Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Një vizitë shumë e suksesshme

Shko poshtë

Një vizitë shumë e suksesshme Empty Një vizitë shumë e suksesshme

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jun 23, 2009 9:53 pm

Një vizitë shumë e suksesshme

Një vizitë shumë e suksesshme e Akademikut, Prof.Dr.Nexhat Daci, Kryetar i lidhjes Demokratike të Dardanisë, në SHBA-ës.

Nga Raimonda Moisiu

Ëasshington DC, Neë York.

Një vizitë shumë e suksesshme 013_13Më DT. 16.6.2009, mbërriti në krye të një delegacioni të nivelit të lartë partiak, për një vizitë disa ditore në SHBA-ës, Akdamiku, Prof.Dr. Nexhat Daci, Kryetar i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, deputet dhe anëtar i Kryesisë të Parlamentit në Kosovë.Në aeroportin e "Dulles", Virginia, delegacioni që ai kryesonte u prit nga bashkëpunëtorët e tij, anëtarë të Kryesisë së LDD-së, në SHBA-ës, Zotërinjtë Elmi Berisha, Bajram Kabashi, Hariz Hoti, Mexhit Gashi dhe Media shqiptare.Prof.Dr.Nexhat Daci, në këtë vizitë optimiste e të vecantë ishte i shoqëruar nga Zonja Besa Gaxheri, Nën/Kryetare e LDD-së, deputete në tre legjislatura, Kryetare e Forumit të Gruas së LDD-së e nga Prof.Sali Gashi, anëtar i Kryesisë së LDD-së, anëtarë e simptizantë në Diasporë.Unë pata fatin të isha pjesë e grupit mikpritës, gjë që më dha rastin të intervistoja në ambientet e aeroportit Prof Dr. Nexhat Dacin, Zonjën Besa Gaxheri e Prof.Sali Gashi, rreth qëllimit të kësaj vizite.

R.M-I nderuar Prof.Daci, mirese kini ardhur në SHBA-ës, ku Ju sapo mbërritët për një vizitë disa ditore.C'mund të na thoni rreth qëllimit të kësaj vizite, e sic kemi mësuar nga bashkëpunëtorët Tuaj, -Ju e Delegacioni që kryesoni, kini një axhendë të ngjeshur takimesh me zyrtarë të lartë të Shtetit Amerikan, gjithashtu me komunitetin shqiptaro-amerikan në Neë York dhe Cikago?

Prof.DR Nexhat Daci:Ardhja në Ëashington, Neë York e Cikago, Një vizitë shumë e suksesshme 020_20gjithmonë është një freski për shqiptarët kudo që janë dhe për Kosovën në vecanti, se edhe gjithë kontributi është i madh i SHBA-ës. Meqë jam Parti Opozitare është mirë që ndonjëherë edhe opozita të ketë konceptin e vet para institucioneve amerikane, në vecanti të atij të zhvillimit ekonomik, të të drejtave të njeriut, proceseve e standarteve të tjera demokratike.Jam shumë i lumtur që pas dy vjetësh ndodhem përsëri në SHBA-ës, për një promovim të vlerave të demokracisë në Kosovë.

Prof.Sali Gashi, rreth qëllimit të kësaj vizite, do të shpreheshe:

"Ne jemi në një vizitë ta quajmë zyrtare edhe miqësore ku do të takohemi me përfaqësuesit e Kongresit e të Departamentit të Shtetit Amerikan, gjithashtu edhe me komunitetin tonë shqiptaro-amerikan.Shpresojmë në principet e demokracisë amerikane për Kosovën, tashmë si shtet i pavarur.

Një vizitë shumë e suksesshme 036_36Deputetja dhe anëtarja e Kryesisë të Parlamentit të Kosovës, Zonja Besa Gaxheri, në prononcimin e saj, për qëllimin e vizitës u shpreh:

"Natyrisht kjo është në vazhdën e bashkëpunimit me SHBA-ës, dhe në sajë të takimeve që ne do të zhvillojmë me ta për të paraqitur rrugën që po ecën Kosova mbas shpalljes së Pavarësisë.Natyrisht që kemi një axhendë të ngjeshur takimesh me zyrtarë amerikanë dhe komunitetin shqiptaro-amerikan Neë York e Cikago.

Dhe vërtet,ashtu si ishte programuar, që nga aeroporti, delegacioni u nis drejt Canon Building, House of Representative-në Kongresin amerikan.Aty lideri opozitar, Prof.Dr.Nexhat Daci, u prit në një takim të ngrohtë e miqësor nga Jim Himes, Kongresisti i distriktit të Greenëich-it, Connecticut dhe Kongresisti- miku i ngushtë i tij dhe i shqiptarëve të Kosovës,-Eliot Engel.Lidhjet e ngushta miqësore, ndjenjat pro-amerikane, nga ana e Akademikut kosovar, Prof.Dr. Nexhat Daci, do të reflektonin ndjeshëm në këtë vizitë të vecantë, të ngrohtë, shpresëdhënëse për të ardhmen e Kosovës, që do të mbetet edhe historike. Binte në sy karizma e Prof.Dr. Dacit, në Kongresin amerikan, ku ish kryeparlamentarit e Liderit Opozitar Kosovar,ishte i mirëpritur e do t'i hapeshin dyert ngado.Fillimisht sipas procedurave të hyrjes në Canon Building, që nga siguria e tij e deri te kontrolli i imtësishëm, delegacioni kosovar, do të pritej nga Sekretarja e Kongresistit, Jim Himes, i cili për momentin ndodheshe në votimin e ligjit. Me fytyrën që i qeshte , sekretarja do të na thoshte se do të shkojmë në Dhomën e Kongresit, nëpërmjet një tuneli, nën tokë, për të mbështetur, Z.Jim Himes që është duke votuar dhe më pas do të zhvillojë takimin me ju.

Ishte një mrekulli të kaloje në atë tunel e ato labirinthe aq të bukura që në pamje të parë të dukeshin shumë sekrete.Nuk dukej rastësi fakti që në këtë takim dashamirës e mikpritës -që delegacionit të LDD-së,- iu rezervua një vëmëndje tejet e vecantë, duke i dhënë të drejtën e audiencës si mysafirë për të vëzhguar drejtpërdrejt në Dhomën e Kongresit, votimin e Ligjit Amerikan dhe të takimit me një numur të madh zyrtarë të Legjislativit në Kongresin Amerikan.Dhoma e Kongresit ushtonte nga zërat e kongresistëve amerikanë të cilët i shërbenin demokracisë në një "House", e ndërtuar që në vitin 1850, aty ku është themeluar dhe përjetësuar demokracia.Një nderim e respekt i vecantë iu bë Prof.Dr.Nexhat Dacit dhe delegacionit kosovar, nga kongresisti Jim Himes, që tregoi një afrimitet, interesim e ngrohtësi, sikur të ishin miq të vjetër, duke shoqëruar delagacionin opozitar kosovar gjatë gjithë kohës, të qëndrimit të tij në ambientet e House of Representatives.(Kongresi).Në një sallë të vecantë Prof.Dr.Nexhat Daci, pati takim kokë më kokë, me dy Kongresistët Eliot Engel dhe Jim Himes, ku i informoi për zhvillimet më të fundit në Kosovë, në fushën e politikës, ekonomisë, sigurisë dhe sociale.

"Faleminderit shumë për vizitën tuaj, - do të shprehej që në shtrëngimin e duarve Kongresisti amerikan Jim Himes. Në fjalën e tij Lideri Opozitar, Prof.Dr. Daci, do të shprehej:

"Është kënaqësi që në të tre takohemi e bisedojmë, sepse SHBA-ës, nëpërmjet Jush e kanë ndihmuar Kosovën.Iu kërkoj ndjesë që kam ardhur me rrobat e udhëtimit. Por kam 17 orë që udhëtoj, nga Prishtina në Ëashington, e nuk pata kohë të ndërrohesha. Unë e Partia ime, LDD-ja e cmon dhe e vlerëson së tepërmi, ndihmën e pakursyer që iu i kini dhënë komunitetit shqiptar në Kosovë dhe atë c'ka ju keni bërë e bëni për Kosovën.Sepse ajo ka akoma nevojë për një angazhim të përbashkët, për të ringritur ekonominë dhe kontributin me ekspertë në stabilitetin e ekonomisë, politikë e jetën sociale, për të ndërtuar demokracinë, e për të ringritur institucionet demokratike."

Më pas Lideri Opozitar Kosovar i njohu me situatën në Kosova pas shpalljes së demokracisë, sfidat që e presin opozitën si një tregues i vecantë i pjesëmarrjes se tyre në proceset demokratike, si edhe ndihmesën në ringritjen e institucioneve demokratike në fushën politike, ekonomike, sigurinë dhe jetën sociale.

Ndërhyrja e kongresistit amerikan Eliot Engel, do t'i jepte më shumë enthusiazëm e optimizëm bisedës.

" Mirëse kini ardhur të gjithë në Ëashington, -do iu drejtohej Kongresisti amerikan Eliot Engel, përmës shtrëngimit të duarve dhe humorit të këndshëm, delegacionit opozitar kosovar.Duke iu drejtuar kolegut të tij, kongresistit Jim Himes,-Eliot Engel, do të bënte edhe prezantimin e Prof.Dr. Nexhat Dacit .

"Mr.Daci ka qënë Kryetar i Parlamentit të Kosovës. Jemi miq prej 20 vjetësh. Ai është një burrë i mirë, i mëncur dhe i matur.Është një politikan me një vision të qartë të moderuar perëndimor. Këmi patur lidhje të forta bashkëpunimi, kemi mbështetur fuqishëm njëri tjetrin, mirëkuptim shumë të mirë e pozitiv.Ne shkojmë në tërë botën, dhe unë shumë herë e kam thënë dhe e them, se mbështetësit dhe miqtë më të mirë kemi shqiptarët e Shqipërisë, shqiptarët e Kosovës, të Malit të Zi, të Maqedonisë, në Ballkan.Kemi kaluar në shumë sfida, që nga Shqipëria që hapi dyert e demokracisë, duke rrëzuar rregjimin brutal komunist, e deri te Kosova që u ngrit për të fituar pavarësinë nga rregjimi i Milloshevicit.Së bashku me mikun tim, Mr .Daci e liderët dhe faktorët e tjerë politikë në Kosovë ishte dhe vazhdon të ekzistojë një frymë e një dëshirë e madhe për të ngritur institucionet demokratike në Kosovë, një shtet të pavarur.Kështu në këtë kontest, në situatën që po kalonte Kosova ,e vetmja zgjidhje ishte :Pavarësia e Kosovës dhe më e rëndësishmja :Njohja sa më shpejt nga administrata amerikane e :Shtetit të Pavarur të Kosovës.Deri tani mesa jam informuar, 60% e kanë njohur shtetin e ri;Pavarësinë e Kosovës.Problemi sot është që të vazhdojë akoma të njihet Kosova edhe nga shtete të tjera si Rusia etj.Ne jemi shumë të gëzuar e të lumtur që takohemi përsëri mbas dy vjetësh me Mr.Dacin, dhe ne dëshirojmë gjithmonë të takojmë gjithsecilin, si pozitën dhe opozitën kosovare, e të bëjmë sa më shumë që të jetë e mundur për të mbështetur e ngritur demokracinë në Kosovë. Ne kemi punuar aq shumë, sa ne i mbijetuam presionit sërb, kur në zgjedhjet e vitit 1998-të, unë u ndalova të hyj në Kosovë nga qeveria e Milloshevicit, duke mos më dhënë vizën.Unë menjëherë fola me Kombet e Bashkuara, të cilët ndërhynë që unë të merrja vizën, dhe kur unë u lejova më vonë të hyja në Kosovë, Milloshevici kishte vdekur.Shqiptarët janë njerës të mirë, pro-amerikanë, e duan shumë Amerikën e demokracinë.Jam shumë i lumtur që unë sot takohem me Z.Dacin, mikun tim prej 20 vjetësh dhe diskutuam për alternativat e zhvillimin e demokracisë në Kosovë.Ju faleminderit që kini ardhur, gjithmonë do të kini përkrahjen e mbështetjen tonë, - përfundoi bisedën e tij Z.Eliot Engel.

Në fjalën e tij Z.Jim Himes, vlerësoi shumë punën e komunitetit shqiptar në distriktin e Greenëich-it,Midis të tjerave ai tha:

vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Një vizitë shumë e suksesshme Empty Re: Një vizitë shumë e suksesshme

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jun 23, 2009 9:55 pm

"Ne kemi një numur të madh shqiptarë në distriktin e Greenëich dhe të Stamford-it, që janë respektues të ligjeve, jetojnë e punojnë.Janë mbështetësit e mij më të mirë.Jam shumë i lumtur që iu takoj Mr.Daci.Unë vë rë optimizmin, interesimin e dëshirën e madhe tuaj për të bërë të pamundurën për Kosovën që edhe ajo të hyjë ne familjen e madhe europiane. Ju kërkuat ndjesë se jini me rrobat e udhëtimit.Do dëshiroja shumë të isha edhe unë si ju,me të tilla rroba, i palodhur si jeni ju, mbas 17 orësh udhëtim, e kini ardhur këtu për të falenderuar institucionet amerikane, për të kërkuar mbështetje që Kosova të ecë, të kërkoni ndihmë për njohjen e shtetit të Kosovës nga shtete të tjera. Jini gjithmonë të mirëpritur, dyert e Ëashingtonit janë gjithmonë të hapura për Ju, që kontributin dhe dijet tuaja i kini vënë në shërbim të cështjes kombëtare e Kosovës.Unë kam qënë edhe i informuar më parë nga Mr.Eliot Engel, rreth situatës në Kosovë dhe ne kemi diskutuar për rrugët më të mundëshme politikisht, ekonomikisht për zgjidhjen e cështjes së Kosovës. Ashtu si e shprehu edhe Mr. Engel,që zgjidhja më e mirë ishte :Pavarësia e Kosovës, dhe tashmë njohja e shtetit të ri, së pari nga ne, dhe më pas nga shtetet e tjera në botë.Unë bashkohem me mikun tuaj, kolegun e mikun tim, Mr.Eliot Engel, që SHBA-ës,- ne- të gjithë së bashku t'i shërbejmë kauzës së Pavarësisë së Kosovës, duke mbështetur e ndihmuar shtetin e ri të Kosovës për të ndërtuar demokracinë, ringritur ekonominë dhe stabilitetin e paqen, jo vetëm në Kosovë, por edhe në Ballkan e rajon.SHBA-ës do të jenë gjithmonë përkrah jush. Përsëri, gëzohem shumë që u takuam,Ishte vërtet shumë kënaqësi të bisedoje me ju.Faleminderit - do ta përfundonte fjalën e tij, kongresisti, Jim Himes.

Në fjalën e tij mbyllëse Prof.Dr. Nexhat Daci u shpreh:

"Ne jemi shumë krenarë që ndodhemi sot në Ëashington në mesin e miqve tanë amerikanë, dhe me mikun tim prej 20 vjetësh si Z.Eliot Engel e tashmë me Z.Jim Himes, të cilët përfaqësojnë shtetin amerikan në komunitetin shqiptaro-amerikan, që ndjekin me vëmëndje progresin në Kosovë, specifikisht që na ndihmojnë të ndërtojmë demokracinë e të ringremë institucionet demokratike, zhvillimin ekonomik,për kontributin amerikan me ekspertë në fusha të ndryshme, se Kosova sot ka nevojë për ndihmën e mbështetjen tuaj më shumë se kurrë, për paqe e stabilitet, në rajon.Unë iu ftoj Juve, të vini në Kosovë të shikoni nga afër, zhvillimin e proceseve demokratike, të shijoni frytet e punës e kontributit që SHBA-ës e Z.Eliot kanë dhënë e japin në Ballkan, në vecanti për Kosovën, në ndërtimin e drejtëpërdrejtë të raporteve politike midis pozitës e opozitës, si një tregues i vecantë i ecjes në rrugën e demokracisë në Kosovë.Ne gjithashtu ftojmë investitorët amerikanë të vijnë e të investojnë në Kosovë, jo vetëm më bizneset e tyre, për të krijuar vënde pune dhe zbutur varfërinë, por edhe të japin leksione demokracie të zhvillimit të ekonomisë së tregut në Kosovë.Ne jemi krenarë që të gjithë së bashku, ndihmojmë e vazhdojmë gjithmonë të respektojmë Kushtetutën, promovojmë së bashku vlerat e demokracisë në shtetin e ri të Kosovës, duke e vazhduar miqësinë e lidhjet tona të ngushta me Amerikën.Ju faleminderit për këtë pritje dhe suksesin e vizitës të delegacionit që unë kryesoj, të opozitës kosovare, si pjesë e jetës dhe proceseve demokratike, në Kosovë,-do të përfundontë fjalën e tij, Prof.Dr.Nexhat Daci.

Deputetja e anëtarja e Parlamentit të Kosovës dhe Nën/Kryetare e LDD-së, Zonja Besa Gaxheri do të falenderonte zyrtarët e lartë amerikanë.Midis të tjerave ajo u shpreh:

"Kam kënaqësinë shpirtërore që ndodhem në Kongresin amerikan, mes kongresmenëve dhe miqve tanë amerikanë për të biseduar e falenderuar për punën e kontributin e tyre që kanë bërë e dhënë për Shtetin e ri të Kosovës.Unë kam fatin e madh se në qendër të qytetit tim, Prishtinës, ndodhet një portret i madh, i Z.Eliot Engel.Iu kërkoj ndihmë që së bashku të koordinojmë marrëdhëniet e bashkëpunimin tonë, për të tërhequr vëmëndjen e opinionit botëror për ta njohur sa më shumë shtetin e ri të Kosovës.Faleminderit për këtë mikpritje tejet njerëzore."

Mbas shtrëngimit të duarve dhe bërjes së fotove së bashku, delagacioni opozitar kosovar u shoqërua për më shumë se 45 minuta nga kongresisti Jim Himes, duke vizituar ambientet historike të Kongresit amerikan, që nga Dhoma disa qindra vjecare ku u mblodh përherë të parë Kongresi, deri edhe aty ku doli Presidenti Barack Obama e përshëndeti popullin amerikan në ditën e parë të tij si President.

Mbas përfundimit të axhendës së ditës së parë, delegacioni opozitar kosovar, i LDD-së u akomodua në Hotel Hilton, Connecticut Ave. Ëashington DC.

**********

Rreth orës 9.a.m, të Dt.17.6.2009, në hollin, Capital Court, të Hotel Hilton, Prof.Dr.Nexhat Daci dhe delegacioni i kryesuar nga ai, patën një takim me dy ekspertët amerikanë, për cështjet e Ballkanit, Z.Paul R.Ëilliams & James Hooper, Executive director, Public International Laë & Policy Group.Në takim do të ishte edhe Former President Avni Mustafa i National Albanian-Amerikan Council (NAAC).

Z.Paul R.Ëilliams, duke ngritur zërin e tij gazmor, tha:"Shiko kush ka ardhur, miku im, Mr.Daci"! Mr.Ëilliams ishte shumë i gëzuar që u takua përsëri me Prof.Dr.Nexhat Daci.Mbas dhjetë minutave erdhi Z.James Hooper.

Mbas përshëndetjeve të përzëmërta e miqësore, lideri opozitar kosovar dha një resyme rreth situatës në Kosova, ku nuk i kurseu as kritikat ndaj pozitës, maxhorancës së sotme qeverisëse, pas shpalljes së Pavarësisë, për sfidat kryesore që ka pozita kosovare dhe nevoja e një bashkëpunimi dhe të zërit e mendimit opozitar në Parlament, trajtimit të opozitës si një faktor i rëndësishëm, të bashkuar dhe pjesë përbërëse në bashkërendimin e zhvillimeve e proceseve demokratike për një qeverisje më të mirë.Ne duhet të jemi të bashkuar, të kemi bashkëpunim, koncesusin edhe për detyrat e ditës,.65% e buxhetit nuk është i mjaftueshëm të ndihmojë ekonominë e Kosovës, sepse interesi i tij është shumë i lartë, tregues që nuk e ndihmon aspak ekonominë, eksperiencë shumë të pakët në këtë fushë që e disfavorizon Kosovën.

Kosova është vëndi që nxjerr "Cash money" jashtë saj, më shumë dhe importon sende të panevojshme.Në këtë pikë Prof.Dr.Daci, i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar për më shumë vëmëndje, më shumë monitorim nga organizmat ndërkombëtare të demokracisë në Kosovë.

"Nuk jam këtu për të fajësuar qeverinë dhe mazhorancën aktuale kosovare, por kërkoj nevojën e domosdoshme të një "Global help",(Ndihmë globale) për të mbështetur suksesin tonë, si shtet i ri i Kosovës.

Të mos fshihet e vidhet paraja, apo përfitimet që vijnë nga taksat e bisnesit, por ato të investohen në fusha të tjera që kanë më shumë nevojë, për zbutjen e varfërisë, dhe rrënimin e korrupsionit që sa vjen e po rritet.Presioni i mendimit opozitar është i nevojshëm, i negociushëm, i domosdoshëm, bashkëkohor, për të ecur përpara. Është shumë e nevojshmë që të jesh ndonjëherë edhe në opozitë.Kjo është demokracia.Të rimëkëmbet ushtria.Organizmat dhe ndihma ndërkombëtare të mos mjaftohen vetëm me sigurinë e qetësinë në Kosove, por të venë primare gjithashtu ekonominë- do të shprehej Prof.Dr.Nexhat Daci.

Pyetjes së Z.Paul R.Ëilliams, se:"Cila do të jetë pjesëmarrja e popullatës, në sensin gjysëm përgjysëm në zgjedhjet lokale?

Prof.Dr.Nexhat Daci:Është detyra jonë që të bindim elektoratin për të votuar.

Z.James Hooper pyeti se si janë taksat në Kosovë? Pyetje që lideri opozitar kosovar do t'i përgjigjej :"Është shumë e vështirë të hapesh një biznes.Ka programin më të keq fiskal, që i lëshon rrugë korrupsionit e vjedhjes së tyre.Siguria e qetësia në Kosovë është OK!

Të dy ekspertët në fjalën e tyre u fokusuan në problemet ,më të vështira e sfidat, që e presin shtetin e ri, qeverinë e Kosovës dhe opozitën kosovare, për t'i adoptuar ato me politikat ekonomike e sociale.Kosova ka resurse të mjaftueshme, vecse duhet një menaxhim i tyre, sa më i mirë, dhe në koordinim me eksperienca të ndryshme nga ndihmat amerikane e ndërkombëtare.Të dy ata premtuan që ndihma e shtetit amerikan dhe e tyre në vecanti nuk do t'iu mungojë.Takimi me dy ekspertët për cështjet e Ballkanit zgjati rreth më shumë se një orë dhe ishte mjaft frytdhënës e i suksesshëm.Opozita duhet të ngrerë zërin e saj, me alternativa e programe.

Mbas përfundimit të takimit i morra një mendim Z.Avni Mustafa, Former President i NAAC, rreth rezultateve e suksesit të këtij takimi,

R.M.:"Z.Mustafa, Ju ishit në takimin që pati Prof.Daci, me disa ekspertë për cështjet e Ballkanit, dhe njohës shumë të mirë rreth situatës dhe problemeve të Kosovës.Si mendoni Ju, sa i suksesshëm ishte ky takim i sotëm, gjithmonë për të mirën e Kosovës, -Kosova sot dhe e ardhmja e saj?

Z.Mustafa:"Mua megjithë mend me vjen mirë, sidomos kur vijnë politikanët shqiptarë në Ëashington, sepse këtu ka një mikpritje për të gjithë shqiptarët, dhe kjo është edhe për popujt e tjerë .Amerika ka shumë vullnet e dëshirë të ndihmojë shqiptarët.Sa për takimet e Prof.Dr.Nexhat Dacit, është e rëndësishme që të vijë në Ëashington e Neë York, jo vetëm pozita por edhe opozita, se përfundimisht ka një shtet, shteti i Kosovës, dhe e gjithë kjo ka nevojë për lidershipin e opozitës kosovare.Më pëlqeu fakti që vetë Prof.Dr.Nexhat Daci, shprehu mendimin se ka ardhur këtu me dhënë disa mendime dhe për të marrë disa këshilla, e jo për të qarë hallin, apo për t'ja hedhur fajin dikujt tjetër, kjo nuk i shërben askujt .Sa për të ardhmen e Kosovës nuk ka mundësi vetë me ecë përpara.Kosova ka nevojë për ndihmë.Ajo ka kontributin, kapacitetin e resurset e saj.Besoj tashmë se kjo eksperiencë e dëshirë është e mirëpritur në Kosovë, për vetë faktin që ka shumë struktura ndërkombëtare që operojnë brenda saj.Kush e ka fajin, ku e shiti, apo njerëzit e kanë të vështirë, nuk e dinë akoma,- sic u shpreh edhe Prof.Daci, -ku të ankohen apo ku me e cuar cështjen.Por me kalimin e kohës kjo do të qartësohet.Ekonomia e bisnesi i vogël, kanë nevojë për ndihmë gjithashtu, sepse këto struktura -llogarit edhe disa vjet- e kanë punësimin e vështirë në firmë apo bisnesin e vogël,-do të përfundonte Z.Mustafa.

R.M.:Një pyetje për Ju, Prof.Daci.Sa e vlefshme dhe a pati sukses ky takim me dy ekspertët amerikanë për cështjet e Ballkanit por edhe miqtë Tuaj?

Prof.Daci:"Kjo bisedë shumë profesionale, por unë e llogarit edhe një bisedë shumë miqësore mes miqsh, ndoshta pjesën më të dobishme të takimit sepse janë dy ekspertë me nivel të lartë botëror, të cilët kanë një vullnet për të ndihmuar Kosovën e e kanë ndihmuar atë në kohë shumë të vështira.Gjithashtu ata shprehën dëshirën për të ecur me ne në zgjidhjen e shumë problemeve.Jam shumë i lumtur që kam ardhur në Ëashington këto ditë, megjithëse edhe familja ime ka impenjimet e saj,Unë do ta vazhdoj këtë bashkëpunim, me të gjithë miqtë që njoh për qëllimin shumë liridashës të Kosovës."

Në orën 12:30 p.m., akademiku kosovar,ish kryeparlamentari, Prof.Dr Nexhat Daci do të pritej në një takim të vecantë në Departamentin e Shtetit Amerikan, me Seiji T.Shiratori, Lead Kosovo Desk Officer-Office of South Central Europian Affairs.Takimi zgjati më shumë se një orë ku u diskutuan e debatuan probleme të ndryshme.Pika më e nxehtë e takimit ishte bashkimi i opozitës kosovare në një koalicion.Prof Dr Nexhat Daci e mirëpriti këtë mendim , dhe shprehu mendimin e tij, se kjo edhe mund të ndodhë në të ardhmen, vecanërisht në zgjedhjet e ardhëshme parlamentare.Më pas delagacioni opozitar kosovar bëri një vizitë në Ambadsadën e Republikës së Kosovës, që lideri opozitar, Z.Nexhat Daci, e quajti:"Pirja e kafes në shtëpinë tonë."Këtu përfundoi dita e dytë e takimeve të lidershipit opozitar kosovar në Ëashington DC.

********

vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Një vizitë shumë e suksesshme Empty Re: Një vizitë shumë e suksesshme

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jun 23, 2009 9:56 pm

********

Në ditën e tretë të axhendës së takimeve, delagacioni i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, do të takohej në ambientet e Shtëpisë së Bardhë, me Zonjushën Katherine M.Helgerson, Director for Southeast Europian Affairs, National Security Council.Zonjusha Katherinë me një shqipe të rrjedhëshme e të këndshme shprehu kënaqësinë që takohej me miqtë e bashkëpunëtorët si Prof.Dr.Nexhat Dacin, deputeten e tre legjislaturave dhe anëtaren e Kryesisë të Parlamentit në Kosovë, Zonjën Besa Gaxheri, anëtarin e Kryesisë së LDD-së, Prof. Sali Gashi.Takimi mes tyre ishte një tregues i bashkëpunimit reciprok, dhe i vazhdimit të këtij bashkëpunimi, në mënyrë të vecantë që tashmë Kosova ka fituar Pavarësinë.Prof.Daci, e informoi Zonjushën Katherine për zhvillimet më të fundit në Kosovë dhe rolin e Opozitës e të LDD-së në këto zhvillime, vizionin e saj të qartë e strategjik, për t'i dhënë një impuls vlerave të demokracisë në Kosovë, ndihmën e duhur e të domosdoshme të organizmave ndërkombëtare, në vecanti asaj amerikane, për problemet më domestike që kërkon Kosova në politikë, ekonomi dhe jetën sociale, si faktor vendimtar për paqen e sigurinë në rajon.Zonja Besa Gaxheri paraqiti obsionet e saj për zhvillimet më të fundit në Kosovë, në lëvizjen e lirë të njerëzve, lirinë e Medias e Shtypit kosovar, mirëqënja e popullsisë, arësimimi i tyre, dhe forcimi i sistemit ligjor.Zonjusha Katherine M.Helgerson, iu dha mbështetjen e saj maksimale duke iu premtuar se ne do t'iu ndihmojmë duke iu suportuar me programe e alternativa dhe iu si opozitë do të coni mesazhin e zërit tuaj, elektoratit, nëpërmjet votës.Mbas përfundimit të takimit me Zonjushën Katherine M.Helgerson, në Shtëpinë e Bardhë, lideri opozitar, Prof Dr. Nexhat Daci, dha një intervistë në studion për Zëri i Amerikës, ku u intervistua nga gazetarja Rudina Dervishi.Më pas delegacioni i LDD-së, anëtarë e simpatizantë të Lidhjes Demokratike të Dardanisë u nisën drejt Neë Yorkut.

Në Neë York, akademiku kosovar u prit nga Kryetari i LDD-së për Diasporën dhe Nën/Kryetar i Shoqatës historike "Vatra", Z.Agim Rexha, nga anëtari i Kryesisë të LDD-së, Marjan Cubi, dhe dashamirës dhe simpatizantë të shumtë në mërgim.

Z.Agim Rexha shtroi një darkë punë për nder të delegacionit opozitar kosovar në restorantin e Hotel "Resonanca", Time Square, Manhatten, Neë York.

Ditën e premte, 19.6-2009, Prof.Dr.Nexhat Daci, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, Nënkryetarja e LDD-së, Zonja Besa Gaxheri dhe anëtari i Kryesisë, ndaloi në Neë York, shtet ky që është bërë shtëpi për qindra mijëra bashkëatdhetarë tanë, ku në një ceremoni të vecantë iu dha një Official Citation( Mirënjohje), nga shteti i Neë York-ut.Mirënjohjen Prof.Dr. Dacit, ia dorëzoi Z.Joel Miller, i cili me këtë rast vlerësoi personalitetin e madh të Presidentit historik të kosovës, Dr.Ibrahim Rugova, të cilit në vitin 2005, Asambleja e shtetit të Neë Yorkut e vlerësoi me Official Citation, për kontributin e tij.

Ditën e shtunë, dt.20.6.2009, komuniteti shqiptaro -amerikan në Diasporë, do të kishte mysafirë në një tubim madhështor në ambientet e restorant, Mario's, në Arthur Ave.Bronx Neë York, Kryetarin e LDD-së, Prof Dr.Nexhat Dacin, Deputeten dhe Nën/Kryetaren e LDD-së, Zonjën Besa Gaxheri dhe anëtarin e Kryesisë së LDD-së, Prof.Sali Gashi. Figura të ndryshme, të politikës, të cështjes kombëtare, biznesmenë, njerëz të artit e kulturës, simpatizantë e dashamirës të shumtë, edhe nga shtete te tjera si Cikago e Micigan, jo vetëm nga Kosova, por edhe nga Maqedonia e Mal i zi, me banim ne SHBA-ës kishin mbushur sallën ku u mbajt tubimi.Tubimin do ta nderonin me pjesëmarrjen e tyre Z.Iljaz Kadriu, Nën/Kryetari i "Vatra", Z.Gjon Bucaj, biznesmeni shqiptaro-amerikan, Z.Hajdar Bajraktari, Z.Syl Lajci, Z.Vehbi Bajrami, Z.Xhevat Sherifi, Presidenti i Shoqatës së shkrimtarëve shqiptaro-amerikanë, poeti nga Lugina e Preshevës, nga vjen edhe Prof.Dr.Nexhat Daci, Z.Adnan Mehmeti, Nën/Kryetari i SHSHSHA-së, Z.Mëhill Velaj, Zonja Lumi Hadri, Kryetari i Partisë së Legalitetit, Z.Hakli Meno, etj. "Bota sot", TV-21, me përfaqësuesin e saj permanent Z.Halil Mula, Kryeredaktori i gazetës shqiptaro-amerikane Z.Dalip Greca.Tubimi u moderua në mënyrë profesionale, nga Z.Shkumbin ??

Fjalën e hapjes, të përshëndetjes e Mireseardhjes e hapi, Kryetari i Kryesisë të LDD-së, për Diasporën, dhe Nën/Kryetari i "Vatra", Z.Agim Rexha.Midis të tjerave Z.Rexha do të shprehej:

Dega e LDD-së në Neë York, iu përgëzon e falenderon për këtë viztë në SHBA-ës.Ne iu mbështetim për qëndrimet tuaja, .Zëri i juaj i qartë e i fuqishëm i bashkangjitet me potencialin intelektual që keni dëshmuar për guximin politik e partiak ndaj degradimit që po kalon shoqëria kosovare.Suksese e punë të mëtejshme,- do të përfundonte Z.Agim Rexha.

Më pas e morri fjalën, Prof.Dr.Nexhat Daci, ku elaboroj një pasqyrë të takimeve në Ëashington DC, në Neë York.

"Fakti që sot këtu në këtë sallë është Kosova,Shqipëria, Lugina e Preshevës, Maqedonia e Prishtina, tregon se ne jemi të bashkuar e të fortë.Koncepti i LDD-së e i Dacit, është tjetër fare nga koncepti i atyre që vranë Fehmi Aganin, koncepti jo i dhunës, por i paqes,.Sa më e madhe të jetë pjesëmarrja, aq më i madh do të jetë koncepti i bashkimit njerëzor, për amanetin e Dardanisë, të rerspektojme vetveten, Kushtetutën për të hyrë në Bashkimin Europian e NATO,- do të shprehej Prof.Dr.Nexhat Daci.Tubimin e përshëndetën, Z.Gjon Bucaj dhe Hakli Meno, Kryetar i Partisë Lëvizja e Leglitetit.

Folën Zonja Besa Gaxheri, Prof.Sali Gashi.U bënë pyetje nga audienca ku Prof.Dr Nexhat Daci iu përgjigj.

Tubimi zgjati rreth dy orë. Prof.Dr. Nexhat Daci e bashkëpunëtorët e tij, u përshëndetën më pjesëmarrësit, duke iu premtuar se do të vijnë përsëri mes tyre.

Raimonda Moisiu

Ëashington DC, Neë York


FL
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Një vizitë shumë e suksesshme Empty Re: Një vizitë shumë e suksesshme

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi