Bilanci i aksionit të VV-së: 55 vetura të dëmtuara, 15 aktivistë të arrestuar
Bilanci i aksionit të VV-së: 55 vetura të dëmtuara, 15 aktivistë të arrestuar
Bilanci i aksionit të VV-së: 55 vetura të dëmtuara, 15 aktivistë të arrestuar
Artikuj të ngjashëm
- Reagon Qeveria: Aktet e dhunës dëmtojnë interesat e taksapaguesve kosovarë
- Thaçi: “Zajednica” forcoi sovranitetin e Kosovës
- Mbeturina gjigante afër kazermës ushtarake në Ferizaj (video)
Marrëveshjet e fundit në mes të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, e në veçanti marrëveshja për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, ka bërë që Lëvizja Vetëvendosje! të shpeshtojë edhe aksionet e saj simbolike, për t’i kundërshtuar ato.
Një të tillë ajo e ka zhvilluar edhe të premten, me ç’rast një numër prej 40 aktivistësh kanë hyrë në oborrin e objektit qeveritar te ish-Rilindja, duke shpuar gomat e rreth 55 veturave zyrtare.
E për të penguar hyrjen e tyre në oborrin qeveritar është dashur intervenimi i policisë, i cili rezultoi edhe me arrestimin e 15 aktivistëve.
Ata me forcë i morën aktivistët duke i tërhequr zvarrë dhe i futën në objektin qeveritar. Kjo mund të shihet edhe në videot e realizuara nga gazetarja e KosovaLive në teren.
Në ndihmë të policëve, erdhi edhe Njësia Speciale, por asaj nuk iu desh që të ndërhynte fare, pasi aktivistët e Vetëvendosje!-s, tashmë i kishin dhënë fund aksionit.
Ata duke u larguar nga oborri i objektit të Qeverisë që ndodhet në ish-ndërtesën e Rilindjes, kanë vazhduar rrugën për në sheshin “Nënë Tereza”, për të shkuar deri te selia e tyre, që ndodhet te “Qafa”.
Pas tyre ishte edhe Policia e Kosovës, e cila i shoqëroi ata deri në afërsi të ndërtesës tjetër të Qeverisë së Kosovës.
Me përfundimin e aksionit edhe Lëvizja Vetëvendosje! edhe policia kanë dalë me komunikata, në të cilët japin shpjegimet e tyre rreth këtij aksioni.
Sipas policisë së Kosovës “sot rreth orës 11:00, ka pranuar informacionet se rreth 40 persona, aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje! kanë hyrë me dhunë brenda oborrit të objektit të ish- Rilindjes, personat e dyshuar kanë filluar që t’i dëmtojnë gomat e veturave me targa zyrtare.
Polica e Kosovës në bazë të detyrave dhe autorizimeve të përgjithshme ka ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore për të menaxhuar me këtë situatë dhe gjatë kryerjes së detyrës një zyrtar policor ka pësuar lëndime trupore”, thuhet në njoftimin e policisë.
Më tej thuhet se gjatë këtyre zhvillimeve janë shoqëruar për në stacion policor 15 persona, të cilët po intervistohen sipas proceduarve të parapara dhe të gjitha veprimet e mëtutjeshme do të kryhen në pajtim me ligjin.
E në anën tjetër Vetëvendosje! jep shpjegimin e saj lidhur me aksionin, duke thënë se me këtë aksion ata duan të defunksionalizojnë qarkullimin e veturave të qeverisë së Isa Mustafës pasi sipas saj, këtë qeveri, Mustafa po e përdorë për ta jetësuar “Zajednicën”, me gjithë dëmet e rreziqet për shtetin e Kosovës.
Vetëvendosje! ka publikuar emrat e aktivistëve të arrestuar. Ata janë Gëzon Kastrati, Alban Makolli, Daut Halili, Armend Krasniqi, Vllaznim Krasniqi, Muhamet Merofci, Erden Atiq, Imer Fejza, Uran Hasani, Teuta Hasani, Muhamet Bytyqi, Fatos Sahiti, Kastriot Gërbeshi, Gurjeta Zeka, etj.
Ajo pohon se ka edhe aktivistë të lënduar nga ndërhyrja e policisë dhe ata janë Albana Gashi, Etleva Malushaj, Margaritë Hajrizi, Valon Simnica, etj.
“Policia është duke përndjekur aktivistët e Lëvizjes nëpër qytet dhe po i arreston e rrah ata kudo që po i takon”, thotë Vetëvendosje!
Rikujtojmë se ky nuk është aksioni i vetëm i Vetëvendosje!-s i organizuar ditëve të fundit. Të tilla ka pasur edhe ndaj kryeministrit Isa Mustafa, ku eskorta e tij ishte sulmuar me vezë dhe ngjyrë dy herë gjatë ditës, tek po shkonte dhe kthehej ai nga zyra e tij, në Qeverinë e Kosovës.
Këto aksione sipas Vetëvendosje!-s janë paralajmërim i protestave që do të mbahen në kundërshtim të marrëveshjeve të Brukselit, por për të cilat ende nuk ka një datë se kur do të ndodhin.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» 121 familje e 66 shtëpi të dëmtuara nga konflikti në Kumanovë
» 1600 euro për shtëpitë e dëmtuara të Kumanovës
» Lëvizja për Bashkim kundër aksionit të Vetëvendosjes në kufij
» Arrestohen 8 aktivistë të VV’së
» Policia arreston 20 aktivistë të Lëvizjes “SKV”
» 1600 euro për shtëpitë e dëmtuara të Kumanovës
» Lëvizja për Bashkim kundër aksionit të Vetëvendosjes në kufij
» Arrestohen 8 aktivistë të VV’së
» Policia arreston 20 aktivistë të Lëvizjes “SKV”
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi