AGIM GASHI - KU NA MBETI
Faqja 1 e 1
AGIM GASHI - KU NA MBETI
AGIM GASHI
KU NA MBETI
Parahymje:
Kush mi mbushi kta sy me lotë
Kush na ndjell kob edhe zi?
Pas armikut o njerz të atdheut
Vllëzërit tanë na e bëjnë më zi!
I
Ku na mbeti besa e burrnia
Ku mbeti shpresa e dashunia
Ku mbeti ora e Dardanisë
Prap nën kthetrat e Serbisë
Ku ka mbetë humaniteti
Ku na mbeti uniteti
Ku ka mbetë e jonë mirësia
Ku është Kosova e ku Shqipëria
Ku na mbetën vorret e t´parëve
Ku amanetet e baballarëve
Ku mbetën lotët e nënave tona
Pse humbë çdo gjë që është e jona
Atje lart n´majë të Qyqavicës
Del e pyet Shote Galica
Pse po tkurrek kështu atdheu
Pse u nda Mitrovica
Në Graçanicë n´zemër t´Kosovës
Mu pranë kështjellave të Ulpianës
Ndihet fort vajtimi i Qyqes
Derdhet fort loti i nanës
Ku na mbeti pushka e t´parit
Që ushtonte në lindje të djalit
Aso krismash ma nuk ka
Se sot vritet vllau me vlla
Vritet vllau e zbrazen plumbat
N´trup t´shqiptarit të gjithë shkrepin
Humbin trupat kallin kufomat
Për drrasa vorri ma s´prehet plepi
II
Ku na mbeti ore bujaria
Kur na vinte miku te shpia
Sundon frika ma ska besë
Bëhemi popull i pa shpresë
Ku ka mbetë e shejtë miqësia
Ja zuni vendin anmiqësia
Vrajnë e prejnë me atentatë
Shtri për tokë atdheu i ngratë
Ooooo ku mbeti dashunia
Që sundonte në këto shkrepa
Ku e kam vajzën e ku djalin
Del e pyet kjo nanë shkreta
Ku na mbeti besa e nderi
Ma nuk gjendet as te mali
Përdoret droga sundon kurvënia
Te burri e gruja ka humbë morali
Nuk ka ma nderime atnore
Dashuni ska as për fëmi
Se mendon që dikund ka Zot
E lind fmiun e gjuen në Dri
Politika ku na mbeti
Kush e ban atë me dredhi
Analfabetat e hajdutët
Bajnë pazare me Serbi
Shesin vendin copa-copa
Shkelin varret e lirisë
I ka ardhë mallkim nga Zoti
Si Kosovës ashtu Shqipnisë
III
Ku ashtë tymi mbi oxhaqe
Ku na mbeti oda shqiptare
Ma ska burra me pajtue gjaqe
Nderi i kombit për hajgare
Ku na mbetën arat tona
Atë pasuri që e kishim pak
E shiten lirë Karaxhozat
Tash pronarin turkoshak
Bahen garat si në luftë
Nuk zgjedhin mjete me marr pushtetin
Jo për popullin e atdheun
Si me vjedh e me shitë shtetin
Po e luti Zotin nga mërgimi
Zoti ynë o Zoti i shqiptarëve
Shqip të luti si ke thane Ti
Kthe krenarinë e të parëve
Ktheje nderin dhe dashuninë
Që e kishim për njeni tjetrin
Atëherë nderohej populli e atdheu
E i riu nderonte t´vjetrin
Ktheja bukën popullit tim
Si ka mbetë asgja në kosh
Ia vodhen kriminelat
Tash duron me barkun bosh
Po përkulem O Zoti Ynë
Bashkë me Ty luti shqiptarët
Vasha e djem kush e do atdheun
Eni bashkë n´rrugën e t´parëve
Amanetet vershuen qiellin
Jehojnë nga varri i Skënderbeut
Lidhni besë me nder t´punoni
Sdurohet ma gjama e atdheut
Dy fjalë politikanëve injorantë
Kjo ashtë Toka ku ne mbimë
Pirro Agroni e Teuta
Kolliteshin n´toka të Ilrisë
Le ta dinë anmiqët mbarë
Se kjo tokë ashtë tokë e Arbnisë
Nuk duron ma shqiptari
Thundrra serbe as të Turqisë!
07.06.14
Düren
—
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» AGIM GASHI:KU NA MBETI
» AGIM GASHI:KU MBETI NDERI E DASHURIA
» Na ka dalë sabahi-Këngë me të cilën falenderojmë familjen Uruçi!Teksti e muzika:Agim Gashi-Këndon:Agim Gashi
» Agim Gashi: Agim Gashi:TË NDERON FTERRA DHE SHQIPËRIA(Mikut tim, shkrimtarit dhe poetit VULLNET MATO)
» http://www.kosovarimedia.com/home/biblioteka/autor-te-ndryshem/163-agim-gashi/4155-po-e-pyet-nanen-fmija-agim-gashi.html
» AGIM GASHI:KU MBETI NDERI E DASHURIA
» Na ka dalë sabahi-Këngë me të cilën falenderojmë familjen Uruçi!Teksti e muzika:Agim Gashi-Këndon:Agim Gashi
» Agim Gashi: Agim Gashi:TË NDERON FTERRA DHE SHQIPËRIA(Mikut tim, shkrimtarit dhe poetit VULLNET MATO)
» http://www.kosovarimedia.com/home/biblioteka/autor-te-ndryshem/163-agim-gashi/4155-po-e-pyet-nanen-fmija-agim-gashi.html
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi