Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Një Manastir si ky i Graçanicës, për vendet arabe që votuan kundër Kosovës!

Shko poshtë

Një Manastir si ky i Graçanicës, për vendet arabe që votuan kundër Kosovës! Empty Një Manastir si ky i Graçanicës, për vendet arabe që votuan kundër Kosovës!

Mesazh nga Agim Gashi Mon Nov 09, 2015 4:51 pm

Një Manastir si ky i Graçanicës, për vendet arabe që votuan kundër Kosovës! Bajrushi-474x420


Një Manastir si ky i Graçanicës, për vendet arabe që votuan kundër Kosovës!

Bajrush Morina: Për të gjitha vendet arabe që votuan kundër pranimit të Kosovës në UNESCO, propozojmë që Qeveria e Kosovës, si dhuratë, t’ua ndërtojë një Manastir si ky i Graçanicës, ku ata mund të luten e të falen me tespih në duar!
 
Kosova nuk kaloi pragun për t’u anërtarësuar në UNESCO për shkak se disa vende arabe, musilmanehamdurulah, votuan pro Serbisë dhe për ruajtjen e “protektoratit” të Serbisë mbi manastiret serbe në Kosovë dhe kundër Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë ndërkombëtare.
Dhembja më e madhe që pësoi shteti dhe populli I Kosovës është fakti se disa vende arabe, të cilat thonë se janë “vëllezër muslimanë” me shqiptarët e Kosovës votuan kundër Kosovës, e me këtë edhe kundër “vëllazërisë islame”  të Kosovës.
Ata “vëllezërit palestinezë” për të cilët disa me mjekrra në Kosovë edhe sot e kësaj dite derdhin lot, u pa se janë me Serbinë e jo me Kosovën.
Ai shteti më I madh musliman në botë, Indonezia ende vazhdon të ruajë kujtime të mira për “shokun Tita!’
Sheikët e Kuvajtit me tespih në duar, vazhdojnë të shfryjnë epshet e tyre  përballë valltareve serbë nëpër klubet e natës në Beograd.
Ai shteti i Iranit për të cilin po propagandojnë me të madhe do farë “mjekrroshash e pantollshkurtër” në Kosovë duke e madhëruar Ajatollah Homeinin e vdekur dhe duke e mallkuar Amerikën agresore, edhe sot u treguan se janë aleatë me Serbinë.
Për do farë Marokash e Behramash, mbetshim pa ata fare.
Ky farë Kazikistani I Behxhet Pacollit bashkë me Libanin edhe njëherë na tregoi se është shtet “vëlla” me Rusinë ndërkaq për Kinën, Kubën,  Bellorusinë, Brazilin, Kilin, Elkuadorin, Gjeorgjinë, e Filipinet nuk kemi çka të presim më shumë se sa një votë kundër.
Për të gjitha vendet arabe që votuan kundër pranimit të Kosovës në UNESCO, propozojmë që Qeveria e Kosovës, si dhuratë, t’ua ndërtojë një Manastir si ky i Graçanicës, ku ata mund të luten e të falen me tespih në duarë!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi