Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Presheva në ballë të Kuvendit me flamur kombëtar, shpallë Asociacionin e Komunave Shqiptare (AKSH)

Shko poshtë

Presheva në ballë të Kuvendit me flamur kombëtar, shpallë Asociacionin e Komunave Shqiptare (AKSH) Empty Presheva në ballë të Kuvendit me flamur kombëtar, shpallë Asociacionin e Komunave Shqiptare (AKSH)

Mesazh nga Agim Gashi Sat Sep 12, 2015 2:28 pm

Presheva në ballë të Kuvendit me flamur kombëtar, shpallë Asociacionin e Komunave Shqiptare (AKSH)


Presheva në ballë të Kuvendit me flamur kombëtar, shpallë Asociacionin e Komunave Shqiptare (AKSH) Largea_asociacionin-e-komunave-shqiptare1442055852


(E plotesuar)Deputetët e Kuvendeve te tri komunave shqiptare ne Serbine jugore (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë) ashtu siq ishte paralajmeruar sot me flamurin kombëtar ne ballë te kuvendit , me shumice votash kane miratura themelimin e Asociacionit te Komunave Shqiptare ne Serbi.
Deputetet e tri komuneve shqiptare me shumicë votash i thanë PO Asociacionit te Komunave Shqiptare-AKSH-së. Nga numri i përgjithshëm i deputetët 100 per qind (43) votuan për, dmth pa kundershtime dhe pa absteniem.
Votimet u zhvilluan ne nje atmosfere tejet te tensionuar dhe presion sa nga qeveria e Beogradit po aq edhe nga forcat e medha policore dhe ushtarake qe shtrihehsin ane e kend qytetit të Preshevës dhe ne malet e Karadakut.



Presheva në ballë të Kuvendit me flamur kombëtar, shpallë Asociacionin e Komunave Shqiptare (AKSH) Jonuu


Pas miratimit të ketij asociaconi nga kuvendaret shqiptare kryetari i KKSH-së Jonuz Musliu i ka deklaruar agjencise se lajmeve “Presheva jonë” se “ky proces ështe nje akt historik qe edhe shqiptaret e Lugines te kene AKSH-ne e tyre, eshte jo vetëm përgjigjie e reciprocitet me statusin e serbëve ne Kosovë por edhe imperativ i kohës për nje perespktivë me të mire te shqiptareve të Lugines se Preshevës drejt integrimeve evropiane..”
Mblidhen shqiptarët e Luginës, gati për votimin e Asociacionit të Komunave Shqiptare -AKSH
Pas nje debati prej nje bati gati nje oresh eshtë kërkuar pauzë 10 minuta në pjesën e parë të seancës.



Presheva në ballë të Kuvendit me flamur kombëtar, shpallë Asociacionin e Komunave Shqiptare (AKSH) Jonuu1


Ndonëse janë paralajmëruar që do të jenë 66 këshilltarë, deri më tani në sallë janë prezent 44 prej tyre. Këshilltarët e Kuvendit Komunal Presheva dhe Bujanoci pritet që pas orës 11:00 të të themelojnë Asociacionin e Komunave me shumicë shqiptare në Serbi. Asociacion do të jetë i ngjashëm për nga përmbajtja dhe fuqia me atë që do ta themelojnë serbët në Kosovë, ndërsa, sipas përfaqësuesve nga Lugina e Preshevës, Asociacioni shqiptar ka mbështetjen e Kosovës dhe të Shqipërisë.
Shqiptarët sytë kah Presheva, Lugina sot nen tytat e forcave serbe shpallë Asociacionin
Shqiptarët e Luginës së Preshevës sot mund ta shkruajnë historinë.Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Jonuz Musliu, ka thënë se sot (e shtunë) në Kuvendin e Preshevës do të merret vendimi për themelimin e asociacionit të komunave me shumicë shqiptare.



Presheva në ballë të Kuvendit me flamur kombëtar, shpallë Asociacionin e Komunave Shqiptare (AKSH) Jonuu2


Ai ka deklaruar ky asociacion do të jetë i njëjtë me asociacionin e komunave me shumicë serbe. “Teknikisht jemi përgatitur. Janë ftuar të gjithë zyrtarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.
Filloi mbledhja për formimin e Asociacionit të Komunave Shqiptare në Serbi
Ka filluar para pak çastesh mbledhja e Kuvendit të Këshilltarëve Shqiptarë të Luginës së Preshevës, të cilët do të bisedojnë për krijimin e Asociacionit të Komunave Shqiptare në Serbi.
Mbledhja po mbahet në Kuvendin e Komunës së Preshevës dhe në të marrin pjesë përfaqësues të shqiptarëve të Luginës.
Zyrtarët serbë reaguan me zemërim ndaj paralajmërimeve të udhëheqësve politikë të shqiptarëve për të themeluar asociacionin e komunave me shumicë shqiptare në jug të Serbisë.



Presheva në ballë të Kuvendit me flamur kombëtar, shpallë Asociacionin e Komunave Shqiptare (AKSH) Jonuu3


Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, tha se shqiptarët në Serbi nuk bën të jenë të diskriminuar, por ata duhet ta respektojnë kushtetutën e saj.
“Ua tërheq vërejtjen që të shtunën në Preshevë të mos bëjnë ndonjë paralele me Asociacionin e komunave serbe në Kosovë. Ua tërheq vërejtjen të mos luajnë me zjarrin dhe të respektojnë kushtetutën dhe rendin e Republikës së Serbisë. Fakti që Serbia është për bisedime nuk do të thotë se është e dobët, përkundrazi ajo është e fuqishme, më e fuqishme në 20-30 vjetët e fundit”, citohet të ketë thënë ai.



Presheva në ballë të Kuvendit me flamur kombëtar, shpallë Asociacionin e Komunave Shqiptare (AKSH) Jonuu4


Udhëheqësit e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, thanë se të shtunën do të diskutojnë për gjendjen në atë zonë dhe do të themelojnë Asociacionin e këtyre tri komunave, ngjashëm me Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, që do të krijohet në bazë të marrëveshjes së arritur më 25 gusht në Bruksel në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Përfaqësuesit shqiptarë kanë kërkuar në vazhdimësi trajtim të njëjtë për ta sikurse për serbët në Kosovë.
Udhëheqësit politik të zonës thonë se situata në Luginë vazhdon të jetë e paqëndrueshme që nga viti 2001 kur mori fund konflikti ndërmjet forcave qeveritare serbe dhe kryengritësve të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit që luftonin për më shumë të drejta të shqiptarëve në zonë.



Presheva në ballë të Kuvendit me flamur kombëtar, shpallë Asociacionin e Komunave Shqiptare (AKSH) Jonuu5


Ata shume herë kanë shfaqur shpresën që edhe procesi i bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të krijojë hapësirë për përmirësim të gjendjes në atë zonë.


Presheva në ballë të Kuvendit me flamur kombëtar, shpallë Asociacionin e Komunave Shqiptare (AKSH) Jonuu6
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi