KULTURA ESHTE DOMOSDOSHMERI E SHTETIT DEMOKRATIK
Faqja 1 e 1
KULTURA ESHTE DOMOSDOSHMERI E SHTETIT DEMOKRATIK
KULTURA ESHTE DOMOSDOSHMERI E SHTETIT DEMOKRATIK |
Vilhelme Vranari (Haxhiraj)
Në vitet e ndërtimit të një Shqipërie demokratike është vënë re një maratonë mes shtetasve se kush ka më shumë diploma, master, tituj shkencor dhe të deklarohen me sa më shumë gjuhë të huaja. Natyrisht shkalla e nivelit kulturor dhe arsimor të një kombi varet nga numri i institucioneve arsimore dhe kulturore, duke nisur qysh shkallët më të ulëta deri në nivelet më të larta. Për nivele të larta zhvillimi kombëtar, përcaktuese është përqindja e njerëzve të arsimuar dhe të pajisur me një kulturë të gjërë, kjo e bërë në krahasim me numrin e popullsisë dhe sidomos me parametrat e vendeve më të zhvilluara. Më pas duhet analizuar sa është numri i intelektualëve të mirfilltë, sa vlera reale japin njerëzit e shquar sipas profileve të kualifikimit në fusha të ndryshme të ekonomisë, arsim-kulturës, shkencës dhe drejtësisë. Si e plotësojnë ata boshllëkun e kulturës në shekuj apo dhe ndër vite?
Për shumë zyrtarë mjafton që të kenë një diplomë dhe i gjëndet puna njeriut dhe jo t'i gjesh punës njeriun e aftë. Pastaj s'ka më nevojë, se për të flet kolltuku, pavarësisht se si e ka marrë atë copë kartoni. Rrugët i ka të hapura për zgjidhjen e problemeve të çdo lloji, rrogën e merr, "ligjin e zbaton", sepse flet "Maliqi" dhe jo ligji. Eshtë për të ardhur keq se "Maliqi" nuk është në gjendje të përdorë as kompjutrin, as të formulojë një kërkesë zyrtare, kurse përsa i përket shkrimit duhen deshifrantë të gjuhëve të djallit, apo prehistorike se, as ata nuk janë në gjendje ta lexojnë atë që vetë e kanë shkruar. Ndonjëri nga "Maliqët"(që janë të shumtë) e thotë si pa të keq se ai dokument nuk është i tij, por i kolegut që në atë çast nuk ndodhet aty apo është larguar nga puna prej kohësh.
Pa përgjithësuar, por është turp për ato shkolla apo institucione që japin dhe vlerësojnë dijet shkencore, si dhe shkallën e përvetësimit të tyre, duke lëshuar dëshmi dhe diploma pa hesap. Eshtë vërtet për të ardhur keq që diplomimet bëhen fiktive dhe jo në bazë të njohurive të fituara, sepse i takon rëndom të paaftët, ata që nuk dinë të komunikojnë me njerëzit, që përdorin fjalorin e rrugëve apo të mesjetës. Ka shumë institucione arsimor- kulturore të rëndësishme, ku ndesh fjalorin e ashpër të krahinës nga kanë ardhur, se sa fjalorin qytetar. Për ta mjafton të përdorin me vend dhe pa vend ndonjë fjalë të huaj, së cilës nuk ia dinë as kuptimin, dhe ta heqin veten si "njerëz të ditur". Kjo ndodh sepse ka edhe nga ata që s' kanë kryer ende arsimin e shkollës së mesme dhe na dalin me universitet, profesorë, ekonomistë apo juristë etje, që kanë në dorë fatin e të rinjëve apo të të gjithë komunitetit. Mjerë pronat e trashëguara prej të parëve tanë se ç'po heqin. Këta njerëz "të diplomuar, të specializuar, këta intelektualë të formuar profesionalisht" brenda apo jashtë atdheut, përbëjnë atë segment të shoqërisë, që është më i vlerësuari, më i spikaturi, tek i cili ka varur shpresën Kombi. Kjo është përditshmëria që shfaqet në institucionet e ulëta, të mesme dhe pse jo edhe në sferat e larta. Ata që e njohin mirë gjuhën amtare dhe nuk e përdorin, a nuk tkurren kur dëgjojnë maturinë dhe rrjedhshmërinë e kolegëvve ?
Këtu nuk bëhet fjalë për mllefe politike, të majta, as të qendrës dhe as të djathta. Flitet për kulturën e kombit e cila është e paanshme. Arritjet e standarteve të një shteti pasqyrohen në institucionet ndërkombëtare përmes përfaqësuesve të fushave të ndryshme të politikës, ekonomisë, kulturës dhe arsimit në vendin tonë. Nëse niveli kulturor i përfaqësuesve tanë në botë nuk qëndron në nivele të barabarta me të atyre që ballafaqohen, por përcjell pak ose aspak qytetari, kjo është një minus i madh për imazhin tonë në botë. Atëherë përgatitja e këtyre njerëzve të kualifikuar që nesër do të na përfaqësojnë si komb, nis qysh nga familja, nga arsimi parashkollor, Cikli i Ulët i Shkollës 9 vjeçare e deri sa diplomohen dhe janë të gatshëm për të pranuar sfidat që iu ofron koha. Të nderojnë tek i dëgjon disa nga përfaqësuesit tanë diplomatikè. Pèrse tè mos jenè tè gjithè nè kètè nivel?
Eshtë e pafalshme për një gazetar që përdor gjuhën shqipe jo të pastër dhe me huazime dhe aq më tepër për një politikan. Ka raste kur politikanët apo administratorët e të gjitha kategorive, mjafton ta përdorë një njeri me pushtet një term të huaj dhe të nesërmen në të gjitha kronikat e ndryshme të lajmeve dhe në çdo takim politik apo shoqëror, ky do të përdoret me vend dhe pa vend.
Po shkohet drejt humbjes së gjuhës shqipe për dy arsye: E para vjen nga mospërvetësimi i drejtshkrimit të gjuhës shqipe nga nxënësit dhe studentët dhe së dyti; emigracioni. Jo vetëm fëmijët e lindur jashtë kufijëve shtetëror të Shqipërisë që s' e njohin fare gjuhën amtare, por edhe prindërit e tyre kanë nisur ta harrojnë gjuhën e mëmës.
Sa çudi na duket dhe sa nxehemi kur dëgjojmë se shteti grek ka hapur shkolla greke në zonat minoritare dhe jo minoritare. Përse nuk krijohen marrëveshje të ndërsjellta mes shteteve që edhe në vendet ku kanë emigruar shqiptarë, të hapen shkolla shqipe? Një shembull që duhet të shërbejë si model, është shqipatri i mirë, Sejdulla Daja, hartues i fjalorit suedisht-shqip dhe shqip- suedisht), prej vitesh jeton në Suedi, ku ka hapur shumë shkolla shqip ku studiojnë 16 000 a më tepër fëmijë shqiptarë dhe 400 a më shumë mësues. Po të kujtojmë këtë, mendoj se çdo gjë mund të realizohet, kur është vullneti dhe dëshira e mirë. A nuk duket se ne jemi shumë më pak kërkues ndaj vetes, ndaj interesave tona kombëtare, siç është ruajtja, transmetimi dhe pasurimi i kulturës sonë, se sa ndaj të tjerëve?! Një shembull orientues janë arbreshët e Italisë, të cilët po e studiojnë gjuhën dhe letërsinë shqipe edhe pse paraardhësit e tyre kanë 4-5 shekuj mërguar.
Për ne, masën e gjerë të komunitetit, njerëzit të cilëve u kemi dhënë votëbesimin, si: politikanët, deputetët, ministrat, juristët, përfaqësuesit e pushtetit vendor i shohim në dritën e syrit. Fillimisht na bije në sy ajo që është e dukshme, si paraqitja e jashtme, si flasin dhe si komunikojnë, arsimimi i tyre, të cilat krijojnë përshtypjen e parë për personalitetin e tij..Ka shumë përfaqësues të elektoratit që dëgjohen me ëndje. Dëgjuesi pëlqen maturinë e fjalorit të zgjedhur dhe elastik të "X"personaliteti politik apo shtetèror.Së paku kjo është dukuria që bije në sy. Më pas është koha ajo që vërteton premtimet elektorale. Edhe kundërshtari politik nuk ka pse flet keq për oratorinë, maturinë dhe estetikën e fjalorit të "X" Ministri apo ballafaqimi me një fjalor të pasur dhe pa mllefe i dikujt tjetèr. Unë jam më se e bindur që ka shumë parlamentarë apo qeveritarë që janë për t'u admiruar për kulturën që mbartiin. Por unë do të ndalesha te kandidatët për krerë politikë apo për deputet, nëpunës të të gjitha kategorive. Një individ para se të vendosë për të qenë "Dikushi", duhet ta shohë veten me lentë për t'u vetëvlerësuar se sa peshon si intelektual, si profesionist apo sa i kulturuar dhe sa estet është brenda dhe etika qè pasqyrohet jashtë qenies së tij?.
Që të jetë ose jo i suksesshëm një politikan apo administrator , qoftë edhe i një zone rurale, duhet të analizojë të gjitha cilësitë që mbart personi i tij, sa i formuar është dhe të pyes:"Jam apo s'jam i aftë për ta kryer këtë mision?!" Mirëpo duke parë se "X" person u bë deputet, atëherë prej zilisë dhe egos për pushtet thotë: përse të mos bëhem edhe unë?! Kjo e ka marrë më qafë Shqipërinë.
Pas njèjave vendoset fati i zgjedhjet tè28 Qershorit. Forcat politike kanè shpalosur programet e tyre. Ka ardhur koha që ne të zgjedhim më të mirët, jo për militantizëm,(sepse ata që kanë dhënë shpirtin për politikën, janë lënë në harresë) por për njerëz të formuar, me intelekt, profesionalizëm dhe kulturë. Një kandidat për deputet, apo për zyrtar të lartë, së pari duhet të njohë veten, pastaj ata që propozojnë apo japin votëbesimin, duhet ta njohin mirë njeriun që do t'i përfaqësojë.
Njerëzit e së ardhmes, ata që do të udhëheqin së paku për një legjislaturë, sepse dihet që kur ulen në karrige, harrojnë ta lëshojnë atë, në mos aty diku tjetër me lëvizje paralele, më sipër a më poshtë, por për vite njerëzit ndeshin të njëjtat fytyra. Si të tillë, duhet të plotësojnë disa kritere para se ta zënë vendin e lakmuar. Kjo të bëhet me testim.
* Duhet ta njohin dhe përvetësojnë mirë gjuhën shqipe në bazë të Drejtshkrimit.
* Duhet të komunikojnë në mënyrë të kulturuar dhe duhet flasin me një gjuhë të rrjedhshme letrare ndaj kanë nevojë, jo vetëm të marrin mësime oratorie dhe estetike, por të jenë Oratorë dhe Estetë. Si të tillë, gjuhën shqipe dhe këto dy shkenca duhet t'i zotërojnë si pjesë të qenies trupore dhe mendore të tyre.
* Të njohin historinë dhe gjeografinë e vendit dhe në mënyrë të veçantë resurset, mundësitë e zhvillimit ekonomik dhe nevojat e zonës ku ata kandidojnë.
* Duhet të jenë të përgjegjshëm për çdo fjalë që nxjerrin nga goja, sepse nëpërkëmbet personaliteti i tyre ,i forcës politike që përfaqësojnë dhe i shtetit.
* Nuk besoj se vendi ynë tani ka krizë përfaqësimi. Mbështetja tek njerëzit e kulturës së mirfilltë është tejet i rëndësishëm. Arti dhe letërsia, të cilat vënë në dukje dukuritë sociale, besoj se janë oponenca më e mirë e kombit. Një Komb i kulturuar hynë më shpejtë në organizmat ndërkombëtare, sepse bëhet faktor i padiskutueshëm. Le tè shpresojmè qè 28 Qershori tè shpalosè kulturè Demokratike, e cila pèr fatin tonè tè keq ende mungon. Uroj fitoren e njerèzve mè tè mirè, qè tè jenè tè denjè tè pèrfaqèsojnè pèr 4 vite elektoratin qè do t' iu japè votèbesimin.
FL
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Faik Krasniqi:Ribashkimi i Kosovës me Shqipërinë, është një domosdoshmëri!
» “Duhet të vriten të gjithë shqiptarët që të mos ekzistojnë. Kosova është Serbi dhe do të mbetet pjesë e shtetit serb”.
» Fronti Demokratik Fdbk: NJOFTIM-FRONTI DEMOKRATIK PËR BASHKIM KOMBËTAR DEGA ZVICËR
» ELIDA BUÇPAPAJ:BURRAT E SHTETIT I DUAN POETËT – BURRACAKËT E SHTETIT I URREJNË - KUR JOHN KENNEDY DO TË FTONTE NË PËRURIMIN PRESIDENCIAL POETIN ROBERT FROST
» Është edhe një pyetje tjetër përveç kush është Nazim Bllaca. Kush është SHIK-u?
» “Duhet të vriten të gjithë shqiptarët që të mos ekzistojnë. Kosova është Serbi dhe do të mbetet pjesë e shtetit serb”.
» Fronti Demokratik Fdbk: NJOFTIM-FRONTI DEMOKRATIK PËR BASHKIM KOMBËTAR DEGA ZVICËR
» ELIDA BUÇPAPAJ:BURRAT E SHTETIT I DUAN POETËT – BURRACAKËT E SHTETIT I URREJNË - KUR JOHN KENNEDY DO TË FTONTE NË PËRURIMIN PRESIDENCIAL POETIN ROBERT FROST
» Është edhe një pyetje tjetër përveç kush është Nazim Bllaca. Kush është SHIK-u?
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi