Krasniqi mori pjesë në manifestimin kushtuar 113-vjetorit të Kuvendit të Lidhjes së Pejës” Besa-Besë”

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, mori sot pjesë në manifestimin qendror kushtuar 100- vjetorit të Pavarësisë së shtetit shqiptar dhe 113- vjetorit të Kuvendit të Lidhjes së Pejës" Besa-Besë", i cili u mbajt në Pejë,nën drejtimin e kryetarit të Kuvendit të Pejës, Ali Berisha. Duke iu drejtuar të pranishmëve, kryetari i Kuvendit Krasniqi, shprehu kënaqësinë që është në këtë manifestim të bukur përkujtimi të ngjarjeve madhore dhe historike të kombit tonë. Ndërkaq, në vijim ai tha se më 1899, njëqind e trembëdhjetë vjet më parë, në krye të Lidhjes së lavdishme Shqiptare të Pejës, ishte vendosur burri i shquar i kombit tonë, luftëtari dhe strategu i madh i luftërave çlirimtare, Haxhi Zeka. Në moshën e tij 67 vjeçare, Haxhi Zeka po e ripërtërinte Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, për çlirimin e tokave shqiptare dhe bashkimin e tyre. Nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit, në të cilën Haxhi Zeka ishte anëtar i Komitetit Qendror të saj dhe gjatë njëzet vjetëve në vijim, deri te Lidhja tjetër Shqiptare, e quajtur "Besa-Besë" në Pejë, Haxhi Zeka, duke qenë njëri nga udhëheqësit e Lëvizjes Kombëtare të kohës, ishte vënë në ballë të luftërave çlirimtare gjithandej viseve të pushtuara shqiptare. Ai kishte bashkëvepruar e bashkëluftuar me patriotë të mëdhenj të kombit, si: Ymer Prizreni e Abdyl Frashëri, Sylejman Vokshi e Ali Pashë Gucia, Bajram Curri e Sami Frashëri etj.
Në vijim kryekuvendari Krasniqi tha se Lidhja Shqiptare e Pejës është ngjarje e një rëndësie të madhe historike në përpjekjet e shqiptarëve për të qenë të lirë, të bashkuar dhe me shtetin e tyre të pavarur. Ai theksoi se,megjithëse , Haxhi Zeka u vra, sikur edhe shumë përfaqësues tjerë të Lëvizjes sonë Kombëtare, para dhe pas tij, idealet e lidhjeve shqiptare, as u mposhtën as u vranë, sepse luftërat e shqiptarëve për liri e pavarësi, për bashkim e përparim, vazhduan brezave të lavdishëm deri te Epoka e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në krye me Komandantin legjendar, Adem Jashari. Kryengritjet e mëdha që pasuan Lidhjen Shqiptare të Pejës, çuan pashmangshëm drejt 28 Nëntorit të vitit 1912, kur plaku i urtë, Ismail Qemali ngriti triumfalisht flamurin e pavarësisë në Vlorë. Ndonëse vetëm në më pak se gjysmën e territorit shqiptar, shpallja e pavarësisë së Shqipërisë përbën aktin dhe ngjarjen më të madhe të historisë sonë, sepse vulosi përfundimisht ekzistencën e përjetshme të kombit shqiptar dhe të shtetit të tij.
U deshën gati edhe njëqind vjet të tjerë luftërash të pareshtura, sakrificash të panumërta dhe vuajtjesh e përpjekjesh titanike për të përsëritur aktin e 28 Nëntorit të vitit 1912, duke shpallur të lirë e të pavarur edhe Kosovën martire, më 17 shkurt 2008.
Pavarësisht së shkuarës, shqiptarët në këto kohë të reja, me transformime të mëdha dhe pozitive, mbajnë të shtrirë dorën e paqes e të miqësisë, të bashkëpunimit dhe të mirëkuptimit me të gjithë fqinjët dhe bashkudhëtarët në plan planetar, drejt qëllimeve të përbashkëta, drejt ardhmërisë më të mirë. Një popull që kujton dhe nderon personalitetet dhe ngjarjet e mëdha historike, ruan e fuqizon krenarinë legjitime, por edhe edukon brezat me frymën e atdhedashurisë, sipas shembullit të dëshmorëve të tij, pohoi kryekuvendari Krasniqi.
Me këtë rast kreu i legjislativit të vendit,Krasniqi, falënderoi pushtetin lokal të Pejës për kujdesin e organizimit të manifestimeve në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, si dhe për përkujtimin e figurave kombëtare.
Kryekuvendari Krasniqi pas manifestimit vuri kurora lulesh në përmendoren e Haxhi Zekës në Pejë, si dhe mori pjesë në zbulimin e shtatoreve të atdhetarëve të shquar e nënshkruesve të aktit të Pavarësisë së Shqipërisë, Bedri Pejani e Sali Gjuka.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» MBËSHTETNI MANIFESTIMIN KUSHTUAR 100 VJETORIT TË LINDJES SË B I J E S S H Q I P T A R E N
» Tahiri mori pjesë në shënimin e 100 vjetorit të pavarësisë në Stamboll
» Besa-Besë - Andon Zako Çajupi
» Xhafer Leci:Njoftim për pjesmarrje në Manifestimin e 2 vjetorit të Pavaresiseë
» Jahjaga mori pjesë në varrimin e Havelit

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi