Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

​Kryeakademiku serb mori pjesë në luftimet në Kosovë bashkë me dy djemtë e tij

Shko poshtë

​Kryeakademiku serb mori pjesë në luftimet në Kosovë bashkë me dy djemtë e tij Empty ​Kryeakademiku serb mori pjesë në luftimet në Kosovë bashkë me dy djemtë e tij

Mesazh nga Agim Gashi Thu Oct 22, 2015 4:45 pm

​Kryeakademiku serb mori pjesë në luftimet në Kosovë bashkë me dy djemtë e tij


​Kryeakademiku serb mori pjesë në luftimet në Kosovë bashkë me dy djemtë e tij Largea_gfchnjgfc-11445517981

Dramaturgu serb dhe akademiku Sinisha Kovaçeviq ka pohuar se kryeakademiku serb Kostiq i cili para disa ditësh deklaroi se Kosova nuk është më në duart e serbisë, gjatë luftës ka qenë në Kosovë (ka qenë komandant i njësive speciale për dy muaj, siç deklaroi vetë në RTS, ndërsa dy djemtë i kishte nën uniformë – plotësim ynë), që do të thotë se nëse dikush ka të drejtë të flasë për Kosovën dhe për luftën, është ai
“Serbia nuk guxon asnjëherë më të bëjë luftë, sepse mund të ndodhë që ajo të jetë lufta e fundit për të. Dhe atëherë do t’i ktheheshim tregimit për zhdukjen e pëlhurës së zezë nëpër shitore”, i tha ky kësaj gazete.

Duke komentuar deklaratën e kryetarit të ASSHA (SANU), Vlladimir Kostiqit, se Kosova “de facto e de jure” nuk është në duart tona dhe se këtë dikush duhet ta thotë, ai vlerësoi se kjo është edhe frikë se i ka ardhur fundi këtij tregimi, e nisur me ndalimin e kthimit të 100 mijë serbëve në Kosovë më 1945, që ndryshoi tablonë demografike.
Kovaçeviq rikujtoi se ka shumë rëndësi të dihet diçka që Kostiq “për arsye të modestisë së tij” nuk e tha, ndërsa opinioni i gjerë nuk e di se ai gjatë luftës ka qenë në Kosovë (ka qenë komandant i njësive speciale për dy muaj, siç deklaroi vetë në RTS, ndërsa dy djemtë i kishte nën uniformë – plotësim ynë), që do të thotë se nëse dikush ka të drejtë të flasë për Kosovën dhe për luftën, është ai”.
Ai ka rrëfyer edhe tregim për një ngjarje të vet të paradokohshme, kur udhëtoi me veturë me regjistrim të Beogradit “kryq e tërthore” nëpër Kosovë dhe nuk ka përjetuar asnjë moment të pakëndshëm, gjë që tregon se ishte “trajtuar si cilido i huaj”.
“Kam vozitur nëpër autostradën që të çon nga Prishtina në Tiranë. Autostradë e mirë, autostradë e një shteti. Pikë”, tha Kovaçeviq.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi