VERA PELAJ:SHKRIMTARI DHE KONCEPTI I DASHURISË
Faqja 1 e 1
VERA PELAJ:SHKRIMTARI DHE KONCEPTI I DASHURISË
SHKRIMTARI DHE KONCEPTI I DASHURISË
Vera Pelaj
Shkrimtari Agim Gjakova, këto ditë botoi romanin “Celulari mbi çati” proza 18-të, në vazhdën e veprave të tij të përzgjedhura.
Krijimtaria e tij është e shumëllojshme: poezi, prozë, dramaturgji, skenarë, publicistikë, etj. Nga vepra në vepër, spiakt dhe dallon qasja e tij filozofike. Në romanin e Agim Gjakovës “Dritëhijet e një qyeti”, shprehet koncepti mbi tërësinë e vlerave kombëtare në rrethana të sundimit të huaj. Në veprën “A ka kund Zot”, Gjakova parashtron konceptin e mbijetesës në thelbin e saj të qenies njerëzore. Në romanin “Herezi”, shtrohet koncepti i pafuqisë së njeriut, përballë ligjeve të natyrës. Në romanin “Në kërkim të së vërtetës”, zhvillon përmbajtjen e shoqërisë përballë diktatit të shoqërisë dhe të kombit, përballë diktatit të huaj. Në romanin “Loja e kafkave”, parashtrohet ironia me konceptin e gënjeshtrave historike. Në romanin “Mahalla e kolegëve”, autori shqyrton pikëpamjen e individit në raport me mjedisin, ku spikat hipokrizia. Në romanin “Rrëfimet”, autori trajton një koncept filozofik për mjedisin politik të korruptuar, të paaftë e të tjerave mangësi në strukturën politiko – shoqërore të Kosovës. Për të mos u zgjatur më shumë me analizën e poezisë, publicistikës, dramaturgjisë, prozës së shkurtër etj, Radio Kosova ka realizuar një intervistë me shkrimtarin Agim Gjakova, për romanin e tij të fundit “Celulari mbi çati”!
Radio Kosova: Z. Gjakova, sapo keni botuar prozën 18 –të, që është romani juaj me titull “Celulari mbi çati”. I kujt është celulari që ka mbetur mbi çati?
Agim Gjakova: Është figurë artistike, mbështetur mbi fakt konkret si artifis për të treguar angështinë e krijuar në mjedisin tonë në Kosovë për marrëdhëniet, si të doni, quajeni normale, apo jo, pra marrëdhëniet që në pikëpamje të moralit ekzistues të tanishëm quhen jo të zakonshme, sepse ndërhyrjet e personave me karakter të dobët, disi të ngrefosur nga pushteti, të formuar keq, shkaktojnë, dikush do të thoshte me humor “larmi të jetës”, një tjetër do ta stigmatizonte si shtrembërim të personalitetit, e unë do të thosha se një tipi tillë nuk ka fare personalitet. E pyetja kaq sugjestive se i kujt është celulari, do të merrte përgjigjen se “celulari është i qytetarit, atij qytetari-qytetareje që personifikon njeriun që angazhohet për jetë normale, pa çka se me të gjitha shfaqjet e ndryshme gjalluese.
Radio Kosova: Personazhet femra, përmes të cilave është ndërtuar romani, janë të përditshmërisë sonë?
Agim Gjakova: Po, madje të gjalla. Janë ato femra (gra e vajza) me të cilat kam biseduar, jam njohur, m’i kanë treguar historitë e tyre, po them,”pa perde”, pa u ndrojtur, pa përfillur “fshehtësinë“, por me sinqeritet dhe kanë gjetur tek unë njeriun, me të cilin edhe mund të kërkojnë pasqyrën e shpirtit e mendjes së tyre. Pastaj ekziston edhe bota femërore që njihet nëpërmjet të bisedave, shtypit, të dhënave të tjera. Por, ka pasur edhe të tilla, që nuk kanë dashur të shpalosin jetën e tyre. Nuk u vë faj. Mjedisi ynë është ende në gjendjen e ngurosjeve, kufizimeve... Nuk e kam fjalën për ndonjë anim kah “liberalizimi i tepruar”, por të një logjike të shëndoshë të marrëdhënieve ndërmjet femrës dhe mashkullit.
Radio Kosova: Cilat ishin shtysat e shtjellimit shumë interesant dhe me interes të përmbajtjes së këtij romani, i cili shpalon të djeshmen kujtuese, por të gjallë, dhe të sotmen që shumë herë rron me fuqinë e djeshme të dashurisë?
Agim Gjakova: Nuk kam ndërmend të trajtoj se ç’është morali. S’është as vendi dhe as kërkesa, por dihet se morali është kategori që ndryshon me kushtet e jetesës dhe të zhvillimit. Pyetja e parë vjen: Ç’ishte morali dje, cilat rrethana e karakterizuan, ku qe tendenca e tij në shoqërinë tonë, etj.? Shfaqjet negative në shoqërinë tonë sa u përket marrëdhënieve seksuale dhe të dashurisë kanë qenë motivimi për të shkruar këtë roman. Thuhet: disa se ka vdekur dashuria, disa se po vdes... Unë them se nuk mund të vdesë dashuria kurrë në shoqërinë njerëzore, ani pse ndryshon formë, ndryshon intensitet rrethanash. Ka vajza që thonë ”jam free” (në anglisht) dhe e parapëlqejnë një jetë marrëdhëniesh dashurore-seksuale të tillë. Madje e “djeshmja e dashurisë” merret si me pak tallje. Por, jeta po provon përditë se ka edhe dashuri të vërtetë. Kjo është një temë që edhe njerëz që janë marrë me studim nuk kanë arritur të nxjerrin saktë se ç’është dashuria në të vërtetë.
Por, shoqërisë njerëzore nuk mund t’i imponosh asgjë në mënyrë absolute. Gjithçka ndryshon... Më duket se me fjalinë e fundit qesha edhe me vetveten.
Radio Kosova: Rrethanat jetësore, që nga ekonomitë familjare e deri te ato politike, sociale e kulturore, personazhet e veçanta, por dhe ato kolektive, jo vetëm i dinë, por i përjetojnë me zor dhe me zhgënjime. Brenda kësaj atmosfere të përshkruar në këtë roman, na shpjegoni se cila ishte vërtetësia e fuqisë së dashurisë, që, siç e përshkruani, mbush përplot trajta shpirtin e personazheve, sidomos tek femrat?
Agim Gjakova:Deri sa ekziston dhe do të ekzistojë shprehja “unë ty moj, kam me të dashtë deri në vdekje” do të thotë se njeriu ende ruan fuqinë (dhe do ta ruaj, them unë) për të dashur, për të përjetuar çastet e një ekzaltimi, e një emocioni të thellë, që nuk mund të shuhen me asnjë formë më banale të jetës. Në gjirin e gjinisë mashkullore dëgjohet nganjëherë pyetje: “Ç’është femra?” Kjo ka mjaftë përgjigje, që nga ato abuzivet e deri tek qëndrimi i drejtpërdrejt që shkon kah logjika e jetës, e ekzistencës. Vërtetësia e dashurisë është ligji i jetës. Pra, vazhdimësia e qenies që ndërthuret me tërë gamën e rrethanave familjare, ekonomike, shoqërore e politike. Vërehet në jetë se në dashuri ka dy kahe: njëra është kur dy persona bien në dashuri pa e menduar, në mënyrë të rastësishme pëlqehen, kanë tërheqje ndaj njëri tjetrit..., dhe tjetra është kur mendohet për jetën më gjerë, për një bashkëjetesë dhe nuk kemi të bëjmë me vrullin e ndjenjave. Megjithatë, shoqëria vazhdon të përjetojë dashurinë me ndjenja, deri tek ato më të fuqishmet.
Radio Kosova: Derisa personazhi juaj sheh përmendoren e Nënë Terezes, e cila ishte kujdesur për gjithçka, por nuk e dinte nëse kishte folur për dashurinë ndërmjet burrit e gruas, nëse kishte përcaktuar se ligjësia e jetës përshpejton përkryerjen njerëzore, na zbërtheni para dëgjuesve tanë se ç’përcaktim ka ligjësia e jetës që përshpejtuaka përkryerjen njerëzore?
Agim Gjakova: E thashë pak më sipër se dashuria është ligj i jetës. Ai që dashuron bëhet më i mirë. A është e vërtetë kjo? Mund të thuhet se është i përfshirë nga ekzaltimi dhe se nuk i punon plotësisht mendja. Po ashtu se dashuria e fisnikëron njeriun. Por pyetja, nëse nuk ka fisnikëri në vete, si mund ta bëjë ajo? Mund të pohohet se dashuria krijon ndryshim në qenin njerëzore sa mund ta shtyjë në shumë ngasje, të mira e deri tek ato më të këqijat. Por, ligji i jetës është konkretësia e përqafimit dhe e seksit. Jam munduar të kap shtjellimet më tipike të kësaj marrëdhënie njerëzore.
Radio Kosova: Ju thoni në këtë roman se “Arroganca, që inkurajohet, prishë çfarëdo harmonie familjare”. Sa është e pranishme tek ne kjo arrogancë prishëse e familjeve tona?
Agim Gjakova:Shoqëria shqiptare në Kosovë kaloi nëpër disa përplasje në rrahun moral, si rrjedhojë e gjendjes politike, ekonomike e shoqërore. Disa zhvillime të përbotshme i kapëm pak me vonesë, për të mirë edhe për të keq. Nuk është e thënë që martesa ka arritur të përcaktojë parapëlqimin e dy gjinive. Dhe këtu mund të ketë edhe ndarje. Por është “egoja e sëmurë e posedimit”. Alberto Moravia ka shkruar një roman me çështjen se a mund të posedohet një femër apo jo. Natyrisht se përgjigja është jo. Edhe tiranët më të mëdhenj nuk kanë arritur të posedojnë njeriun. Njeriu, në çfarëdo rrethane, është i paposedueshëm. E ka provuar skllavëria. “Egoja e sëmurë e posedimit” po shkakton anomalitë familjare dhe keqshtjellime shoqërore.
Radio Kosova: Në “Celulari mbi çati”, Ju thoni gjithashtu se dashuria nuk vdes kurrë, se bota nuk çmendet nga dashuria... Nëse nuk vdiska dashuria dhe bota nuk u çmendka nga dashuria, atëherë a mund të thuhet se jeta e saj, përveç kënaqësisë dhe harmonisë, sjell dhe dhembje dhe pikëllime të thella?
Agim Gjakova: E thatë ju: pikëllim dhe dhembje. Këto shkaktohen, jo se çifti nuk është në harmoni, por jeta ua ngarkon me përditshmërinë, duke filluar nga puna, nga gjendja ekonomike, nga marrëdhëniet shoqërore, nga një sërë faktorësh të tjerë. Të ruash harmoninë familjare edhe në kushte të vështira, është veti e njerëzve me karakter të fortë. Faktori bazë për harmoninë familjare është sinqeriteti i palëve. Është çelësi që mbyll apo hap jetën e çiftit.
Radio Kosova: Diçka për fund të kësaj bisede?
Agim Gjakova: Parapëlqimi i partnerëve është një dukuri që ka mbetur e pashpjegueshme deri në fund. Disa thonë se organizmat lëshojnë grimca që përputhen me njëri tjetrin. Unë nuk e mohoj as nuk e pohoj këtë. Të tjerë kanë përkufizuar tipat e tërheqjes së çiftit. Mbi natyrën nuk mund të fitojë askush. Parapëlqimi mbetet ende i mbuluar me velin e enigmës.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Vera Pelaj: Bisedë me Ali Podrimjen
» Vera Pelaj: Intervistë me zonjën Flutura Açka
» Vera Pelaj: Shqiptarët, nuk arrijnë të bëhen bashkë as përballë Serbisë!
» VERA PELAJ:RRËFIMI PËR NJERIUN E POPULLIT NË ROMANIN E SYLEJMAN ALIUT
» Intervistë me kritiken e letërsisë znj. Klara Kodra, dhënë gazetares së Blue Sky, Vera Pelaj
» Vera Pelaj: Intervistë me zonjën Flutura Açka
» Vera Pelaj: Shqiptarët, nuk arrijnë të bëhen bashkë as përballë Serbisë!
» VERA PELAJ:RRËFIMI PËR NJERIUN E POPULLIT NË ROMANIN E SYLEJMAN ALIUT
» Intervistë me kritiken e letërsisë znj. Klara Kodra, dhënë gazetares së Blue Sky, Vera Pelaj
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi