kurse pjesa e sipërme mbi baltë, thuajse e mbështetur për plafonin e bodrumit”, thotë për “Lajm” xhaxhai i saj Sevdiu.
Që nga 4 gushti familjen Ahmeti e vizitojnë për ngushëllime shqiptarë nga të gjitha trojet. “Vijnë nga të gjitha anët. Dje patëm disa mysafir nga Tirana, sot nga Prishtina. Nga Maqedonia vijnë prej të gjitha qyteteve. Falënderojmë të gjithë që e ndajnë dhembjen me ne”, thotë Sevdiu.
Ai shton se pas gjetjes së trupit të pajetë të Rinës dhimbja ende është e madhe, por si familje ndihen shumë më të lehtësuar.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi