Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Luksemburgu ndihmon ushtrinë e Kosovës

Shko poshtë

Luksemburgu ndihmon ushtrinë e Kosovës Empty Luksemburgu ndihmon ushtrinë e Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Wed Oct 21, 2009 10:18 pm

Luksemburgu ndihmon ushtrinë e Kosovës



Luksemburgu ndihmon ushtrinë e Kosovës VIZITAA
Nga takimi, Mujota-Jean - Marie HALSDORF


Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, z. Fehmi Mujota priti në takim Ministrin e Mbrojtës së Luksemburgut dhe Ministër i Punëve të Brendshme z. Jean - Marie HALSDORF me bashkëpunëtorë. Në takim ishte i pranishëm edhe Zv Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës z Fatmir Xhelili dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Gjeneral Sheremet Ahmeti. Në fillim ministrat zhvilluan edhe takime të ndara në mes të Komandantit të FSK-së Gjenerallejtënant Sylejman Selimit dhe Gjeneral Gaston REINIG Shef i Ushtrisë së Luksemburgut, si dhe në mes të Sheremet Ahmetit Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës dhe Mr. Romain NETTGEN Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Luksemburgut.Më pas u zhvillua takimi i dy delegacioneve në përbërje të plotë. Në fillim Ministri Mujota falënderoi popullin dhe Qeverinë e Luksemburgut për kontributin e tyre në kuadër të KFOR-it. Ministri Mujota i njoftoi mysafirët mbi procesin e themelimit, ngritjes dhe strukturimit të MFSK-së dhe të FSK-së mbi sukseset e arritura deri më tani dhe sfidat që e presin FSK-në. Ai përmendi faktin e arritjeve të kapaciteteve të para operacionale dhe shtroi nevojën e rritjes së kuadrit të mentorimit të FSK-së në kuadër të vlerësimit të kapaciteteve ekzistuese sipas standardeve të NATO-s. Një vëmendje e posaçme i kushtua bashkëpunimit të MFSK-së me ministrit e mbrojtjes të vendeve mike dhe përgatitjes së procedurave për nënshkrimin e Memorandumeve të Bashkëpunimit me to, duke shpreh gatishmërinë që kjo të bëhet edhe me Ministrin e Mbrojtjes së Luksemburgut. Zëvendës Ministri i Punëve të Brendshme z Fatmir Xhelili prezantoi zhvillimit në kuadër të Policisë së Kosovës dhe angazhimet e saj për të jetësuar zbatimin e Ligjit në Kosovë, ngritjen e infrastrukturës ligjore, nënshkrimin e marrëveshjeve të bashkëpunimit me shtet fqinje, koordinimi i punëve për luftimin e krimit të organizuar, gjithmonë duke u mbështetur në standardet evropiane. Një theks i veçantë ju kushtua pozicionit të azilkërkuesve në shtet e Evropës duke treguar aftësinë dhe gatishmërinë e Kosovës për të marrë përgjegjësinë e vet. Nga ana e tij Ministri i Mbrojtjes z. Jean - Marie HALSDORF shprehi përgëzimet për sukseset e arritura si dhe gatishmërinë për të ndihmuar FSK-në dhe Policinë e Kosovës, si dhe gatishmërinë për të shtrirë bashkëpunimin bilateral në mes të dy ministrive në fushat me interes të përbashkët. Në fund të takimit u mbajt një konferencë për media.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi