Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kuçi fton Mustafën të përballet në debat

Shko poshtë

Kuçi fton Mustafën të përballet në debat Empty Kuçi fton Mustafën të përballet në debat

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jun 29, 2011 9:27 pm


Kuçi fton Mustafën të përballet në debat



Kuçi fton Mustafën të përballet në debat KuqiIsa

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi të mërkurën ka dashur ta kursejë foltoren e Qeverisë nga loja ‘ping-pong’ mes pozitës dhe opozitës, megjithatë i është përgjigjur kreut të LDK-së, Isa Mustafa për akuzat e përditshme lidhur me ndikimin e Qeverisë dhe PDK-së përmes SHIK-ut. Kuçi ka thënë se nuk duhet që dikush ta mbulojë me mospunën e vet me akuza ndaj të tjerëve.

Për akuzat dhe për pretendimet çfarëdo qofshin ato, Kuçi ka ftuar prokurorinë dhe gjykatat, e po ashtu edhe kreun e Prishtinës, Isa Mustafa që të merren me drejtësinë e mos ta përziejnë politikën me drejtësinë. Ndërkohë pyetjen nëse Qeveria e di a ekziston SHIK-u apo jo, Kuçi e ka quajtur ‘pyetje pa objekt’.

Ai nuk ka dashur ta shfrytëzojë foltoren e Qeverisë për t’u përballur me çfarëdo akuze që mund të vijë nga tabori opozitar, por ka ftuar edhe Isa Mustafën edhe secilin që është i gatshëm që të përballet në debat televiziv, në mënyrë që kjo politikë-bërje të mos vazhdojë në stilin e ‘ping-pongut’.

Si zëvendëskryeministër, ai ka thënë se është edhe i PDK-së, edhe i LDK-së edhe i gjithë qytetarëve dhe nuk dëshiron të jap sinjale nga pozita e zëvendëskryeministrit se e mbron një parti apo e atakon një tjetër.

Me këtë rast, Kuçi i ka kujtuar Isa Mustafës dhe oponentëve të tjerë politikë se nuk është koha e fushatës dhe se zgjedhjet nacionale ka mundësi të mos mbahen deri në vitin 2013.

Ndërkohë, i pyetur rreth raportit të Freedom House dhe atij të Departamentit Amerikan të Shtetit, të cilët kanë përçuar shumë vërejtje, Kuçi ka thënë se këto janë një sfidë e re që e orientojnë Qeverinë e Kosovës që të punojë më shumë dhe sipas tij, Qeveria nuk funksionon me logjikën e refuzimit të raporteve, por me analizimin e tyre, gjetjen e pikave kritikuese dhe ushtrimin e kompetencave për përmirësimin e gjendjes.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi