Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM GASHI NJË FALENDERIN PUBLIK PËR BEKIM TERSHANEN

Shko poshtë

AGIM GASHI  NJË FALENDERIN PUBLIK PËR BEKIM TERSHANEN Empty AGIM GASHI NJË FALENDERIN PUBLIK PËR BEKIM TERSHANEN

Mesazh nga Agim Gashi Sat Nov 21, 2015 3:13 pm

AGIM GASHI


NJË FALENDERIN PUBLIK PËR BEKIM TERSHANEN


AGIM GASHI  NJË FALENDERIN PUBLIK PËR BEKIM TERSHANEN 12227234_10153282726194077_8469814155728791727_n

Varfëria vjen nga mos puna por edhe nga hargjimet e teperta që njeriu i bën nga moskursimet me kohë. Varfëria vjen edhe nga robëria, por vaarfëria më e madhe shkaktohet nga vetërobrimi i shtetit. Kur shteti vetërobrohet, mafia politike më nuk e paguan puntorin si duhet, sepse ajo e vjedh çdo qytetar të vetin për me mbajtë banden politike sa më të fortë. Kur isha më i ri dhe punoja pa ndal, dhe kur shëndet e para i kisha me bollëk, unë nuk dita me i ru asnjëren, gjë që tani më asnjëren se kam. Dikur edhe shpirti të më kerkohej, e ipja për atdhe se lene më paranë. Dhash aq shumë, saqë nuk lash asgjë për vete, me shpresa se do ta bëjmë atdheun dhe do të kemi me bollëk të gjithë, të barabart, pa vjedhje e plaçkë, pa vrasje e kërcnime. Dhe, kerkova të shkoj në luftë e nuk më pranuan (kam fakte), kerkova ndihma për shtëpinë e bërë rrafsh me tokë në qendren e Lipjanit, nuk e dhanë asnjë tjegull, i kerkova paratë nga fondi i të burgosurve politik sepse jamë invalid dhe i smurë, smunda me ardhë në rend nga deputatet dhe milioneret, dhe sot jetoj me një pension të vogel që nuk dalin as për brekë. Nga i gjithë ai mund, nga e gjithë ajo ndihmë dhe nga të gjitha ato vite burgjesh, humbje njerzish, rrahje dhe persekutime e barbarie serbe, pas lufte nga atdheu përjetova ato që nuk i plotsoi Serbia. Sot trajtohem armik nga dy shtete : Serbia dhe Kosova. Serbisë që i ika pa më vra dhe për këtë ma vranë djalin, dhe Kosova që këndova, shkruajta të vërtetat për ndodhitë e karaxhozëve dhe për dashurinë ndaj Ibrahim Rugoves dhe atdheut.
II
Gjatë jetës sime në mërgim, edhe këtu përjetova trishtime, nënqmime, rrahje e friksim total nga udbashët që ishin infiltruar si patriot në radhet e mërgimtarëve. Njof njerz që edhe sot marrin paga nga Serbia, e që të tillet edhe sot janë aktiv në spiunim, ishin në radhet e UÇK-së, u kthyen me plot fotografi nga Shqipëria e Maqedonia të veshur me uniforma ushtarake, të fotografuar me turli lloj komandanti, dhe të tillet spiuj sot gëzojnë respekt nga dy shtete: Serbia dhe Kosova. Ata kanë para, e shumicaa e tyre në Kosovë u bënë edhe milioner, ndersa ne që ia falem atdheut jeten, paranë, shëndeti e lumturinë, nuk i kemi as kushtet minimale të jetes.

III
Falë Zotit, populli shqiptar ka akoma njerz bujar.Gjatë këtyre viteve sa isha sëmurë më ndihmuan shumë motra e vllëzër të mi. Të gjithët i falenderova njerzisht e Zoti i bekoftë. Kishte asi që mblodhen ndihma në emrin tim dhe smundjes sime, por parat i hëngren për veti. Një ishte në Itali, një në Amerikë e një në Kanadë. Ata nuk e pranojnë, por faktet janë aty.
Kësaj radhe kur u shtriva në spital, Zoti dergoi Bekim Tershanen, një këngëtar kosovar që jeton e punon në Belgjikë me një dergesë parash për shpenzimet e mia spitalore, internet, TV e gjëra tjera.Nuk e pritja, por ja që befasitë janë më të këndshme.
Falenderoj publikisht Bekim Tershanen i cili mi zvogloi dhimbjet dhe merzitë e mia në spital.
Ai që ndihmon mikun kur ka nevoj, do të ketë gjithmonë.
Të përqafoj vllëzërisht Bekim burri!



21.11.15
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi