Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ymeri e fton Mustafën në debat publik për “Zajdenicën”

Shko poshtë

Ymeri e fton Mustafën në debat publik për “Zajdenicën” Empty Ymeri e fton Mustafën në debat publik për “Zajdenicën”

Mesazh nga Agim Gashi Sat Aug 29, 2015 1:41 pm

Ymeri e fton Mustafën në debat publik për “Zajdenicën”


Ymeri e fton Mustafën në debat publik për “Zajdenicën” Largea_ymeri-e-fton-mustaf-euml-n-n-euml-debat-publik-p-euml-r-ldquo-zajdenic-euml-n-rdquo_hd1440838430


Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka akuzuar kryeministrin Mustafa se nuk po e thotë të vërtetën e marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.
Ymeri, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kryeministri, “në vend se të kërcënojë me gjuhë ‘burrnie’, Isa Mustafa duhet ballafaquar me argumente”.

Lexojeni të plotë postimin e Ymerit në Facebook:
"Në emisionin e mbrëmshëm në RTK Isa Mustafa për asnjë moment nuk e foli të vërtetën për Marrëveshjen. Herë thoshte se Zajednica nuk ka kompetenca ekzekutive, e pastaj thoshte se edhe ashtu komunat me shumicë serbe kanë pasur më shumë kompetenca se sa komunat tjera. Që i bie se e drejta për t’i përbashkuar këto kompetenca në një instancë më të lartë se niveli lokal, e më të ulët se ai qendror, e bën Zajednicën pushtet të tretë, autonom, në dëm të Kosovës dhe kundër Republikës.
Thoshte se marrëveshja është kompromis, dhe pastaj kthehej e thoshte se është në përputhje të plotë me Kushtetutën, që i bie që Marrëveshja na qenka një detajizim juridik i zbatimit të të drejtave të caktuara tashmë të garantuara me të. Pse paska nevojë për një Marrëveshje kompromisi për ta zbatuar Kushtetutën? Nëse është kështu që komunat me shumicë serbe e paskan pranuar zbatimin e Kushtetutës së Republikës!, dhe se Serbia e paska pranuar në mënyrë indirekte Republikën e Kosovës!, atëherë këtu nuk kemi kompromis, por fitore bindëse të Republikës së Kosovës.
Në vend se të kërcënojë me gjuhë ‘burrnie’, Isa Mustafa duhet ballafaquar me argumente. Prandaj e ftojë në një debat publik për të diskutuar për Zajednicën, dëmin që ajo e shkakton, dhe rrezikun që i kanoset Kosovës nga ajo. Mediumin dhe gazetarin le ta zgjedh ai se kështu është mësuar" (sic.), ka shkruar Ymeri.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi