Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kadri Sherifi:KU ËSHTË ILIRI ?

Shko poshtë

Kadri Sherifi:KU ËSHTË ILIRI ? Empty Kadri Sherifi:KU ËSHTË ILIRI ?

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jun 28, 2009 6:18 pm

KU ËSHTË ILIRI ?




Nga Kadri SherifiKadri Sherifi:KU ËSHTË ILIRI ? Kadri_sherifi-226x300

Kadri Sherifi

Këto vargje janë të tërhequra nga libri virtual i variacioneve me të njëjtën temë - kundër gjakmarrjes - me titull “ Kanuni i Neglizhencës” në adresën : www.SiViS.net.



1.





Bie zilja e parë, fillon pushimi
Pyet gjithë klasa: Ku është Iliri?
Shoku i bankës s’di si ta thot’
Por e di mirë se s’mungon kot



Ku është Iliri? pyet Ylberi
Ai ka frikë se e vret nderi
S’e vret nderi i mesjetës
E vret kanuni i neglizhencës



Ku është Iliri? pyet Shpresa
Ai ka frikë se e vret besa
S’e vret besa e mesjetës
E vret kanuni i neglizhencës



Ku është Iliri? pyet Jetoni
Ai ka frikë se e vret zakoni
S’e vret zakoni i mesjetës
E vret kanuni i neglizhencës



Ku është Iliri? pyet Liria
Ai ka frikë nga kryepleqëria
S’e vret kryeplaku i mesjetës
E vret kanuni i neglizhencës






2.





Në mbarim të pushimit të parë
Vëren përgjegjësja në ditar
Nxënësi me nota të shkëlqyeshme
Ka mungesë të paarsyeshme



Ku është Iliri? pyet arsimtarja
Ai ka frikë se e vret gjakmarrja
S’e vret gjakmarrja e mesjetës
E vret kanuni i neglizhencës



S’e vret gjakmarrja e mesjetës
E vret kanuni i neglizhencës








Së shpejti : Një recension nga administratori i faqes TribunaShqipatare.com, Ajet Nuro, në lidhje me librin virtual të variacioneve të së njëjtës temë “ Kanuni i Neglizhencës”.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kadri Sherifi:KU ËSHTË ILIRI ? Empty Re: Kadri Sherifi:KU ËSHTË ILIRI ?

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jun 28, 2009 6:19 pm

KANUNI I NEGLIZHENCËS




******
Kadri Sherifi:KU ËSHTË ILIRI ? Kanuni_i_neglizhences



[center]A mund të çrrënjoset gjakmarrja nga mentaliteti shqiptar?

Variacione të një teme


Nga Kadri Sherifi




===============




AUTORI


Kadri Sherifi ka kryer shkollën e mesme të gazetarisë në Prishtinë ku ka filluar edhe studimet në gjuhë dhe letërsi frënge, të cilat i ka ndërprerë për të lënë vendin. Pastaj i ka vazhduar ato në drejtimin e mësimdhënjes së frëngjishtes si gjuhë të dytë për të rriturit në Montreal të Kanadasë ku ka punuar në këtë drejtim për disa vite me radhë. Më vonë ka zënë një vend si nëpunës i rregullt i administratës shtetërore (fonction publique) të provincës frankofone të Kebekut (Québec) në Kanada.

Paralelisht punës si mësimdhënës ose nëpunës, ka shërbyer si përkthyes nga shqipja në frëngjisht në cilësinë e anëtarit të Urdhërit të përkthyesve, interpretëve dhe terminologëve të autorizuar të Kebekut (Ottiaq). Herë pas here, paraqitet në mediat frankofone dhe bën ndërhyrje në fusha të ndryshme në lidhje me shqiptarët.

Në rolin e përkthyesit dhe të këshilltarit ka marrë pjesë në disa grupe të punës në lidhje me vëllavrasjen dhe ka përkthyer në frëngjisht shumë dëshmi të këtij fenomeni. I prekur thellë nga kjo përvojë është angazhuar kundër gjakmarrjes në tri fronte kryesore: Së pari, është nismëtar dhe administrator i një
peticioni të hapur për nënshkrime gjatë vitit 2009 i cili do t’i dërgohet presidentit të Shqipërisë dhe atij të Kosovës përmes një deputeti të zgjedhur të shtetit respektiv në fillim të vitit të ardhshëm. Së dyti, më 1 deri 7 shtator inkluzivisht në bashkëpunim me faqen TribunaShqiptare.com e organizon Javën kundër gjakmarrjes. Ky aktivitet është i paraparë të përsëritet çdo vit deri në çrrënjosjen e gjakmarrjes. Së treti, e boton këtë libër vitual të variacioneve me të njëjtën temë me qëllim që t’u afrohet sa më shumë lexuesve pa harxhuar letër, ngjyrë... as të holla.

Siç do ta konstationi gjatë leximit, këto shkrime janë të larmishme si për nga forma dhe nga stili. Fillohet qetë e shtruar me disa argumente, por sikur ato nuk mjaftojnë dhe vazhdohet me përqeshje, sarkasmë… Për të prekur sa më shumë shqisa që është e mundur, kalohet nga eseja argumentative në atë letrare, nga observimi në anekdotë, nga rrëfimi i ngjarjeve personale në vargje…

Herë pas here, autori është i hidhëruar dhe në atë gjendje shpirtërore bën disa krahasime të çuditshme që e shpien lexuesin të mendojë se ka dalë nga tema siç del nganjëherë nga fazat njeriu në pikën kulminante të dëshprimit. Idetë dhe përshkrimet, në disa raste, mund të jenë aq absurde sa tragjike, aq tragjike sa komike... Por, më në fund, kuptohet se gjithçka është e ndërlidhur dhe se çdo marrje në thumb e ka cakun e vet. Në këto shkrime, autori ka tendencë të shokojë me paramendim sepse është i shokuar nga vrasja me paramendim, siç e quan gjakmarrjen.

Mund t’ju garantojmë një gjë: pas leximit të këtij libri të parë që i bën një luftë frontale dhe të pamëshirshme Kanunit të gjakmarrjes, kurrë më nuk do t’i shihni si më parë çështjet e trajtuara. Prandaj, nëse bindeni se ky libër i angazhuar do të kenë impakt pozitiv në shoqërinë shqiptare, lexojeni dhe flisni për të në rrethin tuaj duke e bërë të njohur adresën Internet në të cilën ndodhet.

Kadri Sherifi ka botuar tashmë dy libra, disa shkrime opinioni dhe disa poezi në gjuhën frënge.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kadri Sherifi:KU ËSHTË ILIRI ? Empty Re: Kadri Sherifi:KU ËSHTË ILIRI ?

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jun 28, 2009 6:21 pm

1. VARIACIONE ME TË NJËJTËN TEMË


Që në rininë e hershme më kanë pëlqyer këngët kreshnike. Ende pa e njohur poezinë e Petrarkës, më ka magjepsur përshkrimi i bukurisë së femrës në to. Megjithatë, mendoja se diçka nuk shkonte mirë në tekstet këngëve kreshnike. Pse ishte aq e bukur Tanusha, e bija e krajlit të një populli fqinj, i cili konsiderohej si armik, e jo një femër nga trojet ku këndohej kënga? Ai i cili do ta merrte për nuse Tanushën sikur ishte shqiptar por rapsodi e quante turk, siç i pëlqente të na quajë edhe krajli. Babai i bukuroshes është armik dhe vritet. Ky model përsëritet pothuaj në të gjitha këngët e këtij soji. Ende pa e lexuar Makiavelin, dyshoja se dikush vinte në praktikë, siç do e quaja tani, një plan makiavelik përmes atyre këngëve për të krijuar një psikologji çoroditëse në popull. Më vonë, si i ri, më është rritur dyshimi edhe më tëpër duke konstatuar se babai shqiptar është në gjendje ta vrasë atë të cilit i duket e bukur vajza e tij...

Nuk e di pse kam menduar në psikologjinë që krijon kënga ose poezia kur e kam shkruar opinionin Kanuni i neglizhencës. Ideja për këtë tekst më ka ardhur nga rasti i gjakmarrjes së një të njohuri, ku vrasja me paramendim nxitet nga ithtarët e Kanunit. Në hartim, edhepse jo aq tepër sa në Kanun, përsëriten fjalët “gjak” dhe “vrasje”. Kështu, mendova ta bëj balancën me një tjetër tekst më qesharak të cilit ia ngjita emrin: Dasma torollake.

Gjatë një bisede në lidhje me Kanunin dhe gjakmarrjen, një i njohur tjetër krejtësisht i çkyqur nga realiteti më tha se feja e tij e kishte zgjidhjen e problemit. Kur e pyeta se a e kishte lexuar të tërë, që nga fillimi deri në fund, librin e shenjtë të fesë së tij, më tha se nuk e kishte lexuar por nuk kishte nevojë ta lexonte për t’i besuar. Çuditërisht, unë e kisha lexuar ndërsa ai i besonte! Ky rast kujton thënien: “Dikush i ha mollat e tharta, të tjerëve u mpihen dhëmbët”. Pyetjen time: “Cilin shtet në Evropë... e ka bërë të lulëzuar e të organizuar feja në fjalë” ai e konsideroi si ironike. Me ironinë të cilën ma mveshi bashkëbiseduesi e fillova shkrimin Katër besime – një Besë.

Dhënja e kafes nën gju dhe çdo gjë tjetër me dorën e majtë për të bërë presion tek mashkujt e shtëpisë ose të fisit që të marrin gjak, në kohët e errëta të injorancës, më ka frymëzuar për shkrimin me titull Kanuni dhe kafja. Nxitja e gjakmarrjes bëhet edhe sot nga ndërhyrës përfitues të cilët, sipas meje, janë përgjegjësit kryesorë të jetëzgjatjes së këtij fenomeni. Nën titullin Mesjeta në mesditë kam krijuar disa personage fiktive të ditëve tona (në pikë të ditës) të cilët, secili në mënyrën e vet, i hedhin një shikim mesjetës.

Përkundër presionit shoqëror, një bashkatdhetar shprehet sheshit para fisit dhe kryeplakut se nuk do të marrë gjak. Për të, bankat e shkollës të paguara me djersën e popullit meritojnë më shumë nder se interpretimet e përrallave të kahershme. Kjo është tema e hartimit Kallëzimi i gjakmarrjes ku përshkruaj pak a shumë rastin i cili më ka nxitur që në fillim këto shkrime.

Po të egzistonte një konkurs botëror për libra të cituara nga ata që nuk i kanë lexuar, besoj se Kanuni do të ishte ndër të parët. Ja frymëzimi i paraqitjes në disa paragrafe i shkrimit Citatet.

A e dini se qymyri dhe diamanti kanë diçka të përbashkët? Që të dy e kanë origjinën nga i njëjti material : karboni. Qymyri mund të bëhet dimant me një shtypje të madhe, afërsisht aq të madhe sa do t’i nevojitej një tanku të Millosheviqit të bëhet një monedhë e vogël. Kjo ide më polli anektotën e shkurtër Qymyri dhe diamanti. Faktikisht, egziston një fjalë me origjinë të përbashkët në shprehjen e Kanunit “vrasje për nder ” dhe atë të Millosheviqit “shqiptarë të ndershëm ” siç i quante ata të cilët i bënin nder atij.

Do të mund ta përfundoja këtë tekst të hyrjes me pyetjet të cilat i kam bërë vetvetes para se të filloj këto shkrime: Pse intelektualët shqiptarë, në të gjitha trojet arbërore, i vënë dorëzat e bardha kur flasim për gjakmarrjen dhe Kanunin? Pse heshtin? Sipas tyre, më mirë është të vritet Kanuni i gjakmarrjes apo të vriten të pafajshmit në emër të tij? Pse nuk egziston një libër që të japë anën tjetër të medajles të asaj që thuhet në Kanun? Sidiqoftë, mendoj se ka zgjidhje dhe atë do ta shihni në kapitullin e fundit: Gjakmarrja mund të çrënjoset.

Njësitë ose kapitujt me titujt e lartëpërmendur kanë forma të ndryshme të cilat më janë imponuar nga aspekti që trajtoja. Për shembëll, kalohet nga nga opinioni në fiksion, nga rrëfimi i fakteve në në argumenteve, nga anekdota në vargje. Për këtë arësye, për t’i emëruar këto shkrime e përdor shprehjen “variacione me të njëjtën temë”.




===============




2. KANUNI I NEGLIZHENCËS


A mund të çrrënjoset gjakmarrja nga mentaliteti shqiptar?


Në gjithë rruzullin tokësor, shekuj me radhë, gjakmarrja ua ka marrë ose ua ka bërë të padurueshme jetën shumë njerëzve të pafajshëm: të afërmëve të një vrasësi. Edhe sot tek shqiptarët, përveç mijëra vrasjeve në vit, mijëra familje qëndrojnë të mbyllura, të gjithë njerëz të pafajshëm. Shumë fëmijë nuk mund të ndjekin shkollimin e detyrueshëm në dy shtete të Evropës ku kushtetutat u garantojnë qytetarëve lirinë e lëvizjes dhe të shprehjes.

Gabimisht, fenomeni i gjakmarrjes është futur në kokat e disave se është karakteristikë e identitetit kombëtar duke u referuar në Kanunin e Lekë Dukagjinit. Në fakt, fjala “kanun” vjen nga greqishtja e vjetër “kanôn” që do të thotë “rregull”, “model”. Në latinisht kemi shprehjen “jus canonicum” që do të thotë “ ligj kanunor”. Po të mendohet hollë e hollë, Lekë Dukagjini nuk i ka dhënë më shumë kontribut të drejtës kanunore se Enver Hoxha komunizmit. Prandaj, si në njërin rast ashtu edhe në tjetrin, nuk kemi arsye të jemi tepër krenarë. Duke e hequr nga mendja se ligjet që nuk i përdor më askush në botë i përkasin kulturës sonë, bëhet pyetja: A mund të çrrënjoset gjakmarrja nga mentaliteti shqiptar?

Unë mendoj se po. Shumë popuj tjerë e kanë rregulluar këtë problem në mënyrë të civilizuar. Edhe ne, në ditët tona, kemi një komb të shkolluar i cili e ka në dorë fatin e vet. Mirëpo duhen marrë disa masa urgjente profesionale që në ndodhjen e fatkeqësisë. Nuk duhet lejuar ndërhyrja e nxitësve të gjakmarrjes siç janë kanunarët gjakatarë apo të hollat dhe të edukohet rrethi i familjeve fatkeqe në mënyrë të vetëdijshme e bashkëkohore.

Së pari, në rast vrasjeje në rrethana të ndryshme, deklarata e të afërmëve të viktimës për gjakmarrje të konsiderohet si kërcënim me vdekje me paramendim. Pastaj, organet kompetente të marrin masat e nevojshme preventive. Ndërhyrja e organizatave jo kompetente nën pretekstin e ligjeve paralele kanunore të dënohet rreptësisht. Këto organizata dhe këta individë, herët apo vonë, do të përgjigjen para drejtësisë kompetente kombëtare ose ndërkombëtare për interpretimin e artikujve famëkëqij kanunorë. Masat ndëshkimore kundër përçuesve të (pa)drejtësisë kanunore janë një hap drejt çrrënjosjes së gjakmarrjes.

Pastaj, dhënia e të hollave për gjak, marrja e të hollave për gjak dhe përcjellja e të hollave për gjak nga njëra palë tek tjetra të konsiderohen si trafikim me qenie njerëzore. Të gjithë ata që bëjnë një nga këto tri gjeste të akuzohen edhe për nxitje të gjakmarrjes. Të hollat janë vaj për zjarrin. Nëse hiqet ideja e marrjes së të hollave nga koka e gjakmarrësit potencial dhe nëse ai është i bindur se deklarata e tij për gjakmarrje do të dënohet si kërcënim me vdekje, mendoj se reflekset dhe sjelljet e tij do të jenë ndryshe në momente fatkeqësie të humbjes së një të afërmi. Ideja për të bartur një vdekje në vetëdije gjatë gjithë jetës dhe ballafaqimi me drejtësinë moderne do të kenë përparësi në psikologjinë e tij. Njeriu kurrë nuk vret për nder por për atë me çka kamuflohet nderi! Natyrisht, organizatat famëkeqe e gjakatare dhe individët që bëjnë drejtësinë kanunore nuk duhet të kenë në asnjë rast përfitime monetare sepse kjo gjë i zgjat jetën fenomenit të vëllavrasjes.

Në vazhdim, rrethi i të dy familjeve në konflikt duhet të luajë një rol pozitiv me mençuri dhe qytetërim bashkëkohor. Kur shohim filma dueli në mes dy gladiatorëve ku dihet se njëri do të vritet, mund të konstatohet se publiku i asaj kohe (skllavopronare) i shikonte këto skena dhe argëtohej në prezencën e skllavopronarit i cili përfitonte nga spektakli. Spektaklet e tilla janë zhdukur sot në botë siç është zhdukur gjakmarrja. Në trojet shqipfolëse, spektatorët e sotëm të konfliktit në mes dy familjeve duhet të kuptojnë se ato familje janë në të njëjtën situatë fatkeqësie dhe të ndihmohen që të dyjat. Mediat do të duhej të vënin në pah gjestet humane të cilat do të merreshin si modele. E vërteta optimiste është se populli shqiptar nuk e pranon gjakmarrjen si tipar të identitetit të vet dhe e ka zëvendësuar termin që shpreh këtë fenomen gjakatar me fjalën “vëllavrasje”. Por sikur kjo nuk mjafton…

Në përfundim, organet shtetërore nuk mund vazhdojnë të arsyetojnë moskokëçarjen duke u fshehur pas zakoneve e traditave sepse pakujdesia e tyre në ketë aspekt po bëhet traditë. Tashmë mund ta quajmë rregullin e tyre me dy fjalë të huazuara: Kanuni i neglizhencës.

Organet kompetente duhet të marrin të gjitha përgjegjësitë për mbrojtjen e atyre që nuk kanë bërë krim duke pasur parasysh se të afërmit e vrasësit nuk janë vrasës. Nuk duhet të fajësohen të pafajshmit siç ndodhte në komunizëm ku po rrëshqiti dikush nga vija e partisë, e gjithë famijla internohej. Nuk është vështirë të kuptohet se askush nuk ka mundësi as të drejtë t’i kontrollojë sjelljet e vëllaut apo ato të kushëririt i cili mund të jetë vrasës. Kushtetuta e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës u garantojnë qytetarëve lëvizjen e lirë. Disa përgjigje nga ana e pushtetarëve janë të nevojshme: Sa gjakmarrje duhet të ndodhin në një zonë të caktuar në vit që shefi i policisë dhe kryetari i komunës të japin dorëheqje? Sa gjakmarrje duhet të ndodhin në shtet që të detyrojnë qeverinë të japë dorëheqje, siç do të ndodhte në vende tjera?

Ndoshta (shpresoj se është ashtu!) ka të tillë në mesin e autoriteteve që mezi presin t’u thuhet : “Na detyroni ta bëjmë punën tonë si duhet”.

Në pritje të zgjimit të vetëdijes e gjithashtu të zgjimit nga gjumi të politikanëve dhe ligjvënësve tanë, të shpresojmë se do të dalë një bir apo bijë nga gjiri i këtij populli, si Anton Çeta, et të rregullojë të gjitha konfliktet e tanishme me mirëkuptim dhe paqe … pa u referuar në asnjë ligj kanunor të pandershëm apo bolshevik. E nëse na humbet busulla pa u referuar në të kaluarën, mund ta kujtojmë thënien “V’llau v’llaun nuk e vret”. Më duket se kjo shprehje ka moshë, sikur vjen nga njëfarë…Gjergj Kastrioti Skënderbeu... ?
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kadri Sherifi:KU ËSHTË ILIRI ? Empty Re: Kadri Sherifi:KU ËSHTË ILIRI ?

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jun 28, 2009 6:22 pm

3. DASMA TOROLLAKE


Si ta përshkruani dasmën tradicionale shqiptare me terminologji bashkohore?


Një kërkues universitar në një vend perëndimor ju përmend dasmën tradicionale shqiptare duke përdorur edhe fjalët “la dasma” në frëngjisht dhe “the dasma” në anglisht. E kuptoni menjëherë se ky term nuk ka njëvleftësim të saktë në këto gjuhë, madje as në shumë gjuhë tjera të botës. Ndiheni keq dhe nuk doni kurrsesi të flisni për ceremoninë e martesës së të parëve tuaj.

Nuk doni kurrsesi të flisni për Kanunin dhe për psikologjinë që ka krijuar interpretimi i tij në popullin tuaj. Ju vjen ndër mend një bisedë e dy çunave të rinj. Njëri e pyet tjetrin: “Do të martohesh me Kanun apo me dashuri? ” Tjetri përgjigjet: “Do të martohem me një femër... ” E hapni gojën ta tregoni këtë barcoletë por nuk ju duket aq e fortë dhe e mbyllni prap.

Duke u përpjekur të gjeni diçka për të ndërruar bisedën, ju kujtohen disa fakte. Dasma tradicionale e ka hedhur në erë gjithë ekonominë e famijles dhe asaj i është dashur një kohë e gjatë për ta marrë veten. Papritmas bëheni filozof dhe ju kaplon një pyetje në lidhje me investimet e këqija: Cili popull, përveç atij i cili e ka të skalitur në traditë të flakë gjithë ekonominë e familjes për një dasmë, e ka investuar gjithë ekonominë e shtetit për të ndërtuar bunkera?

Për të mos u shprehur për dasmën, i flisni bashkëbiseduesit tuaj universitar për martesën dhe për foljen që shpreh këtë veprim. Folja: martohem, martohesh, martohet... ka filluar të zgjedhohet në kohën e ardhme në të gjitha gjuhët, pa përjashtuar shqipen: ndahem, ndahesh, ndahet… Pa dalur krejtësisht nga tema, hyni në bisedën e një ceremonie martesore moderne, modeste, të pakomplikuar, të planifikuar me mençuri, e cila nuk e dërmon ekonomikisht çiftin. Çifti duhet të krijojë një celulë të re të shëndetshme familjare dhe të fillojë si duhet jetën bashkëshortore.

Megjithatë nuk arrini të koncentroheni në bisedë sepse ju duket sikur këngët, shkrimet, përrallat e Kanunit... e mburrin dasmën e vjetër dhe e pengojnë të kaluarën të kalojë. Nuk jeni krenar me mburrjen sepse ajo u jep jetë sjelljeve të palogjikshme. E imagjinoni të zotin e dasmës disa ditë pas ceremonisë së dasmës në borxh deri në fyt duke i shikuar yjet në qiell si cjapi në baltë. Krismat e tupanit monoton disa ditë me radhë ia shurdhojnë ende veshët por e di mirë se nuk do të vallëzojë për një kohë të gjatë. Nuk i kërcehet dot! Nusja e shikon të varur fustanin e bardhë monokrom, monoton, pa identitet, torollak si të gjithë fustanët tjerë të zakonit dhe i duket si vampir. Fustani i bardhë s’ka më vlerë për ditë të zeza të varfërisë edhepse ka kushtuar mijëra ose miliona budallallëqe (varet se a janë ato të reja apo të vjetra.) As dhuratat e dasmorëve nuk kanë vlerë sepse të gjitha janë njësoj, njëlloj, të palogjikshme mu si dasma. Edhe ato janë torollake dhe ...sipas zakonit! Zakoni nuk ka nevojë për logjikë por është çudi të konstatohet se si budallallëku e krijon logjikën vet e cila bëhet sëmundje ngjitëse dhe trashëguese.

Pyetjet tjera që i bëni vetes në brendësinë më të thellë, pa thënë asnjë fjalë sheshit, në lidhje me këtë fenomen të së kaluarës së “lavdishme” të popullit tuaj janë: I zoti i shtëpisë, përgjegjësi i zhgënjyer i komedisë tragjike, dasmës torollake, a ka shkuar t’i thotë fqiut të mos bëjë të njëjtin gabim apo ka bërë çmos që të organizojë një presion shoqëror me qëllim shpirtngushtë që të mos jetë i vetmi torrollak në fshat? Çfarë interesi kanë pasur kanunarët kur kanë varfëruar familjet gjatë martesës? Kujt i ka ndrequr punë një celullë e re familjare e dobësuar dhe e varfër?

Bashkëbiseduasi juaj e kupton se doni ta evitoni temën dhe do të dijë pse doni ta evitoni. Ju vjen në mendje të thoni se dasma ka qenë qëllimkeqe për t’i mësuar familjet, që në celulat e para, të jenë varfëra dhe në borxh. Këtë gjë e ka bërë edhe komunzmi. Qëllimi i Kanunit dhe i komunizmit ka qënë që familjet të jenë gjithmonë në probleme per të mos mundur të dalin nga kontrolli i pushtetit. Nuk keni menduar kurrë më parë për këtë krahasim dhe nuk e dini farë se a është ashtu apo jo por qëllimi i juaj është të mos e thoni asnjë fjalë të mirë për dasmën tradicionale shqiptare. Jeni në gjendje ta krahasoni me të gjithë “izmat” në botë që kanë, sipas jush, kuptim negatif.

Ai tjetri flet për aspektin shenjtërues të martesës. Ju e dini se martesa si institucion ka pasur karakter shenjtërues sipas disa feve por nuk arrini të bindeni se dasma ka pasur një karakter të tillë. Sidoqoftë, për juve një gjë nuk mund të jetë e shenjte nëse vjen nga Kanuni sepse besoni (kjo është e drjetë e juaj personale) se gjatë tendencës së shenjtërimit të një gjëje, gjithçka është e planifikuar për të përfituar nga mendjelehtësia e popullit të pashkolluar. Megjithatë, i thoni tjetrit se keni simpati për disa shenjtërime të disa kulturave si, për shembëll, shenjtërimin e lopës në Indi. Këtu arrini t’ia prekni kuriozitetin bashkëbiseduesit sepse ai ka qenë në Indi dhe e ka analizuar fenomenin e shenjtërimit të lopës në të njëjtën mënyrë siç analizon fenomenet e shenjtërizimit të disa shoqërive tjera të cilat nuk arrijnë dot të zhvillohen.

Këtu biseda bëhet intresante sepse ju e keni lexuar një studim sociologjik në lidhje me shenjtërimin e lopës. Ai shenjtërim është bërë me qëllim të mirë. Ua ka mbushur mendjen njerëzve se jovetën që nuk duhet ta hanë lopën por duhet ta rrespektojnë atë më së shumëti. Dihet se, përveç se jep qumësht, lopa lind vjeta. Vjetat bëhen qe. Qetë janë përdorur për tërheqje, për të punuar tokën, e tjera….ky është një fraksion i shenjtërimit. Përveç shenjërimit të kaut të punës, janë dy fraksione tjera. Lopa është shenjtëruar në mënyrë të dyfishtë për shkak të bajgave. Bajgat e lopës janë përdorur, nën një: për plehërimin e arave, nën dy : të thara për ngrohje.

Me një fjalë, përpjekjet qëllimkëqija dhe negative të Kanunit për shenjtërimin e dasmës nuk mund t’i krahasoni kurrsesi me shenjtërimin e bajgave të lopës në Indi. Për nder të histoirise dhe dhe të kaluarës së popullit tuaj, përpiqeni ta krahasoni tëndencën e shenjtërimin e dasmës tradicionale shqiptare me shenjtërimin e bajgave… të derrit apo të qenit. Por krahasimin e fundit nuk e thoni, vetëm e mendoni.

Meqë nuk keni gjë për të thënë për dasmën e dikurshme tradicionale disaditëshe të popullit tuaj, bëni mirë që e qepni gojën dhe nuk bërtisni me gjithë zërin që keni para botës për të. Pas mbarimit të takimit, filloni një shkrim të shkurtër ku shprehni se çka mendoni.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kadri Sherifi:KU ËSHTË ILIRI ? Empty Re: Kadri Sherifi:KU ËSHTË ILIRI ?

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jun 28, 2009 6:23 pm

4. KATËR BESIME – NJË BESË !


Kujt i shkrepi të na ndajë në katër kategori sipas besimit fetar: bektashinj, katolikë, muslimanë dhe ortodoksë (sipas radhës alfabetike) pa menduar se përjashton shumicën? Nëse patjetër duhet të ndahemi, le të ndahemi në tresh me kusht që të bashkohemi prap në fund të këtij shkrimi. Pra, të provojmë për disa çaste ndarjen si vijon: shqiptarët, fetarët dhe gënjeshtarët.

Të parët (shqiptarët në kuptimin fetar që nga Vaso Pashë Shkodrani e këndej) për hir të bashkimit kombëtar, nuk kanë nevojë për një fe tjetër pëveç shqiptarisë për tu lidhur me Zotin. Njerëzit e këtij soji i duan të gjitha fetë nësoj dhe mu për këtë arësye nuk futen në njërën për të mos i bërë konkurrencë tjetrës. Besojnë se Zoti i do ata mu kështu. Çka është më e forta, ata mendojnë se janë imazhi i vetë Zotit sepse Zoti i do pikërisht të gjitha fetë njësoj.

Të dytët janë fetarët. Ata besojnë se duhet të bëjnë pjesë në një fe. Vetëm një. Ta mbrojnë atë (nga kush? nga çka?) Sipas tyre, e gjithë dituria: ekonomia, dietetika, seksologjia, lekologjia, eurologjia, dollarologjia... e kanë çelësin në librin e tyre të shejtë. Disa udhëheqës fetarë, nganjëherë, shprehen në gjuhë të huaja për arësye misticiteti e jo pse kanë nënçmim ndaj gjuhës shqipe! Zoti na ruajtë! Të flasim nga del shpirti, edhe kur shprehen shqip është pak vështirë t’iu kapet mendimi nga filli ose nga bishti: Fetarët, jo vetëm se besojnë se në atë që besojnë është e vërtetë por janë të bindur se çka besojnë se është e vërtetë, është me të vërtetë e vërtetë...

Të tretët janë të vërtetët. Do të thotë: gënjeshtarë të vërtetë. Ata, për të mos shokuar fetarët, paraqiten se kanë fe. Për të mos i shokuar të tjerët paraqiten ndryshe. Pastaj, kur mësohen të gënjejnë në lidhje me fenë, ose për shak të paqes dhe altruizmit, vazhdojnë të gënjejnë edhe për gjëra të tjera: të gënjejnë shkurt e shqip. Simpatia ndaj tyre rritet e rritet sepse njerëzit e shohin veten e tyre në ta dhe sikur sigurohen, sikur qetësohen, sikur prehen... Në këtë mënyrë formohet kategoria e pazëvendësueshme pa të cilën jeta është e pamundshme. Pa gënjeshtarët, kush do të na udhëhiqte, kush do të na ushqente, kusht do të na donte, kush do të na dashuronte...?

Dikush mund të thotë se nuk kemi aq shumë gënjeshtarë sepse e kemi Besën tradicionale apo fjalën e nderit e cila na dallon në botë si popull qe shumë shekuj. Mu kjo dukuri është shumë shqetësuese! Tipari dominant i identitetit tonë i paska rrënjët thellë në histori! Besa jonë tradicionale e konfirmon këtë gjë! Shqiptarët gënjejnë duke u fshehur pas Besës së Kanunit edhe kur s’kanë nevojë të evitojnë rrezikun, edhe kur s’kanë gjë për të shitur…me një fjalë, edhe kur gënjeshtra nuk është apsolutisht e nevojshme… Kjo gjë është më tepër se brengosëse. Është katastrofale!

Ai që nuk gënjen nuk nevoje të betohet, as të bëjë be, as të japë Besën. Besa është përdorur ose për ta mbuluar (dyfishuar!!) gënjeshtrën ose si ilaç kundër gënjeshtrës mu si aspirina kundër dhimbjes së kokës. Kush përdor aspirina kur nuk ka dhimbje koke? Imagjinoni sot komercializimin e një lloj pilule me markën Besa për të shëruar popullatën. Sa uzina do të nevojiteshin anë e mbanë Arbërisë? Çdo sektor tjetër do të paralizohej. Imagjinoni turma të tëra punonjësish në pushim mjeksor. Ndërkohë, kush do të punonte, kush do të na edukonte, kush do të na donte, kush do të shkruante...?

Sikur na impresionuan pak tepër gënjeshtarët dhe i lamë nën hije fetarët. Kur themi “fetarët”, të merremi vesh se është fjala për të gjitha fetë pa përjashtim. Fundi i fundit, tek ne nuk ka fe dominante. Si mund të ketë fe dominante tek shqiptarët kur të katër fetë së bashku përbëjnë një minoritet? Thënë nga zemra, është mëkat të qahemi me fetarët shqiptarë e sidomos ndaj shprehjes se respektit ndërfetar me të cilin na nderojnë në botë. A e dini çka thonë disa fetarë shqiptarë me ata altoparlantët e vjetër disa herë në ditë në një gjuhë të huaj të cilën nuk e kuptojnë ata të cilëve u drejtohet porosia? Përkthimi i saktë fjalë për fjalë që i bëj unë asaj porosie është ky: “Mos flisni keq për fetë tjera sepse ka rrezik se dikush u beson thënieve tuaja! Një fe vlen atë që besimtarët e saj thonë për fetë tjera!”

Sa u përket altoparlantëve të këqinj (bëhet fjalë për cilësinë e keqe të altoparlantëve) kjo formë e shprehjes më duket se nuk është e shenjtëruar në fenë e cila shprehet në këtë formë sepse altoparlantët nuk kanë egzistuar kur është shpikur ajo. Aq më mirë sepse do të ishte një provë se ka gjëra të pavend në fe të cilat janë shenjtëruar! Pra, altoparlantët e këqinj janë vetëm aspekti “reklamë” ose “marketing” i fesë. Megjithatë, kjo praktikë mund të ketë efekt negativ, sidomos te gënjeshtarët shqiptarë të cilët pretendojnë se janë në Evropë, se zhurma e keqe mund të pengojë qetësinë dhe paqen e qytetarëve se gjuha shqipe nuk respektohet edhepse është zyrtare... Egziston rreziku që gënjeshtarët të pengohen, të hidhërohen, të irritohen, të acarrohen…të vetëdijësohen… e të anëtarësohen sheshit në fenë shqiptare vetëm e vetëm për t’iu ulur volumin atyre krr, krrr, krrrr, krrrrrrrrrrrr... të altoparlantëve. Çka presin? Feja nuk ka nevojë as për anëtarësim as për anëtarë të cilët kanë më të voglin dyshim në praktikat e saj perfekte!

Mund të bëhet pyetja : Pse i lidh këtu fetë me me Besën, fjalën e nderit të Kanunit? Ja pse: Duke e lexuar Kanunin, që nga fillimi deri në fund, më është kujtuar shprehja e Migjenit “kalbësira që duan të shenjtërohen”.

Nuk dua të them këtu se ligjet e Kanunit janë kalbërsira që duan të shenjtërohen. As nuk dua të them se ligjet e Kanunit janë kalbësira që nuk duan të shenjtërohen. Nuk them asgjë të tillë sepse nuk dua t’ua prish qejfin adeptëve të Kanunit të cilët nuk meritojnë t’u prishet qejfi! Po të thoja diçka në lidhje me këtë (por nuk e them dot !) do të shprehesha kështu: Gjakamarrja e Kanunit është… diçka (…) që nuk duhet lejuar të shenjtërohet më gjatë!

E keqja më e madhe dhe gabimi që nuk falet i Kanunit është se gjatë rrënjosjes së tij është bërë përpjekje të imitohet feja. Pra, të shenjtërohen ligjet. Në këtë mënyrë një ligj qoftë i keq, qoftë torollak, qoftë anakronik (i skaduar) ai mbetet i padiskutueshëm dhe në fuqi.

Tani, çka u nda duhet të bashkohet, siç u premtua në fillim. Mixha Ramë i bekoftë të gjithë së bashku pa dallim: shqiptarët, fetarët dhe gënjeshtarët! Thënia: “Feja e shqiptarit është shqiptaria” është bërë motoja jonë zyrtare e cila na përfaqëson si komb në botë. Ajo është bashkuese dhe gjithëpërfshirëse pa pasur nevojë as për altoparlant as daulle. Në dukje të parë, sikur kjo thënie e favorizon një çikë kategorinë e parë, do të thotë, shqiptarët. Mirëpo, le të mendojmë pak dhe ta bëjmë ndërlidhjen duke e prekur rradaken para se të kërcejmë në përfundim: Edhe fetarët janë shqiptarë, së paku aq sa janë gënjeshtarët fetarë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kadri Sherifi:KU ËSHTË ILIRI ? Empty Re: Kadri Sherifi:KU ËSHTË ILIRI ?

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jun 28, 2009 6:23 pm

5. KANUNI DHE KAFJA



Një hata ju flet për nderin me fjalët e veta. Ju thotë se keni pirë kafe duke e prekur gjurin me brryl para se të bërtasë: “Për shkak të këtij gjesti janë bërë gjaqet!!!”

Ju del gjumi. Ndiheni i liruar se ishit në ëndërr, në ankth. E pyesni veten: “Ç’ka dreqin ka nderi i Kanunit që trishton njerëzit në kohën kur s’është koha?” Ju kujtohet se keni pirë kafe para se të shkonit në shtrat. Keni një problem: kur pini kafe, s’fleni dot. Njihni dikënd të cilit i ndodh e kundërta: kur fle, s’pi dot kafe. Ju kujtohen tri raste tjera kur kafja ju ka penguar të flenit. Në secilin rast, sipas radhës, doza e kafeinës është gjithnjë më e madhe.

Rasti i parë. Jeni në një shtet të huaj. Pas një gjykimi, me nderë para muhabetit, për vjedhje, një i akuzuar ju takon rastësisht dhe ju ofron një kafe vetëm për t’ju nderuar si bashkatdhetar. Posa uleni në kafene, gjëja e parë që ju thotë për t’u mburrur me të keqen e tij është: “Se mos më humbi nderi i familjes, se mos po ma njohin fisin osë shtëpinë këta këtu”. Kur thotë “këta këtu” bën me dorë nga gjyqi. Nuk e kuptoni qartë se a flet për zonjën gjykatëse e cila posa e dënoi me gjobë, për autoritetet, apo për popullin mikpritës.

Pastaj, bashkatdhetari, ju tregon se familja nuk ka lidhje me vjedhjet e tij sepse ajo është e madhe me takam, me fe, me Kanun... dhe ku nderi është i pastër si loti. Në atë fis ka pasur raste të vrasjes së vajzës nga babai, të motrës nga i vëllai, të mbesës nga xhaxhai, të kushërirës nga kushëriri... Pjesa e tregimit të hajnit të familjes së ndershme në lidhje me nderin e gruas, ju nxit disa pyetje: Nëse nderi i gruas shqiptare ndodhet aty ku thonë kanunarët se ndodhet, si mund të jetë gjatë kohë i pastër si loti? Pse vampirët kanunarë nuk ngopem me idenë e gjakut të femrës shqiptare e cila, si të gjitha femrat e botës, humb gjak gjatë menstruacioneve? Mos vallë, ajo duhet të qajë burrin, vëllaun, birin ... me qëllim që lotët t’i rrjedhin pa ndalur deri te organi gjenital për ta larë atë...?

Biri i fisit nuk është aq i mençur sa të kuptojë se gjesti i tij i vjedhjes nuk është asgjë në krahasim me atë se çka është bërë për ta larë nderin tek të parët e tij. Poashtu, me krenari naive, ju informon se në familjen e tij të madhe ndodhet një valixhe e vogël, një lloj arke e vogël, e cila hapet në dy anët: TIK..TIK. Aty familja ruan Kanunin dhe një libër tjetër në një gjuhë të huaj...Pleqtë, edhepse shumica s’dinë t’i lexojnë shkrimet e zhubrosura, i shfletojnë ato, betohen në to dhe frymëzohen të vendosin për jetën dhe fatin e të tjerëve...nën pretekstin e nderit.

E kuptoni mirë se bashkatdhetarit tuaj nuk i konvenojnë ligjet e vendit ku jeton dhe as ligjet bashkohore të vendlindjes së tij. Atij nuk i konvenojnë as realiteti as teknologjia bashkohore sepse emri i tij është nderuar tashmë nga sistemi informatik. Me një të vetmin KLIK...KLIK del e gjithë historia e veprimeve të tij. Ai s’do të gjejë kurrë në jetën e tij të shenjtë punë aty ku kërkohet më i vogli besim. Kompjuterit nuk i ha as e djathta as e majta për nderin e fisit të atij që ka dosje kriminale. Por, nëse ai vetë, si person, dëshiron të arrijë sukses në jetë në mënyrë që prindërit e tij të krenohen sadopak me të, atij s’i mbetet gjë tjetër përveç të integrohet në “drejtësinë” paralele mafioze e cila, askund në botë, nuk i respekton ligjet e votuara as institucionet shtetërore.

Rasti i dytë. Kush ka marrë autobusin nga Tirana në Prishtinë e anasjelltas nëpër male, pajtohet me juve se rruga është shumë e poshtër. Keni dëshirë të besoni se jeni në ëndërr kur mendoni se një gabim i vogël i shoferit mjafton të mos ju gjenden copat. Kështu, pak para se të arrini në cak, i jeni mirënjohës shoferit për profesionalizmin e tij. Ende pa e mbaruar mirë mendimin, shoferi e ndal autmjetin. Një udhëtar del duke i premtuar se së shpejti do të dalë me të për një kafe. Disa udhëtarë të tjerë duan të dalin gjithashtu, por shoferi ua mbyll derën në hundë. Kolegu i tij, i cili është edhe pronari i kompanisë së autobusëve, i bërtet nga mesi automjetit për t’i përkujtuar se nuk ka stacion aty. “E kam shok”, përgjigjet shoferi para publikut. I irrituar nga vërejtja e punëdhënësit të tij, arësyetohet edhe më bindshëm: “ E kam shok!... Ne shqiptarë jemi...!”

Menjëherë, ju paragjykoni se diku në shtëpinë e ndershme të shoferit duhet të ndodhet një valixhe e vogël, një lloj arke e vogël, e cila hapet në të dy anët TIK...TIK me nja dy libra të cilat interpretohen nga ata që s’i lexojnë fare. “E kam shok!”. Sikur ju të tjerët të ishit armiq të tij! “Ne shqiptarë jemi!” Sikur ju të tjerët të mos e kishit paguar biletën... As shoku i tij s’është më i mirë! Nuk kërkohet nga tjetri të ndalë autobusin aty ku s’ka stacion në emër të miqësisë as nën pretekstin e shqiptarisë. Një shok i tillë është armik e jo mik. Po të kishit një dyqan, një shok i tillë do të vinte e do t’ju ulte çmimin patateve nën pretekstin e shoqërisë...Ose, do ju mirrte patatet pa i paguar fare...

Rasti i tretë. Kur ju personalisht jeni i detyruar të ftoni dikënd për kafe, atëherë doza e kafeinës është më e forta. Keni nevojë për një shërbim shoqëror dhe nëpunësi që e takoni e komplikon çështjen me paramendim, me qëllim përfitimi, siç bëjnë kanunarët me gjakmarrjet. Nuk ju thotë se a duhet të shërbehet nën gju apo jo, por ju përmend kafen. Nga balli, nga veshët, nga fjala.... e shihni se është prodhim kanunar si dy të parët. Ai patjetër duhet ta ketë atë valixhen e vogël, atë lloj arkën e vogël: TIK..TIK, jo vetëm në fis por edhe në zyrë! E kuptoni shpejt se fjala “kafe” nuk e ka kuptimin e asaj farës, asaj kokrës së bluar të përzier me ujë... me sheqer, pa sheqer, me qumësht, pa qumësht... As fjala “kafe” as fjala “kanun” nuk janë me origjinë shqiptare por, në asnjë gjuhë tjetër në botë, ato nuk kanë kuptime më të larmishme.

Kafeina reagon dhe s’ju lë as të rrini i shtrirë në shtrat. Ngriheni dhe kaloni në sallonin tuaj të vogël ku ndodhet një valixhe e vogël, një lloj arke e vogël, e cila hapet me një kod (nderi!) në të dy anët duke tingëlluar: TIK...TIK. Aty ruani dy lloj gjërash që shfletohen... me fotografi të nderit në letër të cilësisë më të lartë, akull fare!. Njëra revistë është në gjuhën e vendit ku jetoni, por nuk ju ka shkuar kurrë mendja ta lexoni sepse parapëlqeni ta bëni interpretimin e nderit sipas imagjinatës suaj. Tjetra, pothuaj e ngjëjtë, me fotografi pak më egzotike, është në një gjuhë të cilës nuk ia deshifroni fare alfabetin. As atë, nuk e ndieni nevojën ta lexoni...

Duke e hapur valixhen e vogël me atë TIK..TIK në të dy anët, dëgjoni një zë nga shtrati nga i cili sapo dolët: “Çka dreqin ke në mesnatë?!” Duke e shikuar akrepin e vogël të orës së murit në tre të mëngjesit, përgjigjeni: “Çka kam?...Më shkrepi të shkruaj”. Pastaj analizoni në mendje pyetjen e bashkëshortes: “Çka dreqin ke në mesnatë?” të cilën e keni dëgjuar disa herë vend e pa vend: para mesnatës, pas mesnatës... “Nuk është mesnatë. Edhe ajo ia fut kot si kanunarët!” thoni me vete i zhgënjyer.

E dhatë fjalën e nderit se do të shkruanit, atëherë shkruani! Meqë s’bëtë çka deshët të bënit por vetëm menduat ta bënit, sikur në rastin e të gjithë atyre që rrëfehen, vendosni të rrëfeheni. Dorën në zemër, ju vjen keq që u prish plani! Ia kishit dhënë besën vetes që, duke shikuar fotografitë porno dhe duke u vetëshërbuer, të mos e preknit gjurin me brryl, vetëm e vetëm për të nderuar kujtimin e atyre që nxisin gjaqet duke shërbyer kafen me dorën nën gju.

E ndizni kompjuterin dhe e shkruani titullin e këtij shkrimi. Çuditërisht fjalët “KANUNI” dhe “KAFJA” ju tingëllojnë mu si në ankth: KK... “Krimi” dhe “Korrupcioni”.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kadri Sherifi:KU ËSHTË ILIRI ? Empty Re: Kadri Sherifi:KU ËSHTË ILIRI ?

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jun 28, 2009 6:24 pm

6. MESJETA NË MESDITË




Disa minuta para mesditës, Sokol Morina del nga gjykata komunale me një letër në dorë. Duke e palosur për ta futur në xhep e sheh Fitimin, shokun e klasës në shkollën e mesme, i cili posa ndahet nga një klient të cilin e kishte shoqëruar në një proces gjyqësor.
- Duhet të isha bërë arsimtar si ti. Ta kam zili për shkak të pushimeve verore – thotë avokati me tallje.
- Mos ke frikë! - përgjigjet Sokoli - Nuk mund të shkoj fare në pushime sivjet. Gruaja do të shkojë në plazhin e Durrësit me fëmijët dhe prindërit e saj të cilët kanë ardhur për pushime nga bota e jashtme. Pasnesër e marrin avionin.
- Eja në zyrën time. Do ta shkruaj një autorizim. A e di se nuk i lejojnë fëmijët të kalojnë as në aeroport as në kufirin tokësor të shtetit ëmë vetën me një prind pa autorizimin e prindit tjetër? Vëtëm një gjë : nuk pranoj t’më paguash shërbimet me nder, as me falemnderit, as me grosh si në Kanun… pranoj vetëm euro.
- Dokumenti është tashmë i vulosur por më vjen keq që nuk gjeta një shok të më zëvendësonte në një aktivitet njëditor në lidhje me fshatin mesjetar ku marr pjes në organizim. E kam dhënë emrin para dy muajve për ta siguruar transportin e gjërave të vjetra nga muzeu dhe s’mund të tërhiqem pa e gjetur dikënd. Njeh dikënd që ka veturë të cilës i demontohen karriget si t’imes… dhe tëndes ?
- Thirre Danin. Vetura e tij është më e madhe sa e imja dhe e jotja bashkë. Të kujtohet Dani? Ai që e merrte çiftelinë në shkollë dhe ulej këmbëkryq mbi bankë dhe këndonte këngë folklorike? Ti i thoje se tekstet e këngëve të tij mesjetare duheshin përpunuar sepse e nxisnin kriminalitetin në shoqëri... sidomos kur i binte çiftelisë me gisht tak, tak, tak! për të imituar të shtënat e armës.
- Dani është në Prishtinë? - pyet Sokoli më një buzëqeshje shprese.
- Para disa ditësh është kthyer për pushime për herë të parë që kur ka shkuar në botën e jashtme pas shkollës së mesme. Falë shërbimeve të mia profesionale e ka marrë me qira, për një muaj, një kat të një ndërtese moderne këtu afër. Në muajin e ardhshëm do të shkojë në det për një muaj tjetër. Edhe në det unë ia kam rezervuar banesën. Është bërë amerikan. Në kartëvizitën e biznesit të tij e ka të shkruar emrin me dy “n” dhe me “y” në fund: “Danny”!
- Pse jo? Gjitkush mund ta shkruajë si të dojë emrin e vet në kartëvizitën e vet... E them kot sepse kurrë nuk kam patur kartë biznesi – ndërhyn Sokoli.
- Dani duhet të na bind se është dikushi, se nuk e ka humbur kohën jasht, me një drekë të tepruar dhe të ujitur deri në vërshim. Pse jo një fli, një fli folklorike? - shton Fitimi.

Njeriu i drejtësisë (i cili bën ndërmjetësime në të gjitha fushat e mundshme dhe imagjinueshme duke marrë një përqindje nga njëra palë dhe një përqindje nga tjetra palë) e shkruan numrin e telefonit të Danit në shpinën e kartëvizitës së tij të ilustruar me atë farë peshoren, simbolin e drejtësisë. Ndërkohë, arsimtari e shyp numrin në telefonin e tij. Dani përgjigjet. Pas përshëndetjeve, Sokoli e gjen momentin dhe i qahet edhe këtij për projektin e fshatit mesjetar i cili e pengon të shkojë në det me familje. Dani paraqitet vullnetar. Është i kënaqur të ketë rastin të shkojë me gruan amerikane dhe dy vajzat ta njohin pak historinë: të mirën dhe të keqen e mesjetës në këto anë. Sokoli i jep numrin e organizatorit dhe e ngre dorën triumfalisht në shenjë gëzimi. Fitimi e nuhat ngjarjen dhe përshpërit duke e imituar Danin:
- Nuk ka problem Kolë, të zëvendësoj unë. Mesjeta më intereson!
Duke e imituar tjetrim me një zë tepër të deformuar, Fitimi e tërheq Sokolin nën hijen e ndërtesës së gjykatës që të mos digjet në diell dhe lexon një dokument të një dosjeje duke e mbajtur njërin vesh te biseda.

Sokolit i kujtohet se Dani et quante “Kolë“ siç e thërret edhe bashkëshortja e tij. Askush tjetër nga shokët e dikurshëm të shkollës as nga kolegët e punës nuk e thërret me këtë nofkë. Përpiqet të koncentrohet në bisedën telefonike me Danin sepse i duket se, kur nuk e ka bashkëbiseduesin përpara tij, ka tendencë të humbet në mendime.


* * *



Hyn në zyrën e Fitimit. Dani është tashmë aty i veshur me kostum folklorik: tirq, xhamadan, shokë rreth belit, opinga mesjetare, plis... Kola konstaton një mrekulli në lidhje me Danin: As nuk është plakur as nuk është përtrirë, as nuk është fryrë as nuk është tkurrur. As nuk i është shtuar një qime në kokë as nuk i ka rënë një qime nga koka. Është po ai Dani nga shkolla e mesme. Është shqiptar i vërtetë sepse fenomenin që përjeton ai dhe i cili i sfidon të gjita ligjet e natyrës dhe të shoqërisë nuk mund t’i ndodhë dikujt tjetër. Ne kemi ruajtur disa gjëra nga mesjeta të cilat nuk kanë lëvizur një milimetër as nuk janë plakur një sekond.

Shokët që nuk janë parë qe shumë vite përshëndeten me një përqafim të gjatë. Pastaj, që të tre hipin në veturën e madhe familjare të bashkatdhetarit që ka ardhur të çmallet në atdhe nga bota e jashtme. Fitimi nga ulësja mbrapa i tregon Danit rrugën ndërsa Kola pranë tij, në ulësen mbrapa gjithashtu, nuk e di fare se ku do të shkojnë por e kupton mirë se dikush tjetër do t’u bashkangjitet për të zënë vend në ulësen pranë shoferit meqë ajo është e zbrazët.

Vetura ndalet para një moteli. Fitimi e shtyp një pullë në celularin e tij dhe një numër kompozohet automatikisht. Disa minuta më vonë del nga moteli një grua e veshur me rroba folklorike. Duke e parë gruan me rroba leshi dhe shami në pikë të vapës, arsimtarit i shkon mendja tek keqinterpretimi i së kaluarës. Thotë me vete se jovetëm Dani por as jo që do të ulet pranë tij nuk e kanë kuptuar një gjë: Edhe në mesjetë ka pasur stinë dhe rroba sipas stinëve. Duke i ndier djersët në trupin e tij, Kola mendon se burrat shqiptarë në verën mesjetare kanë bartur sigurisht fustanella pa brekë për të lënë ajrin të qarkullojë gjithandej sepse në atë epokë nuk kishte ftohëse artificiale si sot. Edhe për gra duhet të ketë pasur rroba vere. Po të kishin bartur rroba leshi në pikë të vapës, siç pretendojnë imituesit, të parët tanë të lashtë do ishin çmendur dhe do të na kishin lënë si trashëgim tru të ziera nga vapa dhe koka pa mend në to! Po të kishin bartur të parët tanë rroba leshi në pikë të vapës, ne sot nuk dot të dinim të bënim dallimin në mes te nderit dhe të krimit me paramendim!

Gruaja me veshje kombëtre përshëndet duke u futur në veturë dhe ua jep dorën të tre burrave para se të ulet. Quhet Besa. Besa, si fjala e nderit. Vetura e madhe moderne e bashkatdhetarit në botën e jashtme e lë shpejt qytetin. Edhe rrugën e keqe pa asfalt drejt majës së një mali e ha si dreqi qullin! Udhëtarët brenda vetëm luhaten andej këndej sa nuk u dalin zorrët nga veshët!

Automjeti ndalet pranë gërmadhave të një shtëpie nën hijen e madhe të një bungu shekullor. Burrat shkarkojnë gjërat dhe përgatisin një vend me lëkura dashi për t’u ulur. Si ulen këmbëkryq, Besa e merr ibrikun e legenin për t’u larë këmbët duke filluar nga Dani. Kur vjen radha te Kola, ai përgatitet të refuzojë këtë marifet. Avokati i mëshon me bërryl, duke e tepruar dhe duke i shkaktuar dhimbje, për t’i bërë me djie se sipas vendit bëhet kuvendi dhe se nuk duhet t’ia prishë qejfin shokut i cili ka nostalgji për të kaluarën e lashtë.

Pas pak kohe, Besa vjen edhe një herë me legen e peshqir për t’i ndihmuar burrat t’i lajnë duart para se të sjellë takamin me gota të rakisë. Burrat as nuk e falënderojnë as nuk e shikojnë. E shikonjnë punën e tyre: muhabetin, rakinë dhe birrën. Pika tjetër në rend të ditës për Besën është të ndezë zjarrin nëmes tre gurëve të mëdhenj për gatuar fli me saç.

Pas gotës së parë, Kola nuk pi më. Vetëm e ngre gotën e mbushur për të cakrruar dhe për të shoqëruar të tjerët të cilët s’ngopen dot me raki dhe birrë të ftohtë. Duke e shikuar Besën, Kolës i kujtohet poezia Fshati im nga Çajupi të cilën ua ka dhënë disa herë nxënësve ta mësojnë përmendësh. E kaplojnë disa ide ngative në lidhje me këtë farë ushqimin që ajo gatuan: Së pari emrin e ka të keq. Ku ka më keq se emri “fli”? Të flijohet dikush, të martirizohet, të masakrohet... Së dyti, vetë përmbajtja e flisë është absurde dhe jo gastronomike! Së treti, gjithçka në të është e komplikuar: bima e grurit në arë, shirja, bluarja, brumi, saçi, shtro një radhë me brum e mazë, vë saçin të piqet, shtro tjetrën radhë.... Nëse flia është ushqimi kombëtar kosovar, OKB-ja nuk duhet ta pranojë Kosovën si anëtare! Çfarë kontributi mund t’i japë asaj organizate një popull që ha fli? Çfarë kontributi mund t’i japë asaj organizate ai që ka një psikologji të komplikuar si flia? Një popull të cilit nuk ia vret ndërgjegjen ideja e flisë, është në gjendje të bëjë dhe të gëlltisë edhe absurditete tjera të të njëjtit nivel. Më thuaj se me çka ushqehesh, të tregoj se kush je – thotë një proverb. Kosova është bërë e pavarur në vitin e shpallur nga Organizta e Kombeve të Bashkuara Vit Ndërkomëtar i Patates. Nëse Kosova do të ketë një ushqim kombëtar me ndonjë simbolikë të pavarësisë, ajo duhet të shpikë një recetë të bazuar në patate, një ushqim që është gastronomik, i thjeshtë, që i respekton të drejtat qytetare, që nuk zë peng askënd, që përshkruhet lehtë në recetë dhe, mbi të gjithha, që ka një emër që nuk përkujton vdekjen....Ndryshe nga “fli”- flijim!

I dehur tapë, Fitimi merr çelësat e Danit dhe shkon në veturë për të lëshuar muzikë. Gjithë vendi ushton nga një këngë e vjetër e incizuar në një dasmë. Gjatë këngës dëgjohen disa të shtëna armësh të cilat e influencojnë Danin të nxjerrë koburen nga shoka dhe t’ia jep disa herë përpjetë. Pa një pa dy, Besa bie në tokë. I bie të fiktë pranë zjarrit duke gatuar fli. Dani i dehur buzëqesh. Është i kënaqur me efektin që pati e shtëna e tij.

Fitimi i afrohet kuzhinieres folklorike dhe i derdh birrë në fytyrën nga shishja e madhe që e mban përpara në mes të këmbëve. Kur zbrazet shishja, i jep një shpullë me shpinë të dorës në njëren faqe pastaj një me shuplakë në faqen tjetër. Kuzhinierja folklorike i hap sytë. Posa ia del të ulet, fillon të vjellë. Është e zbehur në fytyrë dhe i del shkuma nga goja. Edhe një i dehur i sojit të Fitimit e kupton se Besa nuk është më në gjendje ta vazhdojë punën. Po i ndodhi diçka që të tre burrat mund të kenë telashe. Duhet të dërgohet te mjeku.

Mëqë nuk ka pirë, arsimtari në pushim e nget veturëm. Me të zbritur nga mali e shohin një klinikë fshati ku e dërgojnë gruan e traumatizuar nga të shtënat e armës. Pas ndërhyrjes mjeksore, tre burrat e dërgojnë Besën te dera e motelit ku e kanë marrë. Dani i paguan çmimin sipas pazarit të Fitimit duke thënë se e ka ushqyer me bollëk fantazmën e tij për të kaluarën e lavdishme të popullit shqiptar. Duke e përshëndetur Besën, Fitimi i bën asaj shenjë me dorë se do të rrinë në kontakt së bashku.

Kola e nget veturën deri aty ku rri Dani me qira. Tri femra, gruaja dhe dy vajzat, e përshëndesin me dorë të dehurin me veshje kombëtare i cili niset t’u bashangjitet.

Duke u larguar këmbë nga banesa e Danit drejt gjykatës, në afërsi të së cilës ndodhet zyra e Fitimit, avokati i dehur shpreh konstatimin se dy vajzat e Danit i kishin flokët e shkurtëra dhe fustanin e shkurtër mu si e ëma e tyre. Madje, edhe brekët e bardha që dukeshin nga ballkoni ishin mu si të së emës së tyre. Kola çuditet nga ky përshkrim sepse nuk kishte vërejtur asgjë të tillë.

Sokoli mëson se Besa është gruaja e njërit që ka vrarë për të marrë gjak i nxitur nga presioni i vëllezërve dhe kushërinjve. Kur gjakmarrësi ëshë futur në burg, askush nuk është kujdesur për gruan dhe tre fëmijët e tij sepse anjëri prej tyre s’ishte në gjendje ta mbante as famijlen e vet. Besa ka zbritur në kryeqytet dhe punon si pastruese në një motel për t’i ushqyer fëmijët. Nganjeherë, si punë të dytë, bën kuzhinë folklorike në raste speciale, punë e cila e ndihmon për t’i larë dalëngadalë borxhin Fitimit, avokatit të burrit të saj. I vrari ka gjithashtu tre fëmijë dhe gruaja e tij bën saktësisht të njëjtën punë si Besa.

Nën hijën e gjykatës, arsimtari mëson edhe çudinë më të madhe: Një familje i ka borxh një gjak famijles së Danit qe disa dekada. Fitimi është duke e përgatitur terrenin që kjo çështje të rregullohet me pagesë nga ana e familjes së vrasësit. I ka propozuar Danit të ndërhyjë duke shtuar se si njeri i drejtësisë ai e zotëron edhe të drejtën kanunore. Mirëpo përqindja e shumës në lojë nga njëra palë, dhe nga tjetra palë duhet t’i paguhet, jo me grosh si në Kanun, por me euro.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kadri Sherifi:KU ËSHTË ILIRI ? Empty Re: Kadri Sherifi:KU ËSHTË ILIRI ?

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jun 28, 2009 6:25 pm

* * *

Disa minuta pas meditës, para se të përfundojë bisedën telefonike disaminutëshe, Dani i thotë Kolës me vendosmëri:
- Kur të kthehesh nga deti do të shkojmë së bashku, vetëm ne të dy, për ta siguruar familjen se nuk do të ketë kurrë të keqe nga ana ime. Nuk jam vrassës as nuk dua të zë peng fëmijë të pafajshëm. Unë jam shprehur haptas në kohën e fushatës së Anton Çetës se nuk do të marr gjak, por disa ende e konsiderojnë këtë punë të pakryer meqë nuk janë shtrënguar duart. Do të shkojmë ta vizitojmë familjen e vrasësit të dikurshëm i cili tashmë ka vdekur për t’ua mbyllur gojën ndërhyrësve që kanë qëllime përfituese.

Duke e futur telefonin në xhep, Sokoli ia shpjegon Fitimit fjalët e fundit të Danit. Gjithashtu i thotë se nga një minut në tjetrin shoku i tyre i përbashkët do të dalë për një përshëndetje. Nuk do të rri gjatë sepse ka të paraparë një atktivitet me gruan dhe vajzat e tij.
- Dani shtihet se është dikush tjerër. S’ka turp! Ka kaluar disa vite në perëndim dhe ka harruar se nga vjen. Ai që nuk e rrespekton të kaluarën, nuk ka të ardhme! Atë që do të bëjë ai është punë që nuk bëhet! Është një shembëll i keq. Është një shembëll i degjenerimit kulturor! – thotë Fitimi i zhgënjyer se nuk do të këtë asnjë përfitim nga kjo dosje.
- Mua më duket shumë e civilizuar thënia e Dannit: Askush nuk do të japë të holla, askush nuk do të marrë të holla për gjakmarrje! Shqiptarët kanë ndryshuar për të mirë përkundër zhgënjimit të ndërhyrësve përfitues që kanë mbetur të njëjtë edhepse mund të kenë ndërruar petkat. Danit i intereson e kaluara e popullit shqiptar sepse ai do t’më zëvendësojë për të bartur nga muzeu mjetet për organizimin e fshatit mesjetar – replikon Sokoli duke i fshirë djersët nga balli edhepse është nën hije.
- Po ta them një të fshehtë, por mos ia thuaj se ta thashë : Kurrë s’më ka pëlqyer ai fshatar i keq. Kurrë ! E lëre më tani që shtihet se është dikush tjetër ! Unë nuk kam kohë ta pres. Thuaj se jam i zënë me një klient! - përfundon takimin prerazi Fitimi dhe ia kthen shpinën shokut për t’u nisur drejt zyrës së tij.

Sokoli e vëren dikënd që nuk e ka parë me vite duke ardhur. Mosha e ka bërë të veten, ka marrë pak volum, nuk i ka më në kokë flokët që i kishte por i ka mbetur diçka, nuk e di çka, që nuk ka ndryshuar. E njeh nga larg se është Dani. Është i veshur me pantolla të shkurtëra dhe fanellë me mëngë të shkurtëra. Bart syza dielli. Arsimtari në pushim veror e nxjerr nga xhepi letrën që e vulosi para disa minutave, dhe e gris në copa të vogla para se ta hedh në shportën para derës së gjykatës. Pastaj përfiton nga minuti para takimit për të bërë një telefonatë. Që në cingërrimën e parë e dëgjon alo-në e së shoqes dhe thotë:
- Arbëresha, unë jam.
- Ah?
- Unë jam! Të kanë lënë veshët?
- Po, po Kolë, e shoh numrin në ekran të telefonit.
- E gjeta një zgjidhje, do të vi me juve në Durrës. Një shok me pushime që punon në botën e jashtme më zëvendëson në organizimin e fsahatit mesjetar. Tani vetëm do ta përshëndes pesë minuta dhe do të vi në shtëpi. Më prisni për drekë!
- Do të vish me neve, Kolë? Sa mirë! - vazhdon të shprehet Arbëresha e gëzuar. - U realizua dëshira e fëmijëve...

Duke e larguar telefonin nga veshi për ta përshëndetur shokun e dikurshëm të klasës, Sokoli e dëgjon zërin e bashkëshortes drejtuar fëmijëve: “Dino, Sofi, Bakull, babi do vi me neve”. Pastaj lajmi përsëritet si jehonë në buzët e të tre fëmijëve me britma gëzimi: “Babi do të vi me neve! Babi do të vi me neve! Babi do të vi me neve!”



===============


7. KALLËZIMI I GJAKMARRJES


Ecni këmbë në një qytet disamilionësh. Ju vjen në mendje se në shumë kultuara të botës, budallai i fshatit kujtohet si ikonë e kulturës së rrethit të tij. Në aspektin e popullaritetit, ai ka qenë shpesh më i njohur se shefi i policisë apo kryetari i komunës. Ka raste kur ai e ka bërë të njohur fshatin e tij në një kontinent madje edhe në botë. Për shkak të origjinalitetit të tij, budallai i fshatit mund të ketë qenë më i njohur në botë sesa prokurori i përgjithshëm, se kryeministri ose se vetë presidenti i shtetit ku ndodhet fshati.

Duke ecur, imagjinoni se ai simbol ka qenë i pazëvendësueshëm. Me të krahasoheshin veset e këqija. Pa të, si mund t’u thuhej fëmijëve se nuk duhej bërë ky apo ai gjest? Pa të, kujt do t’i visheshin thënjet apo gjestet torollake në mënyre që autori i tyre të ruajë anonimitetin? Pa të, kush do t’i dyfishonte vlerën monedhës kombëtare vetëm duke e shikuar në njërën anë e pastaj në anën tjetër? Pa të, kush do t’i tregonte komeditë dhe tragjeditë si të vërteta? Pa budallain e fshatit, kush do të besonte se fjala e nderit është e ndershme?

I bini derës ku jeni mësyrë. Del ai të cilin në qytetin disamilionësh, bashkatdhetarët tuaj e quajnë “budallai i fshatit”. Ai edhe si emigrant, në një vend të huaj, deklaron se jeton me Kanun dhe e mban veten si kryeplak i fshatit për shqiptarët... në qytetin e madh. Kur flet e përmend shpesh Kanunin dhe betohet në të sa herë që ka frikë se dikush nuk i beson asaj që thotë.

Pas përshëndetjes, ku bëhen pyetje shabllonike të mësuara përmendësh, mëse gjysma e fjalëve në një gjuhë të huaj, prisni që zoti i shtëpisë do t’ju ftojë të uleni. Ai ju thotë se jeni në shtëpinë tuaj. Kaq. Sipas Kanunit, në shtëpinë e tjetrit jeni në shtëpinë tuaj; ndërsa në shtëpinë tuaj jeni... i huaj?! E kuptoni me vonesë se duhet të uleni. Kur uleni, mikpritësi, ju përshëndet edhe një herë, ju sjell gotën e zakonit dhe rri në këmbë para jush. Bisedon me juve dhe s’ulet dot. Gjithçka ju shkon ndërmend : Mos ka dhimbje në shpinë ? Mos i dhemb prapanica duke ndenjur gjithë ditën ulur dhe tani do të rri në këmbë? Pse të mos rri në këmbë? – thoni me vetë. Është në banesën e tij dhe mund të bëjë çka të dojë.

Ashtu në këmbë, ju shpjegon se djaloshi të cilin do ta takoni është i biri i një miku të shtëpisë së tij në vendlindje. Është i dalë nga dora e familjes së tij. Nuk ka rregull as Kanun dhe i janë mpirë trutë. Ju lind simpatia ndaj të përqeshurit dhe mezi prisni ta takoni.

Pas një gysmë ore, i paudhi (sipas plakut) vjen. Menjëherë pas përshëndetjes, i posaardhuri i thotë të zotit të shpisë të ulet. Zoti i shtëpisë ulet. E kuptoni se i paudhi e njeh më mirë Kanunin se ju. Çfarë tragjedie!

I zoti i shtëpisë, pas përshëndetjes së dytë ku përsëriten të njëjtat pyetje i sjell mikut gotën e rakisë. Miku thot se nuk pi alkool duke u arësyetuar se alkooli nuk është i mirë për shëndetin. Plaku insiston se duhet të pihet gota e rakisë për të respekuar ceremoninë e paraparë me Kanun. Miku paraqet argumentin për të arësyetuar refuzimin: Kanuni e fillon nxitjen e alkoolizmit me një gotë mikpritjeje. Pastaj, një nga fetë tona, duke e ndaluar, e nxit edhe me tepër. Nuk i thuhet atij që ka pirë një gotë, mos pi, sepse mu atëherë atij i pihet edhe më tepër! Po nuk u morën masa preventive, Kanuni dhe feja mund ta lënë popullin pa tru në kokë me anë të dehjes!

Mikpritësi i sjell mikut një kafe të nxehtë dhe këtu fillon dialogu i nxehtë ndërmjet tyre. Miku i shtëpisë përfiton nga statusi që i jep Kanuni për t’u shprehur ndërsa tjetri e ka të drejtën e fjalës për shkak të moshës.

MIKPRITËSI : Sipas Kanuni do të duhej ta jipja kafen me dorën nën gju dhe gjithçka me dorë të majtë për të të përkujtuar se ke një gjak për të marrë. Nderi i familjes tënde ende nuk është larë.

MIKU : Mua nuk më pëlqen Kanuni. Kanuni e nxit bartjen e armëve dhe urrejtjen ndaj rrethit. Urrejtja në fillim më së shumëti e dëmton atë që e kultivon dhe atij të cilit i drejtohet s’i bën gjë. Por, kur urrejtja rritet, ai i cili e kultivon çmendet dhe bëhet vrasës. Atëheherë, tjetri pëson. Kështu, Kanuni ua merr jetën që të dyve.

MIKPRITËSI: Kanuni është provë se kemi pasur rregull dhe shtet si popull.

MIKU: Kanuni është provë se sot nuk kemi as rregull as shtet si popull! Kjo gjë duket nga aeroplani, nga hëna madje edhe nga marsi.

MIKPRITËSI: Pse, mikpritja është ves i keq i Kanunit?

MIKU: Po. Sipas Kanunit, i huaji duhet të jetë zot në shtëpinë tuaj. Për shkak të psikologjisë së krijuar nga Kanuni, shqiptari nuk është në gjendje të jet zot i shtëpisë së tij.

MIKPRITËSI: Ti flet kundër historisë së popullit tënd.

MIKU: Kanuni e ka drejtuar popullin shqiptar në rrugë të keqe për t’i hapur derën pushtuesit. Pse kush tjetër? Unë? Armiqtë e popullit shqiptar duan që edhe sot të jetojmë sipas Kanunit.

MIKPRITËSI: Ti do që të jemi pa Kanun e pa fe. Ti ke ikur nga vendi yt për të mos marrë gjak. Ia ke përlyrë nderin babait, familjes dhe gjithë fisit tënd. Të është vrarë vëllau!

MIKU: Vëllau im ka vdekur në një aksident. Askush nuk e ka vrarë me paramendim. As unë nuk do ta vras askënd me paramendim.

MIKPRITESI: Ka pasur vdekje në shtëpinë tënde dhe ajo duhet të lahet me gjak. Pleqtë e fshatit kanë gjetur se, para shumë vitesh, të dy familjet kanë pasur një konflikt për një vijë uji. Kështu si bën ti, nuk të duhet asgjë jeta. Shqiptari jeton për dy gishta nder! Shqiptari jeton vetëm për dy gishta nder!

Në këtë moment e shihni në fytyrën e të riut një lloj satisfaksioni. Sikur e gjen atë që kërkonte në thëniet e plakut. Nuk hyn më në ideologji por i përmend njerëzit e nderit të Kanunit, të cilët e nxisin vrasjen, me emër e mbiemër. Budallai i fshatit apo siç e quan veten “kryeplaku” i njeh të gjithë dhe flet për ta me adhurim.

Shprehja e budallait të fshatit “shqiptari jeton vetëm për dy gishta nder” e ju prek edhe juve në rolin e spektatorit. Thoni me vete se ata që nuk dinë t’i lexojnë shkronjat, nuk dinë t’i lexojnë as numrat. Ku mund ta dinë ata çka është llogaria, ekonomia, shoqëria, përgjegjësia...? Dy gishta janë pak! Ju shkon mendja ta pyesni se në cilën pjesë të trupit ndodhen ata dy gishta nder, por vendosni ta lini mënjanë pyetjen.

Më në fund, i riu e fut dorën në xhepin e brendshëm të setrës dhe kruhet pak duke e lëshuar një kollitje. Bashkë me kollitjen, ju e dëgjoni një TIK. Pastaj, miku kërkon lejen për të ikur. Plaku insiston ta shikoni videon së bashku në banesën e tij, siç ishte paraparë, por miku thotë se ka një takim dhe duhet të shkojë. Ju, gjithashtu, kërkoni leje për të ikur dhe dilni bashkë me të riun.

Me të dalur, refugjati jua jep videokasetën dhe një tekst në shqip. Teksti shpjegon shkaqet që e kanë detyruar atë ta lë vendlindjen. Ju kërkon t’i përktheni në gjuhën e vendit ku jeni. Pasi ecni një rrugë copë së bashku dhe largoheni nga banesa e plakut, refugjati nxjerr me një dozë ngurrimi një magnetofon të vogël nga xhepi i setrës dhe ju jep edhe një audiokasetë ta përktheni.

Ktheheni në banesën tuaj dhe filloni punën. Duke e lexuar ngjarjen e bashkatdhetarit, keni dëshirë të besoni se është e sajuar. Edhe po të kishte qenë gënjeshtër do t’ju prekte thellë në zemër sepse asnjë pjestar i një populli tjetër të Evropës nuk do të mund të gënjente në mënyrë të tillë. Kush tjetër përveç shqiptarit do të thoshte: E kam braktisur vendin tim sepse s’dua të vras njerëz të pafajshëm? Kush tjetër përveç shqiptarit do të thoshte: Shtypja shoqërore do t’më bëjë vrasës?

Fatkeqësisht, kur e shikoni videon, bindeni shpejt se historia e tij është e vërtetë. Mençuria e ka drejtuar bëjë një inçizim të fshehtë të kuvendit të analfabetëve. Keni parë inçizime të tilla të debateve të deputetëve në kuvendeve të shteteve. Keni parë, në disa raste, edhe filmime të gjykimeve. Kuptohet, pleqnarët nuk do të pranonin kurrë një filmim të hapur të kuvendit të tyre sepse një gjë e tillë nuk bën pjesë në procedurat kanunore. Fshehtësitë dhe dallaveret bëjnë pjesë në kuvendet dhe procedurat kanunore!


vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kadri Sherifi:KU ËSHTË ILIRI ? Empty Re: Kadri Sherifi:KU ËSHTË ILIRI ?

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jun 28, 2009 6:25 pm

E reperoni në inçizim kryeplakun e fshatit dhe i analizoni sjelljet e tij. Jeni i mahnitur nga zgjuarësia dhe qëndrimi i tij autentik mesjetar. E shënoni emrin e tij dhe emrin e fshatit të tij që t’i jipni si referencë dikujt që do të informohet se ku i ka mbaruar studimet për të luajtur aq mirë rolin. Në akademinë nga ku ka dalë ai mund të marrin kurse specializimi aktorët më të mëdhenj botërorë për të luajtur role mesjetare.

E shihni në inçizim bashkatdhetarin tuaj duke u dhënë argumentet burrave të kuvendit se nuk do të marrë gjak: Vrasësi është gjykuar nga drejtësia kompetente dhe ai është momentalisht në burg. Fjalët e tij i destabilizojnë gjithë mashkujt e fisit: “Nuk e kam ndërmend të kalbem në burg dhe të bart në vetëdije një vdekje gjatë kalbjes për së gjalli. E kuptoj se ju doni që dikush nga fisi jonë të sakrifikohet në mënyrë që ju të mbylleni për të mos punuar. Doni që gratë të punojnë në vendin tuaj. Ky është nderi juaj! Unë nuk pajtohem me nderin tuaj dhe nuk do t’ju bëj nder! Nuk është në interesin tim t’ju bëj nder. Nuk kam shkuar në universitet që të sillem e të mendoj si analfabet.” Këtë replikë e shikoni disa herë.

Duke rishikuar videon, në disa repriza, e kuptoni qartë se kanunarët me shpirtngushtësinë dhe qëllimet e tyre dredharake i kanë përdorur pleqtë për të luajtur me jetën e shqiptarëve. Në një shoqëri normale, një gjykatëse ose një gjykatës që ka bërë shkollën dhe ka përvojën e nevojshme për një rol të tillë, kur arrin në një moshë të caktuar, del në pension...sepse nuk është më në gjendje të gjykojë. Kanunarët tanë të dashur, i përdorin pleqtë analfabetë si gjykatës mu në moshën kur s’janë më në gjendje të gjykojnë! Sikur ende pa u plakur, kanë ditur të gjykojnë!?

Edhepse puna juaj si përkthyes është ta ruani neutralitetin, epiteti “popull kriminal” që nuk i respekton ligjet dhe vlerat bashkohore, të cilin jua mveshin kanunarët, ju nervozon jashtë mase. Duke e përkthyer dialogun e kasetës audio, ku morët pjesë si spektator, ju vjen edhe një ide tjetër: Kanunarët, me gjestet e tyre, bëjnë që populli shqiptar të jetë budallai i fshatit evropjan...

Keni konsideratë të madhe për guximin dhe iniciativën e bashkatdhetarit tuaj. I edukuar në bankat e shkollës të paguara me gjakun dhe djersën e popullit, ai ka mësuar të mos bie në grackën e gjakatarëve. Rasti i tij ju kujton një thënie të skrimtarit norvegjez Henrik Ibsen: “Sa guxim i madh është i nevojshëm, në disa raste, për të zgjedhur jetën! ”

Pas përkthimit, siç ju ka porositur klienti, u kushtoni shumë kujdes provave origjinale: dy inçizimeve. Pasi ta rregullojë strehimin e tij politik, bashkatdhetari juaj shpreson se ato dy fakte do të përdoren edhe në ndonjë gjykatë shqiptare, evropjane ose ndërkombëtare (aty ku është paraqitur, ndër të tjerë edhe Millosheviqi) për gjykimin profesional, në bazë të ligjeve bashkohore, të atyre që e nxisin krimin dhe vrasjen me paramendim.

Disa kohë pas këtij shërbimi profesional të përkthimit, kuvendi i kanunarëve ju del gjithmonë përpara si vegulli. Nuk ju lë të qetë derisa e filloni shkrimin e parë kundër gjakmarrjes të serisë me titull: Kanuni i neglizhencës.

===============



8. CITATET


Citatet janë shprehje relativisht të shkurtëra gojore ose të shkruara që mbahen mend lehtë. Në shumë kultura ato konsiderohen si zemra e urtësisë popullore. Mirëpo, ato përdoren edhe në salca të tjera: për humor, si reklama për të vënë në treg një prodhim, për të mbrojtur një argument... Për vetë faktin se mbahen mend lehtë, citatet mund të jenë të rrezikshme kur dikush, me qëllim të keq, planifikon të përfitojë nga mendjelehtësia e të tjerëve.

Minimumi që kërkohet prej citateve është të jenë një çikë interesante, do të thotë, të jashtëzakonshme. Nganjëherë, banalitetet më të mëdha japin citatet më interesante për shkak të një loje fjalësh, një kuptimi të dyfishtë ose të tepruar. Kështu, për t’u bërë një çikë të jashtëzakonshëm ose interesantë, cituesit e teprojnë dhe dalin nga kornizat e të së vërtetës.

Në të vërtetë, gënjeshtarët janë konsumatorët më të mëdhenj të citateve në botë sepse, në masë të madhe, citatet gojore janë përsëritje e shtrembëruar e deklaratave të të tjerëve. Jo rrallë, nga mungesa e vetëbesimit ose për qëllime të caktuara përfituese, kam takuar njerëz që e krijojnë idenë vet dhe thonë se ndodhet në Kanun, në ndonjë libër të shenjtë ose, më e forta: atë që e afirmojnë ua ka thënë një plak!

Ende pa e lexuar Kanunin, mendoja se çka ka në të aq të fuqishme që të nxisë krimin. Kur e lexova, jovetëm që me lindi dëshira ta bëj përrallë (ai është përralë në kuptimin e vërtetë të fjalës) por thashë me vete se nëse dikush e merr atë si udhërrëfyes nuk ka se si të mos e humb rrugën në oborr të vet. Në kapitullin ku flitet për gënjeshtrën, kam mësuar se (meqë gjuha është prej tuli) shqiptarët, kur nuk e japin Besën, mund të gënjejnë sa të duan sipas vullnetit dhe imagjinatës së tyre pa përgjegjësi dhe pa vrarë ndërgjegjen. Shumë edukative!

Nëse e kanë kuptuar shumë veta të njëjtën gjë si unë dhe i besojnë asaj që kanë kuptuar, atëherë mos pyesni pse gënjejnë njerëzit rreth jush pa qenë fare të detyruar dhe pa arësye të vlefshme! Edhe në ditët tona, Kanuni i folur është i rrezikshëm ndërsa i shkruar është çorientues dhe çoroditës. Prandaj, ruajuni prej atyre që e citojnë pa e lexuar dhe mos i lejoni fëmijët ta lexojnë para moshës madhore (as të rriturit qofshin ata pleq apo stërpleq të cilët nuk e kanë moshën mendore madhore.)

Nuk ju ka rënë rasti të takoni dikënd që përnga qethja, veshja, diplomat që ua tregon të varura në mur...duket më i mençur se një kanunar? Pasi ju citon Kanunin për t’ju dhënë një argument në favor të tij, e kuptoni menjëherë se nuk e ka lexuar atë. E kuptoni se nuk ka lexuar kurrë anjë libër në jetën e tij! Edhepse ka qenë në shkollë, njeriu i tillë është gjysmëanalfabet. Ai që ëshë i alfabetizuar nuk e citon Kanunin sepse kjo gjë është kundër traditës shqiptare! Tradicionalisht, Kanuni është cituar nga analfabetët. A e keni parë se si kanunarëve u pëlqejnë analfabetët dhe nuk hesitojnë t’i quajnë burrërorë? Pse? Sepse me ta mund të bëjnë biznes. Ndërsa të shkolluarit janë destabilizues për kanunarët. Këtu mund të bëhet pak a shumë (ose sa të doni!) krahasimi me klerikët të cilët e kanë të njëjtin problem. Historikisht, roli i klerikëve ka qenë shpjegimi i librit të shenjtë atyre që nuk dinë të lexojnë. Ata që dinë të lexojnë (dhe nuk përtojnë të lexojnë) nuk kanë nevojë t’u thotë dikush çka të mendojnë ose si të mendojnë pas leximit të një libri të shenjtë, njëqind librave të shnjtë ose njëmijë librave të shenjë. Nuk i keni bërë anjëherë vetes pyetjen pse disa udhëheqës fetarë janë alergjikë ndaj intelektualëve?

Këtu do të shpalos një të fshehtë personale dhe ju jap Besën se nuk gënjej: Fantazma ime jetësore është të shkuaj një kanun dhe ta botoj atë në formë të një libri të vogël. Aty do të qëndisja një ligj...me artikull, me nyje e gjithçka që nevojitet. Ai ligj do të parashihte tre muaj burg dhe njollosje të dosjes gjyqësore me vite të tëra çdo qytetareje ose qytetari që e citon një libër që nuk e ka lexuar. Nuk do të bëja asnjë përjashtim libri, qoftë ai kanuni im, ndonjë Kanun konkurrent, libër i shenjtë, libër i shenjtë konkurrent i të parit, libër i rëndomte, libër i mirë, libër i keq... Një libër që nuk lexohet, nuk citohet. Pikë!


===============




9. QYMYRI DHE DIAMANTI


Jeni bërë gjeni. Dilni nga një shishe ku keni qëndruar i mbyllur me vite. Ndodheni para një cope qymyri dhe i propozoni asaj ta shëndërroni në diamant.

Qymyri ju thotë se nuk do kurrsesi të bëhet diamant. E nënvizon faktin se i pëlqejnë kushtet e jetës në të cilat ndodhet: i pëlqejnë zakonet e tij të vjetra, i pëlqen Kanuni ose kodi i tij i nderit, kryeplaku i fshatit, i pëlqejnë miqtë, rrethi, i pëlqen familja të cilën e sundon në mënyrën më të prapambetur me qëllim që ta konservojë formën dhe edukatën e sojit të tij...

Ju vijen shumë keq kur konstationi se copa e qymyrit i ka detyruar ata që i sundon që të mbeten copa qymyri gjithashtu! Qëllimi i keq është këtu i qartë: Robtë e tij, siç i quan qymyri anëtarët e familjes, po nuk qenë qymyr si ai nuk kanë më respekt për të si të tillë. Kështu qymyri e konsideron si pronë edhe fëmijën e vet: e vret, e shet, i bërtet...

I thoni me insistim se nuk ka zgjidhje tjetër: ose duhet të pranojë të forcohet e të bëhet diamant ose do të zhduket fare. Pra, po nuk ndryshoi, nuk do të ketë as miq as shokë as të afërm as familje sepse një soj i tillë nuk mund të vazhdojë të ekzistojë.

Në shenjë të kundërpërgjigjes, qymyri fillon të qeshë duke i treguar sheshit ata dhëmbët...e qymyrit. Po çfarë të qeshuri? Kurrë nuk keni parë as dëgjuar një qeshje si ajo e qymyrit! Ju jep Besën, apo fjalën e tij të nderit, se nuk do të ndryshojë. Ju shpjegon se fjalën e tij të nderit nuk e luan pushka as topi, se ai është në gjendje të bëhet hi e pluhur, por kurressi nuk do të bëhet diamant.

Ju, në rolin e gjeniut, insistoni. I thoni se në asnjë mënyrë nuk do ta lini të tillë. E paralajmëroni se do ta fusni në një laborator duke e përdorur forcën. Do ta rafinoni dhe do ta transformoni në atë mënyrë në diamant nëse ai nuk pranon me dëshirën e tij transformimin magjik. I shpjegoni qartë me fjalët më të thjeshta dhe më të ëmbla që dini se nuk mund ta lini kaq të dobët, kaq të keq, kaq të shëmtuar... sepse në këtë gjendje primitive ai i tërheq armiqtë si plehu mizat. Krijesat e këqia që i tërheq ai si i tillë mund të bëjnë kërdi, të vrasin, të përjashtojnë banorët nga shtëpitë e tyre dhe të djegin gjithçka rreth e rrotull.

Edhe kësaj here, qymyri qesh me juve dhe largohet prej jush.

Duke u larguar prej jush, i afrohet një lloj djalli me formë njeriu (nga fytyra i ngjan shumë Millosheviqit). Ajo krijesë djallëzore e kap qymyrin me dhunë dhe, pa e pyetur fare për nderin, zakonin, të kaluarën ose të ardhmen, do ta fusë në furrë për ta djegur.

Më në fund, qymyri e kupton me të vërtetë se do të digjet dhe do të bëhet hi e pluhur. Pak para se të bëhet vonë...jep disa shenja se do të pranojë të rafinohet, të forcohet dhe të transformohet.




* * *


Kur ju del gjumi, e shihni se jeni krejtësisht i zbuluar. Jorgani kishte rënë fare nga shtrati. Keni të ftohtë. Mbuloheni dhe shpresoni se ky ankth nuk do t’ju pengojë gjatë të fleni përsëri.



vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kadri Sherifi:KU ËSHTË ILIRI ? Empty Re: Kadri Sherifi:KU ËSHTË ILIRI ?

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jun 28, 2009 6:26 pm

10. GJAKMARRJA MUND TË ÇRRËNJOSET


Një fenomen shoqëror si gjakmarrja nuk do të mund të mbijetonte pa u integruar në një sistem komplet të të menduarit. Ka shumë aspekte tjera negative në Kanun të cilat krijojnë një psikologji negative në popull. Dasma tradicionale shqiptare, për shembëll, në shikim të parë duket gazmore. Por, po të mendohet mirë gjatë leximit të Kanuni, konstatohet se insistohet që të bëhen harxhime deri në destabilizimin ekonomik të tërë të familjes. Si në shumë pjesë tjera, në kapitullin e martesës ose të dasmës, mud të lexohen absurditete si: Duhet të bëhet kjo sakrificë, duhet të bëhet ajo sakrificë, duhet të paguhen kaq grosh, duhet të paguhen aq grosh... duhet shtënë me pushkë...

Duhet shtënë me pushkë gjatë dasmës! Pse parashihet të shtihet me armë zjarri në raste gazmore kur dihet se ato nuk përdoren për të mbjellur patate por për krime kundër njërëzimit? Meqë ra fjala tek patatet, pse Kanuni i cili konsiderohet si udhërrëfyes, nuk tregon se si mbillen patatet, si kultivohen, si ruhen lehtë gjatë dimrit, si përdoren në shumë receta: në supëra, në gjellëra, në ëmbëlsira? Për t’u përgjigjur në pyetjen e parë, tash së voni kam bërë disa kërkime për të gjetur se a shtihej me pushkë në raste gazmore tek ilirët. Nuk gjeta ndonjë provë shkencore të drejtpërdrejtë. Por, kam hasur në disa video në YouTube ku paramilitarët e Millosheviqit shtinin me armë zjarri përpjetë në raste kënaqësie. Përgjigja në pyetjen e dytë është e thjeshtë: Kultivimi i patateve do të ishte në interes ekonomik të shqiptarëve, do të thotë, kundër principeve të Kanunit.

Kam takuar disa, madje njerëz gjoja të shkolluar (s’kam dyshim se nuk janë të ndershëm për dikënd!) që e lavdërojnë dasmën tradicionale shqiptare. Kjo gjë, sipas mendimit tim, është aq katastrofale sa kur të njëjtit, ose disa të tjerë si ata, shprehin mirëkuptim për gjakmarrjen.

Kur e lexova Kanunin për herë të parë me qëllim që ta diskutoja me një antropolog në Amerikën Veriore, thashë me vete: Si është e mundur që dikush të ketë menduar ashtu? Si është e mundur që dikush të ketë besuar ose t’i jetë nështruar asaj që thuhet në të? Kam dëgjuar të tillë që thonë se duhet pasur parasysh kohën e shkrimit. Çfarë kohe shkrimi?! Ai është shkruar në shkullin njëzet! Pastaj korrigjohen...duhet pasur parasyh kohën kur është folur. Në shekullin e pesëmbëdhjetë!....?! Pse a nuk keni lexuar shkrime e thënie më të logjikshme e më njerëzore që vijnë mijëra vjet ... para shekullit të pesëmbëdhjetë apo mijëra vjet para shekullit të njëzet?

E gjeta tash vonë në një disketë një kopje të një refleksionit tim të shkurtër në frëngjisht pas leximit të parë kritik të Kanunit para 10 vitesh, në vitin 1999. Që në leximin e librit të dytë (menjeherë pas librit ose kapitullit të parë në lidhje me fenë) i cili flet për familjen, i pata shtruar vetes petjen: Si do ta këshilloja një krijesë jashtëtokësore në lidhje me dasmën në planetin tokësor? Përgjigja ime ishte kjo:

Në emër të simbolikës së krijimit të fortë të një celule të re familjare, dasma nuk duhet t’u kushtoje bashkëshortëve të rinj asnjë gorsh...asnjë lek, asnjë euro, asnjë dollar.... Ajo duhet të përgatitet si një spektakël origjinal i çiftit dhe pjesmarrësit të jenë në rolin e publikut të spektaklit. Pra, dasmorët duhet ta paguajnë darkën e tyre me një biletë hyrëse në të cilën llogaritet një shtesë e vogël për artistët që japin spektaklin: të martuarit. Nëse duan, dasmorët mund t’i shprehin çiftit të ri një formulim urimi në një kartolinë.

Të posamartuarit duhet të jenë kreativë dhe ta paraqesin në skenë një ngjarje që i lidh njëri me tjetrin, për shembëll, histrorinë e takimit të parë ose një aventure të përbashkët. Nëse e paraqesin në skenë rastin e takimit të parë, duhet t’i veshin të njëjtat rroba sikur i kishin veshur kur janë takuar. (Nëse janë takuar në plazh, le t’i veshin gjatë spektaklit martesor rrobat që i kishin të veshuar para se të çvishen buzë ujit.) Fustani i bardhë i femrës dhe kollarja që vezullon e mashkullit nuk janë të përshtatshme për dasmë sepse ato, të kombinuara me rrecka tjera, mund ta shpien çiftin e ri të bëjë harxhime të panevojshme.

Bashkëshortët duhet të jënë të lumtur, dhe ta shprehin se janë të lumtur gjatë spektaklit martesor. Pra, duhet ta vënë në skenë një histori dashurie ose ta shpikin një histori dashurie frymëzuese për ta luajtur para spekatorëve.

Në një spektakël martesor, disa gjëra mund të zmadhohen e disa tjera të mund të zvogëlohen nëse gënjeshtra bëhet në emër të argëtimit... në emër të artit... e jo në emër të nderit. Që në fillim, duhet t’u bëhet e qartë të pranishmëve se askush nuk duhet t’i marrë për të shenjta thëniet e spektaklit dhe t’i keqinterpretojë ato “à la Kanun”.

Gjithkush duhet ta ketë të qartë se dasma bëhet për të martuarit e jo për dasmorët. Dasmorët janë spektatorë të thjeshtë pa të drejtë fjale në lidhje me organizimin e dasmës.

Një festë martesore mund të ketë efekt pozitiv shoqëror nëse ajo e nxit shpirtin krijues dhe artistik. Me një fjalë, nëse ajo nuk ka asgjë të përbashkët me dasmën torollake shabllonike trashanike tradicionale kanunore e cila e ka mbytur shpirtin krijues.

Pra, nëse bashkëshortët nuk janë në gjendje të japin një spektakël origjinal për një arësye ose një tjetër, ose thjeshtë, nuk duan të bëjnë dasmë, ata mund të martohen pa dasmë. Pa qenë të detyruar të shpjegojnë kujdoqoftë arësyen, ata mund të martohen në zyrën e gjendjes civile ku secili nga bashkëshortët përcillet nga një dëshmitar. Pas nënshkrimit të dokumenteve në zyrën e gjendes civile: Udha e mbarë! Të mbarë paç! Secili dëshmitar shkon në shtëpi të vet, bashkëshortët shkojnë në folenë e tyre të përbashkët.

Që në fillim të jetës së përbashkët, bashkëshortët duhet të mësojnë të jetojnë për lumturinë e tyre e jo për çka mendojnë dhe thonë të tjerët. Sidomos, nuk duhet të lejojnë çorodtjen e familjes sepse ka rrezik se nga një familje të çoroditur që në krijimin e saj të dalin “shqiptarë të ndershëm” (edhe nga jashtëtokësorët) dhe të favorizojnë krimin me paramendim nën pretekstin e nderit.


Ende pa arritur me lexim tek pjesa e gjakmarrjes, receta ime në lidhje me dasmën, të cilën do t’ia jipja jashtëtokësorit, nuk përputhej me recetën e Kanunit. E kam nuhatur menjëherë se që aty, që në kapitullin e dasmës, përgatitej terreni për gjakmarrjen.

Në shkrime të ndryshme nëpër botë, kur flitet për shqiptarët, si tipare të identitetit të tyre jipen dy elemente: Elementi i parë është dasma tradicionale, ndërsa elementi i dytë është gjakmarrja...tradicionale ose vrasja me paramendim nën pretekstin e nderit. Nëse dasma tradicionale shqiptare na e ngjet një imazh se jemi popull torollak i cili nuk di të llogarisë as të planifikojë gjërat më të thjeshta dhe më esenciale, gjakmarrja na jep një imazh në botë se jemi kriminelë. Çka na duhet më shumë si reklamë para botës?!

Sigurisht këto dy epitete e prekin secilin shqiptar (që nuk i ka në masë të tepruar të rrënjosura në mentalitetin e tij dy veset e këqija të lartpërmendura) në mënyra të ndryshme dhe me doza të ndryshme. Nuk mund të durohem pa e përsëritur këtu pyetjen e hyrjes: Pse heshtin intelektualët shqiptarë? Pse i vënë dorëzat e bardha kur bëhet fjalë për Kanunin dhe gjakmarrjen? Nuk i brengos fare realiteti në fjalë?

Nuk mund të përgjigjem në vend të askujt, por desha të nënvizoj këtu një gjë: Imagjinoni, vetëm një qyetar të pafajshëm të mbyllur në shtetet me traditë demokratike për shkak diçkaje që i ngjan vrasjes me paramendim nën pretekstin e nderit të kohës së barit, të bungut apo të qarrit. Qytetarët do të bënin padi kolektive kundër autoriteteve kompetente të sigurimit dhe kundër ndërhyrësve paralelë që insistojnë t’i zbatojnë ligjet mesjetare.

E përdora shprehjen “vetëm një” por nuk ka fare rëndësi numri. Një gjakmarrje e vetme në trojet shqiptare, është një e tepërt! Megjithatë, nëse ndodh një, atëherë ajo duhet të shërbejë që të mos ndodhin të tjera e jo një të nxisë tjerat siç ka ndodhur në të kaluarën. Pikërisht këtu, ndoshta, mund të gjendet një përgjigje më e ktjellët dhe më direkte në pyetjen që shtrohet në nëntitull:
A mund të çrrënjoset gjakmarrja nga mentaliteti shqiptar?

Nga të afërmit e dy familjeve në konflikt, është e pamundur të mos ketë njerëz të shkolluar. Ata, të ndihmuar nga intelektualë dhe aktivistë humanitarë që ia duan të mirën shoqërisë në të cilën jetojnë, duhet të ndërhynë në emër të mençurisë së tyre dhe interesave të përbashkëta. Familja e të vrarit duhet t’i padisë atoritet kompetente në gjykata kombëtare dhe ndërkombëtare për neglizhencë kriminale ndërsa kanunarët për nxitje të gjakmarrjes. Gjithashtu, familja e vrasësit duhet të bëjë të njëjtën gjë sepse po të kishin ndërhyrë autoritetet (dhe po të mos kishin ndërhyrë kanunarët me përrallat e tyre) i afërmi i tyre nuk do të ishte bërë vrasës që të kalbet në burg.

Në të dy rastet duhet të kërkohet edhe dëmshpërblimi për mosndërhyrjen e palës që duhej të ndërhynte dhe dëmshpërblimi për ndërhyrjen e palës e cila nuk do të duhej të ndërhynte. Besoj se kur do të ndodhë kjo gjë në shoqërinë tonë, atëherë do të çrrënjoset gjakmarrja nga mentaliteti shqiptar.

Ja përgjigja ime afirmative në pyetjen e nëntitullit. U zgjata pak nga ajo “unë mendoj se po” e dhënë që në fillim. Shpresoj se, së paku, e kam thyer akullin për të çelur rrugën të tjerëve të lundrojnë deri në cak. Tani, lexuese e dashur, lexues i dashur, fjalën e keni ju.

Para mbarimit, dua të shpreh vetëm edhe një ide përmbledhëse në vargje.





* * *
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kadri Sherifi:KU ËSHTË ILIRI ? Empty Re: Kadri Sherifi:KU ËSHTË ILIRI ?

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi