BILALL SHERIFI:Dy kutet matëse të Isa Mustafës
Faqja 1 e 1
BILALL SHERIFI:Dy kutet matëse të Isa Mustafës
BILALL SHERIFI:Dy kutet matëse të Isa Mustafës
Reagimet e Isa Mustafës me rastin e “sulmit” nga aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje në pronat e familjes së tij në Prapashticë nxitën komente nga më të ndryshmet. Sikur për shumë çështje tjera edhe për këtë çështje komentet shkuan nga një skaj te tjetri: ata që mbajtën qëndrim kritik e gjykuan trajtimin e rivalëve politik si “gomarë” ndërsa nuk munguan edhe qëndrimet që arsyetonin sjelljen e Isa Mustafës.
Edhe pse me një numër qëndrimesh publike pajtohem plotësisht, në këtë shkrim do të kufizohem në një aspekt që nuk u përmend nga askush. Së paku, për aq sa kam mundur t’i përcjell mediet, nuk kam hasur qëndrime që fokusojnë, njëkohësisht, vëmendjen në rolin e Isa Mustafës si Kryefamiljar dhe në funksionin e tij në krye të Qeverisë së Kosovës.
Të gjithë ata që patën mundësi ta përcjellin intervistën e Isa Mustafës në RTK, më 28 gusht 2015, ishin dëshmitar se ky Kryefamiljar për të “mbrojtur” pronën dhe familjen e vet i referohet “të drejtës zakonore”. Madje, në mbështetje të normave kanunore ai shkoi aq larg sa shtroi edhe hipotezat e zhvillimeve të mundshme të “konfliktit”: “Ose të ha qeni ose e han qenin”! U mbetet teleshikuesve që të vlerësojnë se sa i ka hije një kryefamiljari që çështjen e divergjencave të cilësdo natyrë, në shekullin e XXI, ta ulë në nivel qensh!
Por, çështja qëndron në atë se çka e shtyri atë të reagoj kaq ashpër. Çka do të kishte ndodhur me të sikur kryefamiljari Isa Mustafa, të mos vihej në mbrojtje të familjes dhe të pronës së tyre në Prapashticë por, të fillonte negociata me "sulmuesit" për të gjetur një zgjidhje paqësore për kërkesat e tyre.
Meqë kërkesa e “sulmuesve” ishte që kreyefamiljari i Prapashticës Isa Mustafa t'i shesë pronat e veta, ai, duke i dashur shumë familjen dhe pronën e tij dhe duke qenë i vetëdijshëm se bashkëpronarët tjerë, që në këtë rast janë anëtarët e familjes së tij, nuk do të pajtoheshin me ndonjë vendim eventual për të pranuar kërkesat e “sulmuesve" dhe si pasojë do t’ia merrnin të drejtën për ta përfaqësuar familjen e vet, pa u hamendur aspak refuzoi këto kërkesa dhe nxori kanunin në mbrojtje të familjes dhe të pronës familjare.
Cili do qytetar i një shoqërie demokratike, në rast të ballafaqimit me “presion për të shitur pronat e veta dhe të familjes së vet” do të ishte përgjigjur shkurt se pronat që nuk nxirren në treg nuk kanë çmim sepse nuk janë në shitje. Me kaq do ta kishte mbyllur këtë çështje. Në rast të vazhdimit të presionit ai do t’u drejtohej institucioneve shtetërore që të ndërhynin në përputhje me ligjin për të hequr presionin. Është obligim i shtetit që funksionon mbi parimet e së drejtës që të përdor edhe forcat e rendit, madje edhe qentë nëse ka nevojë, për të ruajtur rendin dhe pacenueshmërinë e të drejtës së pronës për secilin qytetar.
Por, qytetari i Kosovës Isa Mustafa kërkon që çështjet të zgjidhen me kanun! Ai i fton në konflikt “kundërshtarët” e tij dhe këtë ftesë e bën në përputhje me kanunin: mos vijnë me gra, vajza dhe fëmijë, por le të vijnë ata që janë trima dhe ata që janë burra!
Cili do qytetar i një shoqërie demokratike që do të bënte një thirrje të tillë për konflikt do të impononte ndërhyrjen e institucioneve shtetërore. Por, në rastin e qytetarit Isa Mustafa puna qëndron ndryshe.
Krahas rolit të Kryefamiljarit të një familje të Prapashticës Isa Mustafa është në funksionin e Kryetarit të Qeverisë së Kosovës.
Të qëndrosh në krye të qeverisë së një vendi e ke për obligim që të përfaqësosh dhe mbrosh interesat e të gjithë qytetarëve si të ishin anëtarë të një familjeje.
Si veproi Isa Mustafa në funksionin që e vë në krye të interesave të secilës familje të Kosovës? Në rastin e nënshkrimit të marrëveshjes për krijimin e Bashkësisë së Komunave Serbe ai nuk ka vepruar njëjtë si në rastin e rolit të tij të kryefamiljarit nga Prapashtica. Përkundrazi, ai bëri krejt të kundërtën. Në cilësinë e të parit të familjes së vet ai nuk pranoi as të negociojë me “sulmuesit” e lëre më të bëj ndonjë kompromis me ta.
Ndërsa në rastin e të parit të Kosovës, duke nënshkruar marrëveshjen e dëmshme për vendin, veproi në kundërshtim të plotë me vullnetin e anëtarëve të të gjitha familjeve të Kosovës. Me këtë veprim Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa shkeli rëndë Kushtetutën e Kosovës duke bërë pazare me pronat dhe interesat e të gjithë qytetarëve të vendit.
Në vend që të përgjigjet për këtë shkelje të rëndë të interesave dhe pronës së qytetarëve të Kosovës, Isa Mustafa mobilizoi forcat policore të Kosovës për të mbrojtur pronën e tij private dhe interesat e familjes së tij. I njëjti njeri i cili në cilësinë e Kryeministrit të vendit i fal pronat dhe interesat e qytetarëve të Kosovës për “presionin që t’i shesë pronat e veta” ai angazhoi policinë e Kosovës.
Vendimi i Isa Mustafës si përfaqësues i të gjithë qytetarëve dhe të gjitha familjeve të Kosovës po has në kundërshtime të mëdha nga qytetarët e Kosovës. Askush nuk pranon vendimin e tij për t’i bërë koncesione Serbisë. Është e drejtë e pakontestueshme e të gjithë atyre që nuk pajtohen me këtë vendim që ta shprehin kundërshtinë e vet. Madje lirshëm pa u frikësuar se a do t’i pëlqejnë apo jo këto reagime Isa Mustafës dhe bashkëmendimtarëve të tij.
Kurdo qoftë dhe kushdo qoftë që në cilësinë e përfaqësuesit bën një veprim në kundërshtim me vullnetin e atyre që i përfaqëson duhet të jetë i gatshëm të pranoj kritikat, madje, të jetë i gatshëm edhe të heqë dorë nga përfaqësimi i tyre.
Tani është në dorën e qytetarëve të Kosovës, në emër dhe në kurriz të cilëve edhe është nënshkruar kjo marrëveshje, të tregojnë qëndrimin e tyre rreth kësaj çështjeje. Është në dorën e atyre që nëse nuk pajtohen me këtë marrëveshje të kërkojnë dorëheqjen e Isa Mustafës nga funksioni për t’i përfaqësuar interesat e familjeve dhe qytetarëve të Kosovës. Qytetarët e Kosovës kanë aq dije dhe guxim sa të mbrojnë interesat e çdo qytetari dhe të çdo familjeje të Kosovës. Madje edhe familjen dhe pronën e kryefamiljarit të Prapashticës, Isa Mustafës. Këtë mund ta bëjnë pa pasur nevojë as ta hanë qenin e as që t’i hajë qeni! Hiq ma pak me e sjellë ujkun në torishtë!
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Bilall Sherifi: Ndërkombëtarët na kanë ndihmu, na kanë…. si plaka e Bajram Rexhepit (Video)
» Halit Bogaj: Skënder Sherifi
» Me një dasem te Sherifi Ferizaj më 1989
» Kadri Sherifi:KU ËSHTË ILIRI ?
» Ajet Nuro:Kadri Sherifi : Pse jo?
» Halit Bogaj: Skënder Sherifi
» Me një dasem te Sherifi Ferizaj më 1989
» Kadri Sherifi:KU ËSHTË ILIRI ?
» Ajet Nuro:Kadri Sherifi : Pse jo?
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi