Murat Meha dhe komuniteti LGBT komentojnë deklaratën e Ramush Haradinajt

Një shoqatë që mbron të drejtat e komunitetit LGBT në Kosovë ka reaguar sot ndaj deklaratës së kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj.
Në mbledhje të Komisionit Parlamentar për Politikë të jashtme, teksa po fliste për zhvillimet e fundit në Kosovë, Haradinaj e quajti “peder” kryetarin e komisionit qeveritar për caktimin e vijës kufitare të Kosovës me Malin e Zi, Murat Meha, i cili nuk ishte i pranishëm në këtë takim.
Për Drejtoreshën Ekzekutive e Qendrës për Barazi dhe Liri të Komunitetit LGBT në Kosovë, Rajmonda Sylbije, një deklaratë e tillë është diskriminuese.
“Sot Ramush Haradinaj ka përdorë një gjuhë të urrejtjes, një qasje diskriminuese edhe stigmatizuese ndaj komunitetit LGBT në Kosovë”, tha Rajmonda Sylbije për KALLXO.com.
Ndërsa vetë i apostrofuari nga Haradinaj, Murat Meha, i kontaktuar nga KALLXO.com, nuk ka dashur të komentojë rreth cilësimit që mori nga lideri i partisë së dytë opozitare në Kosovë.
“Etika ime morale, profesionale, dhe familjare e cila 100 vjet ka kontribuar për shtetin nuk më lejon që të shprehem dhe të sillem në mënyrën e tillë, me njerëz të cilët jetojnë në shekullin e XXI dhe nuk e kuptojnë dokumentacionin", tha Meha për KALLXO.com.
Deklaratën e Haradinajt e ka dënuar edhe drejtori ekzekutiv i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ), Behxhet Shala.
Ai tha për KALLXO.com se Haradinaj ka përdorur “fjalor fyes” ndaj një komuniteti.
“Siç duket, Haradinaj ka dalur prej vetes për shkak se, sipas tij, është bërë një padrejtësi e madhe. Është fjalor fyes për një komunitet tjetër, si dhe është fyes edhe për vet Murat Mehën”, tha Behxhet Shala.
Menjëherë pas kësaj mbledhjeje, Haradinaj ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga pozita e anëtarit të Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, pas pakënaqësive lidhur me marrëveshjen e Kosovës dhe Malin e Zi për demarkacionin e kufirit.
Kjo marrëveshje u nënshkrua dy javë më parë gjatë një takimi të qeverive të rajonit në Vjenë nga ana e ministrit të jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologut të tij malazez, Igor Lukshiq.
“Komisioni për Politikë të Jashtme është shndërruar në një instrument politik të Kryeministrit Mustafa dhe zv/kryeministrit Thaçi, dhe e ka humbur kuptimin dhe rolin që duhet ta ketë. Meqenëse në disa raste, ky Komision ka paraqitur edhe raporte apo dokumente të korruptuara, siç është edhe raporti Komisionit Shtetëror për Demarkacion, unë nuk e shoh veten pjesë të këtij instrumenti dhe lojërave politike që po provohen të kryhen përmes tij”, tha shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook.
Ndërsa duke reflektuar për deklaratën ndaj Mehës, kreu i AAK-së ka thënë se “disa njerëz të nxjerrin nga lëkura”.
“Cilësimi i sotshëm i Murat Mehës, në Komisionin për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës ka ardhur kur disa njerëz ta bëjnë borxh dhe me veprimet e tyre të nxjerrin edhe nga lëkura! Por Murat Meha vërtet është një kriminel ordiner institucional i cili për përfitime personale e grupore i ka sjellë vetëm dëm Kosovës, madje edhe duke falur tokën e saj”, ka shtuar Haradinaj.
Përplasje në mes të Haradinajt dhe Mehës ka pasur edhe në muajin korrik kur ky i fundit pati raportuar para Komisionit për Punë të Jashtme i drejtuar nga Haradinaj.
Gjatë kësaj mbledhje Ramush Haradinaj është revoltuar duke i përplasur hartën në tavolinë dhe duke e liruar sallën ku po mbahej mbledhja.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» H.Orana:Milioneri Murat Meha posedon shtëpi edhe në Tiranë, kërkoj shtetësi shqiptare (Dokument)
» Prokuroria kërkon dënimin e Ramush Haradinajt
» Deputetët njëzëri kundër ndalimit të Ramush Haradinajt
» Anulohet lirimi i përkohshëm i Ramush Haradinajt
» Bllaca akuzon për fajësim të qëllimtë të Ramush Haradinajt në Hagë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi