Rama me antiplumb në zyrën eMetës? Takim kokë më kokë për 90 minuta (Foto/Video)

(E plotësuar) Ka përfunduar rreth orës 17:40 takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Parlamentit, Ilir Meta, i mbajtur në ambjentet e Kryesisë së Kuvendit.
Takimi ka zgjatur për rreth 1 orë e gjysmë dhe në përfundim të tij, në dalje nga ambjentet e Kryesisë, kryeministri Rama nuk ka bërë asnjë deklaratë mbi atë që është diskutuar.
Kryeministri Rama ka marrë pjesë në këtë takim sapo është kthyer nga vizita disaditore në Shtetet e Bashkuara, ku mori pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Gjithësesi, vlen të theksohet se takimi është zhvilluar në një kohë kur debati politik është i dominuar nga çështja e CEZ, për të cilën të gjitha palët akuzojnë njëra-tjetrën për përfshirje në afera korruptive.
Rama me antiplumb në zyrën e Metës? Takim kokë më kokë
Kryeministri Rama ka shkuar më këmbë në zyrën e kryeparlamentarit Meta në Kryesinë e Kuvendit. Kreu i Qeverisë ka kaluar i vetëm bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ pa u shoqëruar nga asnjë truprojë.
Edhe pse në një distancë shumë të afërt, nga Kryeministria te Kryesia e Kuvendit, Rama ka shkuar në takim me një jelek antiplumb.
Kjo u duk me një shikim të lehtë nga format e rrudhosura në pjesën e pasme të xhaketës së tij të shkaktuara nga jeleku antiplumb.
Sigurisht që kjo masë sigurie nuk është për shkak të takimit me kreun e KuvenditMeta, por për faktin që kreu i Qeverisë kaloi i vetëm bulevardin dhe i pashoqëruar nga asnjë prej truprojave të tij.
Dy drejtuesit e koalicionit ndodhen aktualisht në takim me njëri-tjetrin.
Rama nis takimin me Metën
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta, në zyrën e këtij të fundit në Kryesinë e Kuvendit. Rama është filmuar të hyjë në zyrat e Kryesisë së Kuvendit, pasi ka përfunduar vizitën disa ditore në SHBA.
Takimi vjen në një kohë kur raportet mes dy drejtuesve të koalicionit raportohen si të ftohta, ndërsa Kryeparlamentari Meta po përballet me akuzat e opozitës në lidhje me përfshirjen e tij në aferën e CEZ. Ende nuk ka një informacion mbi takimin mes dy drejtuesve të koalicionit qeveritar.
Pas zërave të prishjes së madhe, Rama shkon në zyrën e Metës
Në një kohë kur afera e CEZ-it është kryefjala e ditës në skenën politike por edhe atë shoqërore, në mbyllje të vizitës së tij në SHBA, me të mbërritur në Tiranë, kryeministri Edi Rama ka hyrë në zyrën e Ilir Metës në Kryesinë e Kuvendit.
Rreth orës 15:30, kreu i Kuvendit ka mbërritur në Kryesi ndërsa disa minuta më vonë ka mbërritur në këmbë nga Kryeministria edhe Rama.
Nuk ka ende detaje se për çfarë do të bisedojnë ata, por ajo që të shkon në mendje është se nuk kanë pak tema për të cilat mund të diskutojnë.
Njëra prej tyre dhe më e rëndësishmja është afera e shumë debatuar e CEZ-it, në të cilën është përfshirë emri i kryeparlamentarit Ilir Meta.
Për këtë, pak ditë më parë, kreu i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, njëherazi edhe deputet i LSI-së Spartak Braho dërgoi një letër për dijeni të krerëve më të lartë të Shtetit, ku thoshte se ka një skenar për destabilizimin e vendit dhe në të përflitej edhe emri i Ramës si i përfshirë në skenar, përveç Dritan Priftit dhe Tom Doshit.
Së fundmi, është përfolur shumë edhe një çarje mes koalicionit, gjë që Rama e ka mohuar kategorikisht, por nga ana tjetër, Meta nuk ka ngurruar të flasë për një opozitë Rama-Basha.
Pritet që në përfundim të takimit të ketë një deklaratë për mediat.
Pas kthimit nga SHBA-të, Rama takim me Metën
Shefi i qeverisë, Edi Rama, do t’i kthehet punës së tij, duke u fokusuar më shumë tek çështjet që shqetësojnë vendin. Me ardhjen e tij nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rama pritet të takohet me kryeparlamentarin Ilir Meta në orën 16:00 tek Kryesia e Kuvendit.
Ky takim mendohet se do të zhvillohet në kuadër të situatës së fundit politike në vend. Vetë kreu i Kuvendit zhvilloi një sërë takim këtë javë, pas letrës së Spartak Brahos, me anë të së cilës paralajmëronte përpjekje për destabilitet politik.
Më 30 tetor, meta zhvilloi një takim 20 minuta me ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin. Ndërsa, një ditë më parë u takua edhe me kryetarin e PDIU-së, Shpëtim Idrizi dhe Presidentin e Republikës, Bujar Nishani.
Kryeministri Edi Rama kthehet sot në atdhe pas vizitës së tij një javore në SHBA, lidhur me samitin e OKB-së për luftën kundër terrorizmit.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Fëmija sirian me copën e predhës ruse në kokë (Foto/ Video +18)
» FOTO LAJM/ Rama përzgjedh foto dite takimin me Erdogan, nën portretin e Ismail Qemalit
» Mustafa edhe zyrtarisht ftesë opozitës për takim më 7 dhjetor (Foto / Video)-pregaditur nga Arben Sylejmani
» Basha: Rama-Meta dëgjoni bashkimin e shqiptarëve: Ikni! (FOTO/VIDEO)
» Rama: Europa ka nevojë për Ballkanin. Merkel: E mbështesim Shqipërinë në rrugën drejt BE-së (Foto/ Video)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi