Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nazim Bllaca a do ta trondit Kuvendin! A do të arrestohen peshqit e mëdhenj!?

Shko poshtë

Nazim Bllaca a do ta trondit Kuvendin! A do të arrestohen peshqit e mëdhenj!? Empty Nazim Bllaca a do ta trondit Kuvendin! A do të arrestohen peshqit e mëdhenj!?

Mesazh nga Agim Gashi Thu Oct 01, 2015 1:31 pm

Nazim Bllaca a do ta trondit Kuvendin! A do të arrestohen peshqit e mëdhenj!?


Nazim Bllaca a do ta trondit Kuvendin! A do të arrestohen peshqit e mëdhenj!? Largea_bllaca1443690387


“Gjykata flet edhe për urdhrin për eliminimin e Adem Salihajt, ish-zëvendëskryeministër i Kosovës. “Gjykata gjeti përtej dyshimit të arsyeshëm se urdhri për të vrarë Adem Salihajn erdhi nga Azem Syla”, citonin mediat vendimin gjyqësor në këtë proces.


Njëri prej njerëzve me dëshmitë më të forta kundër krimit të organizuar, që kryente vrasje politike, jo politike dhe krim ekonomik, i ka dhënë fund vuajtjes së dënimit. Ndërkohë, që ai po pritet të vazhdojë me dëshminë e tij si Bllaca 4, dëshmi që nuk u dha deri më tash nga ai, pavarësisht paralajmërimeve. Por, me rikthimin e tij në shtëpi, pas dënimit të butë për një vrasje, për shkak të bashkëpunimit me drejtësinë, pritet që “Bllaca 4” të vazhdojë.
Ai është liruar me kusht nga një panel i Apelit, të mërkurën. Por, sipas autoriteteve Bllaca nuk do të kthehet më në shtëpinë e tij në Ribar të Madh i Lipjanit, prej nga është larguar edhe familja, për arsye të sigurisë.
Megjithatë, ai pritet të jetë dëshmitar edhe në një proces të madh gjyqësor në krye me deputetin Azem Syla.
Dëshmitari bashkëpunues i Prokurorisë speciale të Kosovës, Nazim Bllaca, në maj të vitit 2012 i kishte deklaruar gazetës “Bota sot” se pas një muaji deri në fund të qershorit 2012 do të ngrihej aktakuza nga EULEX-i, e emërtuar si “Bllaca 4” kundër Azem Sylës dhe Ekrem Jasharit.
Aktakuza pritej të ngritej nga Mauricio Salustro dhe Ema Rizeto. Por, kanë kaluar më shumë se tri vjet dhe ky proces nuk është hapur.
Në fakt procesi “Bllaca” kishte nxjerrë fajtor qartësisht Azem Sylën nga vetë vendimi i Gjykatës, por pse u la lirë dhe nuk u vazhdua procesi ndaj Sylës mbetet mister, si pjesë e mistereve të panumërta në drejtësinë në Kosovë.
“Gjykata flet edhe për urdhrin për eliminimin e Adem Salihajt, ish-zëvendëskryeministër i Kosovës. “Gjykata gjeti përtej dyshimit të arsyeshëm se urdhri për të vrarë Adem Salihajn erdhi nga Azem Syla”, citonin mediat vendimin gjyqësor në këtë proces.
Në daljen e tij të parë publike më 2009, Nazim Bllaca kishte apostrofuar si të dyshuar për krimet: Azem Sylën, Xhavit Halitin, Fatmir Xhelilin, Fatmir Limajn, Ekrem Jasharin, Sadik Abazin, Faruk Gashin, Shpresim Ukën, Driton Hajdarin, Kadri Veselin, Ferat Shalën, Bekim Sylën.
Ndërsa, rastet duke deklaruar për përmbajtjen e CD-së së tij, thoshte: “ Këtu janë përgjigjet për vrasjen e Xhemajl Mustafës, Enver Malokut, Ukë Bytyçit, Shaban Manajt, Tahir Zemajt, Besim Dajakut, Bekim Kastratit, Sebahate Tolaj, etj,... përgjigjet për tentim-vrasje ndaj Agim Veliut, Ejup Visokës, Gani Gecit, dhe ndaj meje”
Në aktgjykimin e sjellur nga trupi gjykues i përbërë nga gjykatës të EULEX-it dhe gjykatës vendas, në vitin 2013, përmend numrin një të UÇK-së, Azem Sylën, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës në Kuvend dhe lidhjet e Sylës me grupin.

Trupi gjykues, sipas JNK, ka vërtetuar përtej çdo dyshimi të arsyeshëm se: “Pas monitorimit paraprak të Ibush Kllokoqit, Nazim Bllaca së bashku me Fahredin Gashin, Sadik Abazin dhe Shpresim Ukën, në mbrëmjen e datës 6 gusht 1999, në Prishtinë afër hotelit Victory, morën një armë të vogël zjarri, të tipit Skorpion, nga një makinë ku, në mes të tjerëve, ishte i ulur edhe Azem Syla”.
Ky proces gjyqësor nuk e kishte marrë parasysh akuzën e Bllacës për SHIK-un, përkatësisht Kadri Veselin, por gjithashtu kishte konkluduar, sipasj JNK, se ishin vërtetuar lidhjet “dëshmia e Nazim Bllacës e lidh Azem Sylën me ShIK-un”.

I. M.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi