Patriotë të njohur nga krahina e Sulovës së Elbasanit
Faqja 1 e 1
Patriotë të njohur nga krahina e Sulovës së Elbasanit
Patriotë të njohur nga krahina e Sulovës së Elbasanit
Nga Pëllumb Gorica
Koha është e pamëshirëshme, ajo mbulon me pluhurin e harresës çdo gjë të vjetër dhe të panevojshme, por ruan në kujtesë emrat e atyre që u bënë të njohur për tokë, liri, arsim e dije, që as vitet e shekujt s'kanë mundur t'u harrojnë emrin. Sulova në ç'do periudhë historike ka nxjerrë njerëz të dëgjuar, që kanë bërë emër në krahinën e tyre e më gjërë. Kanë marrë pjesë në ngjarje të mëdha të historisë sonë kombëtare, duke lënë gjurmë në kohë e regjime të ndryshme, e në momente të vështira, treguan karakterin e tyre. Shumë prej tyre morën pjesë në ngjarjet e trazuara të Shqipërisë të shekullit XIX dhe fillim të shekullit XX. Prandaj duhen vlerësuar për atë çka ata dhanë me të vërtetë. Dhe të njohësh historinë e jetës dhe atdhetarizmit të tyre detyrohesh të shkruash. Emra të tillë e bëmat e tyre nuk mund të lihen jashtë historisë. Dikur thuhej edhe ndonjë fjalë, sot asgjë. Nuk ka asnjë pllakatë për këto figura. Sot duke kujtuar këto figura ne nderojmë jetën dhe veprën e tyre të gjërë patriotike në dobi të çështjes kombëtare. Po e bëj të njohur lexuesin e gazetës me veprimtarinë e tyre.
Qazim Zavalani. Në fund të shekullit XIX dhe në fillim të shekullit XX shumë patriotë sulovarë u bënë përhapës të ideve përparimtare për çlirim kombëtar. Nuk ka dyshim që në radhën e tyre bënte pjesë edhe Qazim Bej Zavalani. Në jetën e tij ka pasur veprimtari të dendur atdhetare. Po cili është Qazim Zavalani ? Ç'farë aktiviteti ka pasur ? Qazim Zavalani ka hyrë në histori si pjesëtar i një derë të vjetër dhe me emër. Në traditën e saj e gjithë kjo derë njihet e shënjuar si shumë atdhetare e pushkës dhe e penës. Qazim Zavalani me vrullin e atdhetarizmit u bë faktor për përhapjen e ndjenjave kombëtare në Sulovë. Ngjarjet e viteve 1887-1910 kanë qenë në qendër të vëmendjes dhe aktivitetit të tij, që përkon me ngjarje të rëndësishme kur po kalonte vendi. Dimë që veprimtaria e tij do të jetë në radhën e parë të atdhetarëve sulovarë, që i përkushtohen luftës për t'u çliruar nga zgjedha e huaj, për dije e gjuhë shqipe. Atëherë kur lëvizja shqiptare kishte marrë shpërthime të ndezura mbajti lidhje me atdhetarë të njohur e rrethe patriotike të Elbasanit, Gramshit, Beratit, Manastirit, që punonin dhe propagandonin idetë kombëtare. Ai iu fut punës me ngulëm për të sjellë edhe në Sulovë idetë e Lidhjes së Prizrenit. Veçanërisht u miqësua shumë me patriotët e mëdhenj elbasanas babë e bir Mahmut e Aqif Pashë Elbasanin (Biçakun), ata i futën në gjak frymën patriotike dhe ndikuan në përgatitjen e tij si figurë patriotike në Sulovë, por edhe me atdhetarë të tjerë elbasanas Lef Nosin, Hysen Sulovarin, Emin Matraxhiun, Ali Çaushin etj. Mbante kontakte edhe me patriotë të krahinave të tjera, që i sillnin abetare, gazeta e libra, të cilat më pas i shpërndante në Sulovë. Shtëpia e tij u bë vatër patriotike e atdhetare ku hynin e dilnin edhe kapedanë e luftëtarë të çetave kryengritëse që vepronin në Sulovë e krahinat rrotull saj: Servet Zaloshnja, Xhile Liçi, Isuf Qosja, Shahin Matraku etj. Por në veprimtarinë e Qazim bej Zavalanin vendin kryesor e zuri ngjarja më e rëndësishme e sulovarëve në atë kohë në Sulovë, ndihma e tij në mësimin e gjuhës shqipe. Në këtë ngjarje Qazim Zavalani kishte pjesën e tij të meritës. Sipas gojëdhënave thuhet se ishte ai që solli fshehurazi nga Elbasani në vitin 1892 abetaret dhe librat shqip në Sulovë (Mollas) dhe detyroi nën kërcënimin e armëve hoxhën e fshatit t'u mësoi fëmijëve abetaren. Më 29 korrik 1909 Në Gramsh krijohet Klubi "Bashkimi". Klubi e shtriu aktivitetin edhe në Sulovë në lidhje me mësimin e gjuhës shqipe e sidomos në mbrojtjen e analfabetit shqip të miratuar nga Kongresi i Manastirit. Në një analizë të punës, që bënte klubi i Manastirit në datën 4 dhjetor 1909 vlersohet puna e klubit "Bashkimi" në Gramsh. Për këtë fakt Shaban Demiraj, Kristaq Prifti në "Kongresi i Manastirit, ngjarje me rëndësi kombëtare shqiptare", Tiranë 1968 shkruanin: "Qazim Beu, Feim Beu, Refat Beu, Kamber Efendiu dhe shokët e tyre kanë punuar me sa u ka ardhur nga dora për mirësinë dhe interesat kombëtare". Qazim Zavalani njihej edhe si burrë mjaft i zgjuar dhe i zoti, veti që u a përcolli edhe brezave të mëvonshëm.
Aqif Pashë Elbasani me një grup patriotësh.
Merko Cërriku. Në fshatin Kamuna të kësaj krahine jeton fisi Cërriku, i njohur dhe me emër për bujari, trimëri, dituri, pasuri, patriotizëm. Në rrjedhat e ndryshme historike të kohës, fama e tyre në kuptimin e vërtetë të fjalës i kalon kufijtë e krahinës. Në ç'do kohë, ata janë shquar ndër të tjerë. Çdo pushtuesi ata i kanë treguar armët. Trimëri e spikatur e burrave të këtij fisi veçanërisht gjatë luftërave kundër pushtuesëve turq. Kjo është arsyeja që brezat e sotëm të Cërrikasve mburren me historinë e fisit të tyre. Fise dhe figura të tilla kanë qënë përherë halë në sy për klikat qeverisëse, pushtuesit, ziliqarët. Mburren me Merko Cërrikun e sa e sa burra të tjerë të fisit.
Merko Cërriku dallohej për atë mençurinë natyrore, por edhe për virtytet e trimërisë, fjalës, besnikërisë, guximit, mikpritjes. E njihnin edhe në krahina të tjera. Nderohej dhe në konakët i lëshonin vendin e merituar. Këto cilësi të tij e bënë, që të lidhej me elementë patriotë nga Elbasani, Berati, Gramshi, duke marrë pjesë në shumë ngjarje historike të kohës. Pushtetarët turq me aktet e tyre, me tatimet e rënda që vendosnin ndaj popullit ngjallnin protesta e revolta, në krye të të cilave qëndrojnë patriotët. Merko Cërriku mori pjesë në këto protesta kundër pushtuesëve osmanë duke u ndodhur përherë mes bashkëfshatarëve të tij pa iu trembur syri. Kujtohet ngjarja e luftës që bënë me asqerët turq në Fshatin Gjyralë të Dumresë. Ngjarje që ndodhi andej nga fundi i viteve 1800. Ne diçka dimë rreth kësaj ngjarje, që ka ardhur gojë më gojë deri në ditët tona. Populli e ka përjetsuar edhe në këngë, ku pasqyrohet trimëria, ndihma që i jepnin njëri-tjetrit.
Udhë e mbarë o ju asqerë.
Ja gjer këtu në Gjyralë.
Në Gjyralë ju mo shkoni.
Se Puçe Lamçja ështe gjallë.
Ç'ke Puçe që rri mejtuar.
Asqerët të kanë rrethuar.
Që ke porta gjer te fiku.
Bënë dyfek Merko Cërriku.
Ja gjer këtu në Gjyralë.
Në Gjyralë ju mo shkoni.
Se Puçe Lamçja ështe gjallë.
Ç'ke Puçe që rri mejtuar.
Asqerët të kanë rrethuar.
Që ke porta gjer te fiku.
Bënë dyfek Merko Cërriku.
Çasti më i rëndësishëm i veprimtarisë së tij patriotike shfaqet kur në Gramsh u çel klubi "Bashkimi". Merko Cërriku me platformën e këtij klubi punoi me guxim për mobilizimin e popullit të Sulovës së Poshtme në luftë kundër pushtuesëve dhe për dije e dituri. Në drejtim të tij u grumbulluan disa burra e të rinjë sulovar dhe shkuan në metingun për mbrojtjen e analfabetit shqip në Elbasan në vitin 1910. Një veprimtari të gjërë zhvilloi ai sidomos në vitet 1911-1912 për çlirimin nga zgjedha e huaj. Bashkë me patriotë të tjerë sulovarë, që edhe pse në moshë të shtyrë dhe me shëndet të rrënuar jep kontributin në vitin 1916 për të hapur të parën shkollë shqipe në Mollas. Atdhedashuria dhe heroizmi i tij është vazhduar nëpër vite me brezat pasardhës si luftëtar të pushkës, penës e drejtimit në krahinën e Sulovës.
Rrapush Venari. Familja e Venarëve është nga më të njohurat në krahinën e Sulovës. Ata kanë rënë në sy për vjetërsinë e të tyre, për zotërimet. Përherë i kanë quajtur burra trima e kokëfortë. Ka kaluar kohë, por historitë për të parët e tyre tregohen e kujtohen brez pas brezi. Tregohet për Rrapush Venarin, këtë burrë me një nam jo të vogël të përhapur në çdo fshat të krahinës së Sulovës. Po ju tregojmë për një ngjarje që ka ndodhur në ato kohë të trazuara dhe që pati bërë bujë të madhe.
Banorëve u është dashur të ndeshen duke sakrifikuar për të ruajtur pronat nga grabitjet e bejlerëve dhe taksidarëve të kohës. Flitej se Haxhi Sali Bej Prrenjasi, sundimtari i krahinës së Sulovës në fund të shekullit të XVIII dhe fillimi i shekullit XIX me grykësinë e tij të madhe për pasuri, gllabëronte shpesh toka, bagëti, mera. Donte të kishte edhe fshatra të Sulovës së Poshtme(Lugina e Devollit) si pronë të tijën. Të rënduar dhe të dënuar nga haraçi që u kërkonte beu i Prrenjasit në këto rrethana fshatarët të revoltuar ngritën krye. Në atë kohë jetonte edhe Rrapush Venari sa i zgjuar, i bukur dhe trim tregon gojdhëna. Ishte i pari, që ngriti zërin kundër padrejtësive të këtij beu. Ai u bë i njohur, më tepër, për një ngjarje të jashtëzakonshme. U vu në krye të revoltës fshatare, për të mos iu nënshtruar sundimtarit të Sulovës Haxhi Sali Bej Prrenjasit. Trimëria e mosdurimi i padrejtësive e detyruan të kundërshtonte Haxhi Sali Bej Prrenjasin. Ai i bindi fshatarët që të mos paguanin haraçin. Doli (firar) kaçakë i çoi fjalë beut se po të donte të shkelte në fshatrat e Sulovës së Poshtme vdekja do ta priste. Se në ato kohëra, për një fjalë goje vritej burri, arma ndeshej me armën. vërtet ishte trimëri e madh të dilje në atë kohë kundër një beu, një sundimtari, siç ishte ai sundimtar i krahinës së Sulovës që ndeshej me bimbashë e pashallarë.
- Ç'është ky Rrapush Venari që del kundër meje? - Kur mori vesh beu i Prrenjasit për kundërshtimin që i ishte bërë, mësoi se ai na qenkej trim e që armën të hidhur e ka.
Në davanë e gjatë që pati Rrapush Venari me Haxhi Sali Bej Prrenjasin ai nuk qe vetëm, me të u rreshtuan edhe të tjerë bashkëfshatarë, të pakënaqur nga zullumet e beut. Sali Bej Prrenjasi nuk guxoi më pas të bënte si të donte dhe iu ngatërruan keq punët, por aspak nuk e fshehu inatin dhe hidhërimin për Rapush Venarin. Ai që kishte pasuri e influencë kishte edhe ligjin. Kështu beu i Prrenjasit kërkonte nënshtrimin e popullit. Ngjarja bëri jehonë në tërë krahinën. E kjo është historia e përplasjes së këtyre dy burrave me famë.
Yzeir (Zere) Baku. Ka njerëz që i kushtohen atdheut me devocion dhe bëhen pjesë e historisë së tij. I tillë është edhe Yzeir Banush Baku. Madje ai bënë pjesë në ata patriotë, që kanë lënë gjurmë të prekshme në historinë e vendit. Për kontributin e tij të jashtzakonshëm flasin dokumentat e kohës. Fakte që nxjerrin më mirë në dritë patriotizmin. Të parët e tij rrjedhin nga një familje e njohur nga Sulova e Sipërme të cilët kanë luftuar ndër shekuj kundër pushtuesit turk, sidomos në kryengritjet e mëdha të Jugut në mesin e viteve 1800. Edhe Yzeiri nuk reshti së luftuari si patriot i çështjes kombëtare në kohën e tij. Nga që edhe jetoi e veproi në kohë të trazuara për fatet e vendit tonë të cilat përkojnë me ngjarje të mëdha historike. Ngjarjet e mëdha të pavarësisë lanë mbresa të fuqishme te djaloshi i ri. Në vitet e mëvonshme merr pjesë direkt në të gjitha këto ngjarje të kohës. Ka vepruar atje ku e thërriste Atdheu. Gadishmëri për t'iu bashkuar të tjerëve në momente kthesash, për shpëtimin e vatanit nga pushtuesit. Sidomos janë të dokumentuara se ka shkuar vullnetar në luftën e Shkodrës më 1913, i inkuadruar në një batalion vullnetarësh nga krahinat e Gramshit, për të mbrojtur qytetin nga synimet grabitqare të serbo- malazezëve. Gjithashtu u shqua për veprimtarinë patriotike, duke qenë një nga mbrojtësit e Kongresit Historik të Lushnjës, në këtë ngjarje kulmore të historisë së popullit shqiptar. Yzeirit dhe dhjetëra sulovarëve të tjerë u ishte besuar ruajtja, sigurimi dhe zhvillimi në qetësi i kongresit, detyrë të cilën e kreu me besnikëri. E njohur në gojëdhëna është ndihma e tij për Luftën e Vlorës të 1920-ës. Vetëm ai dërgoi mbi 60 mushka me armatime të ngelura nga pushtuesit austrohungarezë në Luftën e I Botërore. Pas Kongresit të Lushnjës nga qeveria e Sulejman Delvinës u krijan njësi të armatosura të vëna nën komandën e Bajram Currit, kundër lëvizjes reaksionare esadiste, që vepronte në Shqipëri të Mesme. Lidhur me këto ngjarje po japim një fakt tjetër se në këto forca morën pjesë edhe sulovarë e midis tyre edhe ai. Por në këtë kohë një tjetër rrezik, iu paraqit Shqipërisë: agresioni serb. Aqif Pashë Elbasani luftëtarëve të krahinave të Elbasanit u bënë thirrje që të shkojnë përsëri në luftë. Iu përgjigjën mjaft sulovarë, duke luftuar krahëpërkrahë me të tjerë luftëtarë në Çermenikë e Martanesh. Serbët pësuan dëme e u larguan. Po kështu në Korçë pas largimit të trupave franceze u qas rreziku i pushtimit të saj dhe fshatrave të Kolonjës, Bilishtit nga bandat shoviniste greke. Në këtë kohë patriotët dhanë alarmin për ti mbrojtur këto vise, për të penguar hyrjen e grekëve në brendësi të kufijëve të Shqipërisë. Bashkë me 30 luftëtarë vullnetar sulovarë ishte edhe Yzeir Baku.Si një fanolist i hapur, ai ishte gjithashtu një nga pjesëmarrësit e Revolucionit Demokratik të Qershorit 1924. Yzeir Bakun, për këtë merita, Presidiumi i atëhershëm i Kuvendit Popullor të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë e ka dekoruar me medalje "Për veprimtari patriotike".
G. Ndryshe, 15/12/2008
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Afërdita Morina-Biffar-Të bëhemi patriotë e patriote pa armë!!!
» Pëllumb Gorica:Kalaja e Qafës, copëz histori e Sulovës
» Parahistori mes Tiranës, Elbasanit dhe Peqinit
» Zbulohet procesverbali i Kongresit të Elbasanit
» Historia e hebrenjve të Elbasanit, dëshmitarë të revansheve
» Pëllumb Gorica:Kalaja e Qafës, copëz histori e Sulovës
» Parahistori mes Tiranës, Elbasanit dhe Peqinit
» Zbulohet procesverbali i Kongresit të Elbasanit
» Historia e hebrenjve të Elbasanit, dëshmitarë të revansheve
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi