Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kurti i faluri i vetëm i Serbisë, prej 489 shqiptarëve të burgosur (Dokument)

Shko poshtë

Kurti i faluri i vetëm i Serbisë, prej 489 shqiptarëve të burgosur (Dokument) Empty Kurti i faluri i vetëm i Serbisë, prej 489 shqiptarëve të burgosur (Dokument)

Mesazh nga Agim Gashi Fri Oct 16, 2015 6:03 pm

Kurti i faluri i vetëm i Serbisë, prej 489 shqiptarëve të burgosur (Dokument)

Kurti i faluri i vetëm i Serbisë, prej 489 shqiptarëve të burgosur (Dokument) Foto-51



Pas përfundimit të luftës në Kosovë, në burgjet e Serbisë po mbaheshin edhe 489 shqiptarë. Njëri prej tyre ishte edhe Albin Kurti, ish-lider i Lëvizjes Vetëvendosje, tash deputet i Kuvendit të Kosovës.

Kurti dallonte shumë prej të burgosurve të tjerë dhe atij i lejohej shpeshherë të jepte edhe deklarata për media të huaja, me të cilat ende mburren anëtarët e lëvizjes që ai kishte krijuar. Por, ato intervista, sipas disa ish të burgosurve të tjerë, shpeshherë edhe vlerësoheshin si “marketing” për autoritetet serbe në sytë e botës, të cilat jorrallëherë i përdornin, duke i marrë si shembuj se në burgjet e Serbisë, përpos që asnjëri prej shqiptarëve nuk ka trajtim të keq, ata e kanë të garantuar edhe lirinë e shprehjes së mendimeve të tyre dhe kjo respektohet prej pushtetit serb. Gjithsesi, kjo nuk ishte e veçanta e vetme e ish-liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Republika.info, ka siguruar një dosje sekrete të autoriteteve serbe në të cilën edhe arsyeja e lirimit të Kurtit shihet se është e veçantë. Në këtë dosje sekrete të autoriteteve të Serbisë, ku janë emrat e shqiptarëve, që mbaheshin në burgjet e Serbisë pas përfundimit të luftës, të cilët pas presionit ndërkombëtar dhe ndërrimit të pushtetit në Serbi u amnistuan, vetëm Kurtit te procedura e lirimit i shkruan “I falur”, kurse të gjithë të tjerët kanë arsyeshmëri tjetër.

Kurti i faluri i vetëm i Serbisë, prej 489 shqiptarëve të burgosur (Dokument) Albin_kurtit12

Siç mund ta shihni në dokumentet e bashkëngjitura, të gjithë të burgosurve u shkruan procedura e lirimit, si: “otpusten na osnovu amnestie” – lëshohet në bazë të amnistisë, “ukinut pritvor” – i ndërpritet burgu, “pusten u slobodi” – i liruar. Ndërsa, në faqen 6, te numri rendor 278, mund ta shihni emrin e Albin Kurtit, të cilit i shkruan “pomilovan”, që në shqip do të thotë “i falur”.

Republika.info rezervohet në vlerësimin e motiveve që i kanë shtyrë autoritetet serbe ta veçojnë procedurën e lirimit të Kurtit, megjithatë për lexuesit sjellim dëshmitë në të cilat mund ta shohin se Albin Kurti është i vetmi i burgosur shqiptarë, i cili ishte falur nga Serbia.
Njëra prej akuzave më të shpeshta që i është bërë Kurtit prej politikanëve të tjerë në Kosovë ka qenë se pse ai ishte lënë i lirë, madje edhe i ishte organizuar konferencë ndërkombëtare për media në burg, ndërkohë që aktivistë të tjerë të burgosur, si Ukshin Hoti, u zhdukën dhe ende nuk dihet asgjë për fatin e tyre. /Republika.info/
Kurti i faluri i vetëm i Serbisë, prej 489 shqiptarëve të burgosur (Dokument) 1dfgh76543456765

http://www.indeksonline.net/?FaqeID=2&LajmID=189093
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi