Parahistori mes Tiranës, Elbasanit dhe Peqinit
Parahistori mes Tiranës, Elbasanit dhe Peqinit
Parahistori mes Tiranës, Elbasanit dhe Peqinit
19 Tetor 2015
Në krahun e djathtë të aksit që lidh Elbasanin me Peqinin, marrim sipër për në Paulesh, Garunj e vogël dhe e madhe, Cacabezë e deri në Bodin. Ky i fundit është destinacioni ynë.
Në Shqipëri ka zona të tëra, ku jetohet në vështirësi më shumë se ekstreme, ose më mirë, në fshatra si Bodini i Elbasanit duket sikur po testohet sesi jetonin njerëzit në epokën e gurit. Pa rrugë, pa energji, pa ujë, pa arsim e pa shëndetësi, pa gjithçka të nevojshme për një jetesë normale të një komuniteti. Duket një prehistori në të tashmen.
Krahës rrugës, ullinjtë 500-vjeçarë qëndrojnë si dëshmitarë të moteve, që kanë ecur thjesht në terma kohorë. Zona e Krrabës së vogël, siç njihet ndryshe, ka pasur një traditë. Kur martohej një çift, nusja duhej të mbillte 10 rrënjë ullinj, ndërsa dhëndri plot 30. Një traditë kjo - sipas banorëve, - që është ruajtur që nga koha e Skënderbeut, e që kush ka mundur e ka ndjekur edhe sot, raporton TopChannel.
Edhe pse duket sikur ndodhet në cepin tjetër të botës, kemi kaluar vetëm 15 kilometra nga pjesa e fundit e rrugës së shtruar. Mjafton të shikosh hartën, për të kuptuar se Bodini nuk është ndonjë pikë e hedhur kuturu mes malesh. Përkundrazi, qëndron në kufi me Tiranën. Me sy mund të shikoje edhe Baldushkun, e një sërë fshatrash të tjerë, tashmë me ndarjen e re pjesë të kryeqytetit. E megjithatë, banorët e Bodinit duhet të mjaftohen me afërsinë gjeografike, sepse gjithçka tjetër është larg, shumë larg qytetërimit.
“Çfarë do bësh këtu? Asgjë nuk ke çfarë bën, thjesht për të mbijetuar. Vetëm kaq”, thotë Përparim Cakrri.
Bodini ka pasur mbi 150 shtëpi. Sot ka rreth 60, të shpërndara në 4 lagje. Banorët jetojnë me ç’të munden, sepse mundësinë për t’u marrë me diçka, që mund t’iu sigurojë një jetesë normale, nuk e kanë. Kjo, sepse bujqësia s’mund të zhvillohet kur s’ka ujë. Ashtu siç blegtoria është e paktë, në nivele thuajse të papërfillshme.
“Pak tokë që kemi... Por toka do traktor dhe zetor; zetori do parà, ndërkohë që parà s’ka. Do plehra kimike dhe çdo gjë tjetër. Vaditje s’bëhet fjalë, sepse s’ka ujë. Janë të gjitha problematike”, thotë Kujtim Hasa.
“Kjo është mbijetesë, nuk është jetesë. Kijeni parasysh tani se, sa mund të furnizohesh me kafshë, kur e ke gjysmë orë vajtjen dhe gjysmë ore ardhjen. Një rrugë uji, të lash e të shpëlash, të kesh edhe për të pirë vetë. Më pas, krahu i punës është stërmundim”, thotë Naim Hasa.
Ka nga ata, që janë përpjekur të ruajnë një kulturë të vjetër, me të cilën merrej fshati: atë të mbjelljes dhe kultivimit të duhanit, por edhe për ta, fati nuk është më i mirë.
“Unë kam mbi 6 kuintalë. Kam 3 vite e mbaj këtu sepse treg s’ka. Në të tillë gjendje kemi ngelur, na rrinë stoqe dhe na rroftë puna që bëjmë. Punojmë gati një vit për të nxjerrë ndonjë lek për të ngrënë, për të sajuar jetën. Kur vjen puna s’kemi treg shitjeje”, thotë Myslym Lika.
Sigurisht, dikur ky fshat, që duket më shumë se i prapambetur, ka pasur shkollim, shëndetësi, veteriner e gjithçka tjetër që i duhej këtij komuniteti. Sot s’ka asnjërën. Shkolla më e afërt është kilometra larg në këmbë. E në këto kushte, ka shumë fëmijë që janë detyruar ta lënë atë.
“E kam lënë shkollën se e kisha larg. Kam shkuar deri në klasën e 6 dhe u detyrova ta lija vitin e kaluar. E kisha shumë larg, vapë, lodhje dhe rrugë e gjatë. Më duheshin dy orë të shkoja deri në shkollë”, thotë Xhensila Gjeli.
Është e dhimbshme të shikosh fëmijë të tillë, kaq të dëlirë e të pafajshëm, kaq të vegjël për të kuptuar sesa do t’u kërkojë jeta nesër, kaq të pamundur për të qenë si të gjithë të tjerët, jo për të pasur kushedi se çfarë, por thjesht mundësinë për t’u shkolluar, asgjë më tepër.
“Fëmijët nuk janë në shkollë, ajo është në Baldushk. Të vejë fëmija deri atje? Ku ta çosh, si t’ia bësh?”, thotë Zeqine Hasa.
Të flasësh për varfëri është pak, sepse në disa shtëpi, edhe vetë varfëria do të kishte frikë të jetonte.
“Nuk figuron njeri që të shohë këtu. Nuk e ka në laps njeri këtë vend këtu, sado që nuk është larg, se në kufi me Tiranën është. Ky vend ka ngelur në prapambetje, e kupton?”, thotë Qazim Lika.
E në një fshat si Bodini s’mund të mungonte as goditja përfundimtare. Sa kohë edhe energjia ka forcën e një qiriri. E zverdhur dhe e lodhur, a thuaj se ka dalë nga poezitë e Migjenit. Aq e dobët është, sa askujt, edhe ndonjërit që ka mundësi, nuk i nevojiten pajisjet normale elektroshtëpiake.
“Sa për energjinë elektrike, darkave ne ndezim qiri për të ngrënë bukë, sepse nuk na furnizon shteti. Pajisje elektroshtëpiake nuk kam; as frigorifer, as lavatriçe, as për të pjekur bukën”, thotë Bajram Cakrri.
Bodini është mes Elbasanit, Peqinit e Tiranës, tri qytete të mëdha e me shumë banorë, me shumë struktura, me shumë zyrtarë, drita, spitale, rrugë... E megjithatë, askush nuk rrotullohet vetëm pak, për të parë pak më tej, te ky komunitet i mbetur në mëshirë të fatit. A thua vallë këtu po bëhen testime, se deri ku mund të shkojë kufiri i jetës? Mbi mënyrën sesi ata mund të jetojnë, pa asgjë normale për të jetuar?
Nuk është e nevojshme të kërkosh prehistorinë në libra, ajo është fshehur vetëm pak më larg, këtu në Bodin.
Koha
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Revoltë në Burgun e Peqinit
» Lajme nga Republika e Shqipërisë
» Basha, zyrtarisht Kryetar i Tiranës
» Patriotë të njohur nga krahina e Sulovës së Elbasanit
» Historia e hebrenjve të Elbasanit, dëshmitarë të revansheve
» Lajme nga Republika e Shqipërisë
» Basha, zyrtarisht Kryetar i Tiranës
» Patriotë të njohur nga krahina e Sulovës së Elbasanit
» Historia e hebrenjve të Elbasanit, dëshmitarë të revansheve
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi