Basha: Rama-Meta dëgjoni bashkimin e shqiptarëve: Ikni! (FOTO/VIDEO)
Faqja 1 e 1

(E plotësuar) - Partia Demokratike ka mbyllur protestën e saj në mënyrë paqësore, pavarësisht tensioneve. Mijëra njerëz kanë vërshuar në bulevard në një nga protestat më të mëdha të kësaj force politike.Fjalimin e parë e mbajti djali i Qamil Zelës, i cili u vetëvra në qeli për shkak se ishte burgosur për faturën e energjisë.“Na akuzuan padrejtësisht se po vidhnim energjin. Jam këtu sepse jam kundër padrejtësisë,” tha ai. Sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani tha se këta pushtetarë u zgjodhën sepse premtuan më të mirën. “Pushtetarët tanë janë një bandë oligarkësh, ndërkohë që populli zhytet në mjerim, krim e pasiguri. Shoqëria është në depresion nga arroganca e këtij pushteti,” tha Ristani. Nënkryetari i PD, Edi Paloka tha se padrejtësia ka arritur aty nuk ku nuk mban më. “Jemi këtu për t’i thënë Metës ik, Ramës zhduku,” tha Paloka. “Nuk mundet që qytetarët të përfundojnë në burgje dhe kriminelët në zyrat e shtetit,” tha ai. “Do e çojmë protestën deri në fund, derisa ata të zhduken”. Ndërsa kryetari i PD, Lulzim Basha, tha se kjo protestë mbylli parlamentin dhe “shkarkoi Ilir Metën nga kryetar i Kuvendit”. “Dëgjojeni bashkimin e shqiptarëve, Rama ik, Meta ik,” tha Basha. Entuziazmi pushtoi turmën gjatë fjalës së tij. “Shumica e shqiptarëve sot vuajnë,” theksoi Basha. Ai e quajti ‘dyshen Rama- Meta’ si ikonën e të keqes. “Kanë arrestuar 38 mijë bashkëqytetarë në një vit, kanë çuar në vetëvrasje dhjetëra kryefamiljarë,” tha Basha. “Mjerim, varfëri, papunësi kudo, por oligarkët po mbushin xhepat”. Ai tha se pasiguria, tritoli dhe krimi kërcënon çdo ditë. “Nuk ka rend kur vjen në pushtet me krimin dhe qeveris me të,” tha Basha. “Bandat e Ilirit, Edi dhe Saimirit kanë dorë të lirë. Nuk kuptohet ku mbaron krimi dhe fillon shteti. Më pas ai foli për akuzat e Tom Doshit. “Kjo akuzë vjen nga miku për kokë i tyre”, tha Basha. “Gjashtë muaj është bërë pazar me jetën e deputetëve, është negociuar me vrasësit”. Basha tha se kjo është ngjarja më e rëndë më 25 vite.
“Kumbarët nuk u morën vesh për ndarjen e pazareve. Ujërat e qelbura dolën në shesh dhe qelbën kudo”. “Por ata kanë harruar se ne jemi këtu, më të bashkuar se kurrë, më të vendosur se kurrë”.“I kërkojmë sot Ilir Metës me një zë, ik, jep dorëheqjen”.“I them Edi Ramës ndal trysninë ndaj organit të akuzës, mos bëj kryeprokurorin”. “Do jemi të mbledhur dhe të bashkuar deri në fitore”.
“Sido ta kenë emrin, Edi, Ilir, Emiliano apo Hakmarrje për Drejtësi, u themi se jemi këtu derisa drejtësia të bëhet”.
“Kjo qeveri ka devijuar nga rruga e ligjit dhe e Zotit,” nënvizoi kryetari i PD. “Shqiptarët kanë nevojë për një ofertë të re. U jap fjalën që Shqipëria do e ketë ofertën e re”. “Nuk ndalemi sa të ketë ligj e drejtësi, derisa krimi të ndalet, nuk ndalemi derisa qytetarët të kontrollojnë qeverinë, derisa Meta e Rama të largohen”. “Ky bashkim është shenjë se qeveria Rama- Meta është rrëzuar moralisht”. “Rroftë demokracia,” e mbylli Basha fjalimin e tij.
Basha i bashkohet protestuesve. Meta mbylli seancën shpejt. FNSH rrethon Parlamentin. Te LSI mbështetësit e saj
Kreu i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha ka drejtuar akuza të rënda drejt kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe kryeparlamentarit Ilir Meta.
Në fjalimin e tij në protestën që është duke u mbajtur në këto momente, Basha tha se Rama dhe Meta po mbushin xhepat me taksat e qytetarëve dhe sipas tij i kanë quar qytetarët drejt pasigurisë dhe vetëvrasjeve.
“Meta është në akuzë për atentat vrasje ndaj deputetëve, për 6 muaj fshehën krimin, duke bërë pazar në zyrat e shtetit. Ata janë një sekt mafioz, po i bëjnë presion prokurorisë. Sot, i kërkojmë Rama – Metës, ikni, jepni dorëheqjen”, tha Basha gjatë fjalimit të tij në protestë.
"Dëgjoni thirrjen e shqiptarëve të bashkuar. Meta e Rama ik. Më pas protestuesit thirrën në kor: Rama e Meta ik. O sot o kurrë”. Rama-Meta- Tahiri një sekt mafioz. I kërkojmë Edi Ramës të ndalë trysninë brutale ndaj organit të akuzës. Ta çojë ministrin e Brendshëm për ndjekje penale për mbajtjen të fshehtë të denoncimit të paprecedentë. Huligarkë pa din e imam.
Kurse Edi Paloka tha se "nuk mund të vazhdojmë më të flenë me krimilenë dhe paradite fut në burg qytetarët e thjeshtë. Ikni një orë e më parë se ne nuk ju duam. Jemi këtu ti themi Ramës zhduku se kjo qeveri nuk mund të vazhdojë më".
Policia rrethon Kuvendin në Shqipëri, seanca zgjati vetëm 15 minuta
Seanca plenare nis me tension ashtu siç ishte parashikuar dhe e tillë përfundoi brenda 15 minutave. Deputetët e opozitës qëndruan në këmbë që në fillim të seancës plenare duke krijuar tension dhe zhurma në sallën e Kuvendit të Shqipërisë. Në një kohë rekord, Kuvendi arriti të miratonte të gjitha projektligjet e rendit të ditës duke mbyllur punimet në rreth 15 minuta.
Në këtë mënyrë, demokratët nuk realizuan dot skenarin e tyre për të ngulmuar përgjatë gjithë seancës në dorëheqjen e kreut të Kuvendit Ilir Meta pas akuzave nga Tom Doshi se ka urdhëruar vrasjen e deputetit të Shkodrës tashmë të përjashtuar nga PS dhe të deputetit demokrat Mhill Fufi.
Kjo, pasi punimet e Parlamentit u mbyllën para nisjes së protestës së opozitës në orën 11.00. Sipas skenarit të demokratëve, protestuesit do të bllokonin hyrje-daljet e Kuvendit për të mos lejuar daljen e kryetarit Meta deri në dorëheqjen e tij nga drejtimi i këtij institucioni.
Kreu i qeverisë, Edi Rama, pas përfundimit të seancës plenare theksoi se është e rëndësishme që Kuvendi të kthehet në binarë, duke zbatuar rregullore. Ai tha se deri më tani Kuvendi është përdorur nga opozita si një sallë mitingjesh. I pyetur për çështjen “Doshi”, Rama tha se është hetimi ai i cili do të japë fjalën e tij dhe të zbardhë të vërtetën.
"Jam i bindur që gjithçka ndodhi dhe shkaktoi gjithë trazirën psikologjike për shoqërinë gjatë këtyre ditëve, do të kthehet në një mirësi për politiken dhe për ndërveprimin shoqëror dhe politikk, por për këtë duhet të presim me durim përfundimet e hetimit, sepse hetimi i plotë, i paanshëm dhe përçdo detaj i kësaj çështje do të mund të japë përfundimin që kërkon publiku dhe do të mund të tregojë të vërtetën e të gjithë kësaj telenovele të shëmtuar. Së dyti besoj se gjithçka po ndodh të sjellë edhe parlamentin më në fund në binarët e rregullores dhe të bëjë të mundur që ky parlament të prodhojë atë për të cilë nështë zgjedhur. Të prodhojë ligjet, për të cilat ne jemo në krye të vendit. Dhe së fundi dua të rinënvizoj se në këndvështrimin tim duhet të reflektojë thellë edhe media, pasi besoj që media mund të bënte dhe bëjë shumë më tepër për transparencën e plotë për çështjen bazuar mbi fakte dhe prova, por edhe nga ligjshmëria në Shqipëri. Unë kam qenë gjithnjë i bindur se toleranca e tepruar ndaj kësaj opozite që kërkon ta përdorë parlamentin për mitingje, sepse praktikisht kemi pasur një pafundesi seancash janë kthyer në mitingje brenda parlamentit, është një tolerancë që nuk sjell asgjë veçse vetë degjenerimin e parlamentit dhe jam i bindur se pas kësaj parlamenti duhet t’i kthehet rregullores dhe të respektohet. Jam i bindur se populli është i qartë në gjithçka po ndodh, për të gjithë ata që në vend që të bëjnë detyrën e të zgjedhurit të popullit, kanë vetëm një hall, hallin e tyre", tha kryeministri Rama.
Ndërkohë Kuvendi është rrethuar nga policia.
Tension në Tiranë! Paloka: Mos provokoni protestuesit, do mbani përgjegjësi
Ndërkohë që nga rrethet janë nisur me mijëra qytetarë për të protestuar në Tiranë, tensioni në kryeqyteti ndjehet në ajër.
Disa nga furgonat dhe autobusët e nisur nga rrethet janë ndaluar, por ky nuk duket një problem i madh.
Pranë selisë së LSI janë mbledhur me dhjetëra simpatizantë të kësaj force politike.
Përpara Kuvendit, nënkryetari i PD, Edi Paloka, i bëri një thirrje kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Kuvendit.
“Mos provokoni protestuesit, pastaj do mbani përgjegjësinë.
Nuk duam një përsëritje të 21 janarit. Edhe ambasadat e huaja e dinë, edhe institucionet e dinë për skenarët e provokimit. Lironi pritat,” tha Paloka.
Protestë madhështore, paqësore, ofertë e re për shqiptarët
-Të rinjtë shqiptarë janë reshtuar të parët për t’i thënë jo krimit në krye të qeverisë.
-Shqiptarët do të çohen kundër tiranisë së varfërisë, për ti thonë jo një qeverie të lidhur me krimin.
-Le ti themi Shqipërisë tonë të dashur, na jep më të mirët e tu, të rinjtë dhe të rejat, demokratë dhe socialist, ta pastrojmë politikën njëherë e mirë nga krimi.
-Qindra e mijëra shqiptarë që të dalin nesër në Sheshin Skëndërbej, në orën 11:00, është aspirata e një populli të tërë për ti thënë jo krimit në krye të qeverisjes, për ti thënë jo mafias në pushtet dhe bashkë me ne janë aspiratat e çdo shqiptari.
-Nesër shqiptarët do të ushtrojnë të drejtën e tyre për një protestë madhështore, paqësore dhe demokratike. Paniku që i ka zënë i bën të thonë edhe marrëzira, kërkojnë kriminelët në gjirin e popullit.
-Nesër është ora e përballjes, me një qeveri që erdhi me premtime të mëdha dhe jo vetëm që nuk i mbajti ato premtime, por e zhyti vendin në mjerim.
-Shqiptarët kanë nevojë për një ofertë të re, rinia shqiptare ka nevojë për një ofertë të re dhe unë ju jap fjalën se rinia shqiptare jo vetëm do ta ketë këtë ofertë të re por do të jetë pjesë e pandashme e kësaj oferte.
Përshëndetje dhe përqafime të përzemërta për gjithsecilin për ju në këtë sallë e për mijëra e mijëra të rinj jashtë kësaj salle.
Flamurtarët e betejës për demokracinë, për shtetin ligjor, për dekriminalizimin.
Të dashur të rinj dhe të reja. Jam i prekur dhe i emocionuar nga ky entuziazëm sepse në këtë orë të vështirë për Shqipërinë dhe shqiptarët, çdokush ka nevojë të lexojë besimin tek e nesërmja që e pret Shqipërinë siç është sot në fytyrat tuaja, në fytyrat e rinisë shqiptare.
Ju jeni të parët, të parët që u rreshtuat në këtë betejë. Një betejë që nuk na ndan në të majtë e të djathtë por na bashkon të gjithë shqiptarët. Shqiptarët që kanë vendosur ti thonë jo, boll më krimit në krye të qeverisë. Kanë vendosur ti thonë jo terrorit, pasigurisë, tritolit dhe tritolpolitikës. Kanë vendosur ti thonë jo padrejtësisë që merr jetë njerëzish, largimeve të padrejta nga puna, faturave të papërballushme dhe shpesh abuzive të energjisë. Laku që shtrëngohet çdo ditë në fytin e më të pamundurve, në fytin e prindërve tuaj, vëllezërve dhe motrave tuaj më të mëdhenj. Kanë vendosur ti thonë jo një qeverie që rrit taksat por pakëson shërbimet, që vjel më shumë të ardhura nga shqiptarët por që në vend ti destinojë ato për shqiptarët i kthen ato në skema korrupsioni galopant për të mbushur trastat dhe xhepat e qeveritarëve të korruptuar.
Ju jeni bërë këto ditë zëri dhe shpresa e një Shqipërie e cila po rënkon nën thundrën e tiranisë së varfërisë, tiranisë së pamundësisë, e cila jo vetëm shtrydh çdo kacidhe nga xhepat e kryefamiljarëve e prindërve tuaj por mundohen të shtrydhin shpresën. Ti shtyjnë shqiptarët drejt dëshpërimit më të madh e deri drejt largimit nga vendi i tyre, largimit nga shtëpitë e tyre. E pra ju jeni bashkuar këto ditë siç do të bashkohen shqiptarët nesër në manifestimin më madhështor, në një marshim proteste për ti dhënë shkaktarëve të kësaj gjendje një mesazh të fortë, për ti treguar me zërin e lartë të bashkimit të shqiptarëve, mesazhin se punëdhënësit e qeverisë janë qytetarët, se janë qytetarët që kontrollojnë qeverinë dhe jo qeveria që kontrollon qytetarët, se janë njerëzit e këtij vendi që kontrollojnë politikën dhe jo politika që kontrollon njerëzit.
Si kemi ardhur në këtë orë të zezë për ekonominë e vendit, për sigurinë e vendit, për mirëqënien, për shanset për punësim ?! Si kemi ardhur në këtë orë të zezë ?! Kemi ardhur për shkak të një politike dhe qeverie të papërgjegjshme. Këtë e dimë të gjithë. Por ajo që kemi dëgjuar 10 ditët e fundit sfidon edhe fantazinë më të shfrenuar, të shqiptarëve dhe europianëve. Kemi parë, kemi dëgjuar nga gjiri i mazhorancës për përpjekje për likujdime, jo me aktorë siç i pëlqen të thotë kryeministri klloun por me vrasës serialë, me vrasës të njohur, të skeduar. Me vrasës që kanë marrë pjesë në vrasjet më të bujshme. Herë për hesap të njërës anë, e herë për hesap të anës tjetër, por gjithmonë për hesap të krimit.
Dhe tani, pasi i vunë lakun në fyt më të pamundurve, pasi hoqën masivisht njerëzit nga puna dhe mbyllën mijëra vende të tjera pune përmes taksave të larta, informalitetit, kontrabandës, që rrënoi biznese të vogla, të mesme, të mëdha. Pasi shtuan e shtuan taksat sa i morën dhe kacidhen e fundit shqiptarëve. Pasi i falën 600 milionë euro CEZ-it dhe rritën çmimin e energjisë duke goditur në palcë ekonomitë familjare duke shtyrë shumë njerëz drejt vetflijimit, pasi shkatërruan pronat e shqiptarëve me djersë dhe me gjak, ata që kanë për detyrë ti mbrojnë këto prona dhe pasi u zunë dhe u grinë me njëri tjetrin, sa për naftë e Albpetrol, sa për kanabis e kokainë, tani filluan të lajnë hesapet me njëri tjetrin. Një skenar i denjë vetëm për filmat e mafies por fatkeqësisht ky nuk është një film. Shqiptarët po e përjetojnë këtë realitet. Ky nuk është film. Ky është një realitet i dhimbshëm që na prek drejtpërdrejtë ne, na trondit ne siç po trondit gjithë botën.
Por të parët që e vuajnë është rinia shqiptare. A është ky shembulli që qeveria duhet ti japë rinisë ?! Përmes promovimit të krimit, infiltrimit në nivelet e larta të qeverisjes, dhurimit të pozicioneve e posteve kriminelëve, nejrëzve që në CV-në e tyre kanë vite burg dhe jo vite universitetesh. A janë këta drejtuesit që duhet të drejtojnë Shqipërinë?! A janë këta njerëzit që duhet të ketë në krye vendi ynë, qytetarët e këtij vendi, rinia shqiptare?!
Ja tek erdhëm, ashtu siç e paralajmëruar tek një finale e zezë e filmit të tyre mafioz. Akuzohet kryetarit i Kuvendit se ka porositur vrasjen e dy deputetëve. Kryeministri e ka ditur për 6 muaj por ka heshtur. Ministri i Brendshëm është ulur, jo me aktorin por me një vrasës të dyshuar që është përdorur njëherë nga njëra anë dhe herë nga ana tjetër për hesape të krimit. Por kanë pirë kafe në rezidencat qeveritare të Durrësit dhe zyrën e tij në vend që të aplikonin ligjin. Sepse janë dy Shqipëri. Është Shqipëria e ligjit që vepron si kërbaç mbi të pamundurit dhe Shqipëria e ligjit të mikut ku vrasësi ulet me Ministrin e Brendshëm, në vend që të arrestohet e të proçedohet sipas ligjit, del i lirë, shëtit i lirë, madje mund edhe t’ia mbathë nga vendi, e nëqoftëse i duhet e kthejnë prap, e përdorin siç i përdor. Ky nuk është shtet ligjor, ky nuk është sundimi i ligjit por është sundimi i mafias. Çfarë duan shqiptarët, të djathtë dhe të majtë? Për çfarë qendrojmë ne sot? A jemi për sundimin e ligjit apo për sundimin e mafias? A jemi për demokracinë apo për oligarkinë Rama-Meta? A jemi për lirinë apo jemi për shtypjen nga krimi? Këto janë dilemat të cilave ne do t’ia japim përgjigjen duke nisur nga dita e nesërme.
Mendonin se do ta linin pa përgjigje. Harruan rininë shqiptare. Harruan se një vend edhe mund të vihet përkohësisht nën thundrën e krimit, por rinia shqiptare nuk vihet dot asnjë ditë. Ndaj rinia shqiptare e ka treguar. Pse?
T’ju bëj një pyetje? A e keni parë se si i ka zënë paniku? E keni parë si dridhen nga frika ?! A e keni parë sa të stresuar janë? Pse kanë kaq frikë? Kanë frikë sepse po vjen ora e përballjes me bosin e bosëve, me popullin sovran.
Shqiptarët janë tronditur, shqiptarët po rënkojnë. Shumë prej tyre po kërkojnë rrugë të daljes. Rinia do t’jua jap këtë rrugë të daljes. Rinia është e tronditur gjithashtu. Por rinia është e vendosur që tronditjen mos ta kthejë në habi, tronditjen mos ta kthejë në dëshpërim, tronditjen mos ta kthejë në vetflijim, por ta kthejë në forcë. Ta kthejë në forcë, ta kthejë në forcë për të tronditur në themele shkaktarët e kësaj gjendje.
Ndaj jam sot plot shpresë, sepse e di që bashkë me ne, bashkë me rininë shqiptare, bashkë me qindra e mijëra shqiptarët që do të dalin nesër në Sheshin Skëndërbej, në orën 11:00, është aspirata e një populli të tërë për ti thënë jo krimit në sistem, për ti thënë jo krimit në krye të qeverisjes, për ti thënë jo mafias në pushtet dhe bashkë me ne janë aspiratat e çdo shqiptari.
Nuk jemi vetëm, në krah kemi vullnetin, dëshirën, mbështetjen, urimet dhe bekimet e aleatëve dhe miqve tanë, demokracive të mëdha perëndimore, Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara. Le ta nisim pra marshimin tonë nesër për të mos e ndalur deri sa të përfundoj dekriminalizimi i plotë.
Kriminelët jashtë Kuvendit dhe jashtë politikës. Dhe le ti themi shqiptarëve; Shqipëria e vuajtur dhe e tronditur nuk meriton këtë drejtim. Le ti themi Shqipërisë tonë të dashur, na jep më të mirët e tu, të rinjtë dhe të rejat, demokratë dhe socialist, ta pastrojmë Shqipërinë njëherë e mirë. Ta pastrojmë politikën njëherë e mirë.
Nesër do të ushtrojmë të drejtën tonë, për një protestë madhështore, paqësore. Paqësore dhe demokratike. Paniku që i ka zënë i bën të thonë edhe marrëzira, kërkojnë kriminelët në gjirin e popullit.
Unë ju them sot, me autorizimin e shpirtrave tuaj të çiltër, me autorizimin e zemrave të pastra të rinisë shqiptare dhe të gjithë protestuesve shqiptarë nesër, se nuk do të ketë vend mes nesh për krimin dhe kriminelët. Krimin dhe kriminelët i keni në gjirin tuaj. Krimin dhe kriminelët i keni në qeverisje dhe ne do t’i largojmë me çdo çmim.
Nesër është ora e përballjes, me një qeveri që erdhi me premtime të mëdha dhe jo vetëm që nuk i mbajti ato premtime, por e zhyti vendin në mjerim. Nesër është ora që me fuqinë e bashkimit, shqiptarët, bosët e bosave të qeverisë, njerëzit që emëruan dhe emërojnë qeveritë, të nisin procesin e pakthyshëm të pushimit nga puna.
Shqiptarët kanë nevojë për një ofertë të re, rinia shqiptare ka nevojë për një ofertë të re dhe unë ju jap fjalën se rinia shqiptare jo vetëm do ta ketë këtë ofertë të re por do të jetë pjesë e pandashme e kësaj oferte.
Ejani pra nesër, të mblidhemi si asnjëherë më parë. Bashkohuni dhe me forcën e bashkimit, pa dhunë, nuk ka nevojë për dhunë, por me forcën e pjesëmarrjes ta çojmë këtë qeveri në shtëpi.
Rroftë rinia shqiptare.
Sot në orën 11:00 tek Sheshi Skënderbe
Me thirrjet “Meta Ik” ka nisur në orën 11.00 në sheshin Skënderbej, ashtu siç ishte planifikuar protesta e opozitës. Me qindra e mijëra qytetarë jo vetëm nga kryeqyteti por edhe nga rrethet i janë bashkuar thirrjes së opozitës në një marshim përgjatë bulevardit kryesor dëshmorët e Kombit për largimin e kryetarit të Kuvendit Ilir Meta. Protesta nisi me fjalën e djalit të Qazim Zelës, të vetëvarurit në burgun e Rrogozhinës, i cili ishte burgosur për faturat e energjisë elektrike.Para mijëra protestuesve ai deklaroi se pavarësisht që të atin e damkosën si vjedhës të energjisë ai nuk ishte i tillë. Pas tij e mori fjalën deputeti demokrat Arben Rstani dhe kreu i grupit parlamentar Edi Paloka.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Pas pak minutash pritet të votojnë Berisha, Rama, Topi, Basha e Meta
» Opozita zbret në shesh, Basha: Rama-Meta damkosën votën e lirë
» Berisha e Basha në protesta si dikur Rama (FOTO)
» DHUNA SLLAVO-MAQEDONASE NDAJ SHQIPTARËVE-FOTO DHE VIDEO
» Rama: Europa ka nevojë për Ballkanin. Merkel: E mbështesim Shqipërinë në rrugën drejt BE-së (Foto/ Video)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi